LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Zbuloni Shqiperine!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
JURGENI
Antar i ri
Antar i ri
JURGENI


Numri i postimeve : 17
Join date : 28/06/2008
Age : 40

Zbuloni Shqiperine! Empty
MesazhTitulli: Zbuloni Shqiperine!   Zbuloni Shqiperine! Icon_minitimeSun Dec 14, 2008 10:39 pm

Vendin ne zemer te Mesdheut dhe buze brigjeve te deteve Adriatik
dhe Jon. Ai eshte nje porte hyrese e rendesishme per ne Ballkan dhe
Europen Lindore. Akoma eshte nje vend i pandotur dhe e paprekur
nga globalizimi. Turistet qe ne impaktin e pare do te konstatojne nje
perzierje te civilizimeve dhe kulturave, qe e bejne ate nje vend
europian vertet te vecante dhe qe ka shume per te zbuluar.
I ndodhur midis Greqise, Maqedonise, Kosoves dhe Malit te Zi ne kufi
tokesor, Italise duke kaluar detin Adriatik, Shqiperia ka dete dhe
plazhe te mrekullueshme, male me bore, lumenj, liqene dhe pyje pa
fund. Po t'i shtosh ketu edhe mikpritjen shqiptare, karakteristike e
ketyre njerezve, vizitoret do te ndjehen si ne shtepine e tyre.
Historia dhe kultura shqiptare eshte mbreselenese. Butrinti, nje nga
sitet arkeologjike me te magjishme - pasuri e UNESCO-s, e vendosur
ne jug te Shqiperise, eshte shprehje e gjalle e civilizimit mesdhetar, e
epokave te njepasnjeshme ne te cilat ka kaluar dhe jetuar, duke
filluar me epoken e Bronxit dhe disa qyteterimeve si ai Grek, Romak,
Bizantin, Venecian, Otoman etj. Ai gjendet me i gjalle se kurre aty ku
ka qene, vetem nje hap larg Korfuzit.
Nuk mund ta lini pa e pare!
Shqiperia eshte vendi i shenjtores Nene Tereza, i te madhit hero te
shekullit te 15-te Gjergj Kastriot Skenderbeu dhe shume figurave te
tjera.
Por Shqiperia sot nuk ofron vetem pushime det&diell e turizem malor,
por gjithashtu nje stil jete tradicional dhe original, nje tradite te
shijuarit te nje kafeje te perditshme jashte shtepise me miq, te nje
shetitjeje ne boulevardin kryesor te qytetit, qe e bejne ate te vecante
dhe interesant.
Ejani dhe zbuloheni Shqiperine.

Tė dhėna te pėrgjithshme
Siperfaqja: 28.748 km2
Popullsia: 3.544.808 banore
Forma e Qeverisjes: Demokraci Parlamentare
Kreu i Shtetit: Presidenti, zgjidhet nga Parlamenti ēdo pese vjet
Kryeqyteti: Tirana
Monedha Kombetare: Lek
Gjuha Zyrtare: Shqipja
Peshat dhe Masat: Sistemi Nderkombetar
Elektriciteti: 220 Volt
Himni Kombetar: Himni Flamurit
Prefiksi Nderkombetar Telefonik: ++ 355
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
JURGENI
Antar i ri
Antar i ri
JURGENI


Numri i postimeve : 17
Join date : 28/06/2008
Age : 40

Zbuloni Shqiperine! Empty
MesazhTitulli: Re: Zbuloni Shqiperine!   Zbuloni Shqiperine! Icon_minitimeSun Dec 14, 2008 10:51 pm

Gjeografia
Shqiperia ndodhet ne pjesen perendimore te Gadishullit te Ballkanit
dhe ne juglindje te Evropes. Ne pjesen veriore dhe verilindore
kufizohet me Malin e Zi dhe Kosoven, ndersa ne lindje dhe jug
perkatesisht me Maqedonine dhe Greqine. Ne anen perendimore,
Shqiperia laget nga detet Adriatik dhe Jon.
Pjesen me te madhe te territorit te vendit e perbejne malet. Lartesia
mesatare arrin ne 708m. mbi nivelin e detit, dhe piken me te larte e
shenon Mali i Korabit 2.753 m. ne verilindje te Peshkopise.
Vendi pershkohet nga lumenj, te cilet burojne nga malet e larta dhe
kalojne permes grykave te thepisuar perpara se te arrijne token duke
krijuar rrugen e tyre per ne det. Shumica e lumenjve kryesore jane
shfrytezuar sidomos per gjenerimin e energjise elektrike.
Shqiperia ka perafersisht 450 km vije bregdetare duke filluar me
Adriatikun qe buron nga pjesa jugore e kufirit me Malin e Zi e deri ne
Gjirin e Vlores, aty ku fillon deti Jon. Bregdeti Jon eshte i thyer nga
shkembinj te cilet bien gjate vijes bregdetare dhe ku malet e
thepisura bien thuajse pingul gjate pjeses me te madhe te shtrirjes se
bregdetit. Pika me e larte eshte ajo e Llogarase, mbi 1000 m. lartesi.
Aktiviteti karstik dhe gerryes ka krijuar shume gjire te vogla disa prej
te cilave kane qene te banuara ne kohet e lashta.
Bregdeti Adriatik me gjiret e tij te mbrojtura mire sic jane ato te
Vlores dhe Durresit, ne zona te caktuara eshte perdorur si qender
banimi qe ne kohet e lashta. Ne keto toka te ulta, lumenjte qe rrjedhin
ne detin Adriatik, kane krijuar toka pjellore dhe buze tyre, vecanerisht
tek tokat e pasura me uje, jane shtepite e shume zogjve shtegtar dhe
shpendeve te ujit. Ne Shqiperi ka gjithashtu edhe disa liqene. Me te
rendesishmit jane: Liqeni i Shkodres 370m2, eshte liqeni me i madh
ne Ballkan. Ai bashkon kufinjte ndermjet Shqiperise dhe Malit te Zi.
Eshte relativisht i ceket dhe ushqehet nga lumenj te ndryshem si dhe
nga burime te ndryshme te cilat e bejne jeten e tij peshkore teper te
ndryshueshme. Ka shume specie te ndryshme te krapit dhe troftes ne
ujrat e tij. Mijera karabullake deti dimerojne ne kete liqen. Liqeni i
Ohrit, eshte i ndare ndermjet Shqiperise dhe Maqedonise ne pjesen
juglindore te saj. Perreth liqenit ka disa zona turistike sic eshte Lini,
Pojska, qyteti i Pogradecit, Tushemisht dhe Driloni.
Eshte liqen vecanerisht i thelle dhe ushqehet nga burime karstike
perreth buzeve te liqenit dhe ne fundin e tij. Siper tij shtrihet Liqeni i
Prespes, qe dallohet per peizazhet e tij te qeta dhe te bukura. Aty
ndodhet nje kishe eremite i vendosur ne nje ishull te vogel, ate te
Maligradit. Ne kete liqen ndodhet nje popullsi shume e rendesishme e
dalmateve dhe pelikaneve te bardhe. Liqenet e Ohrit dhe te Prespes
jane te vjeter rreth 2000 -4000 vjet. Specie unike te peshqve jane
rritur ne to, ndermjet te cileve Korani (salmo letnica) dhe belushka.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
JURGENI
Antar i ri
Antar i ri
JURGENI


Numri i postimeve : 17
Join date : 28/06/2008
Age : 40

Zbuloni Shqiperine! Empty
MesazhTitulli: Re: Zbuloni Shqiperine!   Zbuloni Shqiperine! Icon_minitimeSun Dec 14, 2008 10:53 pm

Historia
Territori i sotem i Shqiperise ka qene banuar rreth 100.000 vjet me
pare. Rreth fundit te mijevjecarit te trete, nje popullsi indo evropiane
u vendos ne keto treva. Si rezultat i perzierjes se ketyre popullsive
dhe ndikimit te aspekteve kulturore dhe gjuhesore te zones se
Ballkanit u krijua popullsia pellazge. E bazuar ne kete popullsi te
vjeter, popullsia ilire u zhvillua gjate mijevjecarit te II-te dhe I-re
Para Krishtit.
Ne vitet 30 Pas Krishit, Iliria ra nen sundimin e perandorise Romake.
Me ndarjen e Perandorise Romake ne vitin ( 395 a.d) ajo u be pjese
e Perandorise Bizantine. Gjate ketyre periudhave
per 1000 vjet me radhe, vendi ka vuajtur pushtime dhe dyndje te
ndryshme derisa ne shekullin 14 u pushtua nga perandoria
Ottomane. Perpjekjet e vazhdueshme per pavaresi arriten kulmin e
tyre ne vitin 1912 ku Shqiperia u shpall Shtet i Pavarur.
Pas 11 vitesh monarki vendi u okupua nga forcat e Musolinit ne
1939, duke shenuar keshtu fundin e saj. Ne 1943 forcat e Hitlerit
pushtuan vendin. Rezistenca kunder invazionit te huaj njihet si Lufta
Nacional Clirimtare. Partia Komuniste hyri ne pushtet ne Nentor te
vitit 1944, kur forcat armike u shpartalluan. Pas ketij viti ne Shqiperi u
vendos nje sistem totalitar nen Liderin e regjimit Enver Hoxhen.
Per rreth 50 vjet Shqiperia ka qene nje vend totalitar i izoluar, i cili e
la vendin ne nje varferi ekonomike te thelle gje qe zgjati deri ne vitet
1991. Ky regjim si rezultat i politikave te saj izoluese i shkaktoi vendit
nje prapambetje ekonomike qe erdhi si rezultat i mungeses se
lidhjeve me jashte, investimeve te huaja dhe liberalizimit ne teresi te
tregut. Pas vitit 1991 vendi u fut ne rrugen e proceseve te
rendesishme te zhvillimit te ekonomise se tregut, te cilat vazhdon
t'i ndjek me sukses. Ajo eshte perfshire ne procese te rendesishme
integruese drejt anetaresimit te saj ne BE dhe NATO.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
JURGENI
Antar i ri
Antar i ri
JURGENI


Numri i postimeve : 17
Join date : 28/06/2008
Age : 40

Zbuloni Shqiperine! Empty
MesazhTitulli: Re: Zbuloni Shqiperine!   Zbuloni Shqiperine! Icon_minitimeSun Dec 14, 2008 10:55 pm

Klima
Shqiperia ka nje klime mesdhetare, ku ne rajonet e uleta pothuajse
asnjehere nuk ben ftohte. Ne menyre te veēante bregdeti Jonian
shquhet per klime te bute, ku temperaturat mesatare gjate dimrit jane
ne vlerat 8 – 10ŗC. Ne Tirane dhe ne pjeset e tjera te qyteteve
fushore ne disa raste temperaturat mund te zbresin nen zero, por ky
fakt ndodh zakonisht gjate oreve te nates. Eshte e rralle qe akulli dhe
bora te zgjasin me teper se nje dite. Gjithsesi gjate stines se dimrit
shirat jane te zakonshem dhe ne disa raste mjaft te dendura. Ne
shumicen e vendit nje pjese e rreshjeve ndodh edhe gjate vjeshtes se
vone dhe ne prag te pranveres. Keto te fundit me perjashtim te
maleve jane mjaft te rralla gjate stines se veres.
Ne rajonet malore debora mund te bjere nga nentori ne mars dhe ne
disa zona dimri mund te jete edhe me i ashper. Qytetet malore si
Kukesi, Korēa dhe Peshkopia shquhen per kohe te ftohte gjate kesaj
periudhe te vitit.
Nga ana tjeter gjate stines se veres ne nje pjese te mire te qyteteve
kemi te bejme me nje vere te nxehte. Korriku dhe gushti jane
zakonisht muajt me te nxehte te vitit. Ne Tirane, ne disa raste
temperaturat mund te arrijne deri ne 40 grade C. Natyrisht vendi me i
mire per pushime ne vere mbetet bregdeti kur si pasoje e ererave
bregdetare temperaturat jane me te moderuara midis 25 -30 grade C.
Vende mjaft te kendshme per te pushuar ne vere jane edhe malet.
Periudha me e mire per “sightseeing” mbetet pranvera dhe vjeshta.
Gjate ketyre periudhave ngjyrat e vegjetacionit jane mjaft te bukura
dhe terheqese. Gjate mbremjeve te pranveres eshte mjaft kendshem
te shijosh nje kafe ne tarracat e hoteleve ne Tirane apo bregdet. Ne
bregdetin e jugut gjate shtatorit dhe tetorit mund te kete ngrohtesi dhe
temperature te pershtatshme per te notuar ne det.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
JURGENI
Antar i ri
Antar i ri
JURGENI


Numri i postimeve : 17
Join date : 28/06/2008
Age : 40

Zbuloni Shqiperine! Empty
MesazhTitulli: Re: Zbuloni Shqiperine!   Zbuloni Shqiperine! Icon_minitimeSun Dec 14, 2008 10:59 pm

SI MUND TE VIHET NE SHQIPERI?


Hyrja nėpėmjet rrugėve detare
Nė Shqipėri mund tė hyhet nepermjet porteve kryesore me anė tė
linjave detare qe ofrojne sherbimet e tyre si per pasagjere ashtu edhe
per mallra te tonazheve te larta. Portet kryesore jane:
Porti i Durrėsit, lidhet me portet Italiane tė Barit, Ankonės,Triestes,
Brindizit.
Numrat kontaktues tė porteve: Porti i Durresit , Tel. + 355 52 22028,
Tel/Fax. + 355 52 13115, + 355 52 24470
Porti i Vlores, siguron lidhje me portet italiane te Brindizit . Tel. +
355 33 24521/ 29418
Porti i Sarandes, siguron lidhje te perditshme me ishujt greke te
Korfuzit .Tel. + 355 732 2734
KONTAKTE AGJENSITE DETARE :
“ADRIATICA”
Adresa: “Rruga e Durresit”
Tel. + 355 4 231858
AGJENSIA TAULANTIA DURRES
Tel. + 355 52 22233 / 27333, Fax. + 355 52 22911
"QUALITY LINE”
Adresa:Lagjia 4, Rr. “Prokop Meksi” 156 Durres,
Tel & Fax. + 355 52 24571
“C/ F GRECIA”
Adresa: Lagj. 3, Rr. “Skanderbeg” nr. 12 Durres,
Tel. + 355 52 25154, Fax. + 355 52 20341
“AGOUDIMOS LINES”
Adresa: Rr.”Skanderbeg” L.3, Nr 111
Tel. + 355 52 24255/ 30383
Fax. + 355 52 24255
“KAD”
Tel. + 355 52 25154
Fax. + 355 52 20341, Durres
“DUNI”
Adresa Rr. ”Skanderbeg” Lagj. 4
Tel. + 355 52 25338/ 24900/ 20200
Fax. + 355 52 24012


Hyrja nėpėmjet rrugėve tokėsore
Nė Republikėn e Shqipėrisė, me anė tė rrugėve tokėsore mund tė
hyhet pėrmes kėtyre vendeve fqinjė:
MALI I ZI
- Nėpėrmjet pikės sė Hanit tė Hotit, qe lidh Shkodrėn me
Podgoricėn. Veprimet doganore nė kėtė pikė kryhen deri nė orėn
19.00.
- Nėpėrmjet pikės sė Murriqan, qe lidh Shkodrėn me Ulqinin.
Veprimet doganore nė kėtė pikė kryhen deri nė orėn 22.00.
- Nėpėrmjet pikės sė Vermoshit, qe lidh zonėn e Kelmendit nė
Shqipėri me Plavėn dhe Gucinė nė Malin e Zi.
Veprimet doganore nė kėtė pikė kryen deri nė orėn 22.00.
MAQEDONIA
-Nėpėrmjet pikės sė Qafė Thanės, qe lidh Pogradecin, Librazhdin,
Elbasanin me Strugėn.
Veprimet doganore nė kėtė pikė kryen deri nė orėn 22.00
-Nėpėrmjet pikės sė Tushemishtit,qe nėpėrmjet bregut jugor tė
liqenit tė Ohrit lidh Pogradecin me Shėn Naumin dhe Ohrin.
Veprimet doganore nė kėtė pikė kryen deri nė orėn 22.00
-Nėpėrmjet pikės sė Bllatės, qe lidh Peshkopinė me Dibrėn e
Madhe. Veprimet doganore nė kėtė pikė kryen deri nė orėn 22.00
-Nėpėrmjet pikės sė Goricės, qe kalon nga bregu verior i liqenit tė
Prespės sė Madhe duke lidhur kėtė zonė me Otoshevon dhe pjesėt e
tjera tė Maqedonisė.
Veprimet doganore nė kėtė pikė kryen deri nė orėn 19.00
KOSOVA
-Nėpėrmjet pikės sė Morinės, qe lidh Kukėsin me Prizrenin.
Veprimet doganore nė kėtė pikė kryen 24 ore pa ndėrprerje.
GREQIA
- Nėpėrmjet pikės sė Kapshticės, qe lidh Korēėn me Selanikun
Veprimet doganore nė kėtė pikė kryen 24 ore pa ndėrprerje.
-Nėpėrmjet pikes se Kakavijės, qe lidh Gjirokastrėn me Janinėn.
Veprimet doganore ne kete pike kryen 24 ore pa ndėrprerje.
- Nėpėrmjet pikės sė Qafė Botit, qe lidh Konispolin me Filatin.
Veprimet doganore nė kėtė pikė kryhen deri nė orėn 22.00
- Nėpėrmjet pikės sė Tre Urave, qe lidh zonėn e Pėrmetit dhe
Leskovikut me Konicėn.
Veprimet doganore nė kėtė pikė kryhen deri nė orėn 22.00
Agjencite e Udhetimeve kryejnė transport ndėrkombėtar
kryesisht per lidhjet :
Tirane - Tetove (Maqedoni) nga pika kufitare e Qafe Thanes,
Tirane - Prishtine dhe qytete te tjera te Kosoves nga pika kufitare e
Morines,
Korēe - Selanik nga pika kufitare e Kapshtices,
Tirane - Athine nga pika kufitare e Kakavijes,
Tirane - Sofie dhe Stamboll nga pika kufitare e Qafe Thanes.
Disa prej tyre jane:
“ROY –2 “
Tirane – Prishtine, Tirane – Peje. Tirane – Athine
Adresa: Bul “Zogu I “ Tirana,
Tel & Fax + 355 4 262509
"KLID BALLKAN INTERBUS"
Rr “Abdi Toptani”
Tel. + 355 4 235440,235491
Fax. +355 4 222228
Siguron lidhje me Athinen, Romen
“VJOSA TRAVEL“
Adresa: Sheshi Wilson, Tirana ,
Fax. + 355 4 253929, Cel. + 355 682022388
“JOY TRAVEL”
Rruga Sulejman Delvina Tel. Fax. + 355 4 273030,
Siguron lidhje cdo ditė me Athinėn .
Nisja bėhet pranė agjensisė
“SKENDERBEU”
Tirana – Selanik – Tirana
Adresa: Rr.” Mine Peza” P. 139
Tel & Fax. + 355 4 234629
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
JURGENI
Antar i ri
Antar i ri
JURGENI


Numri i postimeve : 17
Join date : 28/06/2008
Age : 40

Zbuloni Shqiperine! Empty
MesazhTitulli: Re: Zbuloni Shqiperine!   Zbuloni Shqiperine! Icon_minitimeSun Dec 14, 2008 11:01 pm

Hyrja nėpėrmjet ajrit
Behet nepermjet Aeroportit Nderkombetar "Nėnė Tereza” Rinas, i
cili ndodhet 25 km nė veri-perėndim tė Tiranės dhe vetem 20 minuta
larg Tiranes, kryeqytetit te Shqiperise.
Lidhja midis aeroportit “Nėnė Tereza” dhe Tiranės kryhet nėpėrmjet
shėrbimit tė taksive dhe autobuzeve ( qe nisen prane Muzeut
Kombetar ne Tirane ose nga Aeroporti drejt destinacioneve te
kerkuara ). Aeroporti eshte i pajisur me Duty Free Shop. Veprimet
doganore kryhen gjate 24 oreve pa nderprerje.
Kontakt : Aeroporti “Nėnė Tereza”
Tel: + 355 4 379 063 / 4
Lost & Found: +355 69 20 666 26
E-mail: info@tirana-airport.com
Website: www.tirana-airport.com.al
KOMPANITĖ AJRORE QĖ OPEROJNĖ NĖ SHQIPĖRI:
ALBANIAN AIRLINES
Rruga: “Dėshmoret e 4 Shkurtit”,
Tel. + 355 4 235162 / 269021
Fax. + 355 4 235138,228 461
www.albanianairlines.com.al
ADA AIR
Rr. “Durresit” Nr 11, Tel. + 355 4 233 421
Fax. + 355 4 240 888
Tel. + 355 4 256 111
www.adaair.com
BELLE AIR
Blv. Zogu i pare
Tel. +355 4 240 194
www.belleair.it
BRITISH AIRWAYS
www.britishairways.com
MALEV
Rr “ Abdi Toptani ”Torre Drin" kati i dyte
Tel.+ 355 4 234163, 227900,Fax 234578
www.malev.hu
ALITALIA
Blv. Dėshmorėt e Kombit, Hotel ”Europapark”,
Tel. + 355 4 230023, Fax 257061/ 257062
www.alitalia.com
ADRIA AIRWAYS
Qendra Tregtare ETC
Tel. + 355 4 272666/ 274666
www.adria-airways.com
AUSTRIAN AIRLINES
Blv. “Dėshmorėt e Kombit”, Hotel ”Europapark"
Tel.+ 355 4 235029 , 235028 ,Fax 235 026
www.aua.com
OLYMPIC AIRWAYS
Blv.”Zogu I”, VEVE Center,kati i 2
Tel.+ 355 4 228960 / 61
Fax. + 355 4 228959
www.olympicairlines.com
TURKISH AIRLINES
Sheshi Skėnderbej Hotel “Tirana International”,
Tel.Fax + 355 4 240964,Tel 234 902
www.turkishairlines.com
HEMUS AIR
Rruga e Durrėsit,
Tel. + 355 4 230 410 /242 410
Fax. + 355 4 267 989
www.hemusair.bg
JAT
Rr.” Abdi Toptani” Torre Drin
Tel. +355 4 251 033/ 34
Tel & Fax. +355 4 251 036
www.jat.com
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Zbuloni Shqiperine! Empty
MesazhTitulli: Re: Zbuloni Shqiperine!   Zbuloni Shqiperine! Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Zbuloni Shqiperine!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zbuloni kush jeni permes dates suaj te lindjes

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Viset shqipetare-
Kėrce tek:  
Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions