LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Godo: Kisha, dyshoj se ėshtė shqiptare

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Princo
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres
Princo


Numri i postimeve : 82
Join date : 26/09/2010

Godo: Kisha, dyshoj se ėshtė shqiptare Empty
MesazhTitulli: Godo: Kisha, dyshoj se ėshtė shqiptare   Godo: Kisha, dyshoj se ėshtė shqiptare Icon_minitimeSat Oct 23, 2010 11:17 am

TIRANE-Sabri Godo vuri nė dy shim dje qė Kisha Ortodokse nė vendin tonė tė jetė shqiptare, ndėrsa Miranda Vikers e konsideroi si njė shqetėsim tė aktualitetit shqiptar pavarėsinė e kėsaj kishe.E perditshmja "Gazeta Shqiptare" ben te ditur se historiani dhe politikani i njohur, nė tryezėn “Pas njėzet vitesh” organizuar nga Instituti i Studimeve Ndėrkombėtare, bėri njė ndėrhyrje pas fjalimit tė mbajtur nga studiuesja e ēėshtjes shqiptare, Miranda Vikers. “Ju pėrmendėt ēėshtjen e Kishės Ortodokse. Unė nuk jam aq i sigurt se sa shqiptare ėshtė kjo kishė, kur ne kemi aktualisht kryepeshkopin me origjinė greke si dhe dy peshkopė tė tjerė tė jugut, po me origjinė greke”, - deklaroi Godo. Sipas tij, kjo ėshtė njė ēėshtje qė duhet ta zgjidhė ortodoksia shqiptare, pra duke nėnkuptuar qė shteti apo ndokush tjetėr tė ndėrhyjė nė kėtė punė. Por pavarėsisht se u kėrkon ortodoksėve ta zgjidhin, Godo vė nė mėdyshje mėnyrėn e zgjidhjes sė kėtij problemi. “Nuk e di ende se si do ta zgjidhė ortodoksia shqiptare kėtė ēėshtje qė mė duket e ndėrlikuar, por qė gjithsesi ka nevojė pėr njė zgjidhje”, - tha ai nė kėtė takim, i cili u mbajt nė njė nga ambientet e “Hotel Tirana”. Nga ana e saj, studiuesja e njohur, Vikers, nė fjalimin e mbajtur dje u shpreh se Shqipėria ka dėshtuar nė zgjidhjen e disa problemeve qė ka me Greqinė fqinje. Ndėr tė tjera ajo pėrmendi dhe “shqetėsimin gjithnjė e nė rritje sa i takon pavarėsisė sė Kishės Ortodokse Shqiptare”.

Nė “Gazeta Shqiptare” ėshtė hapur prej kohėsh debati se sa e pavarur apo sa autoqefale ėshtė Kisha Ortodokse, debat i zhvilluar mes studiuesit tė njohur, Kristo Frashėri dhe hirėsisė sė tij, Mitropolitit Anastas Janullatos. Frashėri nė kėtė debat publik pretendon se me ardhjen e Janullatosit nė krye tė Kishės Ortodokse Shqiptare, ajo e ka humbur autoqefalinė e vet, pėr tė cilėn luftoi dhe u pėrpoq deri nė fund edhe Fan Noli.

Nga ana e tij, Janullatosi ėshtė shprehur nė opinionin e tij po pėr “Gazeta Shqiptare”, se ai ėshtė zgjedhur sipas tė gjitha rregullave, duke pėrmendur kėtu statutin e Kishės Ortodokse Shqiptare miratuar mė 1950-ėn, ku nuk ekziston fare neni qė kryepeshkopi duhet tė jetė me origjinė shqiptare. Sa pėr ceremoninė e fronėzimit tė 2 gushtit, ai akuzon myslimanėt e pranishėm nė kishė, tė cilėt shkaktuan rrėmuja.
Shteti shqiptar ende nuk i ka dhėnė kombėsinė shqiptare kryepeshkopit Janullatos, kėrkesė qė ai e bėri menjėherė sapo u zgjodh kryepeshkopi i Kishės Ortodokse shqiptare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Agim Shkodra
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres



Numri i postimeve : 85
Join date : 28/07/2010

Godo: Kisha, dyshoj se ėshtė shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Godo: Kisha, dyshoj se ėshtė shqiptare   Godo: Kisha, dyshoj se ėshtė shqiptare Icon_minitimeSun Oct 24, 2010 4:01 pm

Dhe eshte shume e drejte .Sabri Godo ka te drejte.
Nje institucion i besimi, ne nje vend te caktuar,Shqiperia, duhet qe drejtuesit ti kete te kombesise shqiptare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Godo: Kisha, dyshoj se ėshtė shqiptare
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pse ky eshte videoklipi me i diskutueshem ne blogjet shqiptare?!
» Kisha, Galileo dhe Muhammedi a.s.
» Humor shqiptare
» Flamuri Shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shtypi dhe politika :: Problematika shqiptare-
Kėrce tek:  
Free forum | Computers and Internet | Computers | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions