LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Lotėt? Ndodh qė edhe na bėjnė mirė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

Lotėt? Ndodh qė edhe na bėjnė mirė Empty
MesazhTitulli: Lotėt? Ndodh qė edhe na bėjnė mirė   Lotėt? Ndodh qė edhe na bėjnė mirė Icon_minitimeFri Nov 14, 2008 8:16 pm

Lotėt? Ndodh qė edhe na bėjnė mirė 12266310Tė gjithė e dimė se tė qarėt na ndihmon tė qetėsojmė shpirtin dhe trupin, por tani kėrkimet shkencore e konfirmojnė plotėsisht kėtė. Sė fundmi, doktorėt kanė zbuluar se lotėt mund tė na ndihmojnė tė ndihemi mė mirė. Ėshtė provuar shkencėrisht se tė qarėt bėn nėntė njerėz nė dhjetė tė ndihen mė mirė, largon stresin dhe ndoshta na ndihmon tė kemi njė shėndet tė mirė.

Pėr mė tepėr, lotėt janė falas, gjenden te ēdo njeri dhe nuk kanė asnjė efekt anėsor pėrveē skuqjes sė syve, lagies sė shamive dhe prishjes sė tualetit. Tė qarėt mund tė mos jetė i efektshėm sa ilaēet, por kėrkuesit kanė dėshmuar se ėshtė shumė efikas nė qetėsimin e trupit, sepse ndikon nė pėrmirėsimin e gjendjes shpirtėrore dhe rritjen e humorit te 88.8 pėr qind e njerėzve, ndėrkohė qė i bėn tė ndihen mė keq se mė parė vetėm 8.4 pėr qind. Kaq i dobishėm ėshtė, sa mjekėt sugjerojnė se kjo mund tė jetė njė mėnyrė e mirė pėr tė gjithė ata qė kanė vėshtirėsi pėr t‘u shprehur dhe treguar problemet e tyre.

Edhe pse thuajse tė gjithė ne derdhim lot tė shkaktuar prej emocioneve, 47 herė nė vit gratė dhe 7 herė burrat, mbetet ende njė mister se pėrse qajmė dhe se ēfarė ndodh gjatė kėtij procesi. Ashtu si e qeshura dhe zemėrimi qė kanė avantazhet e tyre, edhe tė qarėt, si njė formė e veēantė e njerėzve pėr tė shprehur emocionet, ka tė mirat e saj. Pėr shembull, ėshtė provuar se tė qeshėsh ndikon nė qetėsimin e trupit, nė rritjen e tensionit tė gjakut, reduktimin e hormoneve tė stresit, forcimin e sistemit imunitar dhe prodhimin e shumė antitrupave pėr tė luftuar sėmundjet.

Po pėr lotėt ēfarė mund tė themi? Lotėt emocionalė dalin nga tė njėjtat gjėndra loti qė prodhojnė lėngun qė formon njė shtresė mbrojtėse nė kokėrdhok, pėr t‘i mbajtur ata larg acarimeve, nga tė cilat del gjithashtu edhe lėngu qė i mbron kur sytė irritohen apo kur bėhen pre e sėmundjeve tė ndryshme. Njė e dhėnė qė konfirmohet plotėsisht nga eksperimenti tregoi se lotėt qė derdhim prej emocioneve kanė pėrbėrės tė tjerė nga format e tjera tė lotėve qė dalin prej syve, si pėr shembull kur grimė qepė apo kur diēka djegėse na futet nė sy.

E gjithė kjo tregon mė sė miri se lotėt qė na dalin prej emocioneve dhe pėrbėrėsit e tyre mund tė jenė njė mėnyrė e mirė pėr ta kthyer trupin nė ekuilibėr pas pėrjetimit tė njė situate stresuese. "Kam sugjeruar se ne mund tė ndihemi mė mirė pas tė qarit, sepse kėshtu nxjerrim jashtė gjithēka negative qė kemi akumuluar brenda vetes. Pėrbėrjet kimike qė formohen gjatė njė stresi emocional mund tė dalin pėrmes lotėve kur qajmė. Sepse ky lloj stresi mund tė rrisė rrezikun pėr infarkte, apo tė dėmtojė zona tė caktuara tė trurit. Aftėsia e njeriut pėr tė qarė ka njė vlerė tė jashtėzakonshme", thotė Ulliam Frei, profesor i farmaceutikės nė Universitetin e Minesotės.

Pėr mė tepėr, fakte tė tjera e mbėshtesin kėtė teori. Nga studimi u pa se lotėt e lidhur me emocionet, ndryshe nga lotimi i zakonshėm i syve kanė nivel mė tė lartė tė disa proteinave, magnezit, kaliumit dhe disa hormone, pėrfshi kėtu edhe prolaktinėn. Le t‘i shqyrtojmė me kujdes. Magnezi ėshtė njė lėndė ushqyese e domosdoshme, qė nėse gjendet nė organizėm nė sasi tė vogėl, i atribuohen njė sėrė problemesh si ato me lėkurėn, mpiksjen me vonesė tė gjakut dhe nivelet e ulėta tė kolesterolit. Po ashtu, probleme me shėndetin mund tė shkaktohen nėse gjendet nė organizėm nė sasi mė e madhe se ē‘duhet.

Kaliumi ėshtė i lidhur ngushtė me punėn e nervave, kontrollin e muskujve dhe presionin e gjakut. Prolaktina ėshtė njė hormon i pėrshirė nė stres dhe luan njė rol tė rėndėsishėm nė sistemin imunitar dhe funksione tė tjera tė organizmit. Pėrmbajta e saj te lotėt mund tė shpjegojė edhe faktin se pėrse gratė qajnė mė shumė se burrat. Femrat kanė mė shumė prolaktinė se meshkujt dhe niveli i saj rritet ndjeshėm gjatė shtatzėnisė, kur rritet ndjeshėm frekuenca e tė qarit te gratė. Ėshtė thėnė se tė qarėt mund tė zvogėlojė edhe dhimbjet, edhe pse studimet nė kėtė fushė janė ende nė fazėn fillestare.

Nga ana tjetėr, tė qarėt i ndihmon njerėzit t‘i shohin gjėrat me njė sy mė optimist pas kėsaj. Studiuesit nė Universitetin e Floridės thonė po ashtu se lotėt emocionalė, rrisin mbėshtetjen sociale dhe reduktojnė ndjeshėm agresionin. Njė tjetėr studim nė Universitetin e Tilburgut nė Holandė tregoi se si burrat, ashtu edhe gratė, i jepnin mė shumė mbėshtetje dikujt qė ishte duke qarė, por nuk ndodhte kėshtu me personat qė thjesht pėrloteshin. U pa gjithashtu se burrat qė qanin pėlqeheshin mė shumė se gratė.

"Ėshtė mbėshtetur plotėsisht teoria se tė qarėt ėshtė njė sjellje qė tregon se kėrkon tė pranosh ndihmėn e tė tjerėve", thonė studiuesit holandezė. Nė studimin e fundit nė Universitetin e Floridės, studiuesit gjetėn se pothuajse ēdo njeri ndihej mė mirė pasi qante, madje edhe sa shpesh qante. Nga ana tjetėr, kėrkuesit amerikanė thanė se tė qarėt mund tė jetė njė terapi e domosdoshme pėr shumė njerėz. "Pjesa mė e madhe e njerėzve pranojnė se u rritej morali dhe humori pasi qanin.

Kjo ėshtė njė mėnyrė shumė e mirė pėr tė ndihmuar ata njerėz qė kanė vėshtirėsi pėr tė shprehur emocionet e tyre". Ashtu si kėrkimet e tjera, psikologėt nga Florida sugjerojnė se ėshtė e nevojshme mė shumė punė dhe studim pėr tė kuptuar mė mirė origjinėn, natyrėn dhe funksionin e tė qarit. Njė studim i ri, qė ėshtė duke u zhvilluar nga njė ekip i specializuar ekspertėsh, po analizon me kujdes se cilat zona tė trurit vihen nė veprim kur njerėzit qajnė. Studimet e shumta dhe pėrfundimet pozitive kanė bėrė qė lotėt tė rrėzojnė tabutė dhe hipotezat e pėrhershme se njerėzit e dobėt qajnė. Profesor Frei, autori i "Crying: mystery of tears", thekson se: "Njerėzit janė qeniet e vetme qė kanė aftėsinė pėr tė derdhur lot nė varėsi tė gjendjeve tė tyre emocionale. Kjo ėshtė njė dhuratė e veēantė, me tė cilėn janė tė pajisur vetėm qeniet njerėzore", pėrfundoi ai.


Fakte: Vetėm 20 pėr qind e njerėzve qajnė mė shumė se 30 minuta gjatė kėtij procesi

8 pėr qind, pėr mė shumė se njė orė
70 pėr qind e njerėzve pėrpiqen ta fshehin se janė duke qarė
77 pėr qind e njerėzve qajnė nė shtėpi
15 pėr qind nė punė ose makinė
40 pėr qind preferojnė tė qajnė vetėm
39 pėr qind e njerėzve qajnė zakonisht nė mbrėmje
6-8 pasdite ėshtė ora mė e zakonshme kur njerėzit qajnė
88.8 pėr qind e njerėzve ndihen mė mirė pasi qajnė
47 herė qajnė gratė gjatė njė viti
7 herė qajnė burrat

Ēėshtje seksi

1) Gratė qajnė mė shumė se meshkujt, por burrat qė qajnė po bėhen gjithnjė e mė tė pranueshėm nė shoqėri
2) Sytė e pėrlotur, njė ose dy lot nė kohėn e duhur dhe vendin e duhur, po shihen mė me dashamirėsi, thonė studiuesit
3) Dikur tė qarit lidhej me njerėzit e dobėt, ndėrsa tani me ata tė fuqishmit dhe burrat e fortė


Gazeta: Shqip
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
Lotėt? Ndodh qė edhe na bėjnė mirė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» C'po ndodh keshtu me ne shqiptaret
» Shet trupin per jete me te mire
» naten e mire !

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions