LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Femrat , deshira seksuale si meshkujt!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

Femrat , deshira seksuale si meshkujt! Empty
MesazhTitulli: Femrat , deshira seksuale si meshkujt!   Femrat , deshira seksuale si meshkujt! Icon_minitimeTue Dec 09, 2008 3:49 am

Femrat , deshira seksuale si meshkujt! 12262810Shpesh meshkujt mendojnė se dėshira seksuale e femrave ėshtė ndryshe nga ajo qė ata shfaqin vetė. Por sipas studimeve mė tė fundit, rezulton se femrat priren tė kenė dėshira tė pėrafėrta seksuale me meshkujt, edhe pse e kanė tė vėshtirė t’i pranojnė apo t’i shprehin ato.Shpesh meshkujt mendojnė se dėshira seksuale e femrave ėshtė ndryshe nga ajo qė ata shfaqin vetė. Por sipas studimeve mė tė fundit, rezulton se femrat priren tė kenė dėshira tė pėrafėrta seksuale me meshkujt, edhe pse e kanė tė vėshtirė t’i pranojnė apo t’i shprehin ato. Nuk ka rėndėsi se sa shumė jepeni pas njė femre pėr ta bėrė atė pėr vete, sa romantikė tregoheni pėr t’i shtuar edhe mė shumė pikė vetes; kur vjen fjala pėr seks, meshkujt marrin atė qė japin. Nėse shpejtoheni pėr tė kryer marrėdhėnie seksuale, partnerja juaj mund t’ju ndajė ose jo, kjo ėshtė zgjedhja e saj. Nėse nxitoheni, partneri juaj mund tė pėrjetojė edhe dhimbje ose siklet nė vend tė kėnaqėsisė. Gjithashtu, shumė meshkuj tė cilėt nxitojnė pėr tė kryer marrėdhėnie seksuale, nė fund ndihen tė turpėruar dhe aspak nė formė pėr herėn tjetėr.


TEKNIKAT

Nėse jeni aq shumė tė pėrqendruar nė teknikė, harroni qė jeni ju nė rolin e protagonistit, pra tė atij qė udhėheq aktin seksual dhe pėrfundoni nė njė spektator. Nėse jeni shumė i fokusuar nė pozicionet e reja, rrezikoni tė humbisni njė ose mė shumė kėnaqėsi qė ju dhuron seksi. Nė rastin mė tė keq, nėse jeni shumė tė shqetėsuar rreth asaj ēfarė po bėni, nuk do tė mund ta ndaloni mė afshin tuaj dhe akti seksual do tė zgjasė kaq shumė sa partnerja juaj do tė jetė e thatė, e lėnduar dhe me dėshirėn mė tė madhe qė ky takim seksual tė mos ishte bėrė kurrė. Kur e gjithė eksperienca seksuale fokusohet nė dėshirėn pėr tė kryer disa herė marrėdhėnie dhe pėr t’i dhuruar partneres orgazma tė shumėfishta, ju dhe partnerja juaj nė fund tė aktit mund tė jeni tė dy tė zhgėnjyer, pasi nuk keni marrė aspak kėnaqėsinė qė kishit menduar. Nė disa raste partneri priret tė ushtrojė presion mbi femrėn qė ka nė shtrat, e cila mund t’i pėrkeqėsojė edhe mė shumė gjėrat, pasi nga ana e saj bėhet mė e vėshtirė pėr tė shtuar epshin dhe ndjerė kėnaqėsinė qė do tė dėshironit tė pėrjetonit nė atė ēast. Nėse e forconi mendjen dhe gjithė trupin t u a j gjatė aktit seksual, veē organeve gjenitale aktivizohen mė shumė pjesė tė trurit tuaj. Kjo ėshtė konfirmuar nga studimet mė tė fundit mjekėsore qė analizojnė lidhjen e trurit dhe orgazmės. Eksperimentimi i meshkujve dhe femrave tė cilat arrinin nė orgazėm, pavarėsisht problemeve tė tyre me shtyllėn kurrizore dhe humbjes sė ndjeshmėrisė, organet e tyre gjenitale tregonin njė lidhje mes forcės sė trurit dhe bashkimit tė partnerėve pėr tė lehtėsuar kėnaqėsinė e njė orgazme.

KOHA

Nėse merrni mė shumė kohė pėr t’u koordinuar me partnerin dhe veten tuaj pėr t’u fokusuar nė kėnaqėsinė e tė gjithė trupit dhe jo vetėm njė pjese tė veēantė tė tij, atėherė do tė evitoni tri gabimet mė tė zakonta tė formės sė kryerjes sė seksit tek meshkujt: Ngutja pėr tė kryer marrėdhėnie seksuale, krijimi i njė akti seksual mekanik dhe derdhje e parakohshme. Duke ulur ritmin, qėndruar nė tė tashmen dhe duke i lejuar vetes suaj rrjedhjen natyrale tė gjėrave, duke pėrfshirė puthjet, komplimentet, masazhet, do tė bėni tė mundur krijimin e njė energjie seksuale e cila do tė pėrhapet nė tė gjithė trupin tuaj. Seksi do tė zgjasė mė shumė dhe me pjesėmarrjen e tė dy partnerėve, duke shtuar eksitimin seksual dhe kėnaqėsinė e njė orgazme.

PRAKTIKAT SEKSUALE

Shumica e praktikave seksuale, qofshin midis njerėzve me seks tė kundėrt ose tė njėjtė, zakonisht pėrfshijnė prekjen, eksitimin dhe afeksionin. Pėrvojat seksuale mund tė kenė tė bėjnė sa me emocionet, aq edhe me aktet fizike. Marrėdhėniet pozitive midis dy partnerėve mund tė kenė njė ndikim tė drejtpėrdrejtė nė marrėdhėniet e tyre seksuale dhe nė ndjenjat intime mes tyre. Disa njerėz besojnė se nuk ka kuptim tė ketė marrėdhėnie seksuale, po tė mos ekzistojė dashuria midis dy partnerėve. Por ka tė tjerė qė nuk kanė njė partner tė rregullt dhe vazhdojnė tė kenė marrėdhėnie seksuale aktive. Marrėdhėniet seksuale dhe dashuria nuk janė saktėsisht e njėjta gjė. Megjithatė, pėr shumė njerėz dashuria dhe marrėdhėniet seksuale shkojnė sė bashku. Mjetet e informimit shpesh i portretizojnė marrėdhėniet seksuale, ose si njė aktivitet i natyrshėm qė ėshtė eksitues dhe pa rreziqe, ose si njė aktivitet i dėmshėm, anormal dhe i rrezikshėm.

NXITJET E MOMENTIT

Vendimi pėr tė pasur marrėdhėnie seksuale ėshtė njė vendim i madh dhe ėshtė e rėndėsishme tė kuptohen pasojat e njė vendimi tė tillė. Mund tė jetė njė mrekulli, por ju mund tė ndjeheni fajtorė dhe tė zhgėnjyer mė pas, nėse mendoni se nuk morėt vendimin e duhur dhe nėse nuk ndjeheshit tė gatshėm pėr tė hyrė nė marrėdhėnie tė tilla. Njerėz tė ndryshėm vendosin tė fillojnė aktivitetin seksual pėr arsye tė ndryshme: nga kurioziteti, nga tė qenit nėn presionin e partnerit tė tyre, sepse duan tė kėnaqin partnerin tjetėr, ose sepse shokėt/shoqet e tyre e bėjnė njė gjė tė tillė. Disa tė tjerė vendosin qė tė presin derisa tė martohen ose ta njohin mirė partnerin. Nganjėherė ky ėshtė njė vendim qė njeriu e merr nga nxitja e momentit, por gjithsesi, nuk ėshtė gjithmonė njė vendim i lehtė pėr t’u marrė. Por mos harroni se mund tė thoni edhe jo. Dhe, pavarėsisht nėse thoni po ose jo, mendoni si pėr pasojat e mundshme, ashtu edhe pėr kėnaqėsinė.

MARRĖDHĖNIA SEKSUALE

Marrėdhėnia seksuale ėshtė si njė zjarr qė gjithkush do ta dėshironte. Pėr sa kohė shprehet nė pėrkushtimin mbrojtės tė njė marrėdhėnieje qė bazohet nė ndjenja dhe dashuri, ėshtė e mrekullueshme, e ngrohtė dhe romantike. Por kur marrėdhėnia pėrdoret thjesht pėr kėnaqėsi, atėherė kthehet nė rutinė. Dhe pornografia e nxjerr seksin jashtė kontekstit tė ndjenjave. Pornografia ėshtė njė biznes i madh qė bėn shumė para pa u kujdesur se si. Ata tė tregojnė ēdo gjė qė mendojnė se do tė tė bėjė tė vish tė blesh prapė. Imazhet e seksit qė jep pornografia shihen ditėt e sotme nga shumė njerėz, ku mes tyre mund tė ketė dhe nga ata qė nuk lejohen pėr shkak tė moshės. Njė nga fushat mė jetėsore tė mjedisit mendor ėshtė njė ide e shėndetshme e asaj qė ne jemi seksualisht. Nėse kėto ide ndoten, njė pjesė kyēe e qenies sonė shtrembėrohet. Kultura pornografike tė thotė se seksi, dashuria dhe intimiteti janė e njėjta gjė.

Gazeta shqiptare
[/td][/tr][/table]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
Femrat , deshira seksuale si meshkujt!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» ABUZIMET SEKSUALE DHE VATIKANI
» Barsaleta per femrat!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions