LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 2)-albanet, etimologjia e ketij emri historik

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Avram Mitro Xhumara
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres



Numri i postimeve : 45
Join date : 11/01/2010

2)-albanet, etimologjia e ketij emri historik Empty
MesazhTitulli: 2)-albanet, etimologjia e ketij emri historik   2)-albanet, etimologjia e ketij emri historik Icon_minitimeThu Apr 01, 2010 2:52 am

pjesa e dyte

Albanet, etimologjia e ketij emri historik



Sesaret emri i nje fisi ilir ne Taulanti dhe kane si qender te tyre Sesaretin. Kuptimi ne shqip eshte Shesharet, qytet ne sheshe pa mure mbrojtese. Permendet qe ne shekullin e V-te para krishtit si nje qytet i taulanteve ne teritorin nga Durresi ne Vlore krahas Adries (zona e Kryevidhit) dhe Oidanti (zona e grykes se Gradishtes).

Hekateu gjeograf i hershem helen shkruan se tek taulantet gjendej nje polis, ne shqip qytet qe quhej Sesarethos. Kjo eshte e dhena e tij qe nuk jep tjeter shenje qe ta na ndihmoi ne identifikimin e tij sot ne teritorin e Myzeqese apo edhe me tej. E vetmja e dhena perforcuese eshte se ky qytet gjendet ne teritorin prapatoke te Durresit dhe Apollonise dhe ne kete teritor duhet kerkuar ai.

Te mos harrojne se mjaft studjues te antikitetit kane dhene mjaft mendime dhe konkluzione per zhvillimin politik, ekonomik e ushtarak te fisit te taulanteve te cilet kishin nje fuqi e autoritet te tille sa kishin pushtuar Epirin dhe Mollosine ne shekullin e VI-te para Krishtit. Ne vitet 390-364 para krishtit ata kishin bere tributare Maqedonine, kishin nxjere mbreter te degjuar si Glaukun (Bardhyl nga helenishtja), kemi dhe te tjere mbreter te degjuar te dinastise taulante si Galauri (i njejti emer si Glauk dhe Bardhyl), emer qe te kujton emertimin e zones se bardhe Parthenia dhe mbretit Bardhyl qe eshte e njejta gje. Ne shekullin e katert ne vitet 350-335 p.e.s kemi mbretin Monumi i cili e shtriu pushtetin deri ne lumin Vjose, me pas sundoi Glaukia, mbas tij sundoi Mytili i cili e zgjeroi dhe forcoi me tej mbreterine e tij aq sa mori dhe Apollonine. Dihet qe Pirro i Epirit u rrit ne oborrin e mbretit Glaukia. Dinastia e tyre u rrezua nga luftrat me ardianet ne vitin 250 para krishtit.

Por ke kishin taulantet kryeqytet te tyre kur dihet qe Apollonia dhe Durresi ishin ne teritoret e tyre por ishin edhe qytete koloni greke me status te vecante. Qyteti i Sesaretit qe permendet pa tjeter do te kishte mjaft elemente qe perbejne aktivitetin dhe jeten e nje qendre banimi te rendesishme. Dhe prandaj historianet e rreshtojne perkrah Apollonise dhe Durresit. Me i mundeshem eshte mendimi se ky qytet pa tjeter ndodhet ne fushe dhe sipas tradites se ngritjes se qyteteve ne lashtesi duhet kerkuar prane lumit Apsus kur ai del ne fushe te hapur. Mund te gjendet prane Fiersheganit midis Mazhajt dhe Cukasit por mundet edhe prane Daullasit, Rrungajes dhe Babunjes ne derdhjen e poshtme te Apsuesit.

Percaktimi i Sesaretit si qytet te taulanteve na jep te drejten qe ti marim taulantet jo si nje fis por si disa fise, federate qe shtriheshin ne zonen bregdetare te vendit dhe te gjejme etimologjine e ketij emri si nga ilirishtja, helenishtja dhe latinishtja qe njiheshin ne ato kohera.

Bryget fise qe jetojne ne teritorin e taulanteve prane Partheve dhe bylineve sipas Strabonit, ata i permend dhe Skymi ne librin Pershkrimi i botes. Ishin banore qe jetonin prane bregut, vijes bregdetare ne teritorin Apolloni-Durrachion. Po ti lexosh me kujdes dhe ti perkthesh drejt mjaft shkrime te autoreve te antikitetit sidomos Strabonin nxerr konkluzionin se kemi te bejme me kete fis qe quhet Briges e qe jetonte ne teritorin e taulantis. Po me kete emertim e gjejme edhe ne mjaft tabula udhetaresh apo skica, hartash te mesjetes ne gjuhen latine me emertimin Bryges, Brysek, Vrego, Vregji e ne shqip Bregu (Vrego Apssus, Vrego Genius, Vrego Aoos) e tjera.

Por nuk duhet te harrojme se Bryke-bragos, brrake ne gjuhen maqedonase do te thote kenete mbese edhe fiset bryke e kane mare kete emer se ishin prane zonave ujore, kenetave te fushes antike.

Baryka ne gjuhen iliri mesapishte do te thote bark kjo na kujton emrin e fisit asqelas prane taulanteve qe helenish kuptohet nga greket si banore te pare te barkut prane ujrave e kenetave bregdetare.

Asqelasit ishin fise qe jetonin ne Taulanti ne pjesen e poshtme te derdhjes se lumenjeve Shkumbin e Seman, mendohet se banonin ne zonen e Karatoprakut te sotem, ne mesjete ky teritor quhej Tomonishte (nen uje). Ne greqisht fjala qelas ka kuptimin bark dhe ne rastin tone mund te themi se kemi te bejme me banoret qe jetonin me pare prane bregut te detit ne teritorin e taulantise qe quheshin bryge sipas Strabonit ne librin Gjeografia vellimi i VII-te faqe 326.

Fisi i Parauejve na vjen ne dekumenta nga Plutarku, Straboni, Ptolemeu si fis epirot qe kane banuar ne zonen kodrinore mbas Apollonise dhe Nartes. Ka kuptimin vende pas vijes se ujit te lumit Vjose, mbas vijes te detet.

Ardiejte banore ilir ne zonat bregdetare (Arda-quhet e ndotura, e pista ne helenisht) jane teritore vije detit te piset, sepse dhe vete deti eshte nje gji i mbyllur ku derdhen gjithe ujrat dhe ndyrsirat.


Parthet emri i fisit me te madh dhe me emer qe neper shekuj do te zevendesoje emrin taulant. Partha sipas legjendes ishte moter me Daorthen dhe Dasaran, ishin vajzat e krijuesit e sundimtarit te trojeve ilire. Vendi qe ajo mori dhe ndertoi jeten u quajt per nder te saj Parthenia dhe populli Parthinas. Si qytete kryesore kishin Parthen (Gradishta e Belshit) Brysaka (prane kodrave te Divjakes), Corragum (Karbunara ne Lushnjes), Gerinium (Konjati ne Lushnjes), Devoll (Barbullinja ne Lushnje), Crisandrio (Cukas ne Lushnje), Orgesa (Margllici ne Fier), Daulia prane Vanarit ne Libofshe, Skamba ne Elbasan, Berati, Arnisa e tjera. Si hyjni kryesor kishin Zeusin Parthin.
vazhdon pjesa e trete
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
2)-albanet, etimologjia e ketij emri historik
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 4)-Albanet , etimologjia e ketij emri historik
» 1)-Albanet dhe etimologjia e ketij emri historik (1)
» 3)-Albanet, etimologjia e ketij emri historike
» 5)-Albanet, etimologjia e ketij emri historike
» 6)-Albanet, etimologjia e ketij emri historike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Ēėshtja kombėtare-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions