LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Morrison : nje histori jo vetem amerikane

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 46
Location : Athine.

Morrison : nje histori jo vetem amerikane Empty
MesazhTitulli: Morrison : nje histori jo vetem amerikane   Morrison : nje histori jo vetem amerikane Icon_minitimeFri May 15, 2009 4:18 pm

Morrison : nje histori jo vetem amerikane

By thelizardkings
Morrison : nje histori jo vetem amerikane Jim_morrison013
nga Aris Mamo
“Hera e pare qe njoha vdekjen?…Po ecnim permes shkretetires ne agim.Babai ngadaleson shpejtesine e makines.
Nje kamion i mbushur me Indian Navahos,ishte perplasur me nje makine apo dicka tjeter.Une nuk dola nga makina
por shikoja gjithcka nga dritarja e saj.Babai im doli me gjyshin per te pare c’kishte ndodhur….
Gjithcka qe pashe ishe nje boje me ngjyre te kuqe e hedhur mbi trupat e indianeve te shtrire pertoke,por kuptoja
se cpo ndodhte ne te vertete,sepse ndjeja shpirtrat e shqetesuar te personave qe ndodheshin aty.Ne ate moment
kuptova dicka akoma me te rendesishme dhe shume tragjike per ata persona te shtrire pertoke.Kuptova qe ata indiane nuk dinin me shume se mua se cfare po i ndodhte ne ato momente….dhe pata ndjesine qe shpirtrat e vdekur te indianeve
po vertiteshin rreth meje,dhe ndjeja se depertonin ne shpirtin tim…dhe une isha si nje sfungjer,i gatshem per tu ulur aty e per ti thithur ato….“

Kjo eshte pergjigjia e Jim Morrison kur e pyeten se kur e kishte njohur vdekjen per here te pare….Vdekja,kjo fjale e trishtueshme per ne te vdekshmit eshte dhe ka qene gjithmone teper e sjellshme me kengetare e poete,duke i cuar mendiet e tyre pertej realitetit tokesor.
Nje nga keto poete-kengetare ishte dhe Jim Morrison.I lindur ne Melbourne,Florida,i perkiste nje familjeje “shembullore” amerikane.
Ishte familja ajo qe do te ndikonte ne personalitetin “jo te qendrueshem” te Xhimit.Do ti kundervihej familjes qe ne moshe te vogel duke shprehur me veprimet e tij “urrejtjen” qe me vone do ta conte ne mohimin total te tyre.Sic shkruan dhe Ray Manzarek(tastieristi) ne librin e tij Light my fire (Jeta ime me Xhim Morrison),pjesa me e madhe e mesueseve qe kishin patur rastin te kishin Xhimin si nxenes e kujtojne si nje femije shume inteligjent dhe kundra sistemit amerikan.Dallohej ne lendet qe kishin te benin me artin duke shprehur superiorite ndaj nxenesve te tjere
edhe ne shume raste duke vene dhe vete profesoret ne pozicion te veshtire e shpesh here ne fund te fjalimit qe mbante per temat qe jepeshin ne klase,ta duartrokisnin dhe vete ata.
Dua te ndalem tek bota shpirterore e Jim Morrison,sepse ishte ajo bote qe e mori nga kjo reale.Ishte ajo bote qe e
udhehoqi ne shkretetire me gjarprin e qe i solli ne vizionet e tij”deren e perceptimit” te William Blake,qe per mendimin tim personal, ai arriti ta hapte e te hynte atje me mire se vete krijuesi. Jim Morrison per mua ishte nje vizionar i asaj bote qe cdokush nga ne e kerkon duke qene i vetedijshem ose i pavetedijshem. Injorantet dhe dijetaret e botes reale,dmth ata qe urrejne dhe ata qe vuajne kete urrejtje,te pasurit,dhe te varfrit qe punojne per ato,…ne fund te gjithe vdesin,pa perjashtim.
Ishte ky fund qe do ishte fillimi i zhdukjes nga realiteti i Jim Morrison.Me sakte,ishte kurioziteti i tij per cfare ndodh me tej se kjo qe jemi, qe do ta conte drejte alkoolit dhe stimuluesit e trurit njerezor.Ndoshta i vetmi person qe kishte kurajon ti afrohej vdekjes e ti kendonte poezite qe i lexonte nga shkretetira e ndertuar me guret e realitetit ku jetonte e ku jetojme ne ditet e sotme,sepse,per medimint tim,asgje nuk ka ndryshuar ne rrugen qe njerezimi ndjek per te jetuar pranverat dhe dimrat qe na jane ofruar.
E kjo kurajo,qe e conte deri ne horizontin e vdekjese e shtyu drejt saj pa hezitim,dhe sic do te thonte vete ai nqs do kishte mundesine te fliste nga ai vend ku ka vajtur,”u nisa pa me te voglin dyshim”….
Kritiket e muzikes e kane quajtur ate si nje muzikant qe vetem ēirret e ulerin, ndersa kritiket e artit e quajne “poeti i mallkuar”,policia e shtetit kalifornian do ta quante “imoral dhe person destabilizues per sistemin”, por ai mbetet gjithmone “the lizard king”,i vdekshmi qe mundi te bente gjithcka ne kete bote. Arriti te conte vetveten drejt vdekjes pa keqardhjen me te vogel per cfare do linte mbrapa.
Dhe e beri.
Tani qe shkruaj keto rreshta per te,kuptoj akoma me shume sa e pafundme ishte madhesia e botes qe ai gjeti pertej deres se tij dhe sa e vogel,kafsherore e primitive eshte bota ku sot jetojme. Ajo qe ai na la ne nuk ishte Grupi muzikor THE DOORS por ishin vizionet e tij per cfare do te ndodhe ne bote deri sa kjo e fundit te ndergjegjesohet e te kuptoje drejte c’fare fundi shkon.
Por gjithsesi The Doors ishte fillimi i fundit per Xhimin.
Po e le universin morrisonian sepse eshte shume i madh per tu pershkruar ne kaq pak vite jete. Ajo qe ne mund te bejme eshte te jetojme me ligjet e atij universi mendor qe cdo kush nga ne e ka por nuk gjen rrugen e duhur per te hyre.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 46
Location : Athine.

Morrison : nje histori jo vetem amerikane Empty
MesazhTitulli: Morrison : nje histori jo vetem amerikane   Morrison : nje histori jo vetem amerikane Icon_minitimeSat May 16, 2009 1:57 pm

Per te gjithe simaptizantet dhe fansat e The Doors....



Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
Gifted
Antar i ri
Antar i ri
Gifted


Numri i postimeve : 4
Join date : 12/06/2009

Morrison : nje histori jo vetem amerikane Empty
MesazhTitulli: Re: Morrison : nje histori jo vetem amerikane   Morrison : nje histori jo vetem amerikane Icon_minitimeFri Jun 12, 2009 5:05 pm

S'jam ndonje fanse e madhe e the doors por duhet pranuar qe Morrison ka talent me sakt ka pasur Razz


Dergoni lule,dhurata ne Lushnje si dhe ne te gjithe Shqiperine si surprize te bukur per te dashurit tuaj!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Morrison : nje histori jo vetem amerikane Empty
MesazhTitulli: Re: Morrison : nje histori jo vetem amerikane   Morrison : nje histori jo vetem amerikane Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Morrison : nje histori jo vetem amerikane
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pak histori , Myzeqeja dhe Myzeqaret

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Kultura :: Bota muzikore-
Kėrce tek:  
Free forum | Computers and Internet | Computers | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions