LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 3)-Albanet, etimologjia e ketij emri historike

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Avram Mitro Xhumara
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres



Numri i postimeve : 45
Join date : 11/01/2010

3)-Albanet, etimologjia e ketij emri historike Empty
MesazhTitulli: 3)-Albanet, etimologjia e ketij emri historike   3)-Albanet, etimologjia e ketij emri historike Icon_minitimeThu Apr 01, 2010 3:02 am

pjesa e trete

Dasaran ose Deserat motra e Parthes krijoj fisin Deserat qe shtrihej ngjitur me Parthinet ne zonen Berat, Skrapar, Gramsh e deri Moker-Gor-Opar me qendra si Antipatrea (Berati), Dimali, Dobreja ne Skrapar, Pelea (Selca ne Moker) e tjera. Por sic trajtuam me lart qe emri Deserat (deshirat)eshte i njejte ne kuptim me emrin Dodone (do duam, deshirojme, kerkojme) qe eshte dhe emri i hershem i Tomorrit (te mirat).

Emri i Tomorrit (te mirat), etimologjia e tij ne sllavisht eshte Dobro (te mirat). Kete emer ne e gjejme prane malit Tomor ne formen Dobrenj qe mban nje fshat aty prane. Po ne kete forme por pak te deformuar gjuhesisht ne shqip e gjejme tek emri Dumre (Dobre) qe mban krahina kodrinore prane Lushnjes. Ne kete zone kemi nje qyteterim antik te larte sipas historianeve te vjeter dhe gjurmeve te shumta qe akoma ekzistojne por fatkeqesisht i pa studjuar nga arkeologet, historianet dhe gjuhtaret tane me tituj te shumte.

Ne kete zone kodrinore te gjithe emrat e qendrave te banimit, te ujrave e kreshtave te shumta flasin per nje histori dhe vazhdimsi te pa nderprere. Emrat kane nje etimologji mjaft te kuptueshme ne shqip edhe pse ne gjuhe te pushtueve neper kohra. Ato ruajne dhe zbardhin mistere te shumta ilirike, na lidhin mjaft qarte me legend e hershme dhe perbejne nje gure themeli teper te forte per vazhdimsine iliro Arberore te trojeve tona.

Shikoni vetem disa emra qe mban kjo krahine qe quhet Dumre, emri Deshiraj qe mban nje nder liqenet e shumte te kesaj krahine, qe ishte edhe nje tempull ne natyre ku njerzia blatonte dhurata te shumte ketu per te mare keshilla, te mirat per probleme te shumta te jetes ne kohet e vjetra. Po keshtu edhe emri Seferaj qe mban nje liqen tjeter ne kete krahine qe eshte dhe nje tempull ne natyre ku jane gjetur mjaft blatime dhe dhurata te prura nga besimtaret ne kohet e vjetra. Emri Seferaj vjen nga bota helenike qe do te thote me prure, me sjell dhurata.

Emrin Deserat disa studjues e sjellin nga fjala shqipe Dash, me kuptimin i, e Dashur dhe me tej Deserat (deshirat).

Desiderius emer qe vjen nga latinishtja me kuptimin deshire ne shqip.

Me keto arsyetime ne vazhdimsine historike ne kemi mundur te gjejme edhe etimologjine e emrit te qytetit te Lushnjes dhe duke hedhur poshte idiotizmin, vulgaritetin ne trajtimin e emrit te qytetit nga nje turkeshe qe quhej Salushje kur dihet se emri Lushnje eshte me i vjeter nga koha e pushtimit turk te vendit.

Nje trajtim shume planesh kemi bere per emrin dhe historine e Lushnjes qe do ta paraqesim ne shkrimet ne vijim.




Ne mesjeten bizantine si vendet e lindjes edhe ato perendimore do te na njohin me emer Arber, Alban dhe Arberia, Albania qe zevendeson emrin Ilir, Iliria. Per here te pare e takojme kete emer ne shkrimet bizantine te Mihal Ataliatit pastaj tek Ana Komnenit ne Shek. e XI-te dhe Kantakuzenit e shume te tjere me pas.

Ne shekullin e II-te para eres sone Polibi permend prane taulanteve nje qytet me emrin Arbon. Mos kemi te bejme me te njejtin pohim qe jep rreth 400 vjet pas tij gjeografi Ptoleme qe permend qytezen e taulanteve me emrin Arnisa ne te majte te rrjedhies se poshtme te lumit Shkumbin. Sipas te gjitha te dhenave dhe gjurmeve ne teren ky qytet mendohet se ndodhej prane kodrave te Divjakes. Gjurmet e shumta te objekteve te vjetra ne Germenj dhe Germenjcok (ne kohet e vjetra ketu ishte nje qyteze, por ne luftra ajo u shkaterrua dhe ngeli germadhe ose sic quhet akoma dhe ne ditet tona Cok. Perreth Cokut, kesaj qyteze u germua dhe guret u muaren per ndertime ne zonen perrreth dhe sidomos per ndertimin e keshtjelles se Bashtoves dhe kesaj germadhe te Cokut ju dha emri Germenjcok) si dhe ato qe shihen prane Spolates (Ispolates-Ish qytet prane Gradishtes) na cojne ne mendimin se ketu kemi te bejme mbase me kete qytet. Sipas te dhenave dhe koordinative qe jep Ptolemeu per qendren e banuar te Arnises nuk ka dyshim se ajo ndodhet prane Spolates.

Ne te dy emrat qe na sjellin Polibi dhe Ptolemeu shohim dhe nje afersi gramatikore dhe etimologjike midis emrave Arbon dhe Arnisa.

Por autoret antike na japin edhe me heret emrin Abret qe e gjejme edhe ne formen Abrejt si dhe Abrer, te nje fisi ilir ne grupimin taulant qe permenden ne shekullin e V-te para Krishtit.

Stefan Bizantinoi permend ne shekullin e IV qytetin Abron dhe banoret e tij, arbonios, arbonites qe duket se eshte i ngjashem me emrin Abret, Abrejt, Abrer te shekullit te IV-te para Krishtit qe na japin autoret e vjeter por edhe me emrat Arbon dhe Arnisa qe shpjeguam me lart. Mendohet sipas edhe te mjaft shpjegimeve gjuhesore se keta emra jane ilire dhe i gjejme shpesh ne zonen e Partheve dhe Taulanteve.

Por sipas Polibit kemi dhe qytetin me emrin Adria ne Taulanti. Te dhenat per kete zone e qytet me emrin Adria sipas mjaft shpjegimeve tregojne se duhet kerkuar ne zonen e Kryevidhit. Ky emer vjen nga heleninishtja qe do te thote i ndotur, i piste dhe i ka dhene detit emrin Adriatik. Kuptohet se kemi te bejme me ujrat e shkumzuara te lumit Genius (Shkumbinit qe quhet me te njejtin kuptim edhe Valmi sic e gjejme ne dekumentat e vjetra shpesh here nga te huajt ).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
3)-Albanet, etimologjia e ketij emri historike
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 5)-Albanet, etimologjia e ketij emri historike
» 6)-Albanet, etimologjia e ketij emri historike
» 7)-Albanet, etimologjia e ketij emri historike
» Albanet, etimologjia e ketij emri historike (1)
» 4)-Albanet , etimologjia e ketij emri historik

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Ēėshtja kombėtare-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions