TIRANE - Zbardhet skema e trafikut te njerezve ne drejtim te Greqise dhe me pas vendeve te tjera te Bashkimit Evropian. Hetimet e policise kane mundur te zbulojne dhe te shkaterrojne rrugen e trafikut, duke eliminuar bazat ku rrinin perkohesisht emigrantet. Burime nga grupi hetimor thane se, personat kalonin ne shtetin fqinj me dokumente te falsifikuara por me ane te doganes. Hetime kane nisur dhe per persona te implikuar ne doganat e Permetit, per te bere te mundur dhe identifikimin dhe kapjen e bashkepunetoreve te tyre, ne keto pika te kalimit kufitar. Nderkohe qe ne prangat e policise gjate mengjesit te djeshem, ka rene dhe nje tjeter person, qe eshte Ferdinand Caci, nga Korca. Dhe ky i fundit ishte pjesetar i rrjetit te falsifikimit te vizave dhe dokumenteve, me qellim dergimin e personave te ndryshem ne drejtim te Greqise.
Provat
Burime nga Prokuroria e Tiranes thane dje se, deri me tani, si prova ndaj te arrestuarve kane zbardhjen e 14 rasteve te trafikut klandestine drejt shtetit grek. Sipas burimeve, klandestinet niseshin drejt Ersekes dhe kalonin me kembe malin. Ndersa nje rruge kalimi tjeter ishte edhe nepermjet qytetit te Permetit. Burime nga akuza sqaruan se fillimisht klandestinet grumbulloheshin dhe me pas, drejtoheshin tek i arrestuari Ramiz Shahini, i cili i strehonte tek hoteli trekatesh me emrin e tij. Akuza ka shpjeguar se klandestinet mund te qendronin edhe dy dite ne kete qytet, ndersa ne oret e para te mengjesit behej nisja e tyre. Mesohet se rruga e kalimit ishte fshati Carshove, ne te cilen ndodhet edhe pika kufitare e tre urave. Por klandestinet ne kete pike kufitare, merrnin nje tjeter rruge, dhe drejtoheshin drejt malit per te dale ne Janine. Burimet nga prokuroria kane shpjeguar se dy kane qene drejtuesit e ketij grupi. Pikerisht behet fjale per te arrestuarit Luan Klosi dhe Alfred Cikani, te cilet merreshin me gjetjen e klandestineve e deri ne mberritjen e tyre ne destinacion. Nga ana tjeter mesohet se te arrestuarit kane qene plot 6 muaj nen pergjime telefonike. Akuza shtoi se do te merren ne pyetje te gjithe personat, te cilet kane paguar nje shume te hollash per te kaluar kufirin ne menyre te paligjshme.
Te arrestuarit
Ne pranga gjate operacionit kane rene, Alfred Cikani, 44 vjec, Luan Klosi, 36 vjec, Ilir Balliu, 26 vjec, Dashamir Halilaj, 28 vjec, Korab Lama, 38 vjec, Myftar Prengezaj, 60 vjec, Ardian Berisha, 38 vjec, Perparim Lama, 46 vjec. Te arrestuarit, jane banues ne Tirane, Elbasan dhe ne Fier. Nderkaq qe, jane ndaluar me urdher te Prokurorise se Tirane, per veprat penale te "dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit" dhe "falsifikim te pasaportave dhe vizave", disa persona te tjere. Keshtu ne pranga kane rene, Fatmir Vukaj, 40 vjec, Thanas Todhri, 50 vjec, Astrit Hasa, 36 vjec, Ramiz Shahini, 42 vjec, banues ne Permet, pronar i nje hoteli ne kete qytet, Fatmir Tato, 42 vjec, banues ne Erseke, pronari i nje hoteli ne qytetin e tij dhe Gurali Bardhi, 46 vjec, banues ne Cerrik, Elbasan.
Koha jone