LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 pjesa e gjashte mbi Paganizmin nder popujt e Epirit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
aleko prifti
Antar i ri
Antar i ri



Numri i postimeve : 7
Join date : 04/06/2010

pjesa e gjashte mbi Paganizmin nder popujt e Epirit Empty
MesazhTitulli: pjesa e gjashte mbi Paganizmin nder popujt e Epirit   pjesa e gjashte mbi Paganizmin nder popujt e Epirit Icon_minitimeTue Sep 28, 2010 6:34 am


Dodona ilirike
A mos kemi valle dy tempuj me emrin te njejte Dodona ne Epir. Kjo pyetje shtrohet se jane mjaft fakte qe provojne kete hipoteze. A jane keto te njekohshem apo te ndertuar ne kohe te ndryshme. Kush eshte me i hershem. C’thote legjenda e dy pellumbeshave te rrembyera nga Fenikasit ne Tebe te Egjyptit dhe qe u shiten ne pelazgji nga rrembyesit. Cdo te thote emri Dodone, etimologjia e ketij emri iliro pellazg.
Orakuj ka patur shume ne kohrat e vjetra dhe ato ishin Tempuj ku banoret e vjeter vinin dhe respektonin hyjnite e tyre, kerkonin ndihmen dhe keshillat e ketyre hijnive. Orakulli i kushtuar Zeusit ne Epir prane Janines qe quhej Dodona e Lisit, e Dushkut e do te quhet me vone Zeusi i Molosis. Ashtu sic kemi edhe tempuj te tjeter po ne Epir por me ne veri te tij qe quhet Dodone ose Tomor, Deserat ne kohen romake dhe Dobre, Dumre gjat pushtimit bullgar. Keto kishin atribute te shumta e te ndryshme por edhe specifike sic eshte dhe ai qe i kushtohet Zeusit Parthin.
Shohim se ne keto emra ka nje emerues te perbashket kuptimor, Dodone (vetem me gjuhen shqipe shpjegohet me kuptimin Duam, Deshirojme, Kerkojme. Ka te tjere qe emrin Dodone e shpjegojne nga kuptimi done-zonjat, priftereshat, profeteshat, pellumbeshat e Tempullit por gjithsesi kjo eshte nje hipoteze qe bazohet ne disa elemente te njohur historike.
Ne shkrimet e vjetra greke e gjejme emrin ne formen Dodone qe vinte i ruajtur nga bota pellasgjike sic thone autoret e antikitetit. Ne shkrimet e mevonshme latine e gjejme ne formen Deserios, Deseriat, Deshirat. Mendojme se edhe emri latin Desarios eshte emer qe vjen nga kohrat e vona antike dhe ka po ate kuptim si Dodone edhe per popujt e vjeter qe flisnin dialekte te shumta e te ndryshme pavarsisht ku ishin vendosur te larguar dhe imponuar nga rrethanat historike
Emri Tomorr qe mban mali dhe zona rreth tij ne shqip kuptohet si vend i te mirave, ku behen lutje per te realizuar dhe mare te mirat, Deserat emri eshte i vjeter qe i vune romaket, ka kuptimin ne gjuhen shqipe me deshiru, me mar, me kerku, me gjet, me realizu, me arrit deshirat, pra vendi ku vinin e luteshin peligrinet per te realizuar deshirat e per te mare te mirat qe ju tregonin profeteshat, prifteresha te ketyre tempujve.
Te tre keto emra si dhe mjaft te tjere qe ndeshim ne tempujt e Orakujt e shumte te tyre flasin per nje bote te larte e te pasur shpirterore dhe nje besim pagan mjaft te ngritur nder banoret e Epirit te lashte e krahasuar kjo me teritore te tjera te Ilirise se vjeter.
Ne nuk jemi te mendimit se Dodona e Epirit eshte e vetme ne kete teritor me kete emer sepse vet emri Dodone sic e trajtuam me lart ka etimologji qe e hasim edhe ne vende te tjera te Epirit por jo jashte tij. Keshtu ne kemi Dodonen e Tomorrit qe ka po ato atribute si Dodona e Lisit, Dushkut prane Janines qe shpesh here autore te vjeter apo edhe me te rinj i identifikojne si te njejta kur mjaft fakte nuk perputhen me shkrimet e autorve te vjeter ne realitetin e sotem si gjeografik ashtu edhe historik.

Ndonese per tempullin (Dodones) e Janines ka mjaft dekumenta dhe ngjarje historike qe lidhen me te qe na sjellin disa fragmente nga shkrimet e Homerit, Eruripidit, Herodotit e te tjere autore te antikitetit nje mendje e kujdesshme do te dalloj edhe mos perputhje reale. Po keshtu dihet qe mbreti Pirro i Epirit rindertoi Tempullin e Zeusit ne menyre te madherishme duke shtuar ndertesa te tjera me qellim qe te zhvilloheshin lojnat atletike, konkurset muzikore dhe shfaqet artistike teatrale te mund te luheshin ne skena. Dihet qe Etolianet ne vitin 219 para Krishtit e dogjen Tempullin e Dodones se Janines, me vone Filipi i V-te i Maqedonis e rindertoi ate me gjithe godinat por Orakullin e Dodones nuk e zune me dore. Po keshtu ne vitin 167 para Krishtit Tempulli i Dodones u shkaterrua nga romaket dhe vetem ne vitin 31 para Krishtit Oktavian Augusti e rindertoi. Ne vitin 391 pas Krishtit ne sulmin kunder besimit pagan besimtaret e rinj kristiane e prene edhe Pemen, Lisin e fundit te shenjte qe kish mbetur nga pylli i shenjte prane Dodones.
Por nuk duhet te harrojme mjaft fakte se ne kohet e vjetra tempulli i Dodones ishte i thjeshte, pa objekte por ne natyre ne vende te pershtatshem. Por Pirro i Epirit ndertoi vertet prane Janines objekte madheshtore ne Dodone duke ja shtuar asaj rendesine. A nuk na lind ketu mendimi i drejte se kjo Dodone qe nderton Pirroja prane Janines eshte tjeter nga ajo qe njohu Pirroja ne vitet e vigjelise prane Taulanteve, Partheve, Elimejve por per nder te saj ai rindertoi ate te Janines.
Por Dodona e Tomorrit mendojme se eshte Dodona e pare dhe e vertete ne shumen e Dodonave te Epirit pavarsisht se i gjejme me emra te ndryshem por qe kane te njejten etimologji (kuptim).


Tomorri njihet si mal dhe krahine ne Shqiperi

Tomorri eshte emri i vargmalit me te larte ne Shqiperine qendrore me nje lartesi 2416 metra. Etimologjia e ketij emri eshte thjesht shqip edhe pse ka shume mendime te larmishme por qe te gjitha jane te pranueshme per vet mitologjine e pasur qe ekziston per te. Disa e quajne si Fron i Perendive, vendi ku kane seline e tyre Perendite sipas besimit qe ekziston ende nder banoret e Epirit. Disa e quajne ne fundin e pushtimit osman me emrin Baba Tomorri dhe gjithe banoret perreth zones bejne betim te madh edhe sot ne emer te tij.
Kush e permend per here te pare emrin e Tomorrit nga autoret e Antikitetit
Toponimin Tomaros ose Tamari a Tmari na e sjell se pari Straboni (63 para Krishtit dhe 20 mbas Krishtit), por e permend edhe me emrin Talar.
Plini i vjeter (23-79 pas Krishtit) e quan Tmarus ose Tomarus si mal prane Dodones.
Ne vitin 1674 Baudrand Patavii ne librin e tij Gjeografia ndermjet te tjerash ne komentin per malin e Tomorrit shkruan ..nga te gjitha keto male, padyshim me i degjuari ka qene Tomarusi mbi Dodone, Olicika aktuale dhe jo Micikeli per te cilin flet Bevani.
Por emri antik ndoshta teper i lashte, po aq i lashte sa edhe vete qyteterimi i Dodones, mbetet edhe sot ne Tomorrin e Beratit perfaqsues i nje vargmali te gjere.
Studjuesi Maksimilian Lamberc (1882-1963) e quan Tomorrin si model te Perendive te lashta ilire

Iliret e kishin si vend te shenjte, keshtu kemi mitologjin e plakave qe permend edhe Herodoti apo trajtimet qe ben studjuesi yne Perikli Konomi si dhe disa historiane te tjere. Banoret e krishtere te Epirit e kane respektuar kurdohere emrin e tij dhe kane mbajtur te gjalle mitologjin e tij. Aty prane kishin ngritur faltoret e tyre dhe ne cdo 15 gusht me rastin e dites se Shen Merise se Gushtit vinin mjaft peligrine edhe nga zona te tjera te largeta. Por ka afro 150 vjet qe kisha e vjeter e ketij tempulli te lashte eshte kthyer ne teqe bektashjanesh dhe besimtaret e tyre vijne po ne kete vend mbas 20 gushtit deri me 25 gusht per nder te Baba Aliut, shenjtorit te besimit te tyre. Por edhe per kete ndryshim ka nje shpjegim te sakte te njohur historik ne konteks me gjithe ndryshimet e tjera qe kerkonin te konvertuarit ne muhamedane si zot te politikes dhe ideologjis se re islame ne teritoret tona.
Marja e nje grusht dheu nga Qerbelaja e Arabise te nje haxhiu shqiptar sipas shpjegimeve te bektashinjve te zones per ta prure ne Tomorr dhe per te qetsuar shpirtrat e dermuar nga ngjarja tragjike e hershme e muhamedanve arabe qe tani ishin shperndare ne emer te kesaj ideologjie dhe forces se pushtetit politik qe kishin sulltanet edhe si mekembes te vet Allahut qe ju kishte dhene pushtet te pakufizuar do ta justifikonte plotesisht qellimin e ketij veprimi.
Por nuk duhet te harrojme se turbeja bektashiane eshte ngritur rreth vitit 1916 dhe nuk ka asnje shenje te me hershme.
Keto na i tregonin mjaft cobene dhe vllehe te Myzeqese qe shtegtonin ne pranvere bagetite ne Tomorr por edhe mjaft familje nga zona e Tomorrices qe ishin vendosur heret ne teritoret e Myzeqese. Shume familje te pasura nga Myzeqeja ne kohen e veres kur fillonin edhe ethet malarike shkonin nje muaj ne verim ne ambjentet e Tomorrit per ti shpetuar lengimit nga semundja. Edhe te paret e fisit deri tek prinderit e tane si shume te tjere e mbajten kete tradite deri ne vitet e largimit te turqis, kur u vu re nje anarshi dhe banditizen ne zonen e Tomorrit. Keshtu ata e pane me te arsyeshme qe te shkonin ne te ardhmen ne livadhet e Llogarase gjate kesaj kohe.
Po le ti shikojme si na e sjellin kete vend keto dy shekujt e fundit mjaft udhetare, tregtare, dipllomate, ushtarake, piktore dhe studjues te huajt qe rruga e jetes i solli ne keto ane.
Autore te huaj te shumte qe kane kaluar neper treven tone jane mrekulluar nga pamjet e bukura te natyres dhe te cilesite fizike e banorve qe jane te perkryera dhe ne harmoni me shpirtin e tyre fisnik. Kane kaluar poete, piktore, historiane, ushtarake, dipllomate, tregtare dhe misjonar te ndryshem qe ja vlen disa ti permendim. Kemi angles si diplomatin, kolonelin Lik, piktorin Eduart Lir, dipllomatin frances prane Ali pashe Tepelenes Pukewill, ne fillim te shek XIX-te, mitropoliti grek i Beratit Anthimia Aleksudhi ne mes te shekullit te XIX-te, diplomati italian Baldacci ne fund te shek. XIX-te e mjaft te tjere.

Wiliam Martin Leak, koloneli angles Lik (1777-1860)

Liku per Tomorrin shkruan ashtu sic e pa ai dhe shoqeruesit e tij ne ate udhetim shtatori te vitit 1805 ...sapo filloj te erret, dallojme fshatin e vecuar te Tomorrit ose Domor, vendosur ne pjesen me te larte te banueshme te malit…ne oren 7.00 mberrijme ne fshat dhe ndersa shiu bie rrembyeshem, bera mire qe kerkova strehim te menjehershem ne nje kulle qe dikur i perkiste families se Papase, i cili tani nuk jetonte por qe kishte qene Proedhos i Tomorrit….fshati eshte i banuar teresisht nga cobene te ardhur nga Myzeqea, te cilet qendrojne ketu gjate muajve qershor, korrik, gusht dhe shtator sipas kalendarit te tyre te vjeter, pastaj kthehen ne kullotat dhe fshatrat e tyre ne fushe per te kaluar dimrin. Nje pjese e tyre ka disa mijera koke bageti te imta prej nga marin gjalpin dhe djathin dhe gjithashtu rrisin lopet dhe buajte per ti tregtuar ne Rumeli, Shqiperi dhe Greqi. Kasapi, rralle ka ndonje kerkese per mish lope, pasi ky lloj mishi nuk eshte shume i preferuar nga turqit dhe te krishteret ne keto krahina dhe ne ato te tjera te ngjashme me ato te Turqise me perjashtim te atyre qe kishin ardhur nga Europa apo cifuteve neper qytete te medha.
Ne kete udhetim Liku kur flet per lumin e Oumit shkruan…lumi Uzum, menjehere pasi kalon mespermes nje fushe te hapur, kthehet majtas dhe takohet me Devollin. (nuk dihet me siguri, a eshte e vertete se ne kete koh lumi i Osumit dhe i Devollit jane bashkuar ne nje vend diku prane fshatit Kozare.)
Per emrin e Tomorrit udhetari Lik nuk jep ndonje etimologji te sakte por vetem nje koment qe ka dicka te rendesishme per ne qe tashme kerkojme te verteten e historis se emrit …eshte e lehte te kuptohet se ashtu si emrat e maleve dhe te lumenjve ne pergjithsi, Tomorr eshte nje fjale karakteristike qe i perkiste gjuhes se hershme te Epirit dhe qe per kete arsye ai shume shpejt u pagezua me emrin Fron i Perendive, vend ndodhje e Tempullit shume te lashte te Dodones.
Nga ky vlesim llogjik i hedhur ne shenje nga Liku per emrin e malit Tomorr mendojme se perputhet me llogjiken e argumentet e parashtruara edhe nga ne me lart ne trajtimin historik e gjuhsor te problemit.
Liku tregon per Tomorricen …zbritem nga Dushari dhe mberritem ne Komeno Lithari ose sic i thone ne gjuhen shqipe Guri i Prere. Ky eshte nje nje shkemb i vogel qe ngrihet mbi kreshten e nje vargu kodrash, te cilat ndajne shtratin e lumit Kelidon nga ai degezimi tjeter kryesor i lumit Devoll qe rridhte pergjat faqes lindore te malit Tomorr….tek Guri i Prere perreth ketij shkembi ishte ngritur nje keshtjelle…nje rrethine me mure te holle ne forme katerkendeshe perreth shkembit ne qender te cilit ngrihej nje kulle e vogel e vetme ne fortese…
Nga shkrimet e kolonelit Lik kuptojme se ai kishte bindjen qe Tomorri eshte nje emer i vjeter i trevave tona dhe me siguri eshe vendodhja e Tempullit shume te lashte te Dodones.
Ne kete zone ashtu si dikur banoret qe vinin ketu kishin tufa dhe kope te medha bagetish qe i shtegtonin dhe ruanin me fanatizem si te krishtere dhe myslimane shqiptare traditen per te mos ngrene mishin e lopes te cilen e kishin si qenie te shenjte.
C’thote Anthimio mitropoliti i Beratit per kristianet e Tomorrit, kishat e tij dhe rruget e karvaneve ne vitin 1865.
Sipas shkrimeve te A.Aleksudhit te mbajtura ne vitet 1853 e me pas dhe te botuara ne Korfuz ne vitin 1865 na vine sot mjaft te dhena me interes historik.
Ndermjet te tjerash ai shkruan …jane edhe enorite e Sotires dhe Tomorrit. Kjo enori krijohet vetem ne pranvere, kur nga vende te ndryshme te krahines mblidhen ne malin Tomorr i cili ndodhet afer Beratit e qe ngre shtatin e tij kryelarte, shume familje te krishteresh per te gezuar ajrin e paster dhe ujrat e fresketa e te pasterta qe burojne gjith andej e qendrojne ketu deri ne tetor, duke kryer ritet e tyre ne kishen ekzistuese te Fjetja e Shen Merise e vizitohen nga nje prift (ne maje te ketij mali, tashme i rrethuar me mure gjate muajve korrik gusht kur shkrihet debora, mbi te vijne e grumbullohen shume myslimane e kryejne edhe ata ritet e tyre.)
Dicka per enorite e Suloves, Mollasit, keto perbehen nga fshatrat Mollasi, Hoxhiasi, Stan Gorice dhe Sulove ne te cilat banojne 40 familje kristiane? Ritet e tyre i realizojne ne kishat e Shen Gjergjit ne Mollas dhe ne ate dedikuar kryengjellit Mikail ne Hoxhias te vizituar nga nje prift.
Enoria kristiane e Vertopit rreze malit Tomorr permbledh fshatrat Vertop, Belice (sllavisht kuptohet Bardhore), Mbrakulla (emer qe mendohet se vjen nga emri Orakull, vend qe ndodhin Mbrekullira), Brokuxa, Plireza (sot quhet Lireza me kuptimin vend i hapur por sic e gjejme te shkruar ne formen Plireza mund te meret si emer nga greqishtja me kuptimin vend i paster, i lare) dhe Therepeli ose Ferepeli (emer qe vjen nga greqishtja me kuptimin sjellin te moshuarit, pleqte, por ne kohet e vjetra emri pele, peli kish kuptimin e pellumbave te shenjte, pleqve prifterinj apo profete qe shpjegonin fenomene te ndryshme). Kjo enori perbehet prej rreth 60 familjesh kristiane qe sherbimet i realizojne ne kishat e shen Merise te Vangjelizmoit dhe te shen Thanasit te Vertopit.
Enoria kristiane e Vodices eshte ndertuar rreze malit te larte te Tomorrit dhe permbledh fshatrat Vodice, Vojnik, Cezme e that, Roshnik, Bocallasi, Uznova, Mataranga, Hoxhara, Lubadishka dhe Duhanasi dhe perbehet prej 30 familjeve kristiane qe sherbimet fetare i kryejne ne kishen e shen Merise qe ndodhet ne Vodice si dhe ne ate te Shen Harallambit po ne kete fshat. Ne keto fshatra banojne bashkerisht edhe myslimane dhe ne keto teritore gjenden shpesh monumente te lashta si dhe monedha te vjetra c’ka tregon nje qyteterin te lashte.
Emrat e fshatrave te kesaj enorie kane kete etimologji
Vodice-emer sllav qe vjen nga Vend me uje.
Cezme e thate, emer qe vjen nga Cezme uje shteruar
Vojnik-emer sllav qe do te thote rojtar, luftetar., por ne kete rast kuptohet njerez qe meren me riparimin e rrugeve e urave.
Roshnik-emer qe ka kuptimin Jete e mire, Rron mire
Bocallasi-emer qe vjen nga sllavishtja ka kuptimin vend i fshehur, i mbuluar, maskuar
Uznov -vjen nga sllavishtja dhe ka kuptimin, udhe, drejtim, rruge e re
Materenga eshte fjale e vjeter shqipe qe do te thote ne anen tjeter, matane.
Hoxhara emer qe i vune fshatit per kujtim te hoxhes qe i ktheu ne myslimane
Lubadishka emer qe vjen nga sllavishtja me kuptimin -vend dashurie, vend i dashur.
Duhanasi emer arab me kuptimin, tymra por ne kete rast vend ku mbillej duhani.
Enoria kristiane e Dushnikut permbledh fshatrat Dushnik, Vrion, Cereshnik (Qereshnik) dhe Vontezen perbehet prej 33 familjesh kristiane dhe sherbimet i bejne ne kishen e shen Nikolles ne Dushnik.
Ne emrin e fshatit Dushnik ne kuptojme se kemi te bejme me gjurme te vjetra qe na cojne ne kohet antike, tek nje nga simbolet e Dodones se Dushkut, ky emer kuptohet si Dushku i mire, Dushku i Shenjte i Dodones. Kurse emri Vrion kuptohet eshte shqip qe do te thote Burim, kurse Cereshnik vjen nga sllavishtja e do te thote Mikprites, Qerasje e mire dhe emri Vontezen vjen nga sllavishtja dhe kuptohet Uje i mire.


Dobronik vjen nga sllavishtja qe do te thote burime te mira.

Dobroniku eshte nje enori kristiane qe perfshin dhe fshatrat Omonim, Bilzen dhe Kulian, perbehet prej 42 familjeve kristiane dhe sherbimet i kryejne ne kishen e shen Dhimitrit ne Dobronik.
Shohim se duke analizuar keto emra kuptojme se emri Omonim do te thote bashkim nga greqishtja kurse emri Kulian mund te vij nga fjala kurim, mjekim se edhe autoret e vjeter antike permendin prane Tomorrit burime me ujra te mira, dy banja me uje te fresket, te njohura per vetite e tyre kurative ndaj semundjeve te lekures (kutanie-mbase sic e gjejme sot emrin Kulian), keto i permend Baldaci por me pare edhe C.N.Burleanu ne librin Romenet e Shqiperise faqe 183 te librit botuar ne vitin 1912 ne Bolonje per sherimin e semundjeve te lekures ne keto ane te Tomorrit. Emri Bilzem mund te jet perkthimi i emrit burim nga turqishtja.

Guri i Prere prane Tomorrit
Per Gurin e Prere si vend kane shkruar edhe te tjere studjues, udhetare dhe historiane. Per here te pare ai na del i dekumentuar me rastin e ardhien se Sulltan Sulejmanit ne keto ane me ushtrin turke gjate rrugetimit kunder Hungaris ne fushatat luftarake.
Prane Tomorrit shkruan Mitropoliti ne vendin Guri i Prere ka ardhur vet sulltan Sulejmani ne vitin 1532. Kjo tregon se ketej kalonin rruget nga lindja ne perendim dhe nga jugu ne veri ne te cilat edhe ne kohe te vjetra kane kaluar ushtri, perandore, misjonare, tregtare e tjere.

Ardhja e Sulltan Sulejmanit ne Gurin e Prere me 1532 dhe Sinan Pashe Vlora
...ne vitin 1532 sulltan Sulejmani duke udhetuar per ne Hungari kaloi neper viset e Epirit te Ri. Me kete rast administratori Sinan Pasha i Vlores, doli i shoqeruar nga nje suite e madhe arhondesh nga me te degjuarit e administrates se Vlores e Beratit per ta pritur ate.
Takimi u be ne Gurin e Prere te malit Tomorr. Sulltan Sulejmani mbeti jashtezakonisht i kenaqur nga pritja e bere, nga kenget e bukura shqiptare qe i kendonin dhe recitonin djemte ne vargje, mikpritesise se perzemert e te besimit qe cfaqnin banoret ndaj madherise se tij, per kete arsye Sinan Pashen e emeroi guvernator te perjetshem te Vlores dhe Beratit duke e quajtur Arnaut Sinan Pasha por edhe banoret qe e priten sulltaninin kerkuan prej tij qe Sinani te mbetej pergjithmone si guvernator i tyre.
Por kush ishte Sinan Pasha dhe kur ky kish ardhur ne Vlore. Ne vitin 1518 guvernator i Vlores ishte Liaz Pasha me origjine nga Palasa e Himares i myslimanizuar e turqezuar. Kete e zevendesoi ne kohen e sulltan Selimit i quajturi Sinan Pasha nga fisi Imiresh admiral me origjine nga Ikonia e Azise, i cili dhe u stabilizua perfundimisht ne Vlore deri ne fund te jetes se tij. Pasardhesi i tij kajmekani i Vlores i njohur per aftesite e tij, i graduar nga qeverria si administrator i Muteserikut te Beratit i quajtur Selim Pasha dhe vellai i tij Mustafa Pasha besnikria e te cilit ndaj qeverrise perandorake eshte tashme i njohur.
Qe ne vegjeline time ne vitet 1930 ne Libofshe krahas tregimeve te bukura dhe mistike per mjaft rrefime qe degjonim prej te moshuarve qe e njihnin zonen duke rrahur rruget e Tomorrit si te mjaft familjeve te varfra te Skraparit dhe te Tomorrit qe ishin ngulur tashme ne Myzeqe kureshtja na shtynte te dinim edhe me shume per ato vende dhe njerzit e Tomorrit legjendar.
Me habiste perpikmeria e kalendarit vjetor qe praktikon banoret tane por edhe barinjte qe vinin nga Tomorri, duke para ata si ishte koha ne dymbedhjet ditet e para te gushtit, mund te percaktonin mjaft sakte se si do te ishte koha per cdo muaj te vitit. Ne na dukej dicka shume misterioze se dhe vet vrojtuesit e mbanin sekret dhe prefesion familjar te trasheguar njohjen e kohes. Keshtu pleqte e fiseve Mishtaku, Budot, Popat, Ujaniket, Baret, Dashet, Robot, Bozot, Knutet, Gixhot, Xoxat, Xeget, Shkurtet, Blidot, Cerepet, Capot, Comot, Gjerazet, Shallapet, Shandrot, Sinjaret, Galloshet, Mitret, Dimashet, Sylaret, Mandrot, Stamajt, Silet, Gjerazet, Naret, Dajat, Ndrijot e tjere ishin shume te sakte ne gjetjet e tyre per kohen.
Historia e Gurit te Prere me ngjalli mjaft deshire per ti shkuar me tej historis dhe kjo mu paraqet gjate viteve te luftes qe i rash kryq e terthor te gjitha fshatrave te Tomorrit dhe Skraparit. Ishin kohe te veshtira reaksioni dhe gjermanet na ndiqnin, cveshur dhe me shume pa ngrene me ato armet e vjetra qe na jepnin shprese canim grykave dhe luginave te shumta.
Guri i Prere nje dita nentori te 1943 me kujtoj historine qe me kishin treguar dikur im ate Kozmai dhe Thanas Como. Do te ma binte rasti te vija shpesh edhe mbas luftes, ne ditet perkujtimore te ngjarjeve partizane, nje foto kam bere ne vitet 70-te me shokun tim te luftes Koli Bozon. E kqyra me kujdes vendin, zgavra e hapur ne drejtimin verior ishte ashtu sic e kisha pare heren e pare asnje gje nuk kish ndryshuar. Mora nje thik dhe gryeva pak hyrjen e zgavres, e mblodha dhe e vura mbi nje zjar te vogel qe ndezem. Pas pak zgjyra e gurit filloj te shkrihej dhe dallova se ishte material plumbi. E ruajta me kujdes si prove te vertetsis se historis se nje ngjarjeje te viteve te pushtimit austriakhungares me 1917. Nje repart special i kesaj ushtrie gjoja ne kuadrin e nje stervitjeje qendroi disa dite prane Gurit te prere. Oficerat qe drejtonin veprimet ishin studjues, historian, arkeolog, theology e topograf te mire. Me kujdes dhe masa sigurie ata filluan te kerkonin prane Gurit te Prere, ne anen veriore te ketij shkembi ju beri pershtypje myshku i shumte dhe filluan ta gerryenin ate. Nuk kishin gabuar, mbase kishin ndonje te dhene te vjeter apo gjurmonin gojdhenat. Fakti eshte se ata gjeten mbas hapjes se zgavres qe ishte mbyllur me nje gur te madh e ngjitur me plumb dhe maskuar bukur shume antika, nuk dime se te kujt kohe ishin dhe kush i kishte fshehur kete thesar te madh, nuk ja dime vleren por dime madhsine se u ngarkuan mbi 15 mushka dhe muaren drejtimin per ne Durres dhe per me larg ne rrugen detare. Studjuesit tane, shteti duhet te interesohet neper muzete e Austris dhe Hungaris se mund te jene dekumenta dhe materiale qe do te na sherbejne per te zbardhur shume enigma te historis sone te vjeter. Me siguri ato nje dite do te dalin ne drite dhe do te na tregojne me shume.

Antonio Baldaci dhe pershkrimet e tij per vendet dhe njerzit perreth Tomorrit.
Antonio Baldaci eshte nje gjeograf dhe botanist i njohur Italian qe ka ndermare mjaft udhetime dhe realizime detyrash te caktuara ne Shqiperi dhe ne Ballkan ne fund te shekullit te XIX-te dhe ne fillim te shek. XX-te, ka lene mjaft shenime interesante per cfare pa ne trojet tona qe kane sot shume vlera historike. Ai eshte mbase i vetmi qe mban qendrim dhe e pershkruan me mjaft vertetsi realitetin e hidhur shqiptar. Ne mendojme duke lexuar shkrimet e tij mjaft interesante, me mjaft dashuri dhe sinqeritet si dhe vet emrin e tij, ai pa tjeter eshte ose ka rrenje arberore nga ata qe dikur shkuan ne brigjet italiane.
Ai shkruan …Tomorri ne fakt eshte nje mal i shenjte. Mbi shpatet e tij jane ndeshur njerez te rracave nga me te ndryshmet, te pushtuar nga deshira per te sunduar mbi Adriatik, vecse sllavet dhe greket asnjehere nuk kane mundur te kalojne fitimtare mbi keto vendroje te lashta dhe te pathyeshme Ilire dhe Romake.
Nje thenie e vertete por qe na ve ne mendime te gjitheve per njohje me te madhe historike, kur nuk i dime ne keto realitete te vjetra si mund ti dija bota qe eshte larg nesh, kjo edhe per jeten e ngjarjet e vjetra te kesaj zone ku ai ndermjet te tjerash shkruan. ..Zona e Tomorrit eshte shume pak e njohur, bile edhe nga vet vendasit njihet po aq sa edhe ne Europe.. Si ta kuptojme kete se ne fakt ky eshte nje realitet i pergjithshem per historin e vjeter te trevave tona.
Per Tomorrin ai shkruan… prej nga buron emri i Tomorit? Mos eshte edhe ky derivat ndoshta i Tomarus apo Tmarus?
Shume gojedhena te vjetra tregojne se mali i Tomorrit quhej me pare Mali i te Mirave, i te Mirit. Dhe tek kuptimi i kesaj fjale, etimologjis se ketij emri ne mund te dallojme dhe shikojme gjithe perkufizimin e funksionit te ketij mali.
Eshte nje e dhene antike mjaft e forte per te menduar per Tomorrin, gjeografet e antikitetit e quanin si pjese e grupit me emrin e perbashket Candavia qe buron nga vendi me te njejtin emer.
Por Baldaci mendoj se gabon kur shkruan se Tomor eshte nje emertim me origjine antike greke ose me mire ..Tomoros mali per antonomasia apo mali me i larte.
Keshtu Baldaci nuk e zberthen kuptimin dhe etimologjine e kesaj fjale qe eshte ne te vertete ilire, por ai shkuan se na vjen nga origjina antike greke, jo ky emer eshte thjesht me etimologji shqiptare qe ne kohet e vjetra dhe na vjen i shkruar nga autoret antike greke.

Ne kohen e Baldacit kazaja e Tomorrices kishte 12-14 mije banore, te cilet duhet te ndahen ndryshe nga informacionet e dhena turke, ne shqiptare myslimane dhe aromene, te paret arrijne ne 9-10 mije ndersa keta te dytet ne 3-4 mije dhe jane te grupuar ne fshatrat qe shtrihen ne faqet e Tomorrit, prane lugines me qender Vertop.
Ne pjesen me te larte jugore te Tomorrit gjendet edhe sot nje murane e nje vendi te shenjte kristian qe sot quhet Ali Baba ose baba Ali shkruan Baldaci.

Fransua Pukewill historian, gjuhtar, arkeolog, diplomat, ushtarak akademik frances

Ja si shprehet ambasadori i Napoleon Bonapartit prane Ali pashe Tepelenes Pukewill ne vitin 1806 kur erdhi ne anet tona dhe shkoi nga Vlora per ne Berat dhe ne drejtim te Janines ku shenoi i magjepsur prej bukurise se tyre fjale lapidare qe i shkonin per shtate mithologjise se antikitetit.
Gratė e Myzeqesė dhe tė luginave tė Tomorrit janė thesare me vlera tė vėrteta bukurie pėr kurorėn e dashurisė. Me sy tė mėdhenj, tė kaltėr e tė ndriēuar me flakė qiellore, me flokė gėshtėnjė nė tė verdhė apo gėshtėnjė tė errta, hundė tė hollė, gojė tė ėmbėl dhe elegante kėto janė dhuratat qe japin grate e toskeve.
Me lėkundjet e tyre trupore, elegante dhe tė ndjeshme, me finesėn e kėmbėve tė tyre, ēdokush mund t’i marrė pėr perėndesha tė lashtėsisė, apo pėr nimfa, me tė cilat Profeti zbukuroi parajsėn ku priste miqtė e tij mė tė nderuar tė gjitha c’faqen si prototipe te perkryera te bukurise.

Eduart Lir lindi me 1812 ne Angli, eshte nje poet,muzikant, linguist, historian dhe piktor pejsazhist mjaft i njohur ne shek. XIX-te, gjate udhetimit neper Epir duke kaluar prane Tomorrit dhe ne Berat na ka lene piktura te rralla e me shume vlera te natyres dhe bukurise Shqiptare qe sot zbukurojne salla dhe muze te ndryshem ne Europe.
Ne nentor te vitit 1848 duke kaluar neper Berat ai shkruan… e kishim te veshtire ti kthenim shpinen kesaj panorame te mahnitshme malesh te larte, si te zgjedhura qellimisht neper te gjitha qoshet e reclusive te botes, e per te krijuar kete pamje, prej se ciles nuk do te kishte piktor ne bote qe te mos frymezohej. Bile edhe tani, kjo skene si nje bekgraund pas tables se pyjeve te gjelber, qe tretet aq larg sa mund te arrije shikimi im,-derine ate lugine te pershkuar nga ujrat e nje lumi qe gjarperon ne te gjithe gjatesine e saj- ajo hapsire e qete, ngjyre blu, me Tomorrin ne mes, si nje ishull I kalter ne detin e pafund, ngacmoi syte e mendjes sime duke e bere te tashmen te larmishme me visioning per te kaluaren e ketij trualli…
Eduart Liri ne fushen e Cermes, rruges per ne Lushnje duke u nisur nga Kavaja me 12 tetor 1848 ndermjet te tjerash shkruan ...fusha para nesh behej gjithnje me e bukur, ndersa dielli zhytej gjithnje e me poshte, thelle ne horizont. Mali i Tomorrit, si nje Zeus, me rudhat e veta te purpurta qendronte madherishem, me koken mes reve dhe stuhise.

Trajtuam te dhenat per Dodonen, Tomorrin dhe zonen per rreth tyre. Prume shkrime me mjaft me vlere dhe teper interesante te autorve te antikitetit, te mesjetes dhe te Rilindjes europjane, trajtuam dekumente dhe objekte qe i perkasin kesaj teme. Nje lexues i kujdeshem do te shohi me mjaft interes kete information dhe te nxjere konkluzionet e tij per sa ne trajtuam.
Ne jemi te mendimit duke u nisur nga mjaft te dhena se Tomorri eshte si vend dhe si emer edhe para Dodones.
Dodona eshte nje tempull pagan ne iliri ne kohet antike dhe kuptohet se ky emer eshte i lidhur pazgjidhmerisht me malin e Tomorrit.
Shume deshmi e vertetojne kete por ka ende mjaft mistere per ta konfirmuar kete perfundimisht.
Historikisht njihet dualiteti apo simetria e tempujve dhe qendrave te tyre, keshtu kemi disa qendra ne rajone te ndryshme me emrin Apoloni, Epidamnos, Rodos, Herkules, Teba, Toskana, Alesio, Aleksandria e tjera. Po me kete llogjike e shohim edhe Tempullin e Dodones ne Janine se dikur ne kohet antike, me pare ka qene edhe tempulli i Dodones prane malit Tomorr. Gjetjet prane tempullit te Janines permbajne simbolet qe i perkasin perkushtimit Dodonas por emrin Dodone aty nuk e gjejme te shkruar. Te tilla gjetje jane gjetur edhe ne teritore te tjere por jo ne ate shumice e larmishmeri. Nuk perjashtohet mundesia qe te tilla te te na dalin edhe ne pikat e ndryshme ku kane qene tempuj te vjeter prane Tomorrit si ne Mbrakull, Deshirajt, Seferajt, Lushnje, Fiershegan, Frakull dhe ne Sulove. Dhe vet emri Deserat qe mbante kjo zone pas pushtimit romak te le te kuptosh se kemi vazhdimsine e tradites Tomorr, Dodone dhe Deserat. Po me kete arsyetim kemi pare dhe vazhdimsine e kesaj lidhjeje e tradite tek emri Dumre qe nga bullgarishtja ka te njejtin kuptim si Tomorr, Dodon dhe Deserat.
Mendojme se kemi gervishur disi neper mjergullen historike per te nxjere ne drite nje pjese te historis sone te hershme. Duhet perkushtim, dashuri, atdhetarizem por edhe dije e kulture te gjere si edhe kushte e mundesite te tjera materiale per nje studim me te gjere.

Perfunduar shtator 2001 nga Llaqi dhe Mihal Jano


hte
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
pjesa e gjashte mbi Paganizmin nder popujt e Epirit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» pjesa e peste per Paganizmin nder popujt e Epirit
» pjesa e katert mbi Paganizmin ne popujt e vjeter te Epirit
» pjesa e trete Paganizmi nder popujt e vjeter te Epirit
» XHENOZEJA ( pjesa e pare )

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Besimet fetare :: Pyetje mbi fete-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions