LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Uidhers: Pyetjet qė mė bėri Obama pėr Shqipėrinė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

Uidhers: Pyetjet qė mė bėri Obama pėr Shqipėrinė Empty
MesazhTitulli: Uidhers: Pyetjet qė mė bėri Obama pėr Shqipėrinė   Uidhers: Pyetjet qė mė bėri Obama pėr Shqipėrinė Icon_minitimeWed Jan 21, 2009 4:04 pm

Duke treguar njė histori personale tė karrierės sė Duke treguar njė histori personale tė karrierės sė Duke treguar njė histori personale tė karrierės sė tij si diplomat, Uidhers para emėrimit tė tij nė Shqipėri, nė krye tė misionit diplomatik, ėshtė pyetur nė detaje pėr Shqipėrinė nga Barak Obama, atėherė senator i Ilinois, por dhe kryetar i Panelit tė Senatit qė jepte konfirmimin pėr emėrimin e ambasadorėve.
Duke treguar njė histori personale tė karrierės sė tij si diplomat, Uidhers para emėrimit tė tij nė Shqipėri, nė krye tė misionit diplomatik, ėshtė pyetur nė detaje pėr Shqipėrinė nga Barak Obama, atėherė senator i Ilinois, por dhe kryetar i Panelit tė Senatit qė jepte konfirmimin pėr emėrimin e ambasadorėve.

Z. ambasador, si mendoni do tė jetė dita e parė pėr Presidentin Obama?[/b]

Mendoj qė do tė jetė jashtėzakonisht emocionuese si pėr Presidentin, ashtu edhe pėr popullin e SHBA. Sapo u ktheva nga Uashingtoni dy ditė mė parė dhe atmosfera atje ėshtė absolutisht e pabesueshme. Njerėzit janė shumė tė emocionuar pėr zgjedhjen e Presidentit Obama, shumė tė emocionuar pėr rėndėsinė qė kanė kėto zgjedhje pėr historinė e vendit tonė dhe kushdo ka dėshirėn tė jetė aty. Edhe dje, kur kryheshin disa prej veprimtarive paraprake dhe koncerti, e gjithė pjesa qendrore e Uashingtonit qė quhet Moll, ishte e tejmbushur me njerėz. Kam shumė e shumė miq tė mi qė po diskutonin dhe mė thanė qė do ishin aty; nuk e dinė si do tė arrijnė aty, sepse do ketė shumė njerėz nėpėr metro e autobusė… por tė gjithė e shohin si njė pikė kthese nė histori dhe duan qė tė jenė aty. Mėnyra si do ta shprehja unė ėshtė qė pėrurimi i njė Presidenti tė SHBA ndodh njė herė nė katėr vjet; pėrurimi i kėtij Presidenti, i Presidentit tė parė afro-amerikan, ndodh njė herė nė katėrqind vjet. Kaq e veēantė ėshtė.

Emocionet e ditės sė pėrurimit do tė kalojnė. Cila mendoni do jetė sfida e parė madhore me tė cilėn do tė pėrballet Obama?

Sfida e parė do tė jetė afėrmendsh ekonomia. Mendoj qė rifunksionimi i ekonomisė, gjetja e vendeve tė punės, rindėrtimi i tė gjithė infrastrukturės sė SHBA. Kėto janė gjėra shumė tė rėndėsishme qė ai do tė duhet t'i ndėrmarrė menjėherė. Por, mendoj qė ai ka njė vizion tė madh pėr botėn dhe me kėtė mendoj qė ai do tė fillojė tė rivendosė, zhvillojė dhe pėrforcojė pozitėn e Amerikės nė botė. Ka fusha nė tė cilat amerikanėt, pėr tė qenė i sinqertė, nuk kanė popullaritetin qė kanė pasur dikur. Ka pasur tensione me aleatė tė vjetėr dhe ai do qė ta ndryshojė tė gjithė kėtė. Ai do qė tė ndėrtojė njė strukturė bazuar mbi komunikimin, diplomacinė, shkėmbimin e lirė tė ideve dhe mendoj qė nė themel tė gjithė kėsaj, nė themel tė vizionit tė tij ėshtė njė fjalė qė ne e pėrdorim shumė shpesh, por qė ėshtė absolutisht nė zemrėn e tij si President dhe si qenie njerėzore dhe kjo fjalė ėshtė demokraci. Pėr Obamėn, demokracia ėshtė ajo qė e krijoi. Nė fjalimet e tij, tė cilat janė shumė elokuente, ai ka folur se si Amerika, sipas pikėpamjes sė tij, ėshtė pikėrisht vendi pėr tė, njė person qė ka njė baba qė ka qenė student i huaj nga Afrika, njė nėnė amerikane tė bardhė, ėshtė vendi pėr mundėsi tė pakufizuara. Kjo ėshtė ajo qė po provohet sot. Pėrsėris qė duhet tė kuptoni emocionet e fuqishme qė janė ēliruar nė SHBA dhe nga kushdo. Ėshtė njė koalicion ylberi pėr nga ngjyrat. Ėshtė njė koalicion racash, fesh, gjithēkaje, njerėzish tė moshuar e tė rinj, tė bardhė e zezakė, homoseksualė ose jo, tė gjithė janė pjesė e kėtij bashkimi. Ndoshta, nėse jeni tė interesuar, njė prej simboleve mė tė pabesueshme dhe tė fuqishme qė do tė ndodhė sot ėshtė qė ky burrė do tė qėndrojė nė shkallėt e ndėrtesės sė Kongresit dhe do tė bėjė betimin pėr postin mė tė fuqishėm nė Amerikė, e ndoshta nė botė, nė shkallėt e njė ndėrtese tė ndėrtuar nga skllevėrit. Demokracia ėshtė motori i madh i ndryshimit. Demokracia ėshtė motor i mundėsive jo vetėm pėr Amerikėn, por kudo. Dhe pikėrisht pėr kėtė mendoj qė Obama ka fituar kaq popullaritet, jo vetėm pėr amerikanėt, jo vetėm krenari tė madhe pėr afro-amerikanėt si unė, por anembanė botės. Emocionet qė ky burrė ka gjeneruar anembanė botės, pėr shkak tė asaj qė ai do tė bėjė pikėrisht sot, tregon qė ka shpresė, qė ne thjesht na duhet kurajo pėr tė besuar tek shpresa. Kjo ėshtė e vėrtetė kudo, edhe kėtu nė Shqipėri.

Folėt mbi popullaritetin e Amerikės. SHBA gėzojnė popullaritet tė jashtėzakonshėm nė Shqipėri. Mendoni qė nė vitet e presidencės Obama, politikat e SHBA-sė ndaj rajonit nė pėrgjithėsi dhe Shqipėrisė nė veēanti do tė ndryshojnė?

Shpresoj qė gjėrat do tė ndryshojnė. Dhe shpresoj shumė qė ky ndryshim tė jetė pėr mirė. Keni tė drejtė, Shqipėria ėshtė njė prej vendeve ku lidhja mes popullit amerikan dhe popullit kėtu ėshtė shumė e fortė. Por, le ta bėjmė mė tė fortė, le ta bėjmė mė tė mirė; le tė nxjerrim pikėrisht ato mėsime qė Shqipėria ka marrė nga tradita e saj e pasur dhe amerikanėt tė nxjerrin mėsimet nga gjėrat qė ne amerikanėt kemi mėsuar. Mė lejoni t'ju rrėfej njė histori personale. Kur u emėrova nga Presidenti Bush pėr kėtė post, ambasador nė Shqipėri, Senati duhet tė bėjė konfirmimin. Kryetari i panelit tė senatit pėr konfirmimin tim ishte pikėrisht Barak Obama. Ishim pesė vetė qė po shqyrtoheshim, qė po pyeteshim atė ditė, dhe ngaqė respektohej radha alfabetike e vendeve, unė isha i pari. Ai bėri pyetje shumė tė mirinformuara mbi Shqipėrinė. Mė pas, pasi konfirmimi kish pėrfunduar, tradita ėshtė qė ne i afrohemi kryetarit tė komisionit dhe i shprehim mirėnjohjen pėr kohėn dhe shqyrtimin dhe kėshtu pata pak minuta pėr tė folur me Senatorin e atėhershėm, qė tani ėshtė President. Ishte shumė e qartė qė kishte dije pėr Shqipėrinė dhe rajonin. Ambasadorėt e tjerė qė po konfirmoheshin pėr tė shkuar nė Bosnje, Malin e Zi, Serbi, dhe ishte e qartė qė ai kishte dije pėr rajonin dhe mendoj qė kjo ėshtė shumė e rėndėsishme, ky lloj familjariteti bazė. Presidenti do tė ketė shumė gjėra nė mend, Rusinė, Lindjen e Mesme, Kinėn, Indinė, terrorizmin, luftėrat nė Afganistan dhe Irak, pra nuk do tė jetė nė gjendje t'i kushtojė vėmendje konstante njė ēėshtjeje tė vetme. Por, fakti qė duket se ka njė lloj dijeje mendoj ėshtė shumė i rėndėsishėm.

Cilat ishin arsyet qė e bėnė Obamėn aq popullor nė mbarė botėn? Siē e dimė miliona njerėz do ta ndjekin pėrurimin drejtpėrdrejt nė Uashington sot dhe shumė e shumė tė tjerė nė televizion.

Mendoj qė duhet tė shohim filozofinė e tij politike, qė mendoj ėshtė njė mesazh i vėrtetė frymėzimi. Ėshtė njė mesazh qė ne tė jemi nė gjendje tė ngrihemi mė lart, tė heqim tė gjitha barrat dhe tė kemi horizonte tė pamata qė nuk janė fantazi apo ėndėrr, por gjėra qė mund t'i shndėrrojmė nė realitet. Do doja t'ju lexoj citimin tim tė preferuar nga fjalėt e Obamės, fjalė qė mendoj e rrokėn kėtė energji, kėtė shpirt rinor, kėtė entuziazėm, qė karizma e tij e lejon ta shpėrndajė kudo dhe tė na infektojė tė gjithėve. Ja se ē'tha, jo shumė kohė mė parė. Po fliste pėr zgjedhjet dhe tha: "Ky ėshtė shansi ynė pėr t'iu pėrgjigjur thirrjes. Ky ėshtė ēasti ynė. Kjo ėshtė koha jonė pėr t'i kthyer njerėzit nė punė dhe pėr tė hapur dyert e mundėsive pėr fėmijėt tanė; pėr tė rivendosur begatinė dhe pėr tė ripėrtėritur kauzėn e paqes; pėr tė rifituar ėndrrėn amerikane dhe konfirmuar atė tė vėrtetė themelore qė, nga shumė ne jemi njė; pėr sa kohė marrim frymė, shpresojmė; dhe qė ku pėrballemi me cinizėm dhe dyshim dhe ata qė na thonė se nuk mundemi, tė mund tė pėrgjigjemi me atė kredo qė nuk njeh kohė qė pėrmbledh frymėn e popullit: Po, Ne Mundemi". Kėtė mendoj se na ka dhėnė tė gjithėve ne.


Gazeta: Panorama
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
Uidhers: Pyetjet qė mė bėri Obama pėr Shqipėrinė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Obama: Ndryshimi i madh mberriti
» c.far ju beri pershtypje sot ne forum..
» Zbuloni Shqiperine!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions