Ne librin e rekordeve boterore Guinness hyri divani me i madh ne bote qe u ekspozua ne qytetin e Selanikut.Gjatesia e tij eshte rreth 80 metra ndersa ceremonia u zhvillua ne kuadrin e ekspozites se 31 nderkombetare te mobiljeve Furnidec.[/td][/tr]
[tr][td]Me nje meter ne dore perfaqesuesja e Institutit te rekordeve boterore Guinness mati divanin kolosal qe kane prodhuar punonjesit e nje kompanie mobiljesh ne qytetin e Selanikut. Gjatesia e divanit shkon ne rreth 80 metra.Behet fjale pa dyshim per divanin me te madh ne bote dhe me te drejte kompania projektuese merr cmimin e rekordeve Guinnes. \"U deshen 20 dite pune, me shume se 1 ton lende drusore dhe rreth 60 metra cope per mbulesen\", thote Georgos Kapoutzidis, president i kompanise \"Eurohouse\".
Ishte nje surprize per qytetaret e Selanikut, te cilet pane nga afer kete eveniment qe ngjalli edhe kureshtjen e shume mediave. Kishte dite qe publikohej lajmi divanin gjigani qe u jepte mundesine mbi 130 personave te uleshin ne te dhe te sodisnin nga afer detin. \"Eshte nje titull i ri,nje cmim i ri Guinness,besoj se eshte mire per te gjithe ne.Ne kete menyre i japim rendesi konkurences,biznesit, reklamojme qytetin e Selanikut\", thote Panagiotis Psomiadis, prefekti i Selanikut. Ekspozimi i divanit me te madh ne bote u krye ne kuadrin e ekspozites nderkombetare te mobiljeve Furnidec qe zhvillohet ne qytetin verior te Greqise deri ne daten 17 maj.
Top-Channel