LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Lul Caka Intervistė ekskluzive e “tė tmerrshmit” tė Beratit, Lulėzim Caka. Akuzat, dyshimet e ngjarjet qė i ndryshuan jetėn. Pėrballja me vrasėsin e nėnės dhe “tė vėrtetat” e njė tė cilėsuari si kapobandė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

Lul Caka Intervistė ekskluzive e “tė tmerrshmit” tė Beratit, Lulėzim Caka. Akuzat, dyshimet e ngjarjet qė i ndryshuan jetėn. Pėrballja me vrasėsin e nėnės dhe “tė vėrtetat” e njė tė cilėsuari si kapobandė Empty
MesazhTitulli: Lul Caka Intervistė ekskluzive e “tė tmerrshmit” tė Beratit, Lulėzim Caka. Akuzat, dyshimet e ngjarjet qė i ndryshuan jetėn. Pėrballja me vrasėsin e nėnės dhe “tė vėrtetat” e njė tė cilėsuari si kapobandė   Lul Caka Intervistė ekskluzive e “tė tmerrshmit” tė Beratit, Lulėzim Caka. Akuzat, dyshimet e ngjarjet qė i ndryshuan jetėn. Pėrballja me vrasėsin e nėnės dhe “tė vėrtetat” e njė tė cilėsuari si kapobandė Icon_minitimeThu Jul 10, 2008 5:35 pm

PEQIN – Padyshim qė namin e ka shumė mė tė madh se shtatin Lul Caka. I shoqėruar minimalisht me tre punonjės policie, nė prag tė derės sė njėrės prej zyrave tė burgut tė sigurisė sė lartė tė Peqinit, shfaqet “i tmerrshmi” i Beratit. Ka njė buzėqeshje mirėsjelljeje nė fytyrėn qė duket se nuk pėrcjell mė dhembje a siklet nga shtrėngimi i prangave tė duarve tė lidhura pas kurrizit. Lul Caka pranon tė flasė. Tė dėshmojė tė vėrtetėn e tij gjithsesi, pėr gjithēka i ka ndodhur nė 10 vitet e fundit nė jetė. Vetėm pak ditė pas identifikimit tė tre personave qė i rrėmbyen, dhunuan e ekzekutuan nėnėn e tij, ai dėshmon nė njė intervistė ekskluzive pėr gazetėn “Korrieri”, pėr ngjarje tė njėpasnjėshme tė ndodhura nė jetėn e tij, ku dita mė e keqe pėr tė padyshim ėshtė pikėrisht 1 korriku i 1999-ės, dita e masakrimit tė nėnės sė tij. Natėn e parė tė arratisė nga qelitė e paraburgimit tė Lushnjės, mbi varrin e saj ai bėri njė betim... Pėr gjithēka ka ndodhur para dhe pas asaj nate, pėr tė gjitha akuzat dhe dyshimet qė kanė rėnė nė vite mbi tė, pėr arratisjen e bujshme e rivendosjen nė pranga, Lul Caka pranon tė flasė ekskluzivisht pėr lexuesin e “Korrierit”.





-Para disa ditėsh, tre persona u identifikuan dhe iu dokumentua autorėsia pėr ekzekutimin e nėnės tėnde. Ti mė pėrpara kishe dyshime tek kėta tre persona?

“Unė e ndjeja qė diēka do tė mė ndodhte, por mendoja se do tė mė ndodhte mua, jo nėnės. Unė kisha dyshime qė nga transferimi im fizikisht nga Berati nė drejtim tė Komisariatit tė Fierit. E dija qė do tė mė ndodhte diēka, isha paralajmėruar, sepse transferimi im u bė nė mėnyrė tė padrejtė, me urdhėr tė dikujt qė unė nuk jam i dijshėm se kush ishte ky person”.

-Nė fakt, nga se tė vinte kjo parandjenjė, qė do tė ndodhte diēka e rėndė?

“Do tė mė ndodhte, sepse procedurat siē vazhdonin nė Gjykatėn e Beratit, me provat qė kishte gjyqėsori apo prokuroria, unė isha i pafajshėm dhe e pashė qė po mundoheshin si e si qė tė mė fajėsonin me ēdo kusht, sepse unė jam i pafajshėm edhe sot qė jam kėtu nė kėtė burg. Mėnyra sesi e kanė artikuluar dosjen ata, edhe njė njeri qė s’merr vesh nga ligjet po ta lexojė mund t’i japė zgjidhje. Nuk kam qenė unė ai personi qė ka vajtur dhe ka gjuajtur nė drejtim tė policisė, por policia mė ka zėnė pritė dhe pėr kėtė kam fakte dhe prova qė nė ditėt nė vazhdim do t’i bėj publike”.

-Kur policia tė ka zėnė pritė, ti ke qėlluar?

“Jo”.

-Ti u plagose?

“Jam plagosur me katėr plumba”.

-Kush tė plagosi?

“Gani Malushi, Arben Frashėri, Ilir Ngresi e tė tjerėt pas tyre”.

-Ilir Ngresi mė pas u vra?

“U vra edhe Ilir Ngresi, edhe Gani Malushi. Mė kanė akuzuar edhe mua nė mėnyrė tė padrejtė se ka pasur dorė Lul Caka nė ekzekutimin e Ilir Ngresit, se kėshtu shkruante shtypi nė atė kohė, qė gjasme Lul Caka e la porosi nga burgu. Edhe nė kohėn qė unė s’isha kėtu, por isha i arrestuar nė Itali, nė mėnyrė qė tė mė ekstradonin me ēdo kusht, thanė se Lul Caka ka vrarė Ilir Ngresin. Me kalimin e kohės mė pas u tha se ka dhėnė Luli urdhėr nga burgu qė tė vritet Ilir Ngresi. Ilir Ngresi pėr mua ishte njė kriminel nė radhėt e policisė, se jo tė gjithė policėt janė tė inkriminuar, ka njerėz tė mirė, tė ndershėm sa tė duash, por ka dhe njerėz qė vuajnė pėr ego”.

-Nė fakt, ti i kishe lėnė njeriu porosi qė ta zhduknin Ilir Ngresin?

“Jo, megjithėse ai ishte sjellė shumė keq me mua vetė dhe me familjarėt e mi”.

-Ti e prisje arrestimin nga policia?

“Nė fakt, katėr ditė para se mua tė mė bėhej atentati (flet pėr arrestimin nė Berat), mua mė ka ardhur njė person, qė kishte dijeni se ishte vendosur qė do t’i zihej pritė filanit, d.m.th mua, pėr eliminim fizik nė atė kohė, si person problematik sipas atyre, siē iu interesonte atyre, sepse unė isha i krahut tė djathė, ndėrsa atė ishin tė majtė. Sapo erdhėn nė pushtet filluan aksionet, filluan spastrimet dhe mė erdhi njė person quhet Kudret Zhuka dhe njė person tjetėr. Kur ishte marrė vendimi, ishin katėr persona, ka qenė njė drejtor institucioni atje, kanė qenė dhe dy-tre persona tė tjerė. Edhe vjen i hipėn makinės ai personi, pasi njė nga ata dekonspiron, dhe vjen mė thotė: “Lul, zhduku se kėtu-kėtu kėtu muhabeti”. Arsyen “Pse” nuk e di saktė, sepse unė 45 ditė kisha qė kisha marrė pafajėsinė. Kisha 45 ditė qė kisha dalė nga burgu si i pafajshėm pėr veprat penale qė akuzohesha. Po arsyeja pse i thashė unė? Po, se ti akuzohesh qė i ke dhėnė deputet nė favor tė PD-sė. Po ēne unė? S’jam aq i aftė unė sa tė marr njerėzimin me hu dhe t’i ēoj tė votojnė siē dua unė. Se ata shumė mirė qė mund tė thoshin se unė do tė votoj pėr krahun e djathtė dhe atje kur shkon tė votojė, e hedh ku i do qejfi atij.

Mirėpo me gjithė paralajmėrimin, unė kam dalė nga shtėpia. E dija qė do tė mė ndodhte diēka, por dola tė porosisja ca rrugė zhavorr, se po ndėrtoja njė shtėpi dhe kur dal nė rrugė tė madhe, pashė qė mė kishin zėnė pritė. Por prita e parė mė lejoi. Nė pritė tė parė ka qenė njė Arben Frashėri, mesa mbaj mend, kurse pritės sė dytė i tha ai me radio, po vjen filani dhe 300 metra pa iu afruar postbllokut, unė jam gjendur nėn breshėrinė e plumbave. Jo njė, por kanė qenė 100 policė. Duka, shoku im ngeli i vrarė, njė bashkėfshatar nė fakt, jo shok, qė unė rastėsisht e mora nė motor. “Do vij edhe unė nė qendėr me ty, do tė mė marrėsh”, - mė tha. “Posi, hajde”, iu pėrgjigja”.

-Pėrpara kėsaj dite, ti kishe qėlluar mbi ndonjė person, ti kishe grabitur ndonjė person?

“Jo, absolutisht”.

-Ēfarė konflikti kishte mes familjeve Ēala dhe Yzeiri ?

“Unė me Ēalanjakėt kam pasur marrėdhėnie tė mira, sepse neve kemi qenė njerėz tė persekutuar dhe nė atė kohė ne bėheshim me njėri-tjetrin se s’na pėrkrahte njeri, nuk na qasnin dhe unė kam pasur marrėdhėnie tė mira, biem gjaku i pestė a i gjashtė nga ana e plakės. Nga ajo qė isha person me zė, i hedhur, kėta kujtonin se unė do tė pėrkrahja Ēalanjakėt, ndėrkohė qė mė parė fisi Yzeiri me fisin Ēala kanė shkuar me njėri-tjetrin, kanė pasur marrėdhėnie tė mira, mirėpo ndodhi ajo qė ekzekutoi vėllai motrėn, pasi njė Ēalanjak ekzekutoi tė motrėn dhe atė djalin qė dashuronte e motra, qė ishte nga fisi Yzeiri, dhe nga kjo filloi historia pastaj”.

-Po ti, si hyre nė kėtė histori?

“Po, mė futėn mbase ngaqė ne kishim marrėdhėnie tė mira me fisin Ēala dhe se kėshtu mendohej nė atė kohė, se unė do tė pėrkrahja Ēalanjakėt”.

-Po vdekja e tre personave nga fisi Yzeiri, mes tė cilėve dhe njė fėmijė, si ndodhi?

“Pėr kėtė histori nuk di gjė unė. Dy nga Ēalanjakėt di qė i vranė nė motor”.

-Po Yzeirėt, ē’problem kanė me ty realisht?

“Nga ajo qė unė kam marrėdhėnie tė mira me Ēalanjakėt dhe kam qenė i hedhur. Po nuk jam aq trim unė, sa tė bėj gjithēka kanė thėnė policia e mediat pėr mua, tė kem vrarė aq shumė njerėz sa mė kanė listuar. Me Yzeirėt besoj se ishte vetėm dyshimi qė mund t’i kėtė ardhur pėr shkak tė marrėdhėnieve qė kishave fisin Ēala”.

-Pėr kaq?

“Po, ēdo fis ka atė tė hedhurin e vet, nga i cili mund tė pritet ēdo gjė”.

-Kaq ėshtė? Je i sigurt se nuk ishte njė, por ishin dy vėllezėr nga familja Yzeiri qė tė vranė nėnėn?

“Unė i kam njohur edhe Artanin, edhe Bled Yzeirin dhe vėllanė e tyre tė bėrė pėr rahmet, Lefterin, dhe nuk kam pasur asnjė problem me ta”.

-Po me Mile Ēamin, ēfarė problemi kishe?

“Unė nuk kam pasur problem. Mė akuzojnė pėr vėllanė e Mile Ēamit”.

-Pėllumbin?

“Po, njė Pėllumb Jemini. Tani ta them unė sesi ka qenė historia. Pasi mė ndodhėn kėto ngjarje, pasi mė dėnuan mė kot, jam i interesuar tė tregoj. Tani kundėrshtari mbetet kundėrshtar, sepse mė vranė njė plakė 60 vjeēe qė nuk i kishte bėrė asgjė, se po nuk veproi ligji, do tė veproj unė pastaj nė bazė tė Kanunit, se kėshtu i bie. Mė akuzojnė pėr vėllanė e Mile Ēamit, gjoja e kam vrarė unė atė. Vėllai i Mile Ēamit ka qenė njė problematik, qė s’linte njėri pa ngacmuar nė Fier, qė iu vinte gjoba tregtarėve, se jam interesuar unė pėr tė. Tri ditė para se tė vritej ka plagosur njė person, i ka marrė dhe 30 a 40 milionė lireta, i ka marrė dhe njė makinė. Pse duhej ta vrisja unė, qė nuk e njihja fare. Po tė ma kishte bėrė borxh edhe do ta kisha vrarė, por unė nuk e njihja”.

-Po si ka mundėsi atėherė, qė prapė ti u gjende nė kėtė histori, pse nuk vranė mamanė e dikujt tjetėr, vėllanė e dikujt tjetėr, por u morėn me ty, me familjen e fisin tėnd?

“Nė mėnyrė tė padrejtė mua mė akuzonte e motra e viktimės, se gjoja asaj i kishte thėnė dikush, i cili kishte vdekur, qė Lul Caka tė ka vrarė vėllanė. Janė nė dosje kėto qė po them unė. E vetmja provė qė unė kam nė dosje e pėr tė cilėn kam marrė 20 vjet burg pėr vrasjen e Pėllumb Ēamit, ka qenė dėshmia e motrės sė tij, qė thotė se mua mė ka thėnė Isuf Nurēja nga Lushnja, qė vėllai tėnd e ka vrarė Lul Caka. “Po kush ta ka thėnė ty? - i ka thėnė ajo. Unė po ta them ty, por mua ma ka thėnė njė person tjetėr. Mirėpo Isuf Nurēja ėshtė vrarė kėtej nga Cėrriku dhe asaj ky na i paskėsh thėnė. Por kur merret njė dėshmi duhet tė pėrcaktohet personi. Kur personi nuk ekziston, nuk ekziston as prova. Kurse persona nga vendi i ngjarjes thonė se atė e kanė vrarė tre fėmijė nga 14-15 vjeē”.

-Ti po thua d.m.th., qė Lul Caka nuk ka prekur asnjėherė armė me dorė, qė Lul Caka nuk ka grabitur asnjė njėri, qė Lul Caka nuk ka vrarė asnjė njėri?

“Jo, armė kam prekur unė me dorė, se kam qenė ushtar, kam pasur dhe nė ‘97, se armė kishin gjithė shqiptarėt”.

-Dakord, por t’i po thua se vetė nuk ke pasur armė nė dorė, me idenė pėr tė dėmtuar ndonjė person fizikisht dhe ekonomikisht?

“Jo, absolutisht, jo”.

-Si ka mundėsi atėherė qė, edhe pse nuk kishe bėrė asgjė, ti nė asnjė moment nuk pranove qė tė vetė dorėzoheshe gjatė kohės qė kėrkoheshe nga policia?

“Po unė 46 ditė kisha qė isha liruar nga gjykata dhe isha shpallur i pafajshėm. Nuk mė ka bėrė asnjė njeri asnjė njoftim se isha nė kėrkim, dhe se tani tė vjen njė vendim prokurorie a gjykate”.

-Po ti nė fakt je rrethuar disa herė, derisa u arrestove i plagosur, apo jo?

“Jo, absolutisht jo”.

-Nga policia nuk je rrethuar asnjėherė?

“Kėto janė thashetheme”.

-Ti nuk i ke ikur asnjėherė rrethimit tė policisė?

“Jo, absolutisht jo. I vetmi rast qė jam rrethuar ka qenė kur jam plagosur”.

-Po si ka mundėsi pra, qė asnjėherė nuk pranove tė sqaroje pozicionin tėnd?

“Mua nuk mė ka thėnė njeri qė ty tė kėrkon policia”.

-Nė ēfarė momenti e ke marrė vesh se ke qenė i kėrkuar nga policia?

“S’e kam marrė vesh nga asnjėherė, deri para se tė mė riarrestonin tė plagosur. E dija qė mund tė mė eliminonte policia, po jo se donte tė mė arrestonte”. Pastaj, pasi u arratisa nga burgu i Lushnjės, normalisht qė e dija se isha i kėrkuar”.

-Pse ike nga Shqipėria, si ndėrrove emrin, si e gjete pasaportėn me emrin Bekim Arifi?

“Emrin e kam ndėrruar qysh nė vitin 1996, pėr shkak tė emigrimit, qė nga kohė e skafeve”.

-Po arratisja jote nga burgu i Lushnjės si ndodhi?

“Mė erdhėn nja 4 persona, me maska dhe tė armatosur. I prenė hekurat dhe thanė se kush ėshtė Lul Caka. “Unė”, - iu thashė. “Dil pėrjashta, - mė thanė mua, - ose do tė tė vrasim kėtu brenda”.

U befasova faktikisht, u befasova shumė. Mė morėn dhe mė nxorėn tek varrezat e Lushnjės. “Po ju, kush jeni?” - i pyeta. “Ē’rėndėsi ka, - mė thanė, - po ik tani”. Dhe unė ika. Tani dhembjen e nėnės e ndjeja unė, por nuk mund tė rrija kot nė burg”.

-Sa kohė pas vdekjes sė nėnės ka ndodhur kjo?

“Kjo ka ndodhur 6 duke gdhirė 7 janar i vitit 2001. Sapo fillonte vitit 2001, unė ika. Kur shteti nuk po funksiononte, kur nėna ime u vra nė derė tė komisariatit dhe trupi iu hodh nė Seman, kur vėllait dhe motrės sime i vinin policė me uniformė, kryepleq e hetues dhe u thoshin “O do tė thuash kėshtu si themi ne, ose ne do tė tė vrasim djalin”! Mė kupton? Nė kemi pėrjetuar njė terror. Jo unė, sepse vetė isha brenda, por familja ime. Se nuk kam frikė tė vdes, se njė ditė do tė vdesim tė gjithė, asnjė nga ne nuk tė ekzistojė, mirėpo u detyrova, prandaj dhe ika”.

-Si e ke marrė vesh vdekjen e nėnės?

“Unė vdekjen e nėnės e kam marrė vesh pas 40 ditėsh, ma ka thėnė njė polic nė dhomėn e ajrimit. Bile mė tha dhe se dikush e kishte rrėmbyer, me disa makina E nuk kanė qenė vetėm tre personat e identifikuar, por edhe tė tjerė. Por nuk pati nevojė tė ma thoshte njeri fatkeqėsinė, sepse ma ndjeu shpirti”.

-E prisje ti atė ditė qė u vra, qė tė vinte tek ti?

“Nuk e dija faktikisht se do tė vinte. Nėna nuk rrinte dy ditė pa ardhur tek unė. Bile nė Berat vinte pėrditė, edhe dy herė nė ditė, sepse isha i plagosur. Por nė Fier nuk e prisja tė vinte tė mė shihte, sepse nė sallė tė gjyqit i thanė plakės: “Ti Lulin mos e ndiq, se do tė tė vrasė ndonjė person, o ty, o djemtė”.

-Kush ia tha kėtė?

“Ia tha njė gjyqtar nė sallė tė gjyqit, sepse po e shikonin qė procesi gjyqėsor po shkonte nė favorin tim, kėsisoj e kėshilloi qė tė mos dukej atje”.

-Po pas arratisjes, shkove tek varri i nėnės?

“Po, kam shkuar vetėm njė herė. Natėn”.

-Bėre ndonjė betim pėr hakmarrje?

“Ti, si mendon? Kush nuk do tė hakmerrej po t’ia vrisnin nėnėn ashtu barbarisht siē ma vranė mua? Megjithėse unė personalisht nuk pata mundėsi qė tė hakmerresha, se pas arratisjes nga komisariati i Lushnjės ika nėpėrmjet Maqedonisė nė Itali, ku dhe u arrestova e pas ekstradimit kam qenė nė burg, kėshtu qė nuk pata mundėsi tė hakmerresha pėr nėnėn time. Por faleminderit tė gjithė atyre qė punuan pėr tė zbuluar vrasjen e nėnės sime 60-vjeēare dhe qė vunė drejtėsinė nė vend. Pas vdekjes sė nėnės, gati 40 ditė mė vonė mua mė vdiq dhe babai. Ia plasi zemrėn vrasja e nėnės, s’kishin njė jetė bashkė e ishin jo vetėm burrė e grua, por mbi tė gjithė miq tė mirė, mish e thua”.

-Je kryqėzuar ndonjėherė gjatė kohės qė ke qenė nė burg me Mile Ēamin?

“Vetėm njėherė. Por pa u takuar, vetėm u pamė sy mė sy. Unė isha jashtė nė ajrim e ai brenda nė qeli. Nuk folėm”.

gazeta korrieri
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
Lul Caka Intervistė ekskluzive e “tė tmerrshmit” tė Beratit, Lulėzim Caka. Akuzat, dyshimet e ngjarjet qė i ndryshuan jetėn. Pėrballja me vrasėsin e nėnės dhe “tė vėrtetat” e njė tė cilėsuari si kapobandė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Te vertetat qe ju kane ndodhur!
» Dashuria i merr jeten shqiptarit 24 vjec

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions