Korce- I ngjajne nje rituali te pervitshem pritjet dhe radhet e gjata ne doganen e Kapshtices. Pavaresisht deklarimeve per forcimin e masave nga ana e drejtorise se Policise se Korces, duket se gjithcka do te jete si me pare. Vetem nje nate me pare mbi 200 persona kane pritur me ore te tera ne anen tjeter te kufirit per te hyre ne vendlindje. Ne krahun e doganes greke ka funksionuar vetem nje sportel, si per hyrjen ashtu dhe per daljen, me gjithe fluksin ne rritje per shkak te festave te fundvitit. Te pakten 80 mjete prisnin te kalonin traun e doganes greke dhe ky ankth zgjati deri ne kater ore. Problematike situata, u paraqit per grate dhe femijet pasi edhe kushtet atmosferike ishin te keqija. Nje pjese e emigranteve kthehen pas mbylljes se vendeve te punes per shkak te protestave ne Greqi. Cdo dite nga pika e kalimit kufitar te Kapshtices hyjne mbi 1700 emigrante.
D.Zisi
KOHA JONE