LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Lushnje :“Prifti punonte si taksist pėr tė larė borxhet

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

Lushnje :“Prifti punonte si taksist pėr tė larė borxhet Empty
MesazhTitulli: Lushnje :“Prifti punonte si taksist pėr tė larė borxhet   Lushnje :“Prifti punonte si taksist pėr tė larė borxhet Icon_minitimeTue Jul 22, 2008 10:24 pm

Fėmijėt e priftit tė arrestuar pranojnė se babai i tyre transportonte emigrantė, por shtojnė se ai nuk e dinte nėse ishin klandestinė
LUSHNJE- Ėshtė e diel, por kisha ėshtė e mbyllur. Nė mungesė tė shėrbesave fetare, banorėt e fshatit Karavasta tė Lushnjes diskutojnė pėr lajmin mė tė fundit: arrestimin e priftit tė tyre. Pėr tė siguruar bukėn e fėmijėve, prifti i Karavastasė, i arrestuar pėr trafik klandestinėsh bėnte edhe shoferin e taksisė. Kėshtu pohojnė banorėt e fshatit Karavasta, tė cilėt flasin mjaft mirė pėr priftin e tyre, Mihal Shuli. Tė gjithė e dinė se ai transportonte njerėz, ndonjėherė edhe emigrantė me makinėn e tij, por shtojnė se kėtė punė e bėnte pėr tė shlyer borxhet qė kishte marrė pėr ndėrtimin e shtėpisė. “Para viteve 2000, At Mihali ėshtė marrė me transport refugjatėsh, pasi ishte shumė dobėt ekonomikisht. Por ai nuk ka shfrytėzuar askėnd. Ai i ēonte me makinėn e tij deri nė kufi, kundrejt pagesės”,-pohojnė banorėt e fshatit qė tashmė ka mbetur pa prift.

Shtėpia e priftit tė Karavastasė ndodhet nė hyrje tė fshatit. “At Mihali ka marrė borxh tek miqtė e tij pėr tė ndėrtuar kėtė shtėpi. Ndaj edhe punonte si taksist me makinėn e tij “Audi”, pėr tė shlyer borxhet”,-thonė banorėt e fshatit. Nė Karavasta mėsojmė se kėto dy ditėt e fundit, policia ka qenė prezente nė fshat, por nuk ka gjetur asgjė. Nė shtėpinė e priftit tė arrestuar ndodhen dy fėmijėt e tij, ndėrsa bashkėshortja ka ikur nė kėrkim tė njė avokati. “Babai ka mbaruar studimet pėr teologji dhe qė prej vitit 1999 punon nė kishėn e Karavastasė. Tė shtunėn ai ishte nė Mitropolinė e Beratit prej nga u kthye dhe shkoi tė takonte disa shokė. Banorėt e fshatit na thanė se policia e kishte arrestuar nė lokal”,-tregon i biri, Marko Shuli. Ai shton se policia kontrolloi edhe shtėpinė, por nuk gjeti asgjė qė tė komprometonte babanė e tij.

“Kėrkojmė drejtėsi pėr babanė. Ai nuk ka bėrė asgjė tė keqe, pėrveēse ka punuar pėr tė na rritur ne. Si shumė shqiptarė tė tjerė ka punuar, pėr tė mbajtur familjen e tij”,-shton i biri i At Mihalit. Lidhur me akuzėn e trafikut tė klandestinėve, i biri sqaron se babai i tij ka ēuar njerėz nė Korēė apo Gjirokastėr, me makinėn tė cilėn e pėrdorte edhe si taksi. “ Ku e dinte babai im, nėse emigrantėt qė ēonte me makinė nė kufi kishin apo jo dokumente”,-shton i biri i priftit tė arrestuar, duke sqaruar se Mihal Shuli merrte para vetėm pėr shėrbimin “taksi” qė ofronte. Prifti i fshatit tė Karavastasė u arrestua sė bashku me 9 persona tė tjerė nga policia e Korēės, grup ky qė akuzohej pėr trafik klandestinėsh nė drejtim tė Greqisė. Operacioni u krye tė shtunėn, ku u prangosėn 10 veta qė dyshohet se janė implikuar nė kėtė rrjet trafiku.

gazeta shekulli!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
Lushnje :“Prifti punonte si taksist pėr tė larė borxhet
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lushnje: Flijohet me dalte ne zemer
» Autostrada Lushnje-Fier, shtohen aksidentet
» Lushnje, 3 dite peng i trafikut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions