LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

  Feja, kombi dhe shqiptarėt....!

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Princo
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres
Princo


Numri i postimeve : 82
Join date : 26/09/2010

 Feja, kombi dhe shqiptarėt....! Empty
MesazhTitulli: Feja, kombi dhe shqiptarėt....!    Feja, kombi dhe shqiptarėt....! Icon_minitimeTue Sep 28, 2010 4:31 pm

Ēfarė po ndodh me fenė? Cila ėshtė e vėrtetė: dobėsimi i prezencės sė fesė nė botė, apo siq po thuhet e shkruhet kudo, pėrhapja e saj? Dhe, nėse ėshtė e vėrtetė, a jemi duke humbur, nėse po ēka jemi duke humbur, apo jemi duke fituar dhe nėse po, ēka jemi duke fituar me dobėsimin apo pėrhapjen e fesė?


Ēfarė po ndodh me fenė? Cila ėshtė e vėrtetė: dobėsimi i prezencės sė fesė nė botė, apo siq po thuhet e shkruhet kudo, pėrhapja e saj? Dhe, nėse ėshtė e vėrtetė, a jemi duke humbur, nėse po ēka jemi duke humbur, apo jemi duke fituar dhe nėse po, ēka jemi duke fituar me dobėsimin apo pėrhapjen e fesė? Kėto dhe shumė pyetje tjera janė pyetje me rėndėsi ndėrsa shumė mė e rėndėsishme ėshtė shtjellimi i tyre; sa mė drejtė dhe sa mė shpejt!

Nėse themi se feja ėshtė duke u dobėsuar, atėherė pėr ta kuptuar mirė problemin duhet bėrė njė analizė mė e thellė shkaqeve tė dobėsimit tė besimit religjioz qė po ndodh Lindje e Perėndim. Dimė se Lindja ishte dhe mbeti djepi i religjioneve ndėrsa jeta e popujve tė orientit ende pretendon tė jetė e udhėhequr nga besimet fetare. Mendojmė se njė ide e tillė ėshtė megjithatė e paqėndrueshme; ne nuk duhet tė pėrziejmė fenė me religjiozitetin ndaj diēkafit, apo orthodoksizmin e ngushtė me bestytėninė e qė me gjuhėn e shkencės quhet supersticion. Jeta fetare, nė formėn e saj qė duhet tė jetė, jo shpesh herė praktikohet si duhet. Njeriu zakonisht udhėhiqet nga njė masė e caktuar e vetėpėrmbajtjeve tė nxitura nga njė instinkt biologjik i cili kryesisht paraqitet si nxitje e njė shpirti funksional i mbėshtetur nė njė moralizim pozitiv dhe i krijuar pėrgjatė njė pėrvoje tė gjatė tė tradicionalizmit social.

Nga ky kėndvėshtrim duhet tė shikojmė edhe lėvizjet e kėtyre viteve tė fundit qė bėhen pro dhe kontra fesė. Nė kuptimin e zakonshėm, besimi (iman), ritet (ibadeti) dhe pėrvoja religjioze (texhrube el-dinije) pėr nga forma e tyre, pėr njeriun mund tė konsiderohen ushqimi i vetėm spiritual i tij. Nuk ėshtė gabim tė thuhet se energjia e civilizimit modern nė njė masė ndikoi nė dobėsimin e energjisė sė besimit edhe tek njerėzit mė religjioz; themelet e kėrkesave dhe nevojave qė njeriu i kishte mė parė u lėkundėn, ndėrsa kėrkesat dhe nevojat e reja ende nuk po realizohen. Stresi dhe tendosja e jetės moderne, u shtua edhe mė tepėr sidomos pas pėrhapjes sė automatizmit, kohė nė tė cilėn e kaluara po i nėnshtrohet njė provimi tė rėndė. Nga ana tjetėr raportet e vjetra shoqėrore (tradicionalja) ose u shkatėrruan ose janė nė rrugė tė njė shkatėrrimi rapid. Pėrgjatė njė tendosje tė tillė, lidhjet familjare gjithashtu po tendosėn. Individėt, individualisht po pėrqendrohen para kompjuterėve mė shumė se sa qė po dėshirojnė jetėn kolektive tė cilėn e kishin mė parė.

Aspektet fetare tė cilat kishin lidhje tė ngushta me jetėn familjare dhe shoqėrore gradualisht po dobėsohen; civilizimi modern intensifikoi luftėn pėr ekzistencė ndėrsa kodi prevalent i tij " Everyone for himself and devil take the hindmost" sa vije po bėhet mė i fortė. Si rezultat i ndryshimeve tė tilla, transformimet e jetės sė njeriut me tė gjitha aspektet e saj, pėr momentin nuk janė temė me tė cilėn do tė merremi nė kėtė artikull tė shkurtėr. Kėtė mund ta shtjellojmė nė ndonjė vend tjetėr. Ky artikull mė tepėr mund tė jetė tėrheqės pėr ata qė fesė i rrinė karshi e sidomos pėr agnostikėt dhe nacionalistėt tė cilėt me vėshtirėsi besojnė nė fondamentet e fesė pikėrisht pėr shkak tė zhvillimeve tė jashtme tė cilat vazhdimisht avancohen nga politikat ditore dhe nevojat materiale tė jetės sė sotme. Paraja, po shihet se do tė bėhet postulat i jetės sė ardhshme, sė paku kėshtu duket sot.

Raporti i intelektualit me dijen po dobėsohet, ndėrsa dija po ndjehet e anashkaluar nga intelektualėt. Bindja e intelektualit modern nė para dhe nacionalizėm ėshtė duke u thelluar dhe duke marrė njė formė tė ēuditshme. Kur i thuhet atij se feja ėshtė diēka e ēmuar, ajo nuk duhet tė shahet, nuk duhet tė nėnēmohet, sepse pėr nga brumi i saj ajo ėshtė e natyrshme, ndėrsa e mbinatyrshme pėr nga prejardhja, reaksioni i parė i tij ka ton mosbesimi dhe neverie kundėr fesė dhe atij qė flet pėr fenė. Pėr te, natyra materiale ėshtė ēdo gjė, ndėrsa mbinatyra dhe tejnatyra janė gjėra tė cilat i takojnė imagjinatės dhe besėtytnive. Kur ai punon, nėse punon tė kuptoj fenė edhe nėse jo rrėnjėsisht dhe drejt, gjithė atė qė mund ta thotė dhe vlerėson si tė dobishme ėshtė aspekti moral i fesė, andaj edhe mund tė ēmon ndonjėrin nga prijėsit fetar, ndoshta pėr shkak tė rolit tė tyre patriotik qė bartėn kėta njerėz pėrgjatė historisė. Nėse nė tė kaluarėn feja ka qenė mbėshtetje pėr moralitet dhe drejtėsi sociale, kjo mbėshtetje pse tė mos vazhdon edhe sot?! Mbėshtetja e tillė duhet tė vazhdoj, sepse, mendojmė ne, ende mund tė besohet se ajo ka potenciale tė luaj rolin e rregulluesit tė kokėēarje dhe problemeve sociale tė njeriut.

Pyesim, a thua a janė politikat ditore dhe paraja si tė vetme tė afta dhe mbėshtetje tė mjaftueshme pėr njė jetė tė mirėfilltė, me prosperitet dhe pa kokėēarje? Nėse vala e zhvillimeve shkencore tė shekullit tė kaluar me gjithė automatizimin e jetės qė u arrit nė kėto dy dekadat e fundit ka shpallur Perėndimin -ashtu siē edhe po pretendon tė jetė Zoti i natyrės- nuk ka arritur sė paku tė reduktoj problemet sidomos sociale tė jetės sonė, atėherė, a nuk ėshtė e arsyeshme thirrja pėr ndihmė tė diqkafit jashtė hemisferės njerėzore? Shkurt, a nuk ėshtė mė se e nevojshme t’i kthehemi fesė sė mirėfilltė, pa diskutuar tepėr rreth asaj se kush ka mė tepėr tė drejtė?

Askush nuk dyshon nė atė se mbisundimi i natyrės qė ėshtė arritur viteve tė fundit, i tejkalon edhe imagjinatat e dijetarėve mė tė mėdhenj qė kanė jetuar nė tė kaluarėn. Materialistėt e mėhershėm besonin se me zhvillimet shkencore e racionale do tė mėnjanohen edhe problemet e jetės sonė. Ata ndoshta patėn tė drejtė. Industrializimi njeriun nuk e mashtroi; atij i prezantoi njė sėrė tė mirash materiale. Mirėpo, ata u mashtruan atėherė kur besuan se me zhvillimet e tilla do tė mund tė rregullojnė, mėnjanojnė e nė fund edhe tė zhdukin pėrgjithmonė problemet morale e shpirtėrore tė cilat dita ditės po shtohen. Evropa Perėndimore pjesėrisht po e sheh, nėse vėrtetė ėshtė duke e parė, se ēėshtjet e moralitetit dhe tė shpirtit nuk janė aspak mė tė pavlefshme se ato ēėshtje nėpėrmes tė cilave mund tė ngopim instiktin tonė biologjik.

Jo vetėm dy luftėrat botėrore, por sidomos luftat e viteve tė fundit, luftat serbe mbi popujt e pambrojtur tė Ballkanit janė argumente tė mjaftueshme tė njė ērregullimi shpirtėror, psikik tė raporteve mes asaj se cilit segment tė jetės duhej t’i jepej prioriteti mė tepėr. Doktrinat nacionaliste, sidomos ato tė serbėve tė Sveti Savės tė cilat nė fund tė fundit justifikonin veten si tė drejtė e tė cilave i paraprijnė filozofitė e ēmendura tė Qubrilloviqėve, Andriqėve dhe talebeve tė tyre, me “praktikantin” e kėtyre doktrinave Sllobodan Millosheviq, Ballkanit e sidomos popullit shqiptar i shkaktuan dhimbjet mė tė mėdha qė ndonjėherė i patėm nė historinė tonė.

Nė mungesė tė njė Niche-je i cili nė kohėn e tij kishte pas hedhur teorinė e paraqitjes sė super njeriut me ēizme tė gjata me maje dhe i cili do tė shqelmonte vlerat antinjerėzore tė kėtyre doktrinave tė ēmendura, shqiptari, nė mungesė tė gjithė kėsaj iu kthye dhe edhe mė tutje po i kthehet Allahut dhe vetvetes. Kthimi kah feja dhe luftat pėr atdhe, pėr gjithė shqiptarėt mund tė jetė pėrgjigjja mė adekuate ndaj nevojave jetike tė sė tashmes dhe ardhmėrisė sė tyre. Brohoritja nėpėr shekuj e Shekspirit “tė jesh apo tė mos jesh”, tek shqiptarėt duhet tė realizohet pikėrisht nė kėtė kohė. T’i mbėshtetemi Allahut apo tė mos ekzistojmė, tė luftojmė pėr trojet tona apo kurrė mos t’i kemi mė.

Thirrjet e kamotshme e sidomos tė kohėve tė fundit pėr ndėrrimin e fesė, pėr kthimin kah krishterimi, pėrpjekjet e errėta pėr largimin e Islamit nga trojet tona, janė thirrje dhe pėrpjekje tejet tė vrazhda pėr shpirtit tonė. Ēudit fakti qė thirrjet e tilla disa herė na vijnė nga penat dhe gojėt e intelektualėve, historianėve dhe shkrimtarėve tė njohur pėr tė cilėt kemi qenė nė gjendje edhe poezi tė thurim. Ato janė damka tė njė moraliteti skllevėrish. Ato janė dorėzim total para historisė. Si ėshtė e mundur qė nė vend se ti rrekemi punės dhe tė ndėrtojmė vetveten dhe rrethin nė pėrputhshmėri me kėrkesat e kohės, por pa ndėrruar lėkurėn sa herė qė dikujt i teket si i ēmenduri pas kosit, kėta njerėz thjeshtė na thėrrasin tė ndėrrojmė karakteret tona, tė ndėrrojmė kulturėn tonė, traditėn, tė kaluarėn, tė tanishmen, tė ndėrrojmė gjakun dhe trurin tonė. Ata po thėrrasin qė ne tė ndėrrojmė historinė tonė.

Kjo thirrje, shumė herė nėpėr histori, popujve tė ndryshėm i ka kushtuar me gjak dhe jetėt e miliona njerėzve. Nė kėtė rast, edhe moraliteti i zotėrisė i cili iu fryn kėtyre gabzherrėve, atij zotėrisė qė veten po e quan zotėri dhe i cili po qėndron pas gjithė kėtyre zėrave tė shterur nė trojet shqiptare, edhe ky zotėri pra, shpirtin e tij mund ta ketė mbėshtetur tek njė performancė e errėt e cila jo vetėm Ballkanin, jo vetėm Evropėn por tėrė botėn njė kohė tė gjatė e mbuloi me terrin e luftave.

Sot feja nė trojet shqiptare sulmohet nga nacionalizmi pikėrisht pėr shkak tė fitoreve tė fesė. Edhe pse shekulli i 20-tė konsiderohet shekulli i krijimit tė kombeve qė deri nė njė masė pranuan nacionalizmin si fe, prapė se prapė beteja e nacionalizmit kundėr fesė dalėngadalė po humbet. Nevojat e njeriut tė sotshėm tejkalojnė kufijtė e mundėsive tė nacionalizmit. Sot njeriu, mė tepėr se pėr ēdo gjė tjetėr ka nevojė pėr njė ushqim shpirtėror, ushqim tė cilin as pėr sė afėrmi nuk po mund t’ia servojė nacionalizmi. Nėse shpirtit i flasim me gjuhėn e nacionalizmit, ēfarė t’i themi kur ai donė to dojė dhe nuk donė tė urrej? Ēfarė t’i thuhet anės shpirtėrore tė njeriut kur ajo ėshtė lodhur me thirrjet pėr urrejtje dhe lufta ndaj tė tjerėve?

Meqė jemi kėtu, pra meqė po flasim pėr (dis)harmonitė mes nacionalizmit dhe fesė, tani ėshtė mė se e rėndėsishme tė parashtrojmė njė pyetje: A thua a duhet t’i tejkalojmė apo anashkalojmė limitet e nacionales dhe nacionalizmit e qė nga andej tė dalim nė rrafshet internacionale nga ku do tė shikojmė nė kombet si diēka tė panevojshme? Pėrgjigja jonė ėshtė negative. Assesi. Pėrpjekjet tona pėr emancipimin kombėtar duhet tė intensifikohen, tek e fundit jemi nė lojė me nacionalistėt e kombeve tjera, porse syrin tonė ta pėrqėndrojmė lartė, atje ku qėndrojnė vlerat e pėrbashkėta njerėzore, atje ku Allahu dėshiron t’a sheh krijesėn e tij njeri.

Tė arrihet njė gjė e tillė, nuk ėshtė qėshtje e njė dite apo jave. Aty duhet bėrė shumė punė dhe vazhdimisht tė punohet. Aty duhet tė analizohen edhe feja edhe nacionalizmi dhe qė tė dyja kėto duhet tė filtrohen nga barbarizmat dhe gjėrat e panevojshme. Pikėsėpari, bėrthama e fesė nė realitet duhet ndarė nga besimi gjysmak spektral si dhe nga besimet pseudo-shkencore tė cilat kanė inkorporuar vetveten nė organizmat mė vital tė fesė.

Feja, tani e tutje duhet tė ndėrtohet dhe pėrqendrohet mbi bazėn e vet origjinale dhe tė ndalet sė interferuari me vetėm shpjegimet e fakteve dhe fenomeneve tė natyrės kinse ajo ėshtė diēka shkencore. Duhet pranuar, nacionalizmi nė pėrgjithėsi i cili u zhvillua pėrgjatė zhvillimit historik tė njeriut gjithashtu dha njė kontribut tė ēmueshėm nė sfera tė ndryshme tė qenies njerėzore; mos tė harrojmė se edhe materializmi nga ana e vet i dhuroi njerėzimit shumė gjėra, pikėrisht duke ndihmuar nė pastrimin e asaj tė sotme nga e kaluara e mbushur plot e pėrplot me stėrmadhime tė panevojshme historike, religjioze e sociale. Pėrgjatė kohės sa ishte materializmi nė skenė, sidomos nė Evropė, shkenca pushoi sė qenėri prodhim dhe vegėl e kishės dhe teologjisė. Religjionet e mbėshtetura vetėm nė mrekulli pushuan sė thirruri nė mendjen e ndrydhur kishtare religjioze, ato mė nuk kishin mundėsinė tė mbėshteteshin nė besimin mbi misteret apo dramat historike, tė dekretuara shekuj me parė.

Nacionalizmi ka njė vėshtrim tepėr tė pėrkufizuar dhe defektiv mbi ngjarjet nė histori. Pėrpjekjet e tėrbuara tė tij janė tė orientuara kah shpjegimi i historisė vetėm si njė aspekt i principeve tė “tė fortit” dhe “tė timit”. I dobėti dhe ajo qė nuk ėshtė e imja, tek studimet nacionaliste nuk kanė vlerėn e as tretmanin qė duhet ta kenė. Ėshtė e padrejtė tė pretendohet se duhet tė ekzistojė vetėm i forti apo se ėshtė e drejtė vetėm ajo qė ėshtė e imja. Tek nacionalistėt bota shkencore nė realitet ėshtė njė matematikė “e imja” ndėrsa tė gjitha proceset historike “tė tjetrit”, nėse jo tė asgjėsohen, ato duhet tė reduktohen nė terma tė inferioritetit. Hipotezat e tilla janė tejet tė papėrmbajtura, tė ngushta pėr nga komprehensioni aq mė tepėr kontrare ndaj observimeve tė ligjeve tė jetės ku revoltat nacionale po pėrhapen mė shumė se kurrė mė parė. Nė fund tė fundit po shihet se humania nuk mund tė shpjegohet nga bazat nacionaliste. U vėrtetua gjithashtu se kėto dy botėt i takojnė dy dimensioneve tė kundėrta mes vete tė ekzistencės tė udhėhequra nga kategoritė distinktive dhe tė ē’thurura e tė posaēme vetėm pėr to. Kėshtu, si rezultat i gjithė kėsaj, janė tė paevitueshme plasaritjet dhe luftat mes popujve pikėrisht mes “times” dhe “tėndes”, ndėrsa unikati i pikėpamjes humane shkencore tė lėkunden nė themelet e saja.

Studimet intensive qė po bėhen vazhdimisht tregojnė se nė botėn e nacionalizmit njeriu nuk ēmohet dhe nuk pranohet mė tepėr se njė instrument nacional. Ideja nacionaliste e reduktoi njeriun nė epifenomen, nė njė produkt i pa dobishėm pėr njerėzimin i cili dirigjohet vetėm nga ndjenjat nacionale ku aksionit pėr tė mirėn e pėrgjithshme i humbet forca e stimulimit. Shkencėrisht, nė nacionalizmin e verbėr vetėdija e shėndoshė s’ka mė kurrfarė rėndėsie e as domethėnie si nevojė pėr tė dashur tė tjerėt. Siē kuptohet gradualisht, as feja pra nuk mund tė shpjegohet nga pikėpamja e nacionalizmit, aq mė pak nga pikėpamja e nacionalizmit tė verbėr qė ėshtė prezent sidomos nė Ballkan. Thirrjet pėr kinse rehabilitimin e fesė nga kėndvėshtrimet nacionaliste janė tė dėshtuara aq sa janė tė dėshtuara edhe thirrjet dhe kėrcėnimet e herėpasherėshme pėr ndėrrimin e fesė apo largimin e Islamit nga trojet shqiptare.

Logjika e cila po udhėhiqet nga njė shpirt i tillė, nė realitet i ka rrėnjėt tek shkollat sllave nė tė cilat u hulumtuan nuancat nėpėrmes tė cilave do tė zhduknin popullin shqiptar nga trojet e tyre. Dėbimi i afėr njė milion shqiptarėve nga vendet e veta, nga Toplica dhe tokat tona tjera tė shtrenjta, nė realitet ishte nisur pikėrisht me metodėn e ndalimit tė fesė, ndėrrimit tė saj dhe krishterimit tė kombit. Duke mos mund tė durojnė kėtė dhunė satanike shqiptarėt u shpėrngulen nėpėr tokat e shterpuara tė Anadollit. Ani pse shqiptarėt atje dhanė njė kontribut tė pashoq pėr tė ndėrtuat dhe ngritur njė ditė Turqinė nė kėtė pozitė ku ėshtė tani, ata hekėn tė zinjtė e ullirit deri sa mbijetuan nga dhuna e paparė nė historinė e Ballkanit. Ngjarjet e sė kaluarės sonė, pastaj shtypjet qė po i bėhen kėtij populli, pikėrisht duke ndrydhur nuancėn religjioze tė shpirtit tė tij, me kalimin e kohės e sidomos sot, nė mendjen e njerėzve po gdhendet mendimi se feja dhe teologjia nė pėrgjithėsi nuk mund tė mbesin vetėm spektatore pasive e as thjeshtė instrumente nacionaliste tė botės sė ngushte tė kinse patriot-nacionalistėve. Dhe nga kėtu nxjerret pėrgjigja se pėrse sot me tė madhe rinia dhe bota po i kthehet fesė nė pėrgjithėsi a Islamit nė veēanti.

Dhe pėr fund, shqiptarėt duhet ta kenė tė qartė, sidomos ne qė dimė tė vlerėsojmė nevojėn pėr fe dhe tė qenit tonė shqiptar. Tė gjithė ne duhet ta dimė se Zoti i Cili neve na mbron dhe i Cili modifikon vlerat e moralit ėshtė i gjallė. Ai nuk vdes kurrė, prandaj Ai, sikur gjithmonė edhe tani neve do tė na ndihmojė. Me njė kusht: Qė Atė ta duam dhe respektojmė, tek e fundit “Ai nuk ndryshon (pėr tė mirė) gjendjen e asnjė populli, pėrderisa ai popull nuk fillon qė vetveten ta ndryshojė”. (Kuran; 13:11).

Dr. Mustafa Bajrami
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Agim Shkodra
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres



Numri i postimeve : 85
Join date : 28/07/2010

 Feja, kombi dhe shqiptarėt....! Empty
MesazhTitulli: Re: Feja, kombi dhe shqiptarėt....!    Feja, kombi dhe shqiptarėt....! Icon_minitimeTue Sep 28, 2010 7:43 pm

Ju vazhdoni akoma te merrni mendimet dhe artikujt e te tjereve per te shprehur diēka qe ju ndoshta e keni per zemer.
Kthehu ne identitet Z.Princo!
Historia e treguar eshte gjithmon ndryshe nga ajo qe ka ndodhur.
Diferenca ndermjet shkrimtarit dhe historianit ne paraqitjen e historise eshte se :
I pari,shkrimtari tregon genjeshtra per qejf;ndersa i duti tregon genjeshtra duke menduar se thote te verteten.
Leri mendimet e te tjereve perpiqu te shtosh diēka nga vetja jote :Ji ai qe hiqesh se je!
Agim Shkodra.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Feja, kombi dhe shqiptarėt....!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» cila eshte feja juaj?
» Shqiptaret neper bote!!!
» C'po ndodh keshtu me ne shqiptaret
» Shqiperia, Shqiptaret dhe 1997!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Ēėshtja kombėtare-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions