LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 EGNATIA E RINGJALLUR (I)

Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 46
Location : Athine.

EGNATIA E RINGJALLUR (I) Empty
MesazhTitulli: EGNATIA E RINGJALLUR (I)   EGNATIA E RINGJALLUR (I) Icon_minitimeTue May 05, 2009 11:11 am

EGNATIA E RINGJALLUR (I)



[kėtė shkrim e ka dėrguar nė PTF Arian Kopani]
Janė tė pakta ato gjėra pėr tė cilat flitet mė pak dhe pėrdoren mė shumė se sa njė rrugė.
“Tė gjitha rrugėt tė shpien nė Romė” - ka ardhur shprehja e vjetėr deri nė kohėt tona. Dhe ka njė tė vėrtetė nė tė, si historike ashtu edhe topografike.
Nė qendėr tė gjithshkaje ishte Roma, dhe rrugėt konsullare tė saj, tė cilat janė nė pėrdorim sot e kėsaj dite, si via Appia, via Flaminia, via Aurelia, via Cassia, etj, e rrezatonin pushtetin e saj nė tė katėr anėt e botės sė njohur tė asaj kohe.
Nė pikun e vet perandoria e Romės kishte ndėrtuar dhe mirėmbante njė rrjet rrugor prej 80 000 km, i cili shtrihesh prej lumit Rin deri nė Kartagjenė dhe prej ishujve Britanikė deri nė Bizantium. Ēdo gjė vitale kalonte dhe lidhesh me to, qė nga legjionet (tė cilat i ndėrtonin), mallrat, e deri tek shėrbimi postar.
EGNATIA E RINGJALLUR (I) Via_egnatiaKur Roma filloi ta projektonte pushtetin e saj pėrtej territorit te vet, rruga e parė e madhe, jashtė gadishullit italik, ishte rruga Egnatia e ndėrtuar nga pro-konsulli romak, Gaius Egnatius, diku aty nga mesi i shek. II p.e.s. Nė traditėn mė tė mirė tė rrugėndėrtimit romak, ajo ishte vazhdim i via Appia-s (rruga mbretėreshė, siē e quanin romakėt). E kishte fillimin nė Durrės, hidhej mbi Shkumbinin, shkonte pranė liqenit tė Ohrit, kapėrcente malet e zonės nė Maqedoni dhe pėrfundonte nė Thesalonik. Nė njė periudhė mė tė vonėt ajo u shtri mė tutje duke pasur pėr terminus tė ri Bizantiumin (ose Konstantionopojėn e mėpasme). Rruga ishte e ndėrtuar me gurė tė mėdhenj shumėkėndėsh, me qendrėn mė tė lartė se sa anėt, pėr tė lejuar drenimin e ujrave, me anėt e rrugės mė tė larta pėr tė penguar rrėshqitjen dhe daljen nga traseja. Ajo ishte e gjėrė nga 4 metra minimumi deri nė 8 metra kur hyhej apo dilej nė qytetet qe lidheshin nėpėrmjet saj. Ēdo njė milje romake kishte gurė qė shėnonin distancėn, dhe nė vėnde tė paracaktuara kishte stacione pėr tė ndėrruar kuajt, bujtina pėr tė fjetur, pėr t’u ushqyer e pėr t’u ēlodhur.
Historia pėrcjell se via Egnatia ishte ndėrtuar mbi njė rrugė mė tė vjetėr, para-ekzistuese.
EGNATIA E RINGJALLUR (I) Via-egnatia-1Via Egnatia ishte dhe mbeti rruga kryesore qė lidhi Romėn me Lindjen. Ushtritė e Pompeut kaluan aty, ushtritė e Cesarit, Mark Antonit, August Oktavianit, Cassiusit dhe Brutit, po ashtu, kaluan aty. Ushtritė e Trajanit, kur shkoi nė fushatėn parthe disa qindra vjet mė vonė, kaluan aty. Kryqėtaret kaluan po aty. Po aty kalonin tė gjitha mallrat qė lėviznin prej zonės lindore tė perandorisė sė Romės drejt qendrės dhe prej qendrės drejt lindjes. Ciceroni gjithashtu e pėrmend nė shkrimet e veta, kur pėrshkruan udhėtimin e tij pėr nė Bizantium.
Simbas njė adagioje tė vjetėr, kur bėhej fjalė pėr dominimin ekonomik dhe politik nė botėn e njohur tė asaj kohe, kush zotėron(te) lindjen, zotėron(te) dhe perėndimin. “Alkimistėt” e historisė e lidhin kėtė mardhėnie varėsie me faktin se nė Perėndim raporti i shkėmbimit tė arit me argjendin ishte 1 me 7, kurse nė Lindje 1 me 12.
Shpėrbėrja dhe mė pas rėnia e Romės solli qė edhe sistemi rrugor nė tė cilin mbėshtetej pushteti i saj, tė pėsonte tė njėjtin fat. Rruga Egnatia, nė njė farė mase, e pėr njėfarė kohe, i shpėtoi gjendjes degraduese. Deri nė shek. 15 ajo ishte kryesisht njė rrugė tregtare, pjesėrisht funksionale, nėpėr te cilėn lėviznin “njerėzit, fetė, ideologjitė, zakonet, ekonomitė, konceptet, mėnyra tė tė parit tė botės”. Nė pikun e perandorisė Bizantine, Thesaloniku ishte shndėrruar nė njė nga qendrat mė tė mėdha tė artit bizantin, influenca e sė cilės u shpėrnda dhe u shtri nė tė gjitha drejtimet. Me ardhjen e sundimit otoman, rruga Egnatia ra nė harresė tė plotė, dhe si me shumė gjėra tė tjera tė lėna nė errėsirėn e antikitetit dhe mesjetės sė vonshme, do tė duheshin mė se 500 vjet qė emri i saj tė fillonte tė pėrdorej pėrsėri.
Fuqia sugjestive e simboleve ėshtė e mirėnjohur. Ato krijojnė besime dhe kushtėzojnė mėnyra tė sjelli dhe tė menduari tė njerėzve, me efekte qė mund tė shtrihen deri nė strukturėn sociale tė tyre. Nė njė kulturė, forca e saj ėshtė pikėrish ai rrjet simbolesh qė e pėrbėn atė dhe qė i ndihmon njerėzit tė kuptojnė realitetin sipas rregullsish tė caktuara. Influenca e tyre priret tė shtrihet nė kohė e nė hapėsirė pėrtej kufijve tė kulturės qė ato perfaqėsojnė, dhe jo rrallė transformohen nė vlera me karakter komercial tė shkėmbyeshėm. Nė kėtė drejtim kultura shqiptare, si ajo e trashėguara edhe ajo bashkėkohore ėshtė e varfėr nė simbole tė mirėnjohura, ose edhe ato qė ka, kanė natyrė tė kufizuar nė shtrirje e nė influencė.
Arsyet pėr kėtė janė tė shumta, por nuk ėshtė ky qėllimi i kėtyre rrjeshtave.
[vijon]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
 
EGNATIA E RINGJALLUR (I)
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» EGNATIA E RINGJALLUR (II)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shtypi dhe politika :: Problematika shqiptare-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions