LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Vrau e pėrdhunoi fėmijėn, burg pėrjetė Zizės

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mel C
Moderatore
Moderatore
Mel C


Numri i postimeve : 847
Join date : 01/06/2008
Age : 33
Location : me zemer ne Lushnje jam

Vrau e pėrdhunoi fėmijėn, burg pėrjetė Zizės Empty
MesazhTitulli: Vrau e pėrdhunoi fėmijėn, burg pėrjetė Zizės   Vrau e pėrdhunoi fėmijėn, burg pėrjetė Zizės Icon_minitimeTue Jun 03, 2008 8:22 pm

Shpėtim Ziza i cili masakroi, pėrdhunoi dhe mė pas vrau njė fėmijė 10 vjeēar, do tė kalojė gjithė jetėn e tij nė burg. Vendimi ėshtė marrė nga gjykata e Peshkopisė pas provave tė grumbulluara pėr zhdukjen makabre tė fėmijės 10 vjeē, Bekim Cenga. Avokati i Zizės ėshtė shprehur se do tė apelojė vendimin pasi sipas tij, Ziza ėshtė i sėmurė mendor dhe i papėrgjegjshėm pėr atė ēfarė ka bėrė.

Shpėtim Ziza akuzohet pėr vrasjen ēnjerėzore tė Bekim Ēengės. Trupi pa jetė i Bekim Ēengės i vrarė nė 23 tetor tė vitit 2007, ėshtė gjetur pas pesė ditėsh i zhdukur nga familja. Me trup tė pėrmbysur, i masakruar, i dėmtuar nė fytyrė me shenja mbytjeje nė qafė dhe i dhunuar seksualisht. Kėto fakte kanė mjaftuar qė prokuroria para njė jave tė kėrkonte burgim pėrjetė pėr Shpėtim Zizėn, i cili tronditi jo vetėm policinė por mbarė opinionin publik me veprėn makabre qė ka realizuar.

Kjo ka qenė pamja e tmerrshme qė kanė ndeshur hetuesit, kur kanė gjetur trupin e pajetė tė fėmijės, qė rezultonte i humbur. Ka qenė policia ajo qė ka mundur tė zbulojė kufomėn nė pėrroin e fshatit Tomin, rreth 200 metra larg nga pallati i fundit i lagjes "Kamen", ku banon dhe familja e Ylli Cengės.

Shenjat e dhunės nė qafė dhe njė lak prej fijesh ngjyrė bezhė, pak metėr larg vendit ku u gjet fėmija janė sipas ekspertėve tregues tė fortė qė 10-vjeēari ėshtė mbytur. Fėmija, sipas ekspertėve qė bėnė kėqyrjen e kufomės e mė pas ekspertizėn, mbante veshur tė njėjtat rroba, me tė cilat prindėrit e kanė pėrshkruar, kur ai ishte larguar pėr herė tė fundit nga shtėpia e gjyshit.

"Nė anėn e djathtė tė fytyrės, viheshin re shenja gėrvishtjeje tė thellė, shumė tė forta"- thanė pas gjetjes burimet nga grupi i ekspertėve.


Ekspertiza e kryer nga dy ekspertė tė Mjekėsisė Ligjore nė Tiranė, tė ardhur enkas dhe me urgjencė pėr kėtė ngjarje, kanė dalė nė konkluzionin se fėmija ishte mbytur me litar nė fyt.

"Nė kėtė konkluzion ėshtė arritur sepse janė gjetur shenja dhune nė qafėn e fėmijės"- theksojnė burimet. Sipas tyre, kėtė pėrfundim e mbėshtet mė sė miri edhe fakti qė, 50 metra mė lart, afėr njė bregoreje, nė ca gėmusha janė gjetur njė palė pantallona tė vjetra, njė litar i improvizuar me fije nė ngjyrė bezhė, litar i cili rezulton tė jetė pėrdorur pėr tė mbytur fėmijėn.

Po nė atė vend janė gjetur dhe njolla gjaku si dhe gjurmė, ku fėmija ka bėrė pėrpjekje pėr tė shpėtuar.

Ziza: Nuk e vrava unė


TIRANĖ- Shpėtim Ziza, i akuzuari pėr vrasjen makabre tė fqinjit tė tij 10 vjeē ka vendosur tė mohojė gjithēka qė kishte pohuar deri mė tani.

Nė njė intervistė pėr njė nga televizionet, e transmetuar disa muaj mė parė, Ziza ka deklaruar se vrasjen e 10-vjeēarit Bekim Ēenga nuk e kishte kryer ai, por se policėt e kishin rrahur dhe mė pas mėsuar tė pohonte gjithēka.

Drejtori i Policisė sė Qarkut Dibėr, Nikolin Kola, ka thėnė pėr "Shekullin" se pėr kėtė rast, pak rėndėsi kishin pohimet e 19-vjeēarit tė akuzuar pėr masakrėn, pasi policia bazohej nė prova tė tjera, tė cilat kishin mundėsuar dokumentimin e ngjarjes.

Dyshimet

Nė fakt, para se i riu, i cili ėshtė diagnostikuar me probleme mendore tė mohonte gjithēka, dyshime ishin hedhur edhe nga persona tė tjerė.

Kėshtu, xhaxhai i viktimės nė njė intervistė tė dhėnė pėr "Shekulli", ditėn e varrimit tė 10-vjeēarit, hidhte dyshimet se vrasja nuk ishte kryer vetėm nga Ziza dhe kėrkonte qė policia tė vazhdonte kėrkimet pėr autorė tė tjerė edhe pse e vetmja provė e tij pėr kėtė ishin pohimet e fėmijėve.

Tė njėjtėn gjė ka pohuar edhe nėna e tė akuzuarit pėr krimin makabėr, duke thėnė se djali i saj nuk mund tė ketė qenė i vetėm nė kryerjen e krimit. Por deri tani dyshuesit nuk kanė asnjė provė. Nga ana tjetėr, Ziza, i cili e dėrgoi policinė nė vendin e krimit dhe mė parė kishte dhėnė pohime tė tjera rreth rrėmbyesve, nė intervistė ka thėnė se nuk e dinte se kush ishte autori i krimit.

Hetimi

Pėr drejtorin e Policisė sė Dibrės ēėshtja ėshtė e kopsitur. "Ne nuk jemi bazuar nė deklaratat e tė akuzuarit, por kemi mjaft prova tė tjera pėr tė ngritur akuzėn", -ka thėnė Kola.

Sipas tij deklarimet e Zizės janė ato qė vijnė zakonisht nga njė person i akuzuar pėr krim, i cili pasi ka pohuar pėrpiqet tė mohojė gjithēka duke u shfajėsuar se ishte rrahur nga policia. Por policia pohon se e gjithė ngjarja ėshtė dokumentuar.

Kėshtu pohohet se janė gjetur shenja nė trupin e viktimės dhe po ashtu janė gjetur prova nė vendin e krimit dhe nė atė tė pėrdhunimit dhe sipas agjentėve tė gjitha kėto implikojnė Zizėn.10-vjeēari Ēenga u rrėmbye ndėrsa podilte nga shtėpia dhe u gjet vetėm pas 5 ditėsh i masakruar.

Nė dėshminė e tij Ziza tregonte pėr torturat qė i kishte bėrė tė miturit, duke dhėnė edhe detaje. Trupi i fėmijės u gjet i masakruar dhe sipas ekspertėve ai ishte lėnė pa ushqim, ishte pėrdhunuar dhe mbytur.

Nė rrėfimin e tij Ziza pohonte se arsyet qė e kishin ēuar drejt vrasjes ishin frika se i mituri do tė tregonte pėr pėrdhunimin dhe dhunėn.


gazeta shekulli
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
Vrau e pėrdhunoi fėmijėn, burg pėrjetė Zizės
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Arrestohet nje shqiptar, vrau nje cift rumunesh
» "Banda e Lushnjes" me vrau xhaxhane

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions