LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Kompensimi i pronarėve, rregullat e reja

Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 46
Location : Athine.

Kompensimi i pronarėve, rregullat e reja Empty
MesazhTitulli: Kompensimi i pronarėve, rregullat e reja   Kompensimi i pronarėve, rregullat e reja Icon_minitimeWed Jun 10, 2009 10:29 am

Kompensimi i pronarėve, rregullat e reja
E.Hoxha | 10/06/2009


Qeveria ka miratuar rregullat dhe kriteret e reja pėr shpėrndarjen e fondit tė kompensimit financiar pėr ish-pronarėt. Nė vendimin e Kėshillit tė Ministrave, tė botuar dje nė fletoren zyrtare pėrcaktohet qartė radha pėr shpėrndajren e fondit tė vėnė nė dispozicion nė buxhet pėr kėtė vit.


Nė vendim thuhet se subjektet e shpronėsuar, prona e tė cilėve ėshtė njohur e gjitha pėr kompensim do tė kompensohet sipas radhės kronologjike, tė pėrcaktuar nga numri dhe data e vendimit, vetėm nė rastin kur nuk kanė pėrfituar nga fondet e mėparshme, nuk kanė pėrfituar kthim fizik tė pjesshėm tė pronės me ēdo vendim pėr atė subjekt, nga e drejta e parablerjes dhe nga zbatimi i ligjit 7501.


"Nė rastin e vendimeve, tė cilat janė ndryshuar pjesėrisht, pėr efekt klasifikimi do tė merret numri dhe data e vendimit bazė, qė ėshtė mė i hershėm nė radhė kronologjike pėr njohjen, kthimin dhe kompensimin e asaj prone", citohet nė vendimin e qeverisė.
Procesi i regjistrimit dhe pranimit tė kėrkesave pėr kompensim do tė nisė nga 13 qershori dhe do tė zgjasė 30 ditė.


Sipas vendimit, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave do tė pėrjashtojė menjėherė nga procedurat e kompensimit tė gjithė ish-pronarėt qė paraqesin tė dhėna tė rreme, ose qė fshehin ato, si dhe i ngarkon ato me pėrgjegjėsi penale.


Qeveria nė buxhetin e vitit 2009 ka pėrcaktuar njė fond prej 600 milionė lekėsh, ose rreth 6 milionė dollarė pėr kompensimin financiar tė kėsaj shtrese tė shoqėrisė.


Gjithashtu zyrtarė tė lartė tė qeverisė kanė deklaruar se 10 pėr qind e tė ardhurave nga privatizimet e shoqėrive tė zotėruara nga shteti do tė shkojnė pėr kompensimin e tyre dhe dėmshpėrblimin e ish-tė pėrndjekurve politikė. Por deri tani nuk ėshtė bėrė publik fondi dhe formula e ndarjes sė tij pėr kėto dy grupe.


Kompensimi


Kompensimi financiar, sipas vendimit, do tė bėhet vetėm pėr sipėrfaqet truall deri nė 200 metra katrorė, tė caktuar pėr kompensim, nė bazė tė ēmimit tė pėrcaktuar nė hartėn e vlerės sė miratuar, sipas vendndodhjes sė pronės.


Tė gjithė ish-pronarėt tė cilėt kanė depozituar kėrkesat e tyre pėr kompensim financiar nė vitet 2006 deri nė vitin 2008 dhe qė vėrtetojnė kryerjen e pagesės nuk do tė paguajnė tarifėn e aplikimit pėr vitin 2009.


Gjithashtu nė vendim janė pėrfshirė edhe formularėt tip, tė cilėt duhet tė plotėsojnė dhe dorėzojnė ish-pronarėt qė kėrkojnė kompensim nga fondi i parashikuar pėr to pėr vitin 2009.


Formulari 1 do tė plotėsohet nga tė gjithė subjektet e shpronėsuar, tė cilėt kėrkojnė kompensimin e pronės sė tyre nė tė holla, sipas kritereve tė pėrcaktuara me vendim qeverie. Ndėrsa formulari 2 do tė jetė pėr personat me prokurė, tė cilėt paraqesin kėrkesėn pėr kompesim financiar.


Subjekti duhet tė plotėsojė dhe tė paraqesė pranė zyrės sė AKKP-sė nė qendėr, dokumentacinin e mėposhtėm:


a.Kėrkesėn pėr kompensim nė tė holla, sipas formularit 1, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi.
b.Deklaratėn pėr pranimin e kritereve pėr kompensim, sipas vendimit pėrkatės tė Kėshillit tė Ministrave, dhe kushteve tė tjera, qė lidhen me kriteret, sipas formularit 2, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi.


c.Vendimin e komisionit tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave ose tė Agjencisė sė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, pėr njohjen dhe kompensimin e pronės, sė bashku me planvendosjen pėrkatėse, tė njehsuara nga institucioni ku ato janė tė arkivuara.
d.Dėshminė e trashėgimisė;


e.Prokurėn e posaēme, tė nėnshkruar nga tė gjithė trashėgimtarėt e ligjshėm, ku si tagėr i nevojshėm tė jetė edhe e drejta pėr tė tėrhequr vlerėn financiare, nė emėr tė subjektit tė shpronėsuar;
f.Fotokopjen e noterizuar tė dokumentit tė identifikimit (letėrnjofim apo pasaportė) tė pėrfaqėsuesit tė pajisur me prokurė;
g.Dokument qė vėrteton vendbanimin, mė 19.7.1991, tė subjektit tė shpronėsuar;
h.Mandatpagesėn.


Dokumentet qė duhet tė paraqesin ish-pronarėt qė kanė aplikuar nė vitin 2008:
-Kėrkesėn pėr kompensim financiar, sipas formularit 1
-Deklaratėn pėr pranimin e kritereve pėr kompensim, sipas vendimit tė kėshillit tė Ministrave, dhe tė kushteve tė tjera, qė lidhen me kriteret sipas formularit 2


-Dėshminė e trashėgimisė, kur nė dėshminė e paraqitur nė vitin 2008 ka ndryshime tė trashėgimtarėve tė ligjshėm tė subjektit tė shpronėsuar, sipas radhės sė trashėgimtarėve, tė pėrcaktuar nė Kodin Civil.


-Prokurėn e posaēme, nėse ajo e paraqitur nė vitin 2008, ka kufizime nė kohė pėr tagrin e tėrheqjes sė shumės nė tė holla apo kur rrethi i trashėgimtarėve tė subjektit tė shpronėsuar ka ndryshuar


-Dokumentin qė vėrteton vendbanimin mė datė 19.7.1991, tė subjektit tė shptonėsuar, pėr personat qė nuk kanė vėrtetime e SAMT-ve nė dosje.

Kompensimi i pronarėve, rregullat e reja Protesta


Mare nga gazeta Shekulli.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
 
Kompensimi i pronarėve, rregullat e reja
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shtypi dhe politika :: Tema e shtypit tė ditės-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions