LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Lushnje, zjarri rrezikon varrezat publike

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

Lushnje, zjarri rrezikon varrezat publike Empty
MesazhTitulli: Lushnje, zjarri rrezikon varrezat publike   Lushnje, zjarri rrezikon varrezat publike Icon_minitimeMon May 26, 2008 2:44 am

Zjarri ra nė pėrroin pranė varrezave. Ndėrhyjnė me urgjencė 2 zjarrfikėse pėr izolimin e flakėve
Zjarri ra nė pėrroin pranė varrezave. Ndėrhyjnė me urgjencė 2 zjarrfikėse pėr izolimin e flakėve
Lushnje- Njė zjarr ka pėrfshirė zonėn ku ndodhen varrezat publike tė qytetit, duke i rrezikuar seriozisht. Pėr fat, ndėrhyrja e shpejtė e zjarrfikėseve, tė cilat u lajmėruan nė kohė shmangu pasojat, qė sipas specialistėve do tė ishin shumė tė rėnda. Zjarri, sipas policisė, ra dje nė orėn 14.00, kohė kur hapėsira e varrezave publike u mbulua nga tymi dhe flakėt. Njė telefonatė ka njoftuar zjarrfikėset, qė kanė mbėrritur me urgjencė dhe kanė nisur punėn pėr shuarjen e flakėve. «Flaka ka pėrfshirė pėrroin nė njė gjatėsi mbi 500 metra, duke vėnė nė rrezik serioz varrezat publike»- thanė burimet zyrtare, qė bėjnė me dije se nė shuarjen e flakėve ndihmoi policia bashkiake si dhe banorė tė zonės. Flakėt kanė marrė pėrmasa tė frikshme, tė ndihmuara edhe nga era, ndėrkohė qė kanė favorizuar shumė edhe materialet qė gjendeshin nė pėrroin, pranė varrezave. Sipas dėshmitarėve qė ishin nė vendngjarje varrezat janė mbuluar nga tymi i zi, por pėr fat tė mirė nuk janė pėrfshirė nga zjarri. Sipas ekspertit tė zjarreve, Loni Boēi, varrezat publike kanė shpėtuar mrekullisht nga rėnia e zjarrit. “Do tė mjaftonte njė vatėr e vogėl dhe flakėt do kishin mbuluar tėrė hapėsirėn e varrezave prej mė shumė se 5 hektarėsh”- tha ai. Mendohet se shkak i rėnies sė zjarrit mund tė ketė qenė njė gabim njerėzor i ndonjė banoriaty pranė, por policia ėshtė duke hetuar edhe pėr ndonjė zjarrėvėnie tė qėllimshme. Ende pėr kėtė ngjarje nuk jepen detaje, por sipas burimeve policore gjithēka ėshtė ende nė hetim. Ky ėshtė zjarri i parė qė ka rėnė kėtė vit nė kėto pėrmasa, i cili ka sinjalizuar se kėrkohen masa tė forta pėr mbrojtjen nga fatkeqėsitė qė lidhen me zjarret.
S. Ndreēka gazeta shekulli
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
Lushnje, zjarri rrezikon varrezat publike
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lushnje: Zjarri shkrumbon magazinat e drithit, demi 100 mije euro
» Tuneli i Kalimashit rrezikon mbylljen

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions