LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Milla Thoma Bala u lind me poezine, jetoj me poezine ishte vet poezia

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Avram Mitro Xhumara
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres



Numri i postimeve : 45
Join date : 11/01/2010

Milla Thoma Bala u lind me poezine, jetoj me poezine ishte vet poezia  Empty
MesazhTitulli: Milla Thoma Bala u lind me poezine, jetoj me poezine ishte vet poezia    Milla Thoma Bala u lind me poezine, jetoj me poezine ishte vet poezia  Icon_minitimeWed Jul 07, 2010 6:18 am


Te njohim poetet e Myzeqese qe na nderojne me krijimet e tyre. Keto dite ne Nju Xhersi ne nje takim te thjeshte shoqeror te emigranteve shqiptare kryebiseda ishin poezia e emigranteve tane.
Mihal Jano ish sekretar i Federates se shoqatave te emigranteve shqiptare ne Greqi foli per jeten dhe poezite e myzeqares tashmme te afirmuar Milla Thoma Bala

Milla Bala ka lindur ne fshatin Ciflig te Myzeqese, u lind me poezine, jetoj me poezine ishte vet poezia. Ajo ishte antare nderi e shoqates Lushnja dhe Apollonia e Fierit te emigranteve myzeqare ne Greqi. Shume shoqata te tjera kulturore dhe artistike do ta kishin antare te tyre te vlersuar per kontributin qe ajo ka dhene ne poezine shqipe dhe kulturen shqiptare. Ne myzeqaret krenoheshim me te ashtu sic krenohemi me mjaft artiste si aktoret Margarita dhe Ndricim Xhepa, Ilia Shyti, Albert Verria, Behije Cela, Pavlina Mani, Kujtim Spahivoglin, Luan Qerimin, Gjergj Lalen, shkrimtare si Jakov Xoxa, Vath Korreshi, Mico Kallamata, Halil Jacellari, Luan Nepravishten Kristaq Shtembari, regjizore si Kristaq Dhamo e Todi Bozo, poete si Faslli Haliti, Sherif Bali, Nuri Plaka,Visar Zhiti, Gezim Hajdari, Fatbardh Rustemi, estete si Nasho Jorgaqi, piktore si Vilson Kilica, Zoi Shyti, Besim Golemi, Helidon Haliti, Maksim Bushi, kengetare princer te kenges shqiptare si Vace dhe Hysni Zela, Elida Korreshi, motrat Libohova e dhjetra te tjere,valltare si Zoica Haxho e Llaqi Nako, historiane te shumte, gazetare e krijues progresiste, njerez te nderuar qe na kane perfaqsuar denjesisht deri ne majat dhe titujt e larte e te shumte qe mbajne ne ajzbergun patriotik e kulturor shqiptar.
Kur fillon te lexosh krijimet poetike te poetes se talentuar Milla Bala, nuk te behet t’i heqesh nga dora, sepse te imponon fuqia e fjales, mendimit, realizimi artistik dhe thjeshtesia e modelit poetik.
Lexuesi perjeton dhe shijon thjeshtesine e vargut, bukurine e se vertetes, rrokjen e temes aktuale dhe perfytyrimin poetik, pafundesine e dramave te deshirave njerzore te mesazheve fisnike.
Milla Bala ishte zeri i natyrshem i endrrave njerezore, prijese dhe mburoje e shpirtit me ane te te cilit i dhuron botes idealin e se bukures.
Poetja Milla Bala u largua nga jeta para kohe, ne kulmin e pjekurise krijuese poetike, pikerisht atehere kur mund te shtonte rrjedhen e bukur te poezise shqiptare.
Trashegimi krijues qe la pas Milla Bala eshte nje kontribut, nje dege a rrjedhe e embel lumi poetik qe derdhet ne detin e gjere te poezise shqiptare
Lexojini krijimet e kesaj poeteje dhe do te gjeni dicka te bukur e te larmishme si ylberi, te ngrohte sa shpirti i moshes se dashurise dhe do te perjetoni caste te rralla me mjaft embelsi si dikur ne pjekurine e arrire te cdo moshe.


Mbresa
C’i tha dora dores, kur u kapen fort?
C’i tha syri syrit, kur u mbush me lot?
C’i tha buza buzes, pas nje dritherimi?
Ah, sa pak u dashka, te mposhtet trishtimi…

Nje grua
Me lufte fitohet nje mbreteri,
Nje grua, vetem me ngrohtesi.

Etje
Kur te vij, mbi gjoksin tend,
do mbeshtetem te gjej prehje.
Brenda teje do bej vend,
per nje jete qe nuk ka vdekje..

Mallengjim
Varri i nenes ne atdhe, Une e bija, ne kurbet.
Ajo lotet derdh rreke, Mua, malli I saj me tret.
Jam ketu, ndihem aty, nene moj shtrengome ne gji
Loti-plumb, me djeg ne sy, ngasherohem si femi..
Thelle ndjeu zemra jote, qe u ndame dhe me kufi,
Do te vdes patriote, nene, mos me mbaj meri.

Mbreteresha e Egjeut
Vjen nje mbret nga fundi i botes, me pushime ne Egje,
Si dhe une nga Shqiperia,prej shume vitesh rroj atje.
Dhe ja shtrojme te dy me not, Une-gorgon, mbreti-delfin
Vala e detit magjistare, na bashkoj ne perqafim.
Perqafim si ne perralle, une dhe mbreti shkrire ne nje
Ne percapje tha ngadale: Mreterine s’e dua me.
S’dua troje dhe pallate, s’dua gradat mbreterore
S’paskan vlere ato thesare, para gruas kastriote
Ngrohtesi nuk ka me shume, dielli vete, a zjarri ui farkes,
Ah ,o zot, qenka opium, perqafimi i shqiptarkes.
Dhe kerkon diku kalemin, te hedhe firme ne testament,
Jo per mua- luta mbretin, mendo vec per fukarenjte.
Mendo pak per refugjatet, rrenjeshkulurit nga dheu
Rendin marathonomaket, Larg nga vatra, memedheu.
Rendin malit edhe detit, permbi krahet e furtunes,
I ha buka e kurbetit, loti I dhimbjes mbillet udhes
Mendo foshnjezat pa buke,pa oxhak dhe strehe ne bote,
Kembezbathurit ne rruge, sickest mbushur me lot.
Qaj o mbret, ne ka lot syri, per te vegjelit jetime
Nenat dogji bombardimi, bebet, flak eve, heroine gjine.
Shkruaj per at, nje tren a kukull, nje cati t’I mbroje nga shiu
Firma jote ben te lumtur, jo pak gje nje jete njeriu
C’ishte zeri im per mbretin, lutje, thirje a bekim?
Ne dore kasha testament in, mbreti me dha mbreterine.

Paralajmerim
Kerkon te zhytesh ne rrjedhen time? Te dukem si lume, a deti yt?
Oh, me mire larg se ka rreziqe, rrjedhe e panjohur, shpeshhere te mbyt.

Grabitje
Kerkoj gjumin, gjumi me iku, ma grabiti pirat-miku.
Me tha embel, sa te dua, mori gjumin, me la mua.

Nje gosti corbaxhi..
Sot me ftove ne gosti, miku im thashethemexhi.
Nese s’erdha, pata shkak, me tremb gjuha, qe ndez flake.
Me tremb gjuha -luge druri, qe perzien corbe-bulgur.
T’ishe luge at kishe nder,je nje gjarper qe vjell vrer.
Bashke I ben vrer sheqer, shtron gosti te marresh vlere,
O rrezik, o ordiner…

Monolog
Ti mos vuaj kaq shume moj zemer, per ate qe pe ne enderr
Sepse endrra eshte genjeshter, kur vjen dita te le vetem.
Te le vetem mergon qiellit,midis henes edhe diellit
Prej atje na qorton endrra, ah,sa lehte genjehet zemra.

Enderr stergjyshore

Afer duket qielli, dora s’e kap dot
Afer edhe dielli, zemra ndjen te ftohte.
Afer dhe Greqia, per gjyshrit nje enderr.
Mbylli syt’e mira, me nje breg ne zemer.
Gjysher edhe bij,iken deshperuar.
Helmin ne dy fqinje, kushe kish mekuar?/

Nje burre shteti qerrata
Njoh nje emer nje Hamza, nje burre shteti qerrata
Me karrige me kollare, nje terbium pa fre I grave.
Kish te drejten e nje firme,plumb te jepte midis brine
Midis brinjve thell ne zemer,loj e ligjeve kuceder.
Ky Hamza pa fre pa nder, te gremiste ne humner.

Nenes sime
Ti je emer qe jeten gezon, ti je poeme qe bleron e bleron
Rreze dielli ne agim kur vegon, ti je jeta ku jeta merr jete
Je mendimi pwer cdo te vertete, kenge e bukur qe puthet me rete.

Te pranishmit ndoqen me interes aktivitetin ne lokalin ‘Vatra e Ndezur’ dhe shprehen deshiren qe ne te ardhmen ta zgjerojne kete aktivitet duke ftuar edhe aktore e krijues te tjere qe kane mundesine dhe deshiren per te kontribuar ne njohjen dhe ruajtjen e vlerave te tilla per edukimin atdhetar te mergimtarve.

Avram Mitro Xhumara
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Milla Thoma Bala u lind me poezine, jetoj me poezine ishte vet poezia
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nese jeta juaj do te ishte Liber
» dashuria | Nga se lind, jeton dhe vdes dashuria?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Kultura :: Letersia-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions