LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Lushnje, rrihet roja i spitalit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

Lushnje, rrihet roja i spitalit Empty
MesazhTitulli: Lushnje, rrihet roja i spitalit   Lushnje, rrihet roja i spitalit Icon_minitimeTue Dec 16, 2008 4:20 pm

Lushnje- Nje 30-vjecar ka rrahur barbarisht rojen e spitalit te Lushnjes pse nuk e ka te hynte me makine ne oborrin e godines. Ngjarja ka ndodhur pasditen e se shtunes, nderkohe qe i demtuari ka denoncuar ne komisariat dhe arrestimi i te dyshuarit u krye duke u zbardhur dita e djeshme. Burime zyrtare bene me dije per gazeten "KJ" se arrestuan Albert Karadakun, nen akuzen e kanosjes dhe rrahjes se rojes privat te shoqerise se sigurise "Nazari 2000", Qerim B., banues ne Lushnje.

Mesditen e se shtunes, Albert Karadaku ishte drejtuar me makinen e tij per ne spitalin e qytetit, me qellim qe te vizitonte nje te afermin e tij pacient ne nje prej pavioneve. Por aty eshte ndeshur me Qerim B., efektiv sherbimi ne vendrojen numer nje, qe ndodhet tek porta kryesore e ketij spitali. Ndersa i ka folur per qellimin e vizites, 30-vjecari ka tentuar te hyje me gjithe makine ne oborr. Por 50-vjecari i ka shpjeguar se makinat nuk lejoheshin ne kete institucion te sherbimit shendetesor dhe se Karadaku duhet te hynte ne kembe. Kjo pergjigje duket se nuk i ka pelqyer te riut qe ka zbritur nga mjeti dhe i eshte drejtuar rojes me fjale fyese dhe kercenuese. Ne debat e siper ai e ka goditur me grushte e shkelma ne pjese te ndryshme te trupit dhe me pas eshte larguar pasi ka kryer dhe viziten brenda ne spital.

Ne kete situate i demtuari Qerim B., ka njoftuar drejtuesit e shoqerise private "Nazari 2000" duke kerkuar ndihme. Njekohesisht ai ka marre edhe mjekim ne ambientet e spitalit, ndersa per ngjarjen u njoftua komisariati i Lushnjes. Burime zyrtare thane se arriten te ndalonin te dyshuarin Karadaku pak pas mesnates duke i komunikuar edhe akuzen e ngritur, "goditje per shkak te detyres". Gjate marrjes ne pyetje i dyshuari ka mohuar te kishte goditur rojen privat, duke u shprehur se vetem debatoi me te pasi nuk e lejonte te hynte. Agjentet moren deshmite e te dyja paleve dhe nisen hetimet per ngjarjen e rende, duke i kaluar me pas dosjen prokurorise. Do te jete gjykata qe do vendose per 30 vjecarin karadake, nese do e mbaje ne qeli deri ne perfundim te hetimeve, apo do e liroje.

Roja: Zbatova urdhrin e spitalit

Roja i dhunuar ka deshmuar ne polici se ai kishte marre urdher per te mos lejuar asnje mjet qe te futej ne ambientet e spitalit te Lushnjes. "Une zbatova vetem urdhrin qe kisha marre nga drejtuesit e spitalit, pasi per kete paguhem. Ia shpjegova edhe te riut, por ai me sulmoi duke me gjuajtur me grushte e shkelma", eshte shprehur 50-vjecari Qerim B., gjate marrjes ne pyetje per incidentin e ndodhur dy dite me pare ne spital.

Xh. Beharaj

Koha jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
Lushnje, rrihet roja i spitalit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Autostrada Lushnje-Fier, shtohen aksidentet
» Miqesia Peqin-Lushnje
» Viti I Ri 2009 Ne Lushnje

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions