LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Studimi: Deti Jon, nė kufi me Greqinė ka naftė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 46
Location : Athine.

Studimi: Deti Jon, nė kufi me Greqinė ka naftė Empty
MesazhTitulli: Studimi: Deti Jon, nė kufi me Greqinė ka naftė   Studimi: Deti Jon, nė kufi me Greqinė ka naftė Icon_minitimeWed May 06, 2009 9:53 am

Studimi: Deti Jon, nė kufi me Greqinė ka naftė
» Dėrguar mė: 05/05/2009 - 13:38
Studimi: Deti Jon, nė kufi me Greqinė ka naftė Pika30
Tedi Blushi

Nė relievin nė ujor tė detit Jon, njohur ndryshe si “Blloku Joni 5”, ku kalon vija e re kufitare shqiptaro-greke, ka naftė. Lajmi konfirmohet pėr “Gazeta Shqiptare” nga tė dhėnat qė jep Agjencia Kombėtare e Burimeve Natyrore. Ky fakt zbardh edhe qėllimin ekonomik tė marrėveshjes qė Shqipėria dhe Greqia nėnshkruan nė datėn 27 prill, “Pėr delimitimin e zonave tė tyre pėrkatėse tė shelfit kontinental dhe zonave tė tjera detare”. Ndėrkohė, AKBN-ja nuk bėn tė ditur nėse basenet e naftės ndodhen ose jo poshtė sipėrfaqes ujore prej 225 km2 qė qeveria shqiptare i dhuroi palės greke.
Blloku Joni 5
‘Joni 5’ ėshtė blloku detar mė jugor dhe fillon nė vijėn horizontale qė kalon nė majėn e gadishullit tė Karaburunit dhe vazhdon deri nė pikėn mė jugore tė Shqipėrisė, duke pėrfshirė pjesėn detare nėn kėtė vijė horizontale nė kufi me Greqinė dhe Italinė. Kėrkimi i naftės nė kėtė zonė detare ka filluar pėr herė tė parė rreth vitit 1992. Qeveria shqiptare nė atė kohė nėnshkroi njė marrėveshje me kompaninė australiane “Hamilton Oil” dhe mė vonė me “BHP”. Tė dyja kėto kompani, nė bashkėpunim edhe me kompaninė “Premier Oil” pasi shpenzuan rreth 12,5 milionė USD, duke pėrfshirė edhe shpimin e njė pusi si dhe duke pėrmbushur tė gjitha detyrimet e parashikuara nė kontratė, nė fund tė vitit 1995 deklaruan largimin nga zona e kontratės. Ndėrkohė, nė 8 gusht tė vitit 2007, qeveria shqiptare lidhi njė kontratė me kompaninė britanike “MEDOIL” pėr kėrkimet e naftės dhe gazit nė detin Jon. Prej atij viti e nė vazhdim qeveria shqiptare nuk ka bėrė publike asnjė detaj pėr ecurinė e kėsaj kontrate.
Kėrkimet nė det
Nė vitet 1989-1990 filluan negocimet e para me industrinė ndėrkombėtare tė naftės pėr kėrkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve nė det. Pas dy vite negocimesh, nė periudhėn 1991-1992 u nėnshkruan me kontraktorėt e huaj, kontratat e para tė tipit me ndarje prodhimi. Me hapjen e parė tė negociatave, nė vitin 1989, morėn pjesė njė numėr shumė i madh kompanish tė interesuara dhe u firmosėn 5 marrėveshje, tė tipit “Me Ndarje Prodhimi”, respektivisht pėr blloqet detare tė ofruar: nė Bllokun Rodoni-1 me ‘DEMINEX’ dhe ‘OMV’; nė Bllokun Adriatiku-2 me ‘AGIP’; nė Bllokun Adriatiku-3 me ‘OCCIDENTAL’; nė Bllokun Adriatiku-4 me ‘CHEVRON’ dhe nė Bllokun Joni-5 me ‘HAMILTON OIL’. Si rezultat i aktivitetit tė dendur kėrkimor nė kėtė zonė janė identifikuar disa struktura prognoze. Gjithsesi, investimi i deritanishėm i kompanive tė pėrfshira nė kėtė aktivitet arrin nė rreth 145 milionė USD.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
 
Studimi: Deti Jon, nė kufi me Greqinė ka naftė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kater ore radhe ne kufi, greket vetem me nje sportel
» Kakavije, festat e fundvitit, fluks i larte emigrantesh ne kufi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shtypi dhe politika :: Problematika shqiptare-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions