LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Interviste me studjuesin Mihal LLaqi Jano per disa trajtime historike shqiptare,mare nga Doktori i Shkencave Jorgji Muzaka

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Avram Mitro Xhumara
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres



Numri i postimeve : 45
Join date : 11/01/2010

Interviste me studjuesin Mihal LLaqi Jano per disa trajtime historike shqiptare,mare nga Doktori i Shkencave Jorgji Muzaka Empty
MesazhTitulli: Interviste me studjuesin Mihal LLaqi Jano per disa trajtime historike shqiptare,mare nga Doktori i Shkencave Jorgji Muzaka   Interviste me studjuesin Mihal LLaqi Jano per disa trajtime historike shqiptare,mare nga Doktori i Shkencave Jorgji Muzaka Icon_minitimeSun Feb 21, 2010 7:02 am

Ne emer te shoqeris Myzeqeja te emigranteve shqiptare ne Nju Xhersi Amerike po ju dergojme nje pjese te intervistes per ta botuar ne Forumin Shqiptare per vet emrin dhe respektin qe ka krijuar ky Forum ne masen e gjere te lexuesve. Mendojme se ky shkrim mund te jete me interes per njohje me te gjere. E kuptojme se eshte material i gjate edhe pse u munduam ta shtrydhnim por edhe ju po e pate te arsyeshme reduktojeni me tej por te mos humbase lidhja. Do te deshironim qe te vendosni si pamje koken antike te Bardhulit apo Diallit (Dioavolos) Daullasit qe nuk eshte ekspozuar asnjehere me pare si dhe ate te manastirit te Ardenices.(foto 1 dhe foto 2)
Po nuk e pate te arsyeshme per botim na njoftoni me ndonje mesazh sipas emailit tim
Per shoqaten Myzeqeja ne Nju Xhersi
Kryetari Avram Mitro Xhumara

Hulumtime e studime me interes rreth disa objekteve te antikitetit te pa identifikuara me pare ne treven e Myzeqese.

Per here te pare Llaqi dhe Mihal Jano me argumenta te shumta si studjues zbardhin mjaft mistere nga kohet antike per Myzeqene e lashte. Ata percaktojne drejt fisin dhe vendin e Albaneve me qendren e tyre Albanopolis ne rrenojat e Gradishtes se Beleshit mbi kodrat e Dumres se Lushnjes.

Interviste me publicistin Mihal Jano emigrant ne Amerike
Doktor i shkencave Jorgji Muzaka nga Nju Jorku Amerike

Sot flitet shume per rishikimin e histories. Thone se “historine e shkruajne fitimtaret ”. Cfare mendimi keni ju si intelektual per kete problem kaq delikat ?

Eshte nje pyetje e gjere dhe teper komplekse per te dhene nje mendim solid te pa sulmueshem qe te perfshije gjithe aspektet e jetes se nderlikuar te shqiptarve dhe popujve te tjere qe jetojne sot ne teritoret e dikurshme ilire.
Mendoj se historia e Shqiperise qe njohim sipas teksteve akademike me gjithe arritjet per nje kohe te shkurter ka mangesi dhe paqartesi per mjaft etapa dhe procese qe duhen trajtuar e kuptuar drejt. Historine e ben ‘fitimtari’ dhe duhet kuptuar cili fitimtar por jo ne asnje menyre barbari. Kuptohet se tendencat e tepruara ideologjike, propagandimi politik, vulgarizimi historik dhe trajtimet dilitantisti kuptohet qe e kane stimuluar ndjeshem deformimin historik ashtu sic po ndodh e vazhdon sot ne vendin tone.
Me qene se jemi ne trajtim te historise mund te na thoni dicka per historikun e lashte te treves se Myzeqese.

Historia e treves se Myzeqese eshte mjaft e pa njohur nga shqiptaret per arsye te paragjykimeve dhe aftesive profesionale te studjuesve tane. Ajo eshte realisht shume interesante kur njihesh me dekumentat qe nga kohet antike e duke kaluar neper gjithe zhvillimet dhe ngjarjet e historis shqiptare e ballkanike. Studimet dhe shkrimet e shumta te kryera se bashku me tim ate per gati 40 vjet per Myzeqene jane vertet mjaft interesante per nga materiali qe sjellin dhe pse pjesa me e madhe e tyre eshte mbajtur si ‘Sekret’ per nje paraqitje me dinjitoze. Do tu vleje te gjitheve per te njohur me mire disa enigma te histories se vjeter shqiptare por edhe asaj te luftes se lavdishme antifashiste te perjetuara nga vet im ate. Hidhni nje veshtrim te thjeshte pozicjonit, territorit dhe objekteve ne natyre, monumenteve te shumta dhe dekumentave te vjetra. Kujtoni pak faktoret e domosdoshem te zhvillimit te jetes ne nje vend qe ne kete zone jane me se te perkryera dhe qe do ju vene pa tjeter ne mendime. Eshte historia me unikja me e plota e vazhdimsise se panderprere ndermjet fiseve ilire duke e krahasuar nga kontributi i gjithanshem.

Ne zonen tone, ne Myzeqe si trajtohet e shikohet vazhdimesia e pa nderprere iliro-arberore, po ne zonat perreth saj ? Cili eshte komenti juaj?

Jane mjaft dekumenta e shkrime me shume interes nga autoret e antikitetit per zonen e Myzeqese ne ato kohera por fatkeqsisht studjuesit tane e kane kerkuar te qenen tek e pa qena. Ndermjet tyre une do te vecoje nga trajtesat qe kane rendesi te dores se pare per njohje te gjithanshme historike shqiptare konkluzionin se ne kete rajon e perreth tej jane rrenjet dinjitoze te Albaneve. Te fisit me shume atribute qe i dha njohje ilirve ne lashtesi dhe emer te nderuat ne bote popullit e vendit tone deri ne ditet e sotme, Alban dhe Albania. Qe nje emer te rroje e te qendroj simbol per nje popull e vend me hapsire te gjere neper shekuj luftrash e ndryshimesh te medha duhet pa tjeter jo vetem ne kujtesen nacionale por edhe ate kontinentale te kete lene gjurme te pashlyeshme.
Shohim shume variante per te treguar gjenezen e toponimeve alba dhe kuptohet qe te gjitha keto qendrojne sipas kuptimit latin dhe te etimologjise se vet ketij emri qe ne kete zone te Eorditit te lashte e gjejme teper te larmishen dhe ne te gjitha gjuhet e pushtuesve neper shekuj.
Fiset ilire taulante banonin ne pjesen perendimore te vendit, ne fushen e madhe, prane kodrave per rreth dhe bregdetit me perberje sesaretas, ardej, brygas, parauej, asqelas, parthe, deseratas. Sipas grekeve jane kokeforte e te rrepte (taulantos e tulantos, te vrazhde e kokeforte).
Do te dallojme ketu fisin e njohur te Partheve (Albaneve, te bardhet shqip, galaret greqisht, albanet latinisht, beleshet sllavisht),) me qender ne Gradishte te Belshit e me mjaft qytete te lulezuara ne koder e fushen e madhe ilirike si kryeqendra Partha (qe njihet ne vazhdimsi edhe si Partusi, Bantia, Debona, Opidum Parthnum, Albapolis, Beleshi) e te tjere qendra banimi te lulezuara e te fortifikuara per rreth si Corragum, Gerrinium, Chrisandrio, Dimali, Orgesi, Musioni, Diavolo, Skampa, Arnisa, Daulia e tjera.

Cili mendim ka mbizoteruar nga kohet e lashta e deri me sot, per jeten ne teresi dhe punen e banoreve te kesaj zone?

Shumė konkluzione te gabuara tė disa autorėve tė huaj por edhe vėndas para shume vjetėsh pėr trevėn e Myzeqese sot nuk qendrojne. Ato jane ne kundershtim me shume te tjere qe drejt permendin se ne kohet antike kur lulezonte Apollonia, Bylisi, Durrachium, Partha, Arnisa, Musioni, Daulia, Orgesi, Dimali, Corragumi, Diavolo, Geriniumi si dhe ne kohe te Romes, Myzeqeja ka qene nje fushe e punuar dhe e kultivuar aq sa shikohej si “hambar i Romes”. Ky mendim thone ata te shpie ne konkluzionin se po te mos ishte Myzeqeja nuk mund te zhvilloheshin ai qyteterim i larte i Durresit dhe Apollonis. Koha i ka rrėzuar mjaft mendime te gabuara sot nė dritėn e mjaft dekumentave tė reja dhe tė njė studimi mė objektiv e shkencor ku kėndvėshtrimi ėshtė mė i gjerė dhe mė pranė tė vėrtetės.

Ju po flisni me kopetence dhe po nxirrni ne drite te dhena te pa njohura deri me sot. Si keni arritur te identifikoni me saktesi materialin burimor, per objekte kaq te vjetra?

Duke njohur disi evolimin e mundshem te gjuhes shqipe neper shekuj, huazimet gjuhesore te fqinjve dhe gabimet ortografike qe jane te pashmagshme kemi ndertuar punen tone. Veshtirsite dihen se ato jane shkruar ne gjuhe te ndryshme si ajo greke, latine, sllave apo turke qe kane alfabete dhe fonetike edhe midis tyre te ndryshme. Eshte e kuptueshme veshtirsia po ti shtosh ketyre edhe deformimin nga shqiptimi i mundshem qe ndryshon nga zona ne zone e deri fshat me fshat me dialekte qe i humbet kuptimi fillestar cfaredo lloj emri te regjistruar.

Ne kete mori te dhenash, cfare do te veconit si me interesante?, gjithmone fjala eshte per zonen e Myzeqese, te kesaj treve te rendesishme te vendit tone?

Mendoj se te gjitha jane me shume interes per historine tone se per here te pare nxjerim nga erresira e ka hershme zbardhjen e mjaft enigmave shqiptare. Prej vitesh kemi punuar duke pare e ndjekur nje dekumentacion te njohur por te pa analizuar ne thellsine e gjeresine e tij per vlerat dhe informacionet qe perfitohen prej studjuesve. Kjo do ti sherbej studjuesve per te kaluar mjaft barriera qe sot mbase jane tabu, pike referimi nga mjaft studjues te huaj dhe vendas ku jane ngritur mjaft hipoteza e nxjere mjaft konkluzione jo te sakta ne ecurine historike te banorve shqiptare ne lashtesi, mesjete dhe ne kohet e me vonshme.


Cilat kane qene studimet e mepareshme dhe si i keni shrytezuar ju ato per trajtesen e re qe po beni?

Jane shkruar mjaft shkrime e studime per tema te historis se vjeter dhe perseri vazhdojne te shkruajne. Por ne mjaft raste punohet me fantazi te tepruar qe eshte e pa pranushme tejmasa e saj ne histori sepse duhet fakti, dekumenti, objekti. Kemi vene re se nuk jane perkthyer korrekt mjaft dekumenta te vjetra, ne disa raste jane mare fragmente pa ju nxjere kuptimin e origjinalit, keshtu tek libri Iliret dhe Iliria ne autoret antike, Lufta Civile romake midis Cezarit dhe Pompeut ne Iliri, Burime te zgjedhura te historike se Shqiperise e ne mjaft te tjere qe jane baze per te gjykuar e per te ndertuar drejt historine.

Permendet Cezari dhe Pompeu ne Iliri, cfare te reja mund te na ekspozoni nga ditari i luftes civile ne ate kohe ?

Mendojme se ai njihet shume pak nga studjuesit tane, ushtaraket kane bere disa trajtime qe per mua kane mjaft mangesi ne interpretim. Interesi yne ka qene me i gjere duke njohur jo vetem veprimet ushtarake te ketyre strategeve te medhenj te botes se vjeter por edhe te nxjerim te dhena me te plota per territorin e krahines sone, per banoret e vjeter parthin te saj, per qendra te rendesishme te banuara per kushtet klimaterike dhe rruget e vjetra antike te rajonit, zhvillimin ekonomik te zones, per vazhdimsine iliro-arberore-shqiptare te banorve te kesaj treve. Romaket veprimet luftarake ndaj Ilirise i kane nisur se pari nga brigjet e lumit Apsus prane derdhjes ne Adriatik sepse ky ishte drejtimi kryesor i rruges per te hyre ne teritoret e zhvilluara ne brendesi te Ilirise se vjeter. Ketej gjendeshin nje numer mjaft i madhe dhe i zhvilluar fisesh e qytetesh me nje organizim te larte politik e ushtarak qe kane bere emer si c’ishin taulantet dhe enkelejte, deseratet dhe fiset perreth tyre. Keshtu ketu del per here te pare nga Cezari qendra Opidium Parthnum (kryeqendra) e fisit te Parthve (200 vjet para Ptolemeut) mbi kodrat e Lushnjes ne Gradishte te Belshit
Po keshtu emri i fushimit te ushtris romake prane lumit Apsus ne dalje te Grykes se Gradishtes ne fshatrat Remas dhe Bedat (jane te dy fjale te vjetra latine qe kane kuptimin Remas kamping ushtarak dhe Bedat vend strehimi per ushtrine). Vargjet poetike te Lukianit per aventuren qe ndermer Cezari neper lumin Apsues per nje studjues te vemendshem sjellin mjaft informacion qe ne e kemi konkretizuar ne rajon. Ne pozicionet luftarake prane lumit Shkumbin ne fushe kemi emrin Asparagus te nje qendre banimi qe ne gjuhen latine do te thote bimesi e eger dhe qe ne po kete kuptim ne gjuhen sllave e gjejme Divjakas.

Me sa di, per here te pare per Albanet e dhena vjen nga Klaudio Ptolemeu nga Aleksandria. Mendohet se behet fjale per nje zone ne afersi te Krujes. Si do e komentonit nje fakt te till ?

Kordinata qe jep gjeografi i Aleksandrise Ptolemeu eshte teper e sakte, ai eshte me origjine ilire nga Dinastia e Lageve qe drejtuan Egjyptin per disa shekuj. Sipas disa historiane te vjeter helene ata jane me origjine nga Taulantia, nga qyteti i Bardhe sipas historianit te Aleksandrit te Maqedonise Dh. Pirros por edhe sipas P. Aravantinos dhe me lidhje gjaku me Aleksandrin e madh. Edhe mbiemri Lagu ose Lagideve identifikohet drejt me lagunat tona bregdetare dhe kepin me te njejtin emer prane kodrave te Kavajes. Qytet i Bardhe ose Parthe ne gjuhen latine quhet Albapolis, pra behet fjale per qendren e fisit Partha dhe ajo sot identifikohet ne rrenojat e Gradishtes se Belshit. Disa studjues kane dhene mendimin per Zgerdheshin e Krujes, disa per Petrelen, Marin Barleti mendon per Prezen, disa te tjere per Skambin ne Elbasan dhe te tjere te tanishem japin Beratin. Ne mbeshtetje te mendimit tone vjen nje numer i madh emrash vendesh e objektesh ne rajonin e Myzeqese e te kodrave per rreth edhe pse ne gjuhe te ish pushtuesve tane neper shekuj, latin e kryesisht sllav qe kane etimologji nga emri i bardhe ashtu sic e mban edhe emri i nje zone prane lumit Devoll ne vazhdim te kodrave te Dumrese ne drejtim te Beratit qe quhet La”pardha dhe nje tjetre po La’’pardha prane Vlores.

Ka te dhena edhe per disa qendra te fortifikuara ne antikitet, sidomos ne luftrat me romaket, si Corragumi dhe Geriniumi etj. A jane identifikuar dhe a njihet deri me sot historia e tyre?…

Fortesen Corragum (Corra do te thote vend, toka, shtrese e zeze ne shqipen e vjeter) ne taulanti e gjejme te shkruar nga Tit Livi ne kohen e fillimit te luftes ilire me legjionet romake te Sulspicit (200 vjet para krishtit). Po keshtu kete emer Polibi na e jep ne formen Cerax kurse Pahlimiri ne mesjete e permend prane lumit Devoll qe kalonte jo larg kalase te quajtur Cernikut (sllavish e zeze) qe korespondon me emrat e dy fshatrave qe jane prane njeri tjetrit. Me fshatin Qerret ku fragmente objektesh antike jane te pranishme si dhe vet emri qe vjen nga sllavishtja( ciorna, cerna e zeze) si dhe fshati Karbunare qe eshte emer latine po me te njejtin kuptim (vend, toke, shtres e zeze) ku dallohen akoma dhe sot rrenojat e forteses mbi malin e Stan Karbunares.
Fortesa e Geriniumit, Keriniumit ose Maziniumit (kete emer e trajton dhe profesor Cabej si emer shqip me kuptimin kerr, mes, mez, kal i ri) qe permendet bashke me Corragumin dhe Chrisandrin, Antipatreo dhe Orgesi nga Tit Livi dhe Ptolemeu. Ajo tashme sipas studimit tone eshte lokalizuar prane fshatit Dushk te vjeter dhe ruan emrin ne trajten sllave Konjat qe do te thote Kuaj. Sepse ketu ishte dhe stacion rrugor per nderrimin e kuajve ne degen jugore te vijes Egnatia, ashtu sic ishte dhe stacioni tjeter po ne kete rruge me emrin Mazhaj prane Semanit kur ky delte ne fushe prane Eskajt. Keshtu ishte krijuar edhe Kavaja (stacion per nderrimin e kuajve) ne kohet romake. Fortesa Gerinium ndodhej ne lartesine me te madhe ne skaj te lugines dhe sot quhet mali i Kulles. Mendojme se nga emri i perroit qe kalonte prane Geriniumit sipas tradites tashme te vertetuar te te pareve tane kete emer ne formen Genius ka mbajtur dhe Shkumbini ne antikitet.
Orgesium qender e fortifikuar qe permendet ne antikitet, eshte identifikuar sot prane renojave ne kodrat e Patosit, ne Margellic.

Po Arnisa, qe Ptolimeu na e sjell si qytet te Taulanteve, mund te na thoni ku gjendet, sipas jush?

Sipas te dhenave me kordinata te sakta qe na i jep vetem Ptolemeu ne jug te Durresit, ne te majte te rrjedhjes se Shkumbinit, ky qytet ndodhej prane kodrave te Divjakes ne anan lindore. Une me teper dhe me argumenta mendoj se ka qene ne Spolate ku mjaft rrenoja objektesh jane te pranishme edhe sot per rreth tij. Ky emer ne gjuhen helene do te thote Spolate-Ispolate-ish Qytet dhe jo larg kishte skelen e varkave(gjemive) qe sot e gjejme me emrin Kemishtaj-Gjemishtaj dhe kujtimin e emrit te qytetit ne formen sllave e mban fshati Gradishte aty prane Spolates.

Ptolemeu permend dhe nje qytet ne zonen (distriktin) Eordeti qe mbante emrin Daulia. Mund te na thoni, ku shtrihet sipas jush ?

Eorditi, Eordei eshte zone ne jug te Partheve shkruan Ptolemeu ku permend tre qytete si Skampa, Debona dhe Daulia. Eorditi (erth dita, nga vjen drita) eshte emri i perendeshes ilire te Drites ashtu sic ishte Apolloni dhe Aferdita tek te gjithe pellazget dhe helenet e mevonshem. Ne kete zone ilire ka mjaft emertime te lashta pagane por edhe kristiane qe lidhen me respektimin e kultit te Diellit dhe Drites.
Distrikti Eordeti perfshinte zonen Elbasan, Sulove, Dumre dhe Myzeqe ne kohet e vjetra dhe kishte tre qendra te medha te degjuara, Skambin qe mendohet prane qytetit te Elbasanit.
Qendra Debona eshte sinonim i Parthes, Bardhes ne ilirisht, Galarit ne helenisht, Albapolis ne latinisht dhe Belesh ne sllavisht. Keshtu emrat Partha, Bantia, Pastusi, Galari, Opidium Parthum, Debona, Albapolis, Belesh jane i njejti emer ne gjuhe te ndryshme dhe qe ka te beje me emrin e qendres se fisit Parthin rrenojat e te cilit ndodhen prane kodrave te Dumres ne Gradishte te Belshit.
Qendra e permendur me emrin Daulia ndodhet me poshte ne Myzeqene perendimore. Qyteti i Daulia qe e gjejme edhe me emertime te tjera vertetohet qarte prane grykes se Apsusit ne dalje te Babunjes se Lushnjes. Kete emer e mban sot fshati Daullas prane Vanarit te Libofshes ku ne pronat e families se Xhavit Jashar Rrushos midis Babunjes e Vanarit tek varrezat e vjetra te muhamedanve gjenden objekte te antikitetit si dhe guret e limanit e te forteses se Diavoles, Daulia. Po ketu gjendet emri i lumit Devoll ne formen Gogolas qe eshte i njejte ne kuptim me emrin Diall ne shqip, ne latinisht Diavolo, ne sllavisht Barbull si dhe tempulli pagan i Devollit ne formen popullore kristiane Shen Diela dhe Shenbarbulla ose Shenbarba. Edhe sot ndodhen aty prane keta tempuj ashtu sic ndodhen si ne simetri edhe ne Gryken e ngjashme prane Kucit ne Fiershegan.

Autoret antik shkruajne se ne kete rajon ndodheshin edhe disa qytete me te vegjel si : Chrisandio e Oineon, qe gjenden edhe me emra te tjere si Ineon, Ilio, Burgulum. Cili eshte komenti juaj ?

Ne mendojme duke u nisur nga ato pak dekumenta qe gjejme si dhe nga gjurmet e shumta te objekteve antike ne zonen kur Devolli del ne fushe te hapur prane Fiersheganit se qyteza e vjeter Bargulum eshte qyteza e Devollit. Kete e gjejme ne disa harta te vjetra ne zonen e Dumrese ne kufi me Deseratet qe ishin me ne jug dhe me emrin e sotem Barbullinje ku ndodhet dhe tempulli pagan SheneBarbulla. Ky emer Barbull vjen nga sllavishtja qe do te thote shqip Diall ashtu si latinisht quhet Diavolo.
Kurse qyteti Chrisandio eshte i njejte ne kuptim me emrat Ilion, Ineon ose Oineon qe ka kuptimin greqisht Chrisandio-Diell i arte, mbase dhe diall i arte. Ky emer Ilion ishte per banoret taulante perendia e Diellit ashtu sic ishte Apolloni per greket e vjeter. Gjurmet e tij i gjejme ne fshatin Cukas ku dhe sot sipas tradites kristiane nderohet tempulli i vjeter i ShenIlis dhe jo larg ndodhet fshati Eskaj qe ne gjuhen turke ka kuptimin qender e vjeter.

Ka shume te dhena te vjetra dhe per qytetin e lashte e te fortifikuar te Musionit. Do te ishte me interes te dihej ne se ka lidhje ky emer me ate te Myzeqese?

Ky qytet ka lidhje edhe si emer edhe si vendodhje ne Myzeqe. Te gjitha te dhenat tregojne se kemi te bejme me keshtjellen e rrenuar te Babunjes se vjeter prane lumit Devoll qe kalonte dikur aty. Kjo fortese eshte e kohes se rinderimeve qe beri Justinjani per te mbrojtur gryken e kalimit te Apsusit nga fiset barbare qe po shkaterronin perandorine. Musioni eshte ndertuar pasi ishte shkaterruar qyteti i rendesishem me liman Daulia aty prane. Emri Musion kuptohet eshte latin po me ate kuptim qe ka edhe nga neolatinet e ballkanit kryesisht arumunet emri Muzaq, Myzak ne shqip si toke, dhe i zi dhe turqisht Karatoprak. Eshte me te njejtin etimologji si me emrin e fushes Myzeqe dhe me emrat Savre, Qerret, Cerme, Misje, Mysje, Mursi. Gjuhtaret mund te japin edhe argumenta me te plota ne mbeshtetjte te kesaj teze. Ne kujtim te emrit te vjeter sic eshte nje tradite tashme e njohur e te parve tane, emrin e gjejme te vendosur nga te shperngulurit, kuptohet te deformuar ne emrin e fshatit Mucias prane detit ne Karavasta ku gjurme te vjetra nuk mungojne.

Dokumenta te hereshme nga Mesjeta, bejne fjale edhe per nje skele te rendesishme e njohur si “Pirgu i Karavastas” ose me emer tjeter “Pirgu Diavolo” etj. Sipas jush ku lokalizohet sot kjo skele e dikureshme?

Ajo vertet ishte jo vetem nje skele e rendesishme lumore per Myzeqene dhe zonen perrreth por edhe qyteze e ndertuar nga feudalet vendas. Ajo kaloi ne pronesi me krushqi por edhe me grindje midis mjaft zoteruesve feudale qe nga Matarenget me emer ne ato kohra kur e ngriten dhe Muzaket qe e fortifikuan duke ndertuar dhe nje kulle, pirg mbrojtje. Me vone e muaren here latinet here sllavet si dhe Topiasit e Balshajt feudale me autoritet ne ato kohera. Ajo sherbente per te kryer tregti me mjaft vende te Mesdheut si me Dubrovnikun, Raguzen, Venedikun, Ulqinin e tjere.
Te ardhurat nga kjo skele ishin te larta duke e krahasuar me Vloren, Himaren e ndonje liman tjeter, por turqit ja nderruan emrin dhe ja vune Asturkas qe do te thote shqip i pari i turqis(kjo sepse nxirte mjaft te ardhura dhe u be prone shteterore). Gjurmet e tij i gjejme prane fshatit Asturkas ku dallohen mjaft themele te objekteve te vjetra si dhe shtate kishat e vjetra te asaj kohe qe i shpetuan permbytjes nga vershimi i lumit te Semanit kur ai nderroi shtrat aty nga viti 1804-5. Ajo ka funksionuar deri ne mes te shekullit te XIX-te. Toponomia e larmishme ne kete vend ruan kujtesen nga ato kohe kur skela lulezonte.

Ne Mesjeten e hereshme permendej edhe skela e Spinarices, e cila me sa di, shtrihej ne rrjedhjen e poshtme te lumit Vjose. Si mendoni ju, a ka nje percaktim apo nje shtrirje te lokalizuar sot ajo?

Historianet tane deri tani njohin vetem emrin por mendoj se ne i kemi gjetur gjurmet e saj qe ndodhen ne perendim te fshatit Grykas ne Topoje te Fierit. Dikur ne kohet antike Vjosa dihet qe kalonte prane Apollonise ku kishte qyteti portin e vet te anijeve dhe derdhej ne perendim, ne te djathte te Apollonise gati aty ku derdhet sot lumi i Semanit dhe ketu kishte nje liman ku dhe ndertoheshin anijet. Kete liman e kane shfrytezuar edhe maqedonasit per ndertim anijesh luftarake per te pushtuar Apollonine, ne disa dekumenta quhet edhe Gliqolimani (limani i ujrave te embla).
Ne kohen e administrimit Venecian te zones perrreth ujrat e Gjanices dhe perrenjve te zones Rroskovec-Patos bashkoheshin edhe me Vjosen ne rrjedhen e poshtme e beheshin te lundrushem deri ne Mbyet ku e gjejme edhe sot emrin Portez. Ky ishte lumi i Apollonise sipas Dekumentit 114 i vitit 1570 relacion anonim mbi Shqipėrinė …ėshtė njė degė e njė kėnete ose tė themi e njė liqeni nga i cili lind lumi i Apollonisė, strehim dhe liman i fustave tė piratėve dhe nė grykėn e kėsaj Apollonie ka zakonisht ujė tre kėmbė e gjysmė gjer nė katėr....
Po per kete vij uji ne kemi hedhur hipotezen se jane gjetur edhe gjurmet e keshtjelles se Mylit prane fshatit Daullas te Fierit, emrin e keshtjelles e mban fshati Hamyl i sotem aty prane. Por kjo eshte vetem hipoteze e asgje me teper se ka edhe mjaft mosperputhje te llogjikshme ne arsyetim.
Emri Spinarica vjen nga latinishtja qe do te thote rryme uji dhe kjo vije i plotesonte kushtet per tu quajtur Spinarica.
Kemi edhe nje mendim qe emri Sfinarica qe na del ne ndonje dekument mesjetar si malet dhe grykat e Sfinarices nuk eshte i njejte me Spinaricen. Ky emer mund te kete ardhur nga keshtjella veneciane e Cfirit prane Mallakastres se Bute qe e kishte kete port per lidhje me Mesdheun ne mesjeten e hershme.

Lexuesit do ti interesonte te dije, perse nje nga fushat me te medha ne Shqiperi mbane emrin Myzeqe. Cfare tregojne studimet tuaja dhe gojedhenat e popullit?

Ka shume gojdhena dhe hipoteza per marjen e emrit te fushes se Myzeqese. Te gjitha kane nje emerues te perbashket qe ketu nuk eshte rasti ti trajtoj te gjitha. Ne kohet e vjetra njihet si Fusha Ilirike, Fusha Plake, Ultesira bregdetare.
Teritori para Apollonise njihet si fusha e Gylakut dhe emri vjen nga emri i princit taulant Gylak qe do te thote nga helenishtja e vjeter Bardhyl dhe jo ashtu sic mendojne disa studjues se emri eshte i ndonje prijsi grek qe pushtoi me 200 kolone zonen dhe filloi ndertimin e Apollonise.
Ne mesjeten e hershme njihet me emrat fusha e Karbunares, Qerretit, Savres ose Torronishtes ( Torro i thone kalase, pra ishte fusha e kalase, keshtjelles se Karbunares). Ne Myzeqene e Poshtme quhej Tomonishte ne kuptimin fushe nen nivelin e detit. Ne disa raste si fusha Perendimore por nuk duhet te harrojme se perendimit ne gjuhen latine i thone edhe Muzg. Kuptohet se si muzg edhe perendim kane te njejtin kuptim nga etimologjia pra kemi te bejme me fenomenin erresire.
Ultesira jone Perendimore shtrihet ne veri deri ne Lezhe ku Misie, Misje quhej ne mesjete fusha para Kurbinit e Krujes, ne Kavaje kemi fushen e Qerretit po keshtu ne mesjete e gjejme me emrin Fusha e Cermes ne zonen e Shkumbinit kur ai del ne fushe, me vone me emrin italian Fusha e Savres, Saraves perpara Lushnjes, pastaj fusha e Muzakies, Myzeqese nga gjuha neolatine arumune dhe ne kohen e turqise krahas ketyre emrave quhet Karatoprak me te njejtin kuptim ne turqisht si dhe ne gjuhen shqipe Dheu i zi.
Ketu ka vend per te pare edhe etimologjine e emrit latin te fushes Saura, Savre, Sarave qe na sjell edhe Barleti ku u bene luftimet e para te shqiptarve me turqit me 1385, si dhe te emrit shqip Kerutje, Kruatje, Krutje ku mendoj se kane te njejtin kuptim me cka trajtuam me larte me etimologji nga emri vend, toke, dhe, balte e zeze sipas tradites popullore edhe ne kohrat tona. Keshtu mund te flasim edhe per fushen e Mursise ne Sarande qe ka te njejten etimologji. Keto i kemi trajtuar me gjere ne nje studim ne kapitull me vete.
Emrat qe njohim si Corragum, Cerax, Cernik, Xhernic, Karbunare, Qerret, Cerme, Krutje, Saura, Savra, Sarava, Myzeqe, Musion, Mysie, Misje, Mursi, Karatoprak jane emra qe kane etimologji te njejte ne kuptimin Toke e zeze, Shtres e zeze, Dheu i zi ne gjuhe te ndryshe si ilirisht, latinisht, sllavisht, italisht, vllahisht dhe turqisht. Por me mire per kete etimologji te emrit ne gjuhe te ndryshme mund te flasin gjuhetaret tane te kualifikuar.
Emri mesjetar Myzeqe i fushes del ne kohen e luftrave te shtetit te Vllahise se madhe, Serbise se madhe dhe perandoris bizantine qe u shtrine dhe lane gjurme edhe ne trevat tona. Ne gjuhen neolatine (arumune) dheut te zi i thone Mzak, Muzak, Myzak keshtu duke e trajtuar ne kete menyre kete emer e gjejme ne shqip-Dheu i zi, ne sllavisht-Cerme, ne turqisht-Karatoprak dhe ne gjuhen arumune Myzak, ne gjuhen popullore latine Sarava, Savra, Sera, e Zeza pra ne te gjithe keto gjuhe kuptohet se eshte fjala per dheun e zi, token e zeze te fushes madhe shqiptare.

Fusha e Myzeqese dhe kodrat e Dumrese ndodhen prane njera tjetres. Si ka qene historikisht lidhja e banoreve te ketyre zonave?.... Cfare karakteristika kane patur, sipas studimit tuaj, popullsia e zonave Myzeqe-Dumre?

Dekumentat tregojne se historia nė kėto zona tė begatė tė Shqipėrisė ka ecur pėrherė nė njė hap me banorėt etnikė te saj. Asnjėherė ajo nuk e ka ndjerė veten tė tradhėtuar prej tyre. Edhe pse te detyruar nga mjaft faktore politik dhe ekonomik ne mesjete prej ketej u larguan shume arber per ne teritoret e Greqise qendrore ku dhe sot njihen me emrin arvanitas. Ata dhe banoret e ketyre zonave edhe sot ruajne ne menyre te plote po ato tipare dhe karakteristika te perbashketa te te pareve te tyre taulante,(parthin, galan, alban, bielash, bardhor) jo vetem fizike qe jane ashtu sic i pershkruajne autoret e vjeter trup plote, lekur bardhe, leshra te bardha dhe syte bardhe, sy larush e jete gjate. Por dhe vetite psikologjike teper humane e fisnike me aftesite te larta intelektuale (lexoni per kete autoret e vjeter, apo ata mesjetar, Anonimin e Gorkes te mesjetes se hershme per keta banore) qe mjaft studjues serioz te shkencave shoqerore i kane vene ne dukje dhe se ky popull i tregon edhe sot me modesti nderuse qyteterimi.

Ju po beni shume trajtime origjinale, qe jane me interes. Argumenta si keto i kane munguar deri me sot publikut te gjere. Si mendoni, mos do te keni edhe kundershtare e natyrisht edhe kritika ?

Mendojme se per te mire te studimit eshte e nevojshme nje oponence e ndershme nga studjues serioz por mos te harrojme se kjo eshte nje interviste e thjeshte qe kap nje hapsire te caktuar dhe se ka dhe trajtesa qe une nuk i kam trajtuar ketu. Te thuash i pari te verteten, duhet te kesh dije por dhe dekumenta reale te pakundershtueshme e kjo kerkon ne radhe te pare njohje pastaj lypset fisnikeri dhe guxim qytetar per ta shpallur. Por mos te harrojme se ne mjaft raste ne mediat tona tek mjaft shkrues dhe frymezues te tyre sundon hipokrizia dhe arroganca e injorances pa llogaritur edhe arsye te tjera te interesave te erreta te sherbimeve ndaj fqinjeve te interesuar.
Studimin tone mbi atropologjine e banorve te kesaj zone dhe onomastiken e emrave te vjeter shqip (jane mbi 700 emra) dhe ne gjuhe te ndryshme sic i gjejme ne emrat e qendrave te banuara, qytet, fshat, katund, fusha, kodra, lumenj e perrenj, gryka, cuka, caire dhe mera, objekte kulti na kane dhene pervoj e na kane ndihmuar qe te ndertojme me mire e me drejte disa rruge njohje e studimi per te nxjere konkluzione pergjithsuse.
Historian dhe gjuhtare te specializuar mund te japin nje ndihmese edhe me te mire ne kete drejtim persa parashtrova. Ne nuk bejme Kolombin ne keto trajtime historike te munguara dhe historia e vezes nuk ka pse te perseritet.

Historianet, mos nuk i kane pare me objektivitet mjafte argumenta qe ju sollet ?. Po gjuhetaret kane kontribuar ne nje fare mase per zbardhjen e ketyre mistereve deri me sot?

Mjaft historiane nuk i kane pare me objektivitet mjaft nga keto fakte po keshtu edhe gjuhtaret tane pak kane kontribuar per zbardhjen e ketyre enigmave. Emrat e vjeter ilire qe jane dekumentuar si te tille ne shume raste tregojne se iliret flisnin gjuhe me mjaft dialekte te ndryshme dhe eshte kjo nje arsye qe edhe vende te tjera te ballkanit e me larg pretendojne mbi lidhjet dhe vazhdimsine e ruajtjes antropologjike e gjuhsore te qenies se tyre ilire. Nuk dihet akoma etimologjia e mjaft emrave tane tradicionale kombtare si ilire, alban, arber, shqiptar, geg, tosk emrat e krahinave, maleve, fushave, lumenjve, qyteteve, fshatrave e katundeve.
Antroponimia dhe onomastika ne pergjithsi iliro-shqiptare mbetet njė fushė me rėndėsi pėr studimin e gjuhės shqipe dhe vazhdimėsinė e saj nga ilirishtja, me ndikim dhe nė historiografi. Per rėndėsinė qė kane ato per historine kombetare, mendojmė se mbetet shumė pėr tu bėrė nė kėtė lėmė. Ka argumente te shumta per vazhdimsine antropologjike dhe gjuhesore te ilireve me te shqiptarve ne trojet e sotme, por kjo nuk do te thote qe patjeter edhe gjithe shqiptaret e sotem jane pasardhes te ilirve.
Do tė ishte njė ndihmesė e madhe pėr studiuesit, botimi i tė gjithė emrave te vjeter qė do tė pėrbėnte njė lėndė bazė dhe me vlerė, pėr studimet gjuhesore dhe daljen e saj nga disa korniza tė ngushta e gjykimesh sipėrfaqėsore qė pėrsėriten vazhdimisht ne botime te shumta brenda dhe jasht vendit.

Cfare ju ka shtyre me tej ne studimin per zbardhjen e misterit te vjeter Alban

Kerkesat dhe Arsyet jane te shumta per cdo studjues e qytetar por mendoj se per te gjithe shqiptaret duhet ndertimi i nje memoriali me te plote, me dinjitoz, te arsyeshem e te argumentuar te krenarise kombtare te merituar qe fatkeqsisht na eshte dhene deri me sot i fragmentarizuar.
Gjetja e rrenjve te fisit qe i dhane emer popullit e vendit tone ne bote neper shekuj ne rrugen e veshtire te historis ballkanike dhe zhbirimi i kujdeshem neper misteret e shumta, hulumtimi neper mjergullen e terin historik qe mbulon vendin tone eshte nje baze e nevojshme, eshte themel i krenarise kombetare.
Studimi alban ka te beje me etnogjenezen e popullit tone, i vazhdimsise dhe autoktonise se tij, i formimit te territorit te tij historic, te gjuhes dhe te kultures se tij. Me kete jane te lidhur edhe probleme te njejta te popujve te tjere fqinje ballkanike qe rrojne tok prej shekujsh ne lidhje te vazhdushme mardheniesh ekonomike e kulturore, gjuhsore e politike.
Dhe Albanet fisi i vogel midis taulanteve, ne nje hapsire dhe pozicion strategjik prane Apsusit antik, ku qyteterimi helen rrezatonte ndjeshem ne zonen bregdetare dhe rruget antike qe e pershkonin cuan dhe konturuan shtetin dhe shoqerine e zhvilluar te atyre kohrave. Fitimtare ne mjaft luftra me fqinjet dhe te nje qendrese teper heroike per mbi 300 vjecare ndeshjesh e kryengritje te pa nderprera me legjionet romake sipas gjithe kronikave te vjetra. Dhe jane keto arsyet qe ata fituan pavdekshmerine dhe vazhdimsine e ndergjegjes se nderuar mes fiseve luftarake ilire.
Zbardhja e gjitha ketyre mistereve dhe enigmave qe jane sa per arsyet e nivelit te zhvillimit shoqeror te atyre kohrave aq dhe veprimeve politike e ushtarake qe impononin armiqve per rreth por edhe me teper te te parve tane misterioz te gjithanshem ne fushen e dekumentimit shkrimor.
Ndertimi i nje memoriali me te plote, me dinjitoz, te arsyeshem e te argumentuar te krenarise kombtare te merituar qe fatkeqsisht na eshte dhene deri me sot i fragmentarizuar. Studimi alban ka te beje me etnogjenezen e popullit tone, i vazhdimsise dhe autoktonise se tij, i formimit te territorit te tij historik, te gjuhes dhe te kultures se tij. Gjetja e rrenjve te fisit qe i dhane emer popullit e vendit tone ne bote neper shekuj ne rrugen e veshtire te historis ballkanike dhe zhbirimi i kujdeshem neper misteret e shumta, hulumtimi neper mjergullen e terin historik qe mbulon vendin tone eshte nje baze e nevojshme, eshte themel i krenarise kombetare.

Disa foto qe mund tju sherbejne per intervisten me veprimtarin dhe studjuesin Mihal Ll. Jano
1- Foto numer nje, Koke antike ilire prane renojave te Daullasit(Daulia antike) ne Vanar te Libofshes.
Eshte mbreti plak ilir Bardhyl apo nje portret perfaqsim i lumit te Djallit, Diavolos, Barbullit, Gogolasit, Semanit ne kohrat antike.
2- Foto numer dy Manastiri Shenjte i Ardenices ne Myzeqe.
3- Foto numer tre Llaqi Jano duke ndjekur gjurmet e renojave te skeles Spinarices prane fshatit Grykas me gjurmuesin e njohur popullor te zones Gaqi Ferro
4-Foto numer kater Llaqi Jano prane rrenojave te skeles Pirgut te Karavastase.
5- Foto numer pese, Mihal Jano dhe nje grup intelektualesh, aktiviste ne emigracion.
6- Foto numer gjashte, prane rrenojave te nje tempulli te vjeter ne zonen e Myzeqese se Poshtme
7- Foto numer shtate, Mihal Jano me studjuesin arvanitas te ndjerin Aristir Kole dhe shoket Hasan Hoxha, Haki Ternova e tjere ne Athine.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Interviste me studjuesin Mihal LLaqi Jano per disa trajtime historike shqiptare,mare nga Doktori i Shkencave Jorgji Muzaka
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shiptaret Ne Itali, Perceptimi Shoqeror Kundrejt Shqiptareve!
» Ne Karbunare, atje ku nuk ka mbetur me asgje nga kujtimi i bandave famekeqe
» 3)-Albanet, etimologjia e ketij emri historike
» 5)-Albanet, etimologjia e ketij emri historike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Historia shqiptare-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions