LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Denoncimi i rrallė i njė burri: Gruaja mė rreh, dua mbrojtje

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 46
Location : Athine.

Denoncimi i rrallė i njė burri: Gruaja mė rreh, dua mbrojtje Empty
MesazhTitulli: Denoncimi i rrallė i njė burri: Gruaja mė rreh, dua mbrojtje   Denoncimi i rrallė i njė burri: Gruaja mė rreh, dua mbrojtje Icon_minitimeSat May 30, 2009 12:53 pm

Denoncimi i rrallė i njė burri: Gruaja mė rreh, dua mbrojtje



Njė 51-vjeēar nga Tirana denoncon tė shoqen pėr dhunė fizike dhe psikike. Gjatė dy muajve tė fundit, shkon nė tre numri i burrave qė rrihen nga gratė

Elona Elezi

TIRANĖ – Nė njė realitet tė dominuar nga fenomeni i dhunės kundėr grave, ai ėshtė njė kundėrshembull. Ėshtė 51 vjeē dhe baba i dy fėmijėve, por ėshtė detyruar t’i drejtohet gjykatės, pėr tė kėrkuar mbrojtje nga gruaja e dhunshme. Burime tė besueshme tė policisė sė Tiranės thanė se plotėsuan kėrkesėpadinė e babait tė dy fėmijėve A. Bllaca, i cili ka denoncuar tė shoqen pėr dhunė sistematike dhe kėrcėnime. Nga tė tjera burime u tha se kallėzuesi ka pretenduar gjatė dhėnies se deklarimeve tė tij, se e shoqja, 42-vjeēarja M. Bllaca, ushtron ndaj tij dhunė fizike dhe psikologjike. Pas verifikimit tė pretendimeve tė tė dėmtuarit, oficerė policorė tė Komisariatit Nr. 1 plotėsuan kėrkesėpadinė pėr lėshimin e urdhrit tė mbrojtjes. Ndėrkohė qė mėsohet se po dje, kėrkesa ėshtė depozituar nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė tė Tiranės, ku nė rolin e paditėsit ėshtė 51-vjeēari. Shorti elektronik ka zgjedhur gjykatėsen Fiqirete Mullaj, e cila do tė shqyrtojė dhe kėrkesėn.

Kallėzimi

51-vjeēari A. Bllaca ėshtė paraqitur nė ambientet e Komisariatit Nr. 1, ku ka kallėzuar penalisht tė shoqen 42-vjeēare, M. Bllaca. Ēifti mėsohet se jeton nė njė banesė nė rrugėn “Gani Domi” dhe se ka dy fėmijė. Nga burimet policore mėsohet se i dėmtuari ka pretenduar se e shoqja ushtronte dhunė ndaj tij prej pesė vitesh dhe nė momentin kur “durimi” i tij ka arritur kulmin, ai ka vendosur ta denoncojė nė polici. Sipas njė tjetėr burimi, u tha se rreth orės 10:00 tė sė mėrkurės, pasi Bllaca ka dhėnė kallėzimin e tij, oficerėt kanė bėrė gati kėrkesėpadinė, e cila njė ditė mė pas ka mbėrritur nė Gjykatėn e Tiranės. Shenjave tė dhunės fizike u janė shtuar edhe pretendimet se, pėrveē rasteve tė shumta tė rrahjes, babai i dy fėmijėve kishte rėnė pre edhe e dhunės psikologjike tė sė shoqes, e cila shpeshherė edhe e kishte kanosur dhe kėrcėnuar me jetė. Tė gjendur pėrballė kėsaj situate, punonjėsit e policisė bėnė gati kėrkesėpadinė, nė bazė tė ligji 9669, pėr lėshimin e urdhrit tė mbrojtjes.

***

Nė bazė tė tė dhėnave nga Gjykata e Tiranės, 51-vjeēari mėsohet tė mos jetė i vetmi rast ku burrat dhunohen nga gratė e tyre. Qė nga shkurti i kėtij viti, edhe tre meshkuj tė tjerė synojnė tė pėrftojnė lėshimin e urdhrit tė menjėhershėm tė mbrojtjes nga gratė e tyre. Bėhet e ditur se janė 177 gra dhe katėr burra, qė si pasojė e dhunės sė ushtruar ndaj tyre kėrkojnė mbrojtje nga drejtėsia dhe policia. Gjithashtu, 40 orėt e fundit, oficerė tė Komisariatit tė Kavajės plotėsuan kėrkesėpadinė pėr lėshimin e urdhrit tė mbrojtjes sė menjėhershme pėr 47-vjeēaren Kadrie Trimi dhe 20-vjeēaren Thėllėnxa Skura, banuese nė fshatin Vorrozen, sepse ish-bashkėshorti i Kadrie Trimit, 65-vjeēari Brahim Hoxha, ka ushtruar dhunė fizike e psikologjike ndaj tyre. Ndėrsa rreth orės 08:30 tė sė mėrkurės, agjentė policorė tė Komisariatit Nr. 4 plotėsuan kėrkesėpadinė pėr lėshimin e urdhrit tė mbrojtjes sė menjėhershme pėr 37-vjeēaren Alba Malile, sepse bashkėshorti i saj, Spartak Malile, 42 vjeē, ka ushtruar dhunė fizike e psikologjike ndaj saj.





Gjyqi



Burri i dhunuar, caktohet gjyqtari

Tashmė do tė jetė radha e togave tė zeza tė gjykatės, qė do tė vendosė ose jo pėr lėshimin e njė urdhri mbrojtjeje ndaj A. Bllacės. Ditėn e sotme pritet tė jetė edhe seanca e parė, e cila do tė gjykohet nga gjyqtarja Fiqerete Mullaj, e pėrzgjedhur nga shorti elektronik. Ndėr masat qė merren zakonisht nga drejtėsia, pas aprovimit tė lėshimit tė urdhrit tė menjėhershėm tė mbrojtjes, ėshtė sė pari ndalimi i palės tjetėr qė tė cenojė, ngacmojė, kontaktojė apo komunikojė drejtpėrdrejt apo tėrthorazi me paditėsin.
Denoncimi i rrallė i njė burri: Gruaja mė rreh, dua mbrojtje Fotografia_293


Mare nga gazeta Korrieri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
erjola
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres



Numri i postimeve : 30
Join date : 04/05/2009

Denoncimi i rrallė i njė burri: Gruaja mė rreh, dua mbrojtje Empty
MesazhTitulli: denoncimi i rrall i nje burri gruaja me rreh dua mbrojte   Denoncimi i rrallė i njė burri: Gruaja mė rreh, dua mbrojtje Icon_minitimeWed Jun 10, 2009 11:00 am

me te veret vendi i gruas sot ka ndrushuar dhe ajo ka arritur tja dal mban ne shum gjera te veshtira dhe nje nga ato esht politika .por qe te arri nje grua te rrahi nje burr kjo esht shum cudi se gruaja dhe burri jan njesoj por ne vetmen gje qe ndryshojn esht fuqia muskullare burri vet nga natyra ka me shum fuqi te till prandaj ben pun me te veshtira
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Denoncimi i rrallė i njė burri: Gruaja mė rreh, dua mbrojtje
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shkumbin, eskavatoristet nxjerrin kufomen e nje burri
» Vizitori, rreh policin privat ne spital

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions