LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Studimet shkencore mė tė kėqija

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 46
Location : Athine.

Studimet shkencore mė tė kėqija Empty
MesazhTitulli: Studimet shkencore mė tė kėqija   Studimet shkencore mė tė kėqija Icon_minitimeSat May 23, 2009 1:01 pm

Arritjet e shkencės u detyrohen edhe studiuesve qė bėjnė punė "tė shpifura", tė mėrzitshme dhe tė ngatėrruara...

Ekzaminim i minjve gri pėr tė studiuar mbrojtėsit e trupit

Pėr disa studiues, puna me minj nė laborator ėshtė shumė e vėshtirė edhe pse ata janė mėsuar. Por profesorit William Parker, nga universiteti "Duke" i Durhamit (SHBA) i duhet tė ekzaminojė minjtė e rrugės. Kėto tė fundit i nevojiteshin pėr studimet mbi higjienėn dhe sistemin imunitar, kėshtu qė vendosi tė krahasonte tė pėrbashkėtat dhe tė veēantat e minjve sterilė tė laboratorit dhe atyre tė rrugės.

Minjtė e rrugės

Ai konfirmoi se minjtė e rrugės kanė antitrupa tė gatshėm pėr tė vepruar kundėr mikrobeve, por jo kundėr ngacmuesve tė vegjėl, si ato tė minjve tė laboratorit. Kėshtu u konfirmua njė teori: qė alergjitė, ose shqetėsimet autoimune te qeniet njerėzore janė mė tė pėrhapura tek ata qė jetojnė nė ambiente higjienike: mbrojtėsit qė nuk janė ekspozuar shumė ndaj mikrobeve reagojnė nė mėnyrė tė tėrbuar. Parker ėshtė njė prej shumė studiuesve qė merren me "punė tė shpifura", tė mėrzitshme dhe tė rrezikshme.

Njė studim i paguar me gjak

Pėr tė kapur insektet e tij, Mark Siddall nuk ka nevojė pėr karrem, madje ai vetė ėshtė karremi. Siddall, njė prej kuratorėve tė Muzeut Historisė sė Nju Jorkut, studion shushunjat. Pėr t‘i kapur ėshtė mėsuar tė zvarritet nė gjunjė nėpėr moēale ose tė ecė nėpėr pyje me qėllim qė shushunjat, tė cilat qarkullojnė nėpėr kėto ambiente tė kapen pas trupit tė tij. Sė bashku me bashkėpunėtorėt, ai shkoi nga Tajlanda nė Argjentinė e Australi. Nė Madagaskar, gjatė stinės sė shirave "mund tė gjesh qindra e mijėra shushunja tė ngulura mbi turpin tėnd, vetėm me njė tė dalė", thotė Siddall. Por a ėshtė vėrtet e nevojshme. "Mund t‘i gjesh kudo, nėn gurė, nėn bakėr etj., por mė e mira ėshtė qė t‘i lėsh tė vijnė vetė te ti".

Zhvillimi

Siddall mund t‘i studionte kėshtu speciet e ndryshme, pėrfshi edhe ato qė ushqehen nė zorrėn e trashė tė hipopotamėve. Ai krijoi njė histori evolutive, duke i ekzaminuar ato qė kur ishin krimba ujorė derisa bėheshin shushunja.

Tė mbyllur pėr tė stimuluar udhėtimin vajtje-ardhje nė mars

Imagjinoni sikur jeni mbyllur nė njė dhomė me disa kolegė qė nuk mund t‘i duroni? Mė e keqja qė mund t‘iu ndodhė ėshtė tė jetoni 520 ditė 24 orė nė 20 me pesė persona tė tjerė nė njė anije kozmike. Ju do tė thoni: fundja ē‘tė keqe ka, jemi nė hapėsirė... Jemi nė Moskė ku po riparohet njė anije kozmike false, nė institutin pėr problemet bio-mjekėsore.

Testi

Ėshtė projekti "Mars500" qė sė shpejti do tė kryejė njė udhėtim drejt Marsit: 4 astronautė rusė dhe 2 tė "Esa"-sė po zhvillojnė eksperimentin e parė prej 105 ditėsh, duke vijuar mė pas me 520-ditėshin. Pasi tė kenė arritur nė mars (udhėtim i cili do tė zgjasė njė muaj), tre astronautėt mund tė dalin nė anije pėr tė eksploruar ambientin fals tė marsit dhe mė pas do tė kthehen. Kozmonautėt do tė stėrviten nė njė hapėsirė prej 192 metra katrorė ku gjithēka do tė vėzhgohet nga 18 telekamera. Qėllimi i "Big Brother"-t kozmik ėshtė studimi i problemeve fiziologjike dhe psikologjike tė bashkėjetesės nė hapėsirė.

Vrojtuesit e majmunėve

Shpesh Paul Vasey shkon nė mal dhe pėr orė tė tėra pėrgjon ēiftet: sheh lidhjet e tyre, me kė shkojnė dhe pėr sa kohė dhe mėnyrėn se si u pėlqen tė bėjnė seks. Pra ėshtė njė pėrgjues? Jo: Vasey ėshtė njė profesor i nderuar i psikologjisė nė njė universitet tė Kanadasė. Pėr studimet e tij mbi seksin, i ėshtė dashur tė pėrgjojė nė fshehtėsi majmunėt japonezė, nė njė zonė jo shumė larg Kiotos. Ai zbuloi se majmunėt japonezė janė biseksuale dhe zgjedhin partnerė tė tė njėjtės gjini.

Binjakėt

Seksi i majmunėve ėshtė objekt i shumė studimeve tė tjera. Dy psikologė tė tjerė analizuan aktet e shimpanzesė femėr tė pyllit Budongo nė Ugandė dhe zbuluan se ato janė mė tė urta kur dy femra shkojnė bashkė. Duke e mbajtur tė fshehtė aktivitetin seksual, ato shmangin konkurrencėn me rivalet. Ndėrsa kur ka meshkuj pėrreth, ato janė tė papėrmbajtura. Shumė studiues kanė kaluar orė e orė tė tėra duke vėzhguar bonobotė, tė njohur pėr prirjet e tyre pėr tė bėrė dashuri dhe jo luftė. Nė fakt, seksi ėshtė njė mėnyrė pėr tė shmangur konfliktet nė grup.

Shkatėrrues i garzave tė gjakosura

Wes Sonnier bėn njė punė tė nevojshme pėr spitalet, klinikat dentare dhe laboratorėt. As nuk operon dhe as nuk bėn analiza, por "eliminon": bajame, fasha tė gjakosura, shiringa tė pėrdorura. Ėshtė themeluesi i njė firme "BioMedical Waste Solutions" (SHBA) dhe kujdeset pėr pastrimin e mbeturinave shėndetėsore, nga gjaku te materialet e ndotura. Nė firmėn e tij vijnė ēdo ditė 12 tonė mbeturina, tė ndara nė kosha tė ndryshėm sipas ligjit. Njė punėtor me tuta, doreza dhe syze mbrojtėse i fut mbeturinat nė njė sterilizues. Brenda tij temperatura arrin nė 150 gradė Celsius. Pėr 40 minuta, autoklava sterilizon shiringa, doreza laktike, enė tė mbushura me urinė dhe garza.

Studimi i skeletit

Kush viziton njė muze, sheh vetėm fazėn e fundit: fosilet. Kush merret me "tafonominė" e sheh procesin qė nga fillimi: vdekjen, varrosjen dhe transformimin. Tafonomia (nga greqishtja "tafos" varrosje) studion kėto procese studion kėto procese deri te fosilet. Pėr tė vėnė re se ēfarė i ndodh kockės nėse ekspozohet nė dritė, nevojiten shumė mė shumė studime tė para mė nga afėr.

Fosilet

Travis Rayne Pickering ėshtė njė ekspert i tafonomisė dhe paleoantropolog tė "University of Wisconsin-Madison" (SHBA). Njė nga detyrat e tij ėshtė tė studiojė fosilet pėr tė kuptuar nėse kafshėt janė vrarė nga njerėzit ose gjuetarėt e mėdhenj. Pėr kėtė arsye sė bashku me grupin e tij, ėshtė pėrpjekur tė analizojė mishin e maceve: ndonjėherė mishi ėshtė aq i dekompozuar saqė shkėputet lehtė nga kocka.

Senatorėt e specieve qė duhen shpėtuar

Kush do t‘u shpėtonte ju? Me ngrohjen globale, pėrveē shkatėrrimit tė ambienteve natyrore, shumė kafshė janė tė destinuara tė ngordhin. Njeriu mund tė shpėtojė disa prej tyre, por nė situata tė tjera nuk do tė ketė fonde dhe mundėsi pėr tė ndėrhyrė. Njė prej detyrave mė tė vėshtira pėr shkencėtarėt ėshtė zgjedhja se cilėt do tė shpėtojnė dhe cilėt jo. "Duhet tė punojmė pėr ato kafshė qė mund tė bėjmė diēka. Tė tjerėt janė tė dėnuar". Biologia thotė se do tė shpėtonte zvarranikėt e Zelandės sė Re, qė jetojnė nė disa zona tė arkipelagut.

GazetaShqipStudimet shkencore mė tė kėqija Meteori
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
erjola
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres



Numri i postimeve : 30
Join date : 04/05/2009

Studimet shkencore mė tė kėqija Empty
MesazhTitulli: studimet shkencore me te keqija   Studimet shkencore mė tė kėqija Icon_minitimeWed Jun 10, 2009 11:11 am

shkenca sot ka arritur te bej mrekullira .Por si cdo gje kshu edhe shkenca pervec te mirave qe i ofron njerezimit ben edhe keq .disa studime shkencore pershembull ven ne rrezik jo vetem nje njeri por te gjith planetin TOK .Kjo nuk do te thot se ato duan te keqen ton por atje ku mundoen te na ofro jn gjith te mirat shum her bejn disa eksperimente qe perdoret njeriu si piramatozo
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Studimet shkencore mė tė kėqija
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» studimet ne itali

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shtypi dhe politika :: Aktualitete shoqėrore-
Kėrce tek:  
Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions