LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Femrat dhe futbolli, njė armiqėsi e vjetėr

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

Femrat dhe futbolli, njė armiqėsi e vjetėr Empty
MesazhTitulli: Femrat dhe futbolli, njė armiqėsi e vjetėr   Femrat dhe futbolli, njė armiqėsi e vjetėr Icon_minitimeThu Feb 12, 2009 11:24 pm

Femrat dhe futbolli, njė armiqėsi e vjetėr 12143810Ėshtė bėrė zakon qė para fillimit tė njė aktiviteti tė rėndėsishėm sportiv, gratė nė gjithė botėn tė ankohen se e ndiejnė veten tė lėnė pas dore, ndėrsa meshkujt qėndrojnė me orė tė tėra larg shtėpisė dhe familjes, me idenė se gratė nuk kuptojė asgjė nga ky sport, ndaj ėshtė mė mirė tė mos pėrzihen fare.
Evropiani tashmė ka hyrė nė fazėn e tij mė tė nxehtė, duke pėrthithur rreth vetes miliona spektatorė nė tė gjithė botėn, sidomos meshkuj. Por, siē dihet, oraret e ndeshjeve janė edhe ato tė telenovelave, daljeve apo filmave tė preferuar pėr gratė, mė pak tifoze tė kėtij sporti tė cilėsuar si mashkullor. Ėshtė e vėrtetė se shumė prej tyre e pranojnė qė i urrejnė me gjithė shpirt partnerėt kur ata shohin ndeshje nė televizion, sepse futbolli i bėn burrat tė harrojnė gjithēka, madje ėshtė pothuajse e pamundur pėr t‘i kthyer ata nė jetėn reale gjatė kėsaj kohe. Nė orarin e ndeshjes, njė grua qė vesh kostumin e brendshėm qė sapo ka blerė dhe kalon pėrpara bashkėshortit tė saj ngadalė, ndėrkohė qė gjithė vėmendja e tij ėshtė e pėrqendruar te televizori, ndoshta mund tė rrezikojė edhe jetėn, sepse ajo thjesht do t‘i pengojė atij pamjen nė njė moment kulmor.

Kur fillon njė ndeshje futbolli, gratė e dinė mirė se nuk mund tė mbėshteten te bashkėshortėt e tyre pėr punėt e shtėpisė gjatė ditės dhe detyrat martesore gjatė natės. Vetėm ta imagjinoni se ēfarė mendojnė dhe ndiejnė gratė gjatė kohės sė evenimenteve tė njė rėndėsie tė madhe nė botėn e sportit, si pėr shembull Kampionati Evropian i futbollit. Nė kėto raste ėshtė mė mirė pėr to qė t‘i lenė partnerėt e tyre vetėm dhe tė lirė tė shijojnė ndeshjen. Nga ana tjetėr, njė grua mund ta bėjė tė lumtur njė burrė nėse ulet dhe tė dy vendosin tė shohin ndeshjen sė bashku. Por vetėm njė pėrqindje shumė e vogėl e grave pranojnė se gjithmonė u bėjnė shoqėri bashkėshortėve apo tė dashurve tė tyre pėr tė parė ndeshje nė televizion. Disa thonė se u pėlqejnė ndeshjet, sepse kėshtu mund tė shohin meshkujt e rinj, simpatikė dhe me trup tė bukur teksa vrapojnė me pantallona tė shkurtra nė fushė.

Vetėm disa femra tifoze pranojnė se i dinė edhe rregullat e lojės dhe preferojnė tė marrin sa mė shumė kėnaqėsi nga loja mė popullore nė botė. Nė fakt, pjesa mė e madhe e grave bėjnė skandale tė mėdha familjare dhe nisin tė zihen kur bashkėshortėt e tyre ulen pėr tė parė futboll. Femra tė tilla janė tė sigurta se futbolli ėshtė "e keqja" mė e madhe nė botė, i cili do zhdukur pėr tė mirėn e tė gjithėve. Ato mendojnė se njė grup burrash qė shohin televizion dhe pinė birra, kryejnė njė ritual djallėzor. Sigurisht, ėshtė mė mirė qė ato tė kuptojnė se ēdo mashkull ngelet gjithmonė pak fėmijė thellė nė shpirt. Statistikat tregojnė se rreth 40000 njerėz kanė vdekur nga infarkti i miokardit nė kėto 20 vite, gjatė transmetimeve tė ndeshjeve tė futbollit. Pėr kėtė arsye ndoshta ėshtė mė mirė t‘i shohėsh ata teksa bėrtasin, shajnė dhe kanė dėshirė tė vrasin gjyqtarin apo portierin e skuadrės kundėrshtare. Njė grua e zgjuar mund t‘i shfrytėzojė kėto 90 minuta e tė bėjė diēka pėr kėnaqėsinė e saj, tė bėjė pazar apo tė lexojė. Do tė ishte budallallėk tė shihte vetėm anėt negative tė futbollit.

Pjesa mė e madhe e meshkujve janė indiferentė ndaj skive, tenisit apo gjimnastikės ritmike. Kjo, sepse njė lojė futbolli ėshtė e ngjashme me njė betejė lufte. Ndaj, edhe femra pėr t‘u hakmarrė, nė televizorin e dhomės pėrballė, le t‘ia ngrejė zėrin deri nė fund filmit apo emisionit tė saj tė preferuar.


Ēfarė bėjnė gratė kur burrat shohin futboll?


Ėshtė pikėrisht pyetja e duhur. Ēfarė bėjnė gratė teksa partnerėt e tyre shohin ndeshjet e futbollit nė televizor? Janė rreth 18 pėr qind ato qė e kalojnė kohėn e tyre pėr shoping apo me miqtė, ndėrsa 12 pėr qind pėlqejnė tė merren me punėt e shtėpisė apo tė kujdesen pėr fėmijėt. Sipas njė sondazhi online, zhvilluar nga "Parship" nė Gjermani, vetėm njė grua nė tre tė tilla e ndan me partnerin pasionin pėr futbollin, ndėrsa 71 pėr qind e burrave nuk interesohen fare nėse bashkėshortet e tyre e pėlqejnė apo jo futbollin. Rreth 40 pėr qind e meshkujve tregonin se dėshironin me gjithė shpirt t‘u shpjegonin tė dashurave tė tyre gjithēka mbi lojėn, me kusht qė ato tė uleshin pranė tyre pėr tė ndjekur ndeshjen. Por, mė e keqja vjen nė rastin ku meshkujt nuk arrijnė tė transmetojnė te bashkėshortet pasionin e tyre pėr futbollin, ndėrsa ato nuk arrijnė tė shohin mė shumė se dhjetė minuta pasimet nga njė futbollist te tjetri. Pėr kėtė arsye, ekspertėt u japin burrave njė kėshillė tė vlefshme: tė paktėn njė herė nė javė tė mos shohin asnjė ndeshje. Pėr armiket e futbollit, kėshilla ėshtė se duhet tė gjejnė diēka tjetėr pėr tė bėrė.

"Bild", e pėrditshmja e njohur gjermane, nuk ka dyshim se ka plot zgjedhje alternative kur meshkujt ulen para televizorit pa u ngritur prej aty pėr 90 minuta. Sipas "Bild", femrat- tė cilave u nisin dhimbjet e kokės nga ndeshjet -nuk duhet tė harrojnė takimet me shokėt, palestrėn, gatimin e pjatave tė tyre tė preferuara, pazarin, plazhin dhe masazhet. Ndoshta fatura do t‘i bėjė mė tė ndėrgjegjshėm meshkujt, se duhet t‘u kushtojnė pak mė shumė vėmendje gjatė kėsaj kohe. E nė fakt, njė hotel luksoz austriak ka lanēuar edhe paketa pushimesh, "Mirėqenia e tifozėve". "Best Wellness Hotels Austria" propozon tė kėnaqė tė gjithė ēiftet qė vendosin tė vijnė pėr tė parė ndeshjet. Dhoma me dy televizorė, ku mashkulli mund tė shohė i qetė ndeshjen nė njė dhomė, ndėrsa femra nė tjetrėn, por edhe pishina, sauna, zona relaksi, palestėr dhe salla fitnesi tė hapura gjatė orareve tė ndeshjeve.

Gjermanet, mė tė ēmendurat

Po ndėrsa numri i atyre qė nuk pėlqejnė tė shohin fare futboll ėshtė i madh, i tillė ėshtė edhe numri i grave qė i shohin plot pasion ndeshjet e futbollit, madje bėjnė edhe tifo pėr skuadra tė caktuara. Kėshtu, nėse do tė na duhej tė pėrpilonim njė klasifikim tė kombėsive nė bazė tė pasionit tė grave pėr sportin nė televizion, pozicioni mė i lartė i podit mbahet nga gratė gjermane. Pra, nė Gjermani plot 67 pėr qind e femrave kanė deklaruar se u pėlqejnė shumė ndeshjet e futbollit, ato lloj aktivitetesh sportive si Evropiani apo Botėrori. Nė vend tė dytė janė suedezet, rreth 64 pėr qind dhe pastaj norvegjezet me 63 pėr qind. Finlandezet janė klasifikuar si femrat qė pėlqejnė tė shohin futboll vetėm sepse ėshtė njė mėnyrė e mirė pėr tė parė meshkuj simpatikė dhe me trup tė bukur, ndėrsa francezet dhe anglezet bėjnė pjesė te gratė qė kėnaqen tė shohin njė ndeshje apo ēfarėdolloj aktiviteti tjetėr sportiv nėn shoqėrinė e partnerit tė tyre.


Nga : Gazeta Shqip
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
Sennia
Antar i ri
Antar i ri
Sennia


Numri i postimeve : 6
Join date : 02/05/2010

Femrat dhe futbolli, njė armiqėsi e vjetėr Empty
MesazhTitulli: Re: Femrat dhe futbolli, njė armiqėsi e vjetėr   Femrat dhe futbolli, njė armiqėsi e vjetėr Icon_minitimeSun May 02, 2010 3:54 pm

Mendoj se tani po bejne kompromis..edhe femrat e ndjekin shume mire Futbollin Femrat dhe futbolli, njė armiqėsi e vjetėr Icon_smile
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Femrat dhe futbolli, njė armiqėsi e vjetėr
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Barsaleta per femrat!
» ~~Kush mendoni se eshte me e vjeter....???
» Paganizmi nder iliret, shqiptaret e vjeter
» Paganizmi nder iliret, shqiptaret e vjeter
» Viti 2011, skadon pasaporta e vjeter

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Ndjenje dhe dashuri :: Revista e lushnja.com-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions