LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Historia e shtėpisė mė tė rėndėsishme nė botė

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Princo
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres
Princo


Numri i postimeve : 82
Join date : 26/09/2010

Historia e shtėpisė mė tė rėndėsishme nė botė Empty
MesazhTitulli: Historia e shtėpisė mė tė rėndėsishme nė botė   Historia e shtėpisė mė tė rėndėsishme nė botė Icon_minitimeSat Oct 02, 2010 11:54 pm

Detaje pėr ndėrtimin, emrin, strukturėn, kapacitetin, kuzhinėn, jetėn e presidentėve, Dhomėn Ovale etj., do tė lexoni me poshtė rreth Shtėpisė sė Bardhė...

Njė president amerikan qė lė Shtėpinė e Bardhė mund tė marrė me vete ēdo dhuratė qė ka vlerė vetėm nėn 100 dollarė. Tė tjerat duhet t’i lėrė nė shtėpinė qė pėr sa kohė ishte president konsiderohej e tija, duke pasur mundėsinė jo vetėm tė qeveriste qė aty, por edhe tė bėnte ndryshimet qė dėshironte. Pėr rreth 200 vjet, Shtėpia e Bardhė ka shėrbyer si simbol i presidencės, qeverisė sė SHBA-sė dhe amerikanėve.

Historia e saj dhe historia e kryeqytetit amerikan filloi kur presidenti George Washington nėnshkroi Aktin e Kongresit, nė dhjetor tė vitit 1790, duke deklaruar se qeveria federale do tė qėndronte nė njė zonė “qė nuk i kalon 25 kilometra katrorė, mbi lumin Potomak”.Presidenti Washington, bashkė me projektuesin e qytetit, Piere L’Enfant zgjodhėn vendin pėr rezidencėn e re, e cila tani ėshtė “1600 Pennsylvania Avenue”. Teksa kryheshin pėrgatitjet pėr qytetin e ri federal, u zhvillua njė konkurs pėr gjetjen e njė ndėrtuesi tė “Shtėpisė sė Presidentit”.

U pranuan nėntė propozime dhe u zgjodh arkitekti irlandez, James Hoban. Ndėrtimi filloi, kur u hodh guri i parė i themelit, nė tetor tė vitit 1792. Edhe pse presidenti Washington ndoqi ndėrtimin e shtėpisė, ai nuk jetoi kurrė aty. Vetėm nė vitin 1800, kur Shtėpia e Bardhė thuajse kishte pėrfunduar, ajo u banua nga banorėt e parė, presidenti John Adams dhe bashkėshortja e tij. Qė prej asaj kohe, ēdo president ka bėrė ndryshimet dhe shtesat e tij. Shtėpia e Bardhė ėshtė, pavarėsisht tė gjithave, shtėpia private presidentit. Shtėpia e Bardhė ka njė histori unike dhe tėrheqėse. I ka mbijetuar zjarrit nė vitin 1814 dhe njė zjarri tjetėr nė Krahun Perėndimor nė vitin 1929, kur ishte Herbert Hoover president. Gjatė presidencės sė Harry S. Truman, pjesa e brendshme e shtėpisė, me pėrjashtim tė katit tė tretė u rrėzua dhe rinovua krejtėsisht.

Ndėrtimi

Ndėrtimi i Shtėpisė sė Bardhė nisi mė gurin e parė tė themelit, mė 13 tetor 1792, pa asnjė ceremoni formale. Rezidenca kryesore, si dhe themelet e shtėpisė u ndėrtuan kryesisht nga punonjės skllevėr dhe tė lirė afrikano-amerikanė, si dhe nga evropianė tė punėsuar. Pjesa tjetėr e punės u krye nga emigrantėt, tė cilėt s’kishin akoma shtetėsinė. Muret me gurė ranorė u ngritėn nga emigrantėt skocezė tė punėsuar nga arkitekti Hoban, ashtu si dhe relievet e larta dhe dekorimet mbi hyrjen veriore. Pjesa mė e madhe e punės me tulla dhe suva u krye nga emigrantėt irlandezė dhe italianė. Ndėrtimi fillestar u zhvillua nė njė periudhė prej tetė vitesh dhe me njė kosto 232,371.82 dollarė (2.4 milionė dollarė me vlerėn e vitit 2005). Edhe pse s’kishte pėrfunduar akoma Shtėpia e Bardhė ishte gati pėr banim rreth datės 1 nėntor 1800. Mungesa e materialeve dhe punės bėnė tė nevojshme ndryshimin e planit tė mėparshėm tė inxhinierit francez Pierre l’Enfant pėr njė “pallat” qė do ishte pesė herė mė i madh se shtėpia qė u ndėrtua aktualisht. Shtėpia e ndėrtuar, fillimisht pėrmbante dy kate nė vend tė tre qė ishin planifikuar. Kur pėrfundoi ndėrtimi, muret e ndėrtuar me gurė ranorė u lyen me njė pėrzierje gėlqereje, kafeine dhe plumbi duke i dhėnė shtėpisė ngjyrėn e saj karakteristike dhe emrin.

Emri

Ndėrtesa fillimisht mbante disa emra, si “Pallati i Presidentit”, “Rezidenca Presidenciale”, apo “Shtėpia e Presidentit”. Tė dhėnat mė tė hershme tė emrit “Shtėpia e Bardhė” janė tė regjistruara nė vitin 1811. Ekziston njė legjendė sipas tė cilės, gjatė rindėrtimit tė strukturės u aplikua bojė e bardhė pėr tė maskuar dėmtimin qė kishte shkaktuar zjarri, duke i dhėnė emrin, por duke qenė se ajo ishte e ngjyer nė tė bardhė qė nė fillim, kjo teori bie poshtė. “Rezidenca Ekzekutive” ishte emri qė pėrdorej nė kontekst zyrtar deri sa presidenti Theodore Roosevelt vendosi emrin formal “White House - Washington” duke e gdhendur nė tė gjitha dokumentet zyrtare. Koka e letrės “The White House” me fjalėn “Washington” poshtė i pėrket administratės sė Franklin Delano Roosevelt”. Edhe pse nuk ishte ndėrtuar dhe disa vite pas presidencės sė George Washington, ekzistojnė teori se emri tradicional i shtėpisė sė presidentit tė SHBA mund ta ketė origjinėn nga shtėpia e Martha Custis Washington, “White House Plantation” nė Nju Kent, Virxhinia, kur presidenti i parė i kombit dhe bashkėshortja e tij ishin njohur nė mesin e shekullit tė 18-tė.

Evolimi i Shtėpisė sė Bardhė

John Adams u bė presidenti i parė qė banoi nė Shtėpinė e Bardhė. Gjatė ditės sė tij tė dytė nė shtėpi ai i shkroi gruas sė tij Abigail njė letėr, ku ishte dhe njė lutje pėr shtėpinė: “I lutem Perėndisė qė t’i japė bekimet mė tė mira kėsaj Shtėpie dhe tė gjithė atyre qė do banojnė kėtu tani e mbrapa. Vetėm burra tė ndershėm e tė menēur udhėheqshin nėn kėtė ēati”. Franklin Delano Roosevelt e ka gdhendur bekimin e Adams nė oxhakun e Dhomės sė Ngrėnies. Adams nuk jetoi gjatė nė shtėpi dhe menjėherė pas tij ishte radha e Thomas Jefferson, i cili dha idetė e tij se si duhej tė ndryshohej Shtėpia e Bardhė. Ishte Benjamin Henry Latrobe, i cili e ndihmoi me skicimin e Kolonadave Lindore dhe Perėndimore, krahė tė vegjėl qė ndihmojnė nė fshehjen e pjesėve, ku zhvillohen veprimet e zakonshme shtėpiake si larja e rrobave, stalla dhe depoja. Sot, kolonadat e Jefferson lidhin rezidencėn me Krahun Perėndimor dhe atė Lindor.Nė vitin 1814, gjatė Luftės sė vitit 1812, trupat britanike i vunė zjarr Shtėpisė sė Bardhė dhe njė pjesė e madhe e Uashingtonit u prek nga zjarret. Vetėm muret e jashtme mbetėn dhe ato u desh tė shembeshin dhe tė rindėrtoheshin pasi ishin dobėsuar nga zjarri. Pas zjarrit, tė dy arkitektėt, Benjamin Henry Latrobe dhe Hoban kontribuan nė skicimin dhe rindėrtimin e Shtėpisė sė Bardhė. Portiku jugor u ndėrtua nė vitin 1824, gjatė presidencės sė Jamrs Monroe, ndėrsa ai verior u ndėrtua gjashtė vite mė vonė.

Shtėpia e Bardhė sot

Qė prej restaurimit “Kennedy” ēdo familja presidenciale ka bėrė disa ndryshime nė dhomat e tyre private nė Shtėpinė e Bardhė, por ndryshimet nė Dhomat Shtetėrore duhet tė aprovohen nga Komiteti pėr Mirėmbajtjen e Shtėpisė sė Bardhė (mė parė njihej me emrin Komiteti i Arteve tė Bukura Kennedy). Me qėllimin e ruajtjes sė integritetit historik tė Shtėpisė sė Bardhė, komiteti punon me Familjen e Parė, zakonisht me Zonjėn e Parė pėr tė implementuar planet e propozuara tė familjes.

Krahu Perėndimor

Nė Krahun Perėndimor ndodhet zyra e presidentit (Zyra Ovale) dhe zyrat e stafit tė tij tė ngushtė, prej rreth 50 vetash. Krahu Perėndimor gjithashtu pėrfshin Dhomėn e Kabinetit, ky presidenti kryen mbledhjet e punės dhe ku takohet kabineti i SHBA-sė. Kjo pjesė e ndėrtesės ėshtė pėrdorur pėr filmimin e serialit “The West Wing”.

Krahu Lindor

Krahu Lindor, i cili ka hapėsirė shtesė pėr zyra, i ėshtė shtuar Shtėpisė sė Bardhė nė vitin 1942. Aty ndodhen zyrat pėr stafin e Zonjės sė Parė dhe Zyra Sociale e Shtėpisė sė Bardhė. Rosaly Carter nė vitin 1977 ishte e para qė vendosi zyrėn e saj personale nė Krahun Lindor duke e quajtur atė formalisht “Zyra e Zonjės sė Parė”. Krahu Lindor u ndėrtua gjatė Luftės II Botėrore.

Dhoma e Verdhe Ovale

Dhoma e Verdhė Ovale ėshtė njė dhomė nė formė ovale e pozicionuar nė pjesėn jugore tė katit tė dytė tė Shtėpisė sė Bardhė dhe ėshtė zyra e presidentit tė SHBA. E pėrdorur fillimisht si dhomė vizatimi, gjatė presidencės sė John Adams ajo u pėrdor si librari, zyrė dhe dhomė pritjeje familjare. Sot ajo pėrdoret pėr pritje tė vogla dhe pėr tė pėrshėndetur krerėt e shteteve para Darkės Shtetėrore.

Kapaciteti

Nė Shtėpinė e Bardhė janė 132 dhoma, 35 banjo, si dhe 8 palė shkallė. Nė shtėpinė zyrtare tė presidentit tė SHBA gjenden gjithashtu 412 dyer, 147 dritare, 28 oxhaqe, si dhe tre ashensorė.

Emri

Nė kohė tė ndryshme tė historisė, Shtėpia e Bardhė ėshtė njohur si “Pallati i Presidentit”, “Shtėpia e Presidentit” dhe “Rezidenca Ezekutive”. Presidenti Theodore Roosevelt vendosi emrin formal “White House - Washington”.

I pari

Presidenti James Polk (1845-’49) ishte i pari qė ka dalė nė fotografi. Presidenti Theodore Roosevelt (1901-09) ishte i pari qė ka udhėtuar jashtė vendit, kur vizitoi Panamanė. Presidenti Franklin Roosevelt (1933-45) ishte i pari qė udhėtoi me avion.

Kuzhina

Nė Shtėpinė e Bardhė ndodhen pesė kuzhinierė me kohė tė plotė, tė cilėt duhet tė jenė nė gatishmėri nė ēdo moment. Nė kėtė mėnyrė, kuzhina e Shtėpisė sė Bardhė ėshtė nė gjendje t’u shėrbejė darkė rreth 140 tė ftuarve njėkohėsisht.

Kostoja

Ndėrtimi fillestar u zhvillua nė njė periudhė prej tetė vitesh dhe me njė kosto 232,371.82 dollarė (2.4 milionė dollarė me vlerėn e vitit 2005). Edhe pse s’kishte pėrfunduar akoma Shtėpia e Bardhė ishte gati pėr banim rreth datės 1 nėntor 1800.

Zbavitja

Nė Shtėpinė e Bardhė ka njė sėrė ndėrtesash dhe ambientesh relaksuese dhe sportive pėr presidentėt. Aty ndodhet njė fushė tenisi, pishinė, njė kinema, pistė vrapimi, si dhe shpeshherė organizohen koncerte tė ndryshme.

Rindėrtimi Truman

Keqpėrdorimi i shtėpisė pėr dekada me radhė, ndėrtimi i njė papafingo nė kat tė katėrt dhe shtesa e njė ballkoni mbi portiku jugor, sipas Harry Truman kishin shkaktuar dėme mbi strukturėn me tulla dhe gurė ranorė. Nė vitin 1948, u deklarua rreziku i pashmangshėm i shembjes sė shtėpisė, duke bėrė qė presidenti Truman tė urdhėronte njė rindėrtim tė plotė dhe tė vendosej nė shtėpinė “Blair House” nga viti 1949 deri mė 1951. Rindėrtimi u krye nga njė firmė e Filadelfias dhe pėrfshiu shembjen e plotė tė pjesės sė brendshme dhe ndėrtimin e njė strukture tė re prej ēeliku, si dhe rindėrtimin e dhomave origjinale me strukturėn e re. U shtua dhe ajri i kondicionuar me sistem qendror, dy pjesė shtesė tuneli, si dhe vend pėr t’u strehuar nė rast bombardimi. Familja Truman u vendos sėrish nė Shtėpinė e Bardhė mė 27 mars 1952. Ndėrkohė qė struktura e shtėpisė nuk ndryshoi, shumė prej punimeve tė brendshme e humbėn vlerėn historike.

Restaurimi Kennedy

Jacqueline Kennedy, bashkėshortja e presidentit John F. Kennedy kreu njė restaurim tė zgjeruar dhe historik tė shtėpisė. Ajo kėrkoi ndihmėn e Hanry Francis du Pont nga muzeu “Winterthur” pėr ta ndihmuar me veprat e artit, shumė prej tė cilave vazhdojnė tė jenė aty. Vepra tė tjera arti tė periudhės Kennedy i janė dhuruar donatorėve tė pasur tė Shtėpisė sė Bardhė, familjes Crowninshield, Jane Engelhard, Jayne Wrightsman dhe familjes Oppenheimer. Stéphane Boudin e firmės pariziene tė dekorimit “House of Jansen” ishte personi qė u punėsua nga zonja Kennedy pėr ta ndihmuar nė dekorim. Periudhat e ndryshme tė republikės sė hershme dhe historia botėrore u zgjodhėn si tema pėr ēdo dhomė, stiuli federal pėr Dhomėn e Gjelbėr, perandoria franceze pėr Dhomėn Blu, perandoria amerikane pėr Dhomėn e Kuqe, Luixhi XVI pėr Dhomėn e Verdhė Ovale dhe stili viktorian pėr studion e presidentit, e riemėruar Dhoma e Traktatit. U pėrzgjodhėn mobilje antike, si dhe copėra dhe prerje tė bazuara nė periudhėn historike, nė tė cilėn ishin prodhuar dokumentet.

Dhoma e Ngrėnies se Presidentit

Dhoma e ngrėnies sė presidentit ėshtė nė katin e dytė tė Shtėpisė sė Bardhė, pranė qoshes veri-perėndimore. Ajo u krijua nė vitin 1961, gjatė administratės sė John F. Kennedy. Ajo dhomė ėshtė pėrdorur mė parė si dhomė gjumi dhe ndenjeje. Ajo ėshtė ngjitur me njė kuzhinė tė vogėl dhe lidhet me njė korridor tė vogėl me kuzhinėn e madhe nė katin pėrdhes.

Dhoma e Pritjeve Diplomatike

Dhoma e Pritjeve Diplomatike ėshtė njė prej tre dhomave ovale nė Shtėpinė e Bardhė. Ajo ėshtė nė katin pėrdhes dhe pėrdoret si dhomė pritjeje pėr ambasadorėt e shteteve qė prezantojnė kredencialet e tyre, ceremoni kjo qė mė parė ėshtė kryer nė Dhomėn Blu. Kjo dhomė ėshtė pjesa hyrėse nė Shtėpinė e Bardhė dhe ka katėr dyer qė e lidhin me dhomat e tjera.

Dhoma Blu

Dhoma Blu ėshtė njė prej tre salloneve shtetėrore nė katin e parė tė Shtėpisė sė Bardhė. Ajo shquhet, gjithashtu, pėr formėn ovale. Dhoma pėrdoret pėr pritje dhe ndonjėherė edhe pėr darka tė vogla. Ajo dekorohet gjithnjė me ngjyrė blu. Ajo ka gjashtė dyer dhe tre dritare. Dhoma Blu ėshtė e mobiluar sipas stilit tė perandorisė franceze./KosPress.com/
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Agim Shkodra
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres



Numri i postimeve : 85
Join date : 28/07/2010

Historia e shtėpisė mė tė rėndėsishme nė botė Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e shtėpisė mė tė rėndėsishme nė botė   Historia e shtėpisė mė tė rėndėsishme nė botė Icon_minitimeSun Oct 03, 2010 7:48 pm


-777-
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Historia e shtėpisė mė tė rėndėsishme nė botė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Parate: sa te rendesishme jane ne nje lidhje?
» Historia e lushnjes!
» historia e popullit shqipetar
» Historia e emrit te qytetit te Lushnjes
» Historia e emrit te Fierit dhe etimologjia e tij

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shtypi dhe politika :: Aktualitete shoqėrore-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions