LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 James Blunt kėndon nė Tiranė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

James Blunt kėndon nė Tiranė Empty
MesazhTitulli: James Blunt kėndon nė Tiranė   James Blunt kėndon nė Tiranė Icon_minitimeWed Jun 18, 2008 10:44 pm

James Blunt kėndon nė Tiranė James-11Kėngėtari i njohur pėr publikun shqiptar me hitet e pėrbotshme “You’re beautiful”, “Goodbye My Lover” apo “1973”, pėr herė tė parė kėndon nė Tiranė sonte nė orėn 23.00 nė stadiumin kombėtar “Qemal Stafa”. Edhe kėtė herė ėshtė “Living Room Shoė” qė ka bėrė tė mundur tė krijojė njė stacionpėr njė yll muzikor qė po kalonte poshtė hundės, fare afėr nė Kosovė pėr tė vazhduar nė Greqi dhe pėr ta mbyllur turin nė Amerikė.

Ai nuk mundi ta mbajė koncertin e planifikuar nė Prishtinė, siē thuhet, pėr shkak tė “mosmarrėveshjeve me promotorėt”. Ishte njė koncert i shumėpritur pėr publikun nė Kosovė, pasi emri i James Blunt-it ka pėr ta njė simbolikė tė veēantė: ėshtė ai ushtari paqeruajtės i NATOS-s qė u ndodh nė Kosovė nė ditėt kur ajo u bė e lirė. Nuk dihet se si kanė vepruar organizatorėt me biletat qė janė blerė nė Kosovė, nėse ato do tė jenė tė vlefshme edhe pėr nė Tiranė. Nėse po, atėherė parashikohet vėrtet dyndje sonte tek “Qemal Stafa”, sepse Blunt ka boll dashamirės edhe nė Shqipėri.

Biletat kanė pasur njė ēmim tė arsyeshėm: 1000 lekė nė fushė dhe 1 500 lekė nė stadium.

James Blunt del para medias pėr njė konferencė shtypi sot nė orėn 14.30 nė Hotel “Sheraton” ku thuhet se ėshtė rehatuar nga dje. Koncerti nis nė orėn 23.00, por stadiumi hapet qysh nė orėn 19:00, pėr tė ndjekur “live” prej aty ndeshjen Francė-Itali, ndėrkohė qė skena do tė ketė nė sfond njė piano. Aty Blunt do tė kėndojė pėr 90 minuta kėngėt e albumit tė tij tė dytė dhe hite tė tė parit, i shoqėruar nga banda e tij.

James Blunt (1974) debutoi si kantautor me albumin “Kthim nė Bedlam” prej tė cilit shumė shpejt u shndėrrua nė hit kėnga “Ti je e bukur” (You’re Beautiful) qė e bėri tė famshėm mė 2005. Stili i tij ėshtė njė pėrzierje e popit, rrokut dhe folkut. Ai intepreton edhe nė piano dhe kitarrė. Ka fituar dy Ēmime BRIT dhe dy Ēmime “Ivor Novello”, dhe nė vitin 2006 ka qenė kandidat pėr pesė Grammy Awards. Albumi i parė, edhe pse kishte tėrhequr fare pak vėmendjen e kritikės dhe sidomos tė kritikės britanike, ėshtė albumi mė mirė i shitur pėr njė vit nė gjithė botėn dhe hyri nė Librin e Rekordeve Guinness si albumi i shitur mė shpejt nė njė vit nė gjithė botėn, mė 2006.

Dy vjet mė vonė, realizoi albumin “Gjithė shpirtrat e humbur” (All The Lost Souls), dhe kėnga fatlume qė ngjiti majat qė javėn e parė ėshtė “1973” e cila pėr muajin tetor tė vitit tė shkuar ishte hiti nr. 1 nė botė. Tė dy albumet Blunt i ka nxjerrė me producentin Tom Rothrock.

Qė nga koha qė James Blunt ka nisur karrierėn muzikore ėshtė lidhur edhe mė shumė me familjen. Sa pėr jetėn private thuhet se ka pasur lidhje intime me regjisoren Dixie Chassay, kėngėtaren Camilla Boler, dhe supermodelen Petra Nemcova. Atij i duket i ēuditshėm interesi qė ngjallet pėr jetėn e tij personale prandaj dhe ka thėnė: “fama dhe popullariteti ėshtė diēka qė e kanė krijuar njerėzit e tjerė dhe ku nė tė vėrtetė unė nuk bėj pjesė.”

Blunt ka mbledhur fonde pėr Médecins Sans Frontičres (MSF), e njohur ndryshe si Doktorėt Pa Kufij, pėrmes koncerteve tė bamirėsisė. Takimi i parė i tij me MSF ishte gjatė shėrbimit nė Kosovė, ku i bėnė shumė pėrshtypje puna e kėtyre mjekėve megjithė mbėshtetjen dhe sigurinė minimale. shekulli online
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
James Blunt kėndon nė Tiranė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Italianet ne Tirane, gati operacionet sekrete
» Sulmohen 120 shqiptare ne Athine-Tirane, 3 te plagosur

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions