LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Jeta dhe Karakteri i Njeriut

Shko poshtė 
AutoriMesazh
KLEA
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres
KLEA


Numri i postimeve : 76
Join date : 28/03/2009
Location : MILANO

Jeta dhe Karakteri i Njeriut Empty
MesazhTitulli: Jeta dhe Karakteri i Njeriut   Jeta dhe Karakteri i Njeriut Icon_minitimeFri Apr 03, 2009 5:46 pm

Nxjerre nga libri "Perla Shqiptare" i Ilmi Kolgjegja.

"Jeta eshte lufte dhe luften e fitojne trimat."
Anonim

Ne moshen 15-25 vjec djali thote "di me shume se baba", 25-40 vjec thote "di sa baba" dhe 40 vjec e lart thote "di me pak se baba".

Derisa te mbushe 20 vjec djali e ka mendjen tek pushka, 30 vjec e ka tek pasuria, 40 vjec e ka tek burreria, 50 vjec e ka tek pjekuria dhe 60 vjec e ka tek pleqeria.

20 vjec - je djale, 30 vjec - te thone trim, 40 vjec - quhesh burre, 50 vjec - je i zgjuar,

60 vjec - shko me dhen! 70 vjec shko me pula! 100 vjec - shko me zogj !

Nga mosha 20-30 vjec njeriu martohet me dashuri, 30-40 vjec martohet me shkuesi dhe 40 vjec e lart martohet me pasuri.

Ai qe nuk martohet deri ne moshen 30 vjec, nuk ve pasuri deri ne moshen 40 vjec dhe nuk ve mend deri ne moshen 50 vjec, ka marre fund si njeri.

Vlera e njeriut matet me vleren e thyesės. Numeruesi tregon sa te vleresojne te tjeret, ndersa emeruesi tregon se sa te vlereson veten.
Me numrin njė vleresohet shendeti i njeriut.
Nje zero nga pas njėshit, qe ia rrit vleren njeriut dhjete here, eshte gruaja e mire.
Dy zero pas njėshit, qe ia rrit vleren njeriut njeqind here, eshte pasuria.
Tri zero pas njėshit,qe ia rrisin vleren njeriut njemij here, eshte zgjuarsia.
Cdo zero qe i hiqet njeshit ia ul vleren njeriut, ndersa heqja e njeshit i ben zerot e pavlefshme.

Burrin e plak para kohe gruaja e keqe, kurbeti dhe femijet e keqinj.

Ne qofte se njeriu i ngarkon trurit me shume se mban, ka plakje te parakohshme.
Hidherimet e shumta ia shkurtojne jeten njeriut, ndersa gezimet e rinojne.

Njeriu duhet te jetoje derisa t'i punoje mendja dhe derisa vdekja t'i behet me e embel se jeta.


PERSE PERDOREN TE ARDHURAT

E pyeten njehere nje burre te zgjuar:
- Per cfare i perdor te ardhurat qe fiton?
- Per te lare borxhet e nenes dhe te babes, me hy borxh te femijet dhe per te mbajtur veten.

SEKRETI I JETEGJATESISE

E pyeten nje plak 100 vjec:
- Si ke arritur te jetosh kaq gjate?
- Kam ngrene buke te ftohte, kam pire vere 50 vjecare dhe kam fjetur me gruan nje here ne dy jave.

KARAKTERI I NJERIUT SIPAS TIPAREVE TE FYTYRES

Pamja e jashtme e njeriut eshte gjysemnjohje
Fjale e Urte

Fytyra

Mendimtar - ai qe e ka ballin e gjere.
I pandreqshem - ai qe e ka ballin e ngushte dhe dhembe te ngushte.
I vendosur - ai qe ka nofullat e dala dhe mollezat e faqeve te kercyera.

Vetullat

Guximtar - ai qe i ka vetullat e ngrysura.
Xheloz - ai qe i ka vetullat e bashkuara dhe dyte jeshil.
Nevrik - ai qe kur flet, e ngre njeren vetull.


Hunda

Brutal - ai qe e ka hunden si sqep zhgabe dhe, kur flet,buzen e siperme e pervesh.

Buzet

I cilter - ai qe i ka buzet e trasha.
Zemerak - ai qe i ka buzet e holla dhe fytyre te mprehte.
I djallezuar - ai qe ka qoshet e buzeve te varura.

Syte

I sinqerte - ai qe i ka syte e zinj.
I dashur - ai qe i ka syte e shkruar.
I pabese - ai qe kur flet, nuk te shikon drejt.
I pandreqshem - ai qe ka syte ne forume gjysemhene dhe me nje kthese ne skajet e brendshme te tyre.

Veshet

I zgjuar - Kur vija e majes se veshit shkon me lart se vetullat dhe kur vija e fundit e llapes se veshit shkon me poshte se fundi i hundes.
Gjaknxehte - ai qe i ka te ngjitura llapat e vesheve.
Estetik - ai qe ka veshe te vegjel.
Aventurier - ai qe i ka veshet llapush.

Prej qorrit dhe sakatit, prej qoses dhe qerrosit, prej gungacit dhe te shtremberit, prej te gjatit dhe te shkurterit shume, prej burrit qe e ka zerin si grua dhe prej gruas qe e ka zerin si burre, kurre mos prit te mira.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.ambra.forumattivo.com
 
Jeta dhe Karakteri i Njeriut
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  Nese jeta do te degjonte cfare do i thoje?
» Jeta eshte ............?
» Jeta studentore!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shkenca dhe jeta :: Shkenca dhe jeta-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions