LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Apolonia, KE jep 1.1 milionė dollarė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 46
Location : Athine.

Apolonia, KE jep 1.1 milionė dollarė Empty
MesazhTitulli: Apolonia, KE jep 1.1 milionė dollarė   Apolonia, KE jep 1.1 milionė dollarė Icon_minitimeWed Jun 10, 2009 11:02 am

Apolonia, KE jep 1.1 milionė dollarė
» Dėrguar mė: 09/06/2009 - 11:13



Irma Hoxha

Apolonia, KE jep 1.1 milionė dollarė 3696996-Apollonia_monument_of_the_Agonothetes-Fier


FIER Parku Arkeologjik i Apolonisė, nė Fier pėrfiton fondin mė tė madh ndėr vite. Kėshilli i Europės i ka thėnė OK-in njė projekti tė hartuar nga drejtuesit e kėtij parku, ndėrsa do tė investojė njė shumė prej 1.1 milionė dollarėsh pėr restaurimin e godinės sė muzeut. Lajmi bėhet publik nga drejtori i Parkut Arkeologjik tė Apolonisė, Marin Haxhimihali. "Muzeu i Parkut Arkeologjik tė Apolonisė ėshtė tej mase i amortizuar. Prej vitesh nuk ėshtė ndėrhyrė pėr restaurimin e tij, dhe kjo pėr shkak tė mungesės sė fondeve. Pėr pasojė, dhjetėra objekte qė janė nxjerrė prej vitesh nga nėntoka e kėtij qyteti antik rrezikojnė shkatėrrimin nga lagėshtira e madhe tė zonės", - thotė Haxhimihali. Ndėrkohė, ai deklaron se kėto probleme tashmė do tė marrin fund, pasi KE-ja ka dhėnė fond tė mjaftueshėm pėr restaurimin e veprave tė artit. "Me investimin qė pritet tė bėhet, Kėshilli i Europės krijon mundėsinė pėr ruajtjen e kėsaj pasurie si dhe tė siteve arkeologjike", - shprehet numri njė i Parkut Arkeologjik tė Fierit. Mėsohet se akordimi i fondit, qė kap vlerėn e 1.1 milionė dollarėve, u bė pas verifikimit nga afėr tė situatės dhe gjendjes sė krijuar nė parkun nė fjalė. Sipas Marin Haxhimihalit, dy ekspertė tė fushės sė arkeologjisė nga Bullgaria dhe Belgjika konstatuan nevojėn pėr ndėrhyrje emergjente me investime. Bazuar nė relacionin e pėrpiluar tė dy specialistėve dhe projektit tė hartuar nga drejtori Haxhimihali, KE-ja dha shumėn mė tė madhe ndėr vite pėr Parkun Arkeologjik tė Apolonisė. Ky park konsiderohet si njė nga qendrat mė tė rėndėsishme arkeologjike tė Shqipėrisė. Kjo, pėr faktin se nė kėtė vend gjenden gjurmėt e para tė zhvillimit urban nė Iliri. Qyteti antik i Apolonisė ėshtė themeluar nė shekullin e gjashtė para Krishtit dhe vizitohet nga mijėra turistė tė huaj ēdo vit. Gjithashtu, Apolonia numėron vizitorė tė shumtė nga rrethe tė ndryshme tė vendit tonė.

Mare nga gazeta Shqiptare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
 
Apolonia, KE jep 1.1 milionė dollarė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Apolonia dhe Bylis minimizojne shanset !
» Seksi gjate javes vlen sa 50 mije dollare ne vit!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Viset shqipetare-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions