LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Femrat vetmitare, meshkujt gjuetarė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

Femrat vetmitare, meshkujt gjuetarė Empty
MesazhTitulli: Femrat vetmitare, meshkujt gjuetarė   Femrat vetmitare, meshkujt gjuetarė Icon_minitimeTue Jul 07, 2009 2:51 pm

Edhe pse nuk mund tė jetojnė pa njėritjetrin, meshkujt dhe femrat duket se vijnė nga planete tė ndryshme. Meshkujt nga Marsi dhe femrat nga Venusi.
Kjo gjė ėshtė vėrtetuar dhe nė studimin e fundit tė kryer mbi sjelljet seksuale pėr femrat dhe meshkujt nė Amerikė. Pėr femrat nuk ekzistojnė meshkujt e tjerė nė rast se ato janė tė lumtura nė lidhjet e tyre.

Meshkujt, pėrkundrazi vazhdojnė tė mbeten gjuetarė. Fakti qė mund tė jenė tė lidhur me dikė, duket se nuk ėshtė njė pengesė qė tė ndiejnė njė tėrheqje ndaj njė tjetėr femre tė bukur. Kėshtu pra, pasi ajo ka vėnė nė gisht unazėn e martesės, nė kuptimin metaforik, femra e humbet interesin pėr tė tjerė partnerė tė mundshėm, ndėrkohė qė mashkulli qėndron gjithmonė i ndjeshėm ndaj hireve tė "tjetrės". Asgjė tjetėr si fusha e tėrheqjes fizike nuk mund tė tregojė mė mirė se Marsi dhe Venusi janė dy planete tė ndryshėm. Studimi i fundit nė kėtė aspekt vjen nga "Kinsey Institute for Research in Sex, Gender and Reproduction", nė Indiana University, SHBA.

Kėrkimi i udhėhequr nga Heather Rupp ėshtė publikuar nė "Human Nature" dhe ėshtė realizuar me mbi 59 meshkuj dhe 56 femra tė moshės nga 17 deri nė 26 vjeē. Tė rinjve u janė propozuar 510 foto tė subjekteve tė seksit tė kundėrt, duke u kėrkuar atyre qė tė vlerėsonin sa mė shpejt tė jetė e mundur tėrheqjen dhe efektin e pėrgjithshėm qė i sillte imazhi i mashkullit apo i femrės. Nė momentin e testit, 38% e femrave kanė deklaruar qė ishin tė lidhura sentimentalisht, kundėr 40% tė meshkujve. Nga rezultatet e kėrkimit ka rezultuar se femrat, pavarėsisht nga fakti se kishin ose jo partner, tregonin njė interes tė ngjashėm nė vlerėsimin mbi tė qenit mashkull dhe kėnaqėsisė estetike nga imazhet e treguara.

Por, vullnetaret beqare kanė shpenzuar mė shumė kohė nė vlerėsimin e imazheve tė meshkujve nė krahasim me koleget e lidhura, duke treguar mė shumė interes pėr fotot e paraqitura. Ndėrkohė qė ndėr subjektet e seksit mashkullor, pėrkundrazi, nuk ėshtė dalluar asnjė ndryshim mes atyre beqarė dhe atyre tė lidhur: interesi i tyre nė lidhje me fotot ka rezultuar tėrėsisht i pavarur nga fakti qė kishin ose jo njė partnere. "Kėto rezultate mund tė kenė ardhur nga diferencat e lidhura me seksin, nė mėnyrėn e tė vėnit nė pėrdorim tė njė strategjie riprodhimi. Kėto strategji duket se bashkėveprojnė nė nivelin e procesit konjuktiv tė njohjes sė njė partneri potencial, duke kontribuar nė ndryshimet mes meshkujve dhe femrave nė sjelljet dhe mekanizmat e tėrheqjes seksuale", - shpjegon Rupp.

Fakti qė mes femrave nuk janė dalluar diferenca nė vlerėsimin e tėrheqjes tė njė fytyre mashkullore, por qė beqaret i kanė dedikuar mė shumė kohė nė studimin e fotove, sugjeron se statusi "e lidhur" ka njė impakt tė thellė nė nivelin konjuktiv. Rezultatet e studimit konfirmojnė faktin qė femrat janė nė pėrgjithėsi mė tė pėrfshira se meshkujt nė lidhjet romantike dhe qė kjo "determinon njė rėnie tė vėmendjes nė tėrheqjen nė lidhje me partnerė tė tjerė potencialė", - tregon kėrkuesja.



SummerPages
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
Femrat vetmitare, meshkujt gjuetarė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Femrat , deshira seksuale si meshkujt!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions