LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Njė gjarpėr me tė vėrtet ilirik nė qendėr tė Sardenjės.

Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 46
Location : Athine.

Njė gjarpėr me tė vėrtet ilirik nė qendėr tė Sardenjės. Empty
MesazhTitulli: Njė gjarpėr me tė vėrtet ilirik nė qendėr tė Sardenjės.   Njė gjarpėr me tė vėrtet ilirik nė qendėr tė Sardenjės. Icon_minitimeTue May 26, 2009 10:32 am

Njė gjarpėr me tė vėrtet ilirik nė qendėr tė Sardenjės.

Nga Alberto Aleddu


Sidomos nė Qendėr tė Sardenjės (Barbagia dhe Ogliastra) janė ruajtur nga vjetėrimi i kohės, disa emėrtime qė shpesh e kanė zanafillėn nė epoka shumė tė largėta; dhe jo vetėm nė disa shprehi latine dukshmėrisht tė qarta, por edhe nė disa qė i kanė paraprirė ushtrive romake.

Kėto fjalė, ndryshe nga ato tė toponimeve qė janė tė heshtura e si rjedhojė lehtėsisht tė nėnshtruara arbitrimt tė lirė dhe interpretimit personal, mund tė na thonė nėse mund tė hidhet njė hipotezė nė mbėshtetje tė iliricitetit origjinal te Sardėve Nuragici. Njė trashėgimi sigurisht jo-latine ėshtė shprehja pėr tė dėftuar “bollėn e ujit” ose gjarpėrin e ujit Njė gjarpėr me tė vėrtet ilirik nė qendėr tė Sardenjės. Biscia(tropinodotus natrix), njė zvarranik i dimensioneve tė vogla, jo helmues (si tė gjith ata qė gjenden nė Sardenjė) dhe qė ka si mjedis natyral flukset e ujrave tė ngadalshėm dhe tė pasur me bimė, terrenet pyjore ose anėt e rrugėve.

Atėhere, nė fshatin Gavoi thuhet: “lircis”, nė Nuoro: “lirtzis”, nė Ollolai: “lortzis”, nė Olzai me sa duket ka njė kuptim tė dyfisht: “lurzi” dhe “sulurtzi”, nė disa vėnde barbaricine: “thulurtzis” ndėrsa nė fund nė fshatin Ottana kemi: “silurtzis” (tė dhėna nga Pittau).





Kush ėshte marrė me kėto toponime ėshtė shprehur kėshtu:

- pėr Wagner (qė risjell nė DES vetėm versionin “lircis”) fjala ėshtė misterioze;

- pėr studjuesin katalan E. Blasco i Ferrer ėshtė njė formė greko-bizantine nga njė sintagmė emėrore: Thiu Leoutis “xha Leuzzi” (kam kaluar njė natė tė tėrė pa gjumė duke pyetur vet-veten se kush ishte ky Leuzzi);

- per sardin M. Pittau: ai nuk e di nga mund tė vijė por atij i kujton toponimet iberike si psh. “Ilurci”, kėshtu sa pėr tė thėnė njė shembull tėrheqės.

Pra siē shihet, ashtu siē do shpreheshin edhe hetuesit, jemi duke ecur nė njė terr tė dendur. E megjithate uji nė tė cilin gjarpėri noton nuk ėshtė kaq i turbullt sa duket.

Rikthehemi pėr njė moment tek titulli: “njė gjarpėr vėrtet ilirik…etj. etj”. Ilirik: ishte ndofta sugjestionues stili kursiv pėr kėtė fjalė? … Shumė persona ndofta nuk e dine, prandaj po ua themi ne, se shpesh popujt primitive marrin njė emėrtim ethnosi me funksionin e saktė qė tė trembin fqinjėt dhe armiqtė e tyre ose pėr t’ju kushtuar ndonjė kafshe tė shenjtė brenda fisit tė tyre; e gjitha kjo quhet : totemizėm.

Piēenėt antik kishin si kafshė tė shenjtė qukapikun, laraskėn: picus nė gjuhėn latine, nga ku kemi emėrtimin: Piēen, Hirpinėt kishin ujkun, nga hirpus “lupo”(ujk). Ilirėt ėshtė e mundur qė nė fillim tė jetonin afėr ndonjė lumi ose liqeni, ashtu si edhe fisi ilir i Enkeleive “ngjalat” (nga Njė gjarpėr me tė vėrtet ilirik nė qendėr tė Sardenjės. SERPE.1), qė sipas njė hipoteze tė arsyeshėme tė pėrpiluar nga i madhi Anton Mayer e merrnin emrin (ajo qė gjuhėtarėt quajnė eponim), nga njė parardhės-gjarpėr tė quajtur Illuriņs “gjarpėr” (i biri i Kadmit tė famshėm). Shume shpejt pėr Ilirėt, sidomos pėr ata tė jugut, gjarpėri do te bėhej kafsha e nėndheshme personifikuese, e lidhur ngushtė me kultin e tė parėve dhe me kompleksin magjik fetar tė pjellorisė sė tokės dhe tė gruas, duke u shfaqur shpesh i pėrfiguruar nė basorelievė, bizhuteri dhe skulpturat e basheve tė anijeve.

Besimet e forta nė gjarperinj dhe dragonjė me sa duket kanė qėne shkas i pengimit te pėrhapjes sė krishtėrimit, ashtu siē del edhe nga jeta e Shėn Ilarionit e shkruar nga iliri shėn Jeronimi; Ilarionit ju desh tė eliminonte tė tėmerrshmin Boas qė shkatėrronte Epidauron duke pėrlarė kafshė dhe njerėz , pėr tė bindur paganėt qė tė konvertoheshin.





Njė gjarpėr me tė vėrtet ilirik nė qendėr tė Sardenjės. SERPE.2





Pas gjith kėsaj qė tham deri tani, le tė vėzhgojmė formėn gjuhėsore.

Rrėnja *il – (nga Njė gjarpėr me tė vėrtet ilirik nė qendėr tė Sardenjės. Uel-ndo-europiania qė e gjejmė edhe nė gjuhė tė tjera indo-europiane si greqishtja ku kemi “pėrdredh, mbėshtjell, shtrydh”: illņs “i vėngėr”, dhe nuk ėshtė nevoja qė tua them unė pasi ėshtė tipike e gjarprit qė tė lėvizė nė atė mėnyrė.' Rrėnjės *il- iu shtua prapashtesa -ur, qė nė zonėn ilirike (siē ėshte nė librin tim edhe nė atė paleosarde) ėshte goxha e pėrhapur; do tė kemi kėshtu: ilur-, dhe deri kėtu gjerat qartėsohen nė sasi tė konsiderueshme. Mungon pjesa finale –ci, -tzi: qė pėr ta shpjeguar kam pėrdorur gjuhėn shqipe e cila na ofron njė prapashtesė - ēi – thi pėr tė na treguar prapashtesėn zvogėluese.

Zgjidhja qė unė ofroj sidoqoftė ėshtė njė formė e mundėshme: * ilurci dėfton “gjarpėrushin” dhe si i tillė ka hyrė nė latinishten popullore tė Sardenjės, e ndryshuar shpesh herė nga takimi me nyjen letrare “il, lo” (me anė tė mekanizmit tė bashkėngjitjes/ ndarjes ashtu siē ndodh nė rastet e tjera tė treguara hollėsisht nga Wagner nė librin Historische Lautlehre des Sardischen)
Pra gjarpėri i ujit tė Sardenjes ka si nė thelb ashtu dhe formalisht njė rrėnjė ilire.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
 
Njė gjarpėr me tė vėrtet ilirik nė qendėr tė Sardenjės.
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Historia shqiptare-
Kėrce tek:  
Free forum | Computers and Internet | Computers | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions