LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 4)-Albanet , etimologjia e ketij emri historik

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Avram Mitro Xhumara
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres



Numri i postimeve : 45
Join date : 11/01/2010

4)-Albanet , etimologjia e ketij emri historik Empty
MesazhTitulli: 4)-Albanet , etimologjia e ketij emri historik   4)-Albanet , etimologjia e ketij emri historik Icon_minitimeThu Apr 01, 2010 3:08 am

Por dihet se dy ishin mundesite per portet e Partheve ne ato kohra, njeri mbi Apsusin sic ishte Daulia prane Vanarit te Libofshes dhe tjetri prane Shkumbinit sic eshte Vrego qe e gjejme ne mjaft dekumenta te vjetra edhe me emrin Adria sipas Polibit.

Por a ka ndonje ndryshim midis emrit Alban qe na sjell Ptolemeu ne shek. e II-te pas Krishtit dhe emrit Arber te dal ne shek e XI-te sic na i sjellin bizantinet. Mendoj se ka ndryshim ne kuptimin e ketij emri te ri Arber pavarsisht se kemi te bejme me te njejtet banore e popull ilir. Argumentat jane te shumta e te ndryshme per kete problem por duhet nje thellim arsyetimi per ate qe njohim deri me sot.

Emri Alban tashme dihet se eshte me origjine latine. Shohim shume variante per te treguar gjenezen e toponimeve alba dhe kuptohet qe te gjitha keto qendrojne sipas kuptimit latin dhe te etimologjise se vet ketij emri qe ne kete zone te Eorditit te lashte e gjejme teper te larmishem dhe ne te gjitha gjuhet e pushtuesve neper shekuj.

Jane mjaft dekumenta e shkrime me shume interes nga autoret e antikitetit per zonen e Myzeqese ne ato kohera por fatkeqsisht studjuesit tane e kane kerkuar te qenen tek e pa qena.

Straboni (jetoi nga viti 63 para Krishtit deri ne vitin 20 pas Krishtit). historian dhe gjeograf nder me te medhenjte e antikitetit ne ndermjet te tjerash ne librin e tij Gjeografia shkruan … ne fakt siper Epidamnit dhe Apollonise duke mare si kufi malet Keraune banojne bylinet, taulantet, parthinet dhe bryget …

Fiset ilire taulante tashme dihet sipas autorve antike se banonin ne pjesen perendimore te vendit, ne fushen e madhe, prane kodrave per rreth dhe bregdetit me perberje sesaretas, ardej, brygas, parauej, asqelas, parthe, ardej, deseratas.

Teopompi i Kios ne vepren e tij shkruan per Epirin ku numeronte 14 popullsi ose fise te ndryshme ndermjet tyre Taulantet ne Muzaki e ne lindje te Durresit, Partinet drejt Elbasanit dhe Tiranes

Etimologjia e emrit Taulante mendohet se vjen nga ilirishtja qe do te thote banore, vende te teritoreve te ulta. Ka te tjere qe kete emer e lidhin me emrin e zogut te dallandyshes duke u nisur nga nje keqkuptin i nje te dhene te Lukianit qe permend vendin e Helidonve prane Aulones. Ky emer helidon ka kuptimin zog dallandyshe per helenet, por dhe kuptimin zogj qe duan djell. Por ne rastin tone prane Aulones ne thenien e Lukianit, ndodhet qyteti i Diellit (Helio, Apollonia e Ilirise) qe ka po ate kuptim. Sipas grekeve te vjeter taulant do te thote kokeforte e te rrepte (taulantos e tulantos, te vrazhde e kokeforte). Por sic shkruam me lart emrin taulant e gjejme edhe ne formen talaras ne kuptimin njerez te lare, te paster, te bardhe ne shqip, partha ilirisht, galar helenisht, alba latinisht dhe bjela sllavisht.

Nga fiset e shumta taulante shohim se fisi me i forte, me i madh dhe me i zhvilluar ishte ai i Partheve me qender ne qytetin Partha. Ne kohen e pushtimeve romake shohim se Parthet do te njiheshin per qendresen e gjate e te pergjakur dhe emri i tyre do te zevendesoj tashme ne histori emrin e taulanteve.

Opium Parthinorum (qendra e Parthineve) e permendur nga Jul Cezari ne librin e tij Mbi Luften Civile sipas te gjithe te dhenave per ne qe po shkruajme kete trajtese eshte Gradishta e Belshit. Humanisti yne i madh Barleti ne librin qe shkroi, Historine e Skenderbeut te perkthyer nga Stefan Prifti ne faqen 247 mendon gabim kur shkruan se kjo qyteze e vjeter eshte qyteza mesjetare me kala e Prezes.

Sot ekzistojne dy fshatra prane kodrave ku fillon fusha e Myzeqese njeri prane qytetit te Beratit dhe tjetri prane Vlores qe mbajne emerin Lapardha,

La Partha, banoret e te cilave jane edhe sot si shumica e banorve te kesaj krahine me ato karakteristika sic i pershkruajne autoret e vjeter parthet e taulantise dhe mendohet se emri vjen si trashegim e kujtim te emrit antik te fisit ilir te Partheve.

Do te dallojme keshtu ketu fisin e njohur te Partheve (Albaneve, te bardhet shqip, galaret greqisht, albanet latinisht, beleshet sllavisht),) me qender ne Gradishte te Belshit e me mjaft qytete te lulezuara ne koder e fushen e madhe ilirike si kryeqendra Partha (qe njihet ne vazhdimsi edhe si Partusi, Bantia, Debona, Opidum Parthnum, Albapolis, Beleshi) e te tjere qendra banimi te lulezuara e te fortifikuara per rreth si Corragum, Gerrinium, Chrisandrio, Dimali, Orgesi, Musioni, Diavolo, Skampa, Arnisa, Daulia e tjera.

Ketu do te vecojme sic kemi shkruar me pare nga trajtesat qe kane rendesi te dores se pare per njohje te gjithanshme historike shqiptare konkluzionin se ne kete rajon e perreth tej jane rrenjet dinjitoze te Albaneve. Te fisit me shume atribute qe i dha njohje ilirve ne lashtesi dhe emer te nderuat ne bote popullit e vendit tone deri ne ditet e sotme, Alban dhe Albania.

Eshte e kuptueshme per te gjithe qe nje emer te rroje e te qendroj simbol per nje popull e vend me hapsire te gjere neper shekuj luftrash e ndryshimesh te medha duhet pa tjeter jo vetem ne kujtesen nacionale por edhe ate kontinentale te kete lene gjurme te pashlyeshme.

Kur njihesh me historine e vjeter te banorve te ketij rajoni shqiptar, organizimin shoqeror, politik, ushtarak dhe zhvillimin ekonomik e kulturor te tij cdo pamje qartesohet. Ketej i nisen sulmet legjionet romake ne vitin 223 para Krishtit per te pushtuar Ilirine se ketu ishin qytetet nder me te rendesishmit te Ilirise. Kronikat antike jane te dhimbshme sepse ne keto ane u bene luftra te ashpra ku vetem shpata dhe zjarri vazhduan mbi 300 vjet dhe kuptohet cfare pasoja e emer prune ne keto rajone. Shikoni per kete edhe historine e gdhendur ne Harkun e Triumfit qe romaket ndertuan per keto luftra. Le te shohim si shkruajne historiane te njohur te antikitetit per luftrat dhe pasojat qe solli pushtimi romak ne anet tona.

vazhdon pjesa e peste
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
4)-Albanet , etimologjia e ketij emri historik
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 1)-Albanet dhe etimologjia e ketij emri historik (1)
» 2)-albanet, etimologjia e ketij emri historik
» 5)-Albanet, etimologjia e ketij emri historike
» 6)-Albanet, etimologjia e ketij emri historike
» 7)-Albanet, etimologjia e ketij emri historike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Ēėshtja kombėtare-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions