LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 KUR DO TĖ NDALET GJAKDERDHJA?

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Princo
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres
Princo

Numri i postimeve : 82
Join date : 26/09/2010

KUR DO TĖ NDALET GJAKDERDHJA?  Empty
MesazhTitulli: KUR DO TĖ NDALET GJAKDERDHJA?    KUR DO TĖ NDALET GJAKDERDHJA?  Icon_minitimeMon Sep 27, 2010 9:37 am

Islami ėshtė fe e vėrtetė dhe puna pėr forcimin e tij ėshtė detyrim, prandaj muslimani duhet tė pėrdorė ēdo vepėr tė ligjshme fetarisht dhe tė mundshme pėr ta arritur kėtė qėllim. Mirėpo kjo nuk domethėnė tė shfrytėzojė ēdo vepėr, porse atė vepėr tė cilėn e do dhe e pėlqen Allahu. Nė kėtė mėnyrė njeriu e arrin qėllimin me pasojat mė tė vogla tė mundshme dhe pa e kundėrshtuar sheriatin.

Armiqtė pėrpiqen dhe hulumtojnė shkaqet me tė cilat do tė arrijnė pengimin e ecurisė sė tė vėrtetės, apo shėmtimin e pamjes sė atyre qė veprojnė pėr kėtė kauzė. Muslimanit nuk i lejohet qė t’ua ofrojė atyre kėto shkaqe, madje duhet tė largohet maksimalisht prej tyre, e gjitha kjo nė shėrbim tė realizimit tė qėllimit, mbetjes sė tij i pastėr dhe larg nga ēdo ndotje dhe t’i dėshtojė kurthet e armiqve.

Akoma jemi duke parė herė pas herė ballafaqime tė rastėsishme, tė pa-llogaritura dhe konflikte tė pabarabarta, tė cilat disa herė i shkaktojnė disa islamistė e herė tė tjera armiqtė e muslimanėve. Nė kėtė rast media luan njė rol shumė tė fėlliqur, duke ia veshur tė gjithė kėto gjėra muslimanėve dhe duke i shtrembėruar faktet, e me kėtė sikurse dėshirojnė tė tregojnė se qėllimi i tyre ėshtė mbetja e pamjeve tė kufomave tė hedhura nė rrugė veēori e vendeve islame dhe sikur e kanė si qėllim t’u tregojnė tė gjithėve sa i lirė ėshtė gjaku i muslimanėve!

Kėto kontribute dhanė fryte. Nuk ka mbetur armik i Islamit nė lindje apo perėndim, i cili nuk ėshtė pėrgatitur pėr t’u zhytur nė gjakun e muslimanėve nėn parullat e fabrikuara dhe tė rrejshme, siē janė "lufta kundėr dhunės", "ballafaqimi me terrorizmin" etj. Kėto gjėra ia shtojnė edhe mė shumė umetit vėshtirėsitė dhe sprovat qė po kalon.

Ėshtė e vėrtetė se nė kohė trazirash faktet nuk janė tė qarta, pėrzihen flamujt dhe konceptet, dhe ėshtė shumė e vėshtirė tė ndėrlidhen veprime tė caktuara me synimet dhe synimet me mjetet. Prandaj nuk lejohet qė tė shndėrrohet xhihadi te disa grupe nė dhunė dhe nėpėrkėmbje tė gjėrave tė shenjta. Nuk lejohet qė vrasja t’i paraprijė idesė, sqarimit dhe argumentimit. Nuk lejohet qė dikush tė mendojė se hapėsira islame ka nevojė pėr shtimin e gjakderdhjes nė vend tė ndalimit tė gjakderdhjes, atėherė kur shtohet padrejtėsia. Nuk lejohet qė tė provokohen islamistėt dhe tė bien nė kurth e tė futen nė ballafaqime pėr tė cilat nuk janė pėrgatitur.

Nuk duhet disa islamistė tė largohen nga xhihadi i vėrtetė dhe rezistenca kundėr okupatorėve, gjė tė cilėn dijetarėt e kėtij umeti e kanė sqaruar shumė mirė, duke i treguar rregullat fetare dhe tė shkaktojnė kaosin dhe destabilizimin nė vendet e sigurta muslimane me pretendime pėr tė cilat nuk ka fakte fetare.

Nuk duhet tė provokohet armiku pa nevojė nė vende ku muslimanėt kanė probleme sektare apo nacionale. Nėse i analizojmė rezultatet e kėtyre veprimeve mund tė vėrejmė disa shenja dhe arsye pėr pėrzierje tė flamujve dhe koncepteve:

- Muslimanėt qė ishin njė "shenjtėri qė nuk preket" u shndėrruan nė "qėllim legal".

Nė Irak, irakianėt sunitė vriten nga okupatorėt, ekstremistėt shiitė, madje edhe nga disa grupe islamiste sunite. Nė Somali, vriteshin somalezėt nga okupatorėt e huaj, pastaj Etiopia, kurse pas largimit tė tyre nuk u ndryshua gjendja, vazhdoi lufta mes dy grupeve somaleze, secili prej tyre e konsideron veten islamik. Nė Pakistan, ushtria pakistaneze vret popullin e vet dhe i largon nga vendbanimet e veta, u hidhen granata mbi kokė njerėzve tė pafajshėm, e askush nuk e di pse dhe kush i hedh ato. Kush vritet nė kėto raste? Ai ose ėshtė mik i talebanėve, ose bashkėpunėtor i tė huajve ose ushtar i ushtrisė pakistaneze?!

Para kėsaj kohe disa muxhahidinė afganė u bashkuan nė luftėn kundėr sovjetikėve, e pas fitores disa radhė u ngritėn kundėr radhėve tė tjera dhe luftuan mes vete. Nė shumė shtete islame, siē janė Jemeni, Arabia Saudite, Maroku, Algjeria u realizuan disa aksione tė ēmendura dhe tė pa llogaritura, ku nė shumicėn e rasteve muslimanėt qenė viktimat, pa ndonjė gabim apo ndonjė arsye.

Ata nuk i sqaruan umetit, se si mund tė fitojė Islami duke vrarė muslimanė dhe duke lejuar nėpėrkėmbjen e gjakut dhe tė pasurisė sė tyre?! Ata gjithashtu nuk i sqaruan umetit pse vrasjen e muslimanėve dhe trishtimin e njerėzve tė pafajshėm e konsiderojnė fitore, ose "betejė nė rrugė tė Allahut"?!

A u lejohet kėtyre njerėzve ta tejkalojnė ajetin kuranor: "...dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njėri-tjetrin). Vėrtet, Allahu ėshtė i mėshirshėm pėr ju. Kush bėn kėtė (qė ndaloi Zoti) qėllimisht dhe tejkalon kufijtė, Ne do ta hedhim atė nė njė zjarr tė fortė. Dhe kjo ėshtė lehtė pėr Allahun". (Nisa: 29-30).

Imam Taberiu nė tefsirin e tij thotė: "dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njėri-tjetrin)", domethėnė: mos vritni njėri tjetrin duke qenė tė njė feje, tė njė besimi dhe tė njė thirrjeje. Allahu i Lartėsuar i bėri muslimanėt njė tėrėsi, prandaj ai qė vret dikė ėshtė sikurse tė ketė vrarė vetveten".

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, e ka qortuar ashpėr personin qė vret njė musliman, duke thėnė: "Ēdo mėkat Allahu e fal pėrveē atij qė vdes si idhujtar, ose njė besimtar qė e vret ndonjė besimtar me qėllim. Ai qė vret njė besimtar (nė kohė trazirash) dhe gėzohet me kėtė vrasje, Allahu nuk pranon prej tij asnjė vepėr, qoftė e madhe ose e vogėl. Besimtari do tė vazhdojė tė jetė i mirė dhe me shpinė tė lehtė (i pangarkuar), pėrderisa nuk prek gjak tė ndaluar, e kur prek gjak tė ndaluar ai shkatėrrohet". (Sahih, e pėrcjell Ebu Davudi).

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, thotė: "Po qe se tė gjithė banorėt e qiellit dhe tokės marrin pjesė nė derdhjen e gjakut tė njė besimtarit Allahu do t’i hedhė nė zjarr". (Sahih, Tirmidhiu).

Abdullah ibėn Amri, radijallahu anhu, tregon e thotė: E pashė Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem, duke u rrotulluar rreth Qabes dhe thoshte: "Sa e kėndshme je dhe sa aromė tė kėndshme ke. Sa madhėshtore je dhe sa e shenjtė je. Pasha Atė qė nė Dorėn e Tij ėshtė shpirti i Muhamedit, shenjtėria e besimtarit ėshtė mė e madhe tek Allahu se sa shenjtėria jote, pasuria dhe gjaku i tij". (Sahih, Ibėn Maxhe).

Sprovimi i njerėzve nė bazė tė disa pikėpamjeve dhe metodologjive qė bartin ata e jo nė bazė tė Fesė Islame, e nėse ata i pranojnė kėto pikėpamje, shpėtojnė dhe ruajnė gjakun e tyre e nėse refuzojnė, atėherė derdhja e gjakut tė tyre ėshtė e lejuar, kurse fotot e tyre paraqiten nė internet, si "vrasje e renegatėve". Edhe pse e shikuar fetarisht divergjenca mes dy grupeve tė muslimanėve, kurrsesi nuk do tė thotė mallkimi i njėri-tjetrit, edhe nėse kjo divergjencė arrin deri nė luftė mes tyre.

Allahu Fuqiplotė thotė: "Nėse dy grupe besimtarėsh tentojnė tė luftojnė ndėrmjet vete, ju pajtoni ata, e nė qoftė se ndonjėri prej tyre e sulmon tjetrin, atėherė luftojeni atė grup qė vėrsulet me pa tė drejtė, derisa t'i bindet udhėzimit tė Allahut, e nėse kthehet, atėherė bėni pajtimin me drejtėsi ndėrmjet tyre, mbani drejtėsinė, se vėrtet Allahu i do tė drejtit". (Huxhurat: 9).

Allahu Fuqiplotė nė kėtė ajet nuk e largoi cilėsinė e besimtarit nga asnjė grup, edhe nė qoftė se njėri prej tyre ėshtė grupi, i cili ka bėrė padrejtėsinė.

Mirėpo kėdo qė i kundėrshton kėto pikėpamje, ose refuzon tė hyjė nėn kėto flamuj tė konsiderohet renegat, kjo pa dyshim ėshtė tejkalim i pėrkufizimeve fetare dhe nėpėrkėmbje e shenjtėrive tė garantuara.

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, dėrgoi njė ekspeditė te njė popull idhujtar. U ballafaquan dhe luftuan me ata. Njė idhujtar kur synonte ndonjė besimtar luftonte kundėr tij dhe e vriste. Njė musliman e shfrytėzoi njė pakujdesi tė tij, e ky ishte Usame ibėn Zejdi, dhe e ngriti shpatėn pėr ta vrarė. Nė kėtė moment ai shqiptoi shehadetin duke thėnė: la ilahe il-lallah, mirėpo ky e vrau. Kur erdhi lajmėtari te Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe i tregoi se si ishte zhvilluar lufta, mes tė tjerave i tregoi edhe kėtė rast. Atėherė Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, e thirri Usame ibėn Zejdin dhe e pyeti: Pse e vrave? Tha: Vrau shumė muslimanė, e vrau filanin dhe filanin dhe pėrmendi emrat e disa njerėzve, qė kishte vrari ai njeri. Unė pėr kėtė edhe e sulmova, e kur e pa shpatėn te koka e tij tha: la ilahe il-lallah. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, i tha: E vrave? Tha: Po! Ēfarė do tė bėsh me “la ilahe il-lallah”-un e tij nė Ditėn e Gjykimit? I tha: O i Dėrguar i Allahut, kėrko falje pėr mua. Ai pėrsėri tha: Ēfarė do tė bėsh me “la ilahe il-lallah”-un e tij nė Ditėn e Gjykimit? Vazhdoi ta pėrsėrisė disa herė kėtė shprehje: Ēfarė do tė bėsh me “la ilahe il-lallah”-un e tij nė Ditėn e Gjykimit?" (Muslimi).

- Ata qė bėjnė kėso veprimesh i shtojnė armiqtė dhe rrethohen nga tė gjithė.

Kjo i bėn ata kafshatė mė tė lehtė para njė lloji tjetėr tė armiqve tė muslimanėve, sikurse ėshtė rasti me Iranin, i cili kujdeset maksimalisht pėr tė hapur kanale komunikimi me kėto lloje njerėzish pėr tė depėrtuar brenda tyre dhe pėr t’i mashtruar, duke iu ofruar pėrkrahje dhe strehim. Pastaj i shtyn disa prej tyre pėr tė realizuar synime tė veta, i shfrytėzon pėr tė realizuar politika tė caktuara, kurse tė tjerėt i fut nėpėr burgje. Ku ėshtė nė kėtė rast ai qė pretendon se ka flamurin e paqes?! Kurse historia na dėshmon se liderėt e shiitėve gjatė etapave tė ndryshme tė jetės sė gjatė tė Umetit kanė qenė armiqtė mė tė rrezikshėm tė Fesė Islame dhe muslimanėve.

- Me kėto veprime ata u japin hapėsirė armiqve tė Islamit pėr tė realizuar komplotet dhe planet e tyre, pėr tė harxhuar kapacitetet e umetit, prangosjen, bllokimin dhe shkapėrderdhjen e kėtyre kapaciteteve.

Sidomos me ato aksione kaotike, ku synohen civilėt e pafajshėm nė shtetet arabe apo perėndimore. Ata si duket nuk e dinė, ose nuk e kanė kuptuar politikėn e disa shteteve perėndimore, tė cilat mbėshteten nė parimin e "sigurimit tė arsyeve", sepse sistemi demokratik, i cili sundon nė ato vende i jep opinionit publik njė pushtet tė dukshėm. Prandaj kur nuk kanė arsye tė mjaftueshme pėr tė justifikuar politikat e tyre para opinionit publik, atėherė shėrbimet sekrete marrin pėrsipėr tė sigurojnė arsyetime tė pėrshtatshme. Ai qė s’e kupton kėtė detaj nė konstelacionin politik perėndimor, nuk do tė ketė mundėsinė mė pas tė formojė pikėpamje tė sakta mbi fitoren apo dėshtimin, sepse nuk do tė mund tė gjesh njė betejė ku tė dyja palėt do ta festojnė fitoren pas pėrfundimit tė saj.

Shembulli mė i afėrt ėshtė ajo qė ndodhi me njėmbėdhjetė shtator tė vitit 2001. Ata qė e realizuan aksionin e festuan kėtė aksion si fitore tė madhe, kurse nė anėn tjetėr shumica e analizave serioze tregojnė se shėrbimet sekrete kanė luajtur njė rol shumė tė madh nė lejimin e ndodhjes sė kėtij shpėrthimi, sepse neo-konservatorėt kishin pėrgatitur njė listė tė madhe tė qėllimeve, tė cilat fillonin me Afganistanin dhe nuk pėrfundojnė me Irakun, pėr tė cilat pėrgatitėn sigurimin e arsyeve pėr tė filluar realizimin e kėtyre qėllimeve. Ky rast ua siguroi kėto arsyetime.

- Kjo e vėrtetė na shpie te njė e vėrtetė tjetėr. Disa aksione qė i marrin pėrsipėr ato grupe, pasi ndodhin shkaktojnė mundėsi tė llojllojshme, se kush mund tė jetė realizuesi i tyre.

Analizat e ndryshme paraqesin edhe palė tė ndryshme dhe tė kundėrta. Disa thonė se i ka bėrė okupatori, disa thonė se i ka bėrė Mosadi, disa thonė se i ka bėrė shėrbimi sekret iranian etj. Domethėnė pėrzierja e interesit dhe e synimeve janė bėrė aq tė komplikuara, saqė ėshtė shumė e vėshtirė tė pėrcaktohet pėrfituesi kryesor nga kėto aksione. E kjo gjė parashtron edhe dilemėn rreth mekanizmit qė pasojnė ato grupe nė pėrcaktimin e interesit dhe tė dėmit!

Tė takohesh me armiqtė e Fesė Islame nė shkaktimin e dėmit tė disa vendeve muslimane dhe popullit musliman ėshtė njė gjė shumė e rrezikshme, nuk paralajmėron lajme tė mira. Ish-ministrja pėr punė tė jashtme e Amerikės Kondolesa Rajs para disa vitesh foli rreth njė strategjie me titull "Kaosi i madh" nė shtetet islame, qė domethėnė: ndarje dhe rregullimi i tyre sipas hirit amerikan dhe kjo nuk ėshtė diēka e huaj pėr ta. Mirėpo ajo qė ėshtė pėr t’u habitur ėshtė pėrvetėsimi i kėsaj metode nga ana e disa islamistėve, tė cilėt synojnė kaosin nė disa shtete arabe dhe islame pėr tė dėrguar aty forcat e ndryshme jobesimtare dhe shndėrrimi i kėtyre vendeve nė mejdane luftėrash, ku sipas mendimit tė tyre do tė realizohet fitorja. Ky pikėtakim i ēuditshėm jep njė konstatim tė rrezikshėm. E ky konstatim ėshtė se veprimet e kėtyre rrymave nė shumicėn e rasteve janė shndėrruar nė "etapa" apo "hapa" tė domosdoshme tė planifikuesit perėndimor, i cili harton strategji afatgjata pėr tė ri-vizatuar hartėn e botės islame. E thėnė ndryshe: nėse kėto grupe i ndėrpresin kėto veprime, atėherė armiqtė e umetit do tė kenė nevojė tė hulumtojnė alternativa tė tjera pėr kėtė detyrė dhe pėr tė ēuar mė tutje planet e tyre.

Njė musliman me besim tė vėrtetė nuk mund tė del karshi thirrjes nė fe tė Allahut, ose karshi rezistencės kundėr armiqve qė sulmojnė vendet muslimane, ose tė ndalojė atė qė flijon ēdo gjė pėr ta ngritur kėtė fe, sepse Allahu Famėmadh, na ka krijuar vetėm pėr kėtė qėllim, sikurse edhe ka thėnė: "Unė i krijova xhinėt dhe njerėzit qė tė mė adhurojnė". (Dharijat: 56). Pėr kėtė gjė Allahu edhe na ka dhėnė furnizim me pasuri tė ndryshme. "Dhe jepni pėr nė rrugė tė Allahut e mos e hidhni veten nė rrezik dhe bėni mirė, se me tė vėrtetė Allahu i do bamirėsit". (Bekare: 195).

Mirėpo e tėrė kjo nuk mund tė realizohet sipas pėrfytyrimeve personale ose shpresave tė parregulluara me argumente fetare tė urta dhe dispozitave tė drejta tė sheriatit.

Allahu ynė, caktoi kėtij umeti udhėzim, udhėzo tė devijuarit e kėtij umeti, ndale gjakderdhjen mes muslimanėve, ruaje fenė dhe sigurinė e tyre, ruaji nga kurthet e armiqve tė brendshėm e tė jashtėm, sepse Ti e ke kėtė fuqi dhe i pėrgjigjesh lutjeve tona. Amin!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Agim Shkodra
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres

Numri i postimeve : 85
Join date : 28/07/2010

KUR DO TĖ NDALET GJAKDERDHJA?  Empty
MesazhTitulli: Re: KUR DO TĖ NDALET GJAKDERDHJA?    KUR DO TĖ NDALET GJAKDERDHJA?  Icon_minitimeMon Sep 27, 2010 8:18 pm

Leitmotivi juaj eshte : Aty ku s'ka moral,ligji nuk ka vlere.
Doja te kuptoja ne radhe te pare : Per ēfare morali beni fjale?
Sepse morali eshte nje art,ai eshte nje nga mashtrimet me dinake dhe perfitues.Morali njerezor nuk eshte gje tjeter veēse nje fraksion i egoizmit.
Njerezit nuk jane aq te interesuar per idete abstrakte,sesa jane te interesuar per individet qe i paraqesine idete. KUSH JENI JU ZOTI PRINCO?
Ju shkruani :Imam Taberiu nė tefsirin e tij thotė: "dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njėri-tjetrin)", domethėnė: mos vritni njėri tjetrin duke qenė tė njė feje, tė njė besimi dhe tė njė thirrjeje. Allahu i Lartėsuar i bėri muslimanėt njė tėrėsi, prandaj ai qė vret dikė ėshtė sikurse tė ketė vrarė vetveten".
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, thotė: "Po qe se tė gjithė banorėt e qiellit dhe tokės marrin pjesė nė derdhjen e gjakut tė njė besimtarit Allahu do t’i hedhė nė zjarr". (Sahih, Tirmidhiu).
Sprovimi i njerėzve nė bazė tė disa pikėpamjeve dhe metodologjive qė bartin ata e jo nė bazė tė Fesė Islame, e nėse ata i pranojnė kėto pikėpamje, shpėtojnė dhe ruajnė gjakun e tyre e nėse refuzojnė, atėherė derdhja e gjakut tė tyre ėshtė e lejuar, kurse fotot e tyre paraqiten nė internet, si "vrasje e renegatėve". Edhe pse e shikuar fetarisht divergjenca mes dy grupeve tė muslimanėve, kurrsesi nuk do tė thotė mallkimi i njėri-tjetrit, edhe nėse kjo divergjencė arrin deri nė luftė mes tyre.
Pastaj thua:sepse Allahu Famėmadh, na ka krijuar vetėm pėr kėtė qėllim, sikurse edhe ka thėnė: "Unė i krijova xhinėt dhe njerėzit qė tė mė adhurojnė". (Dharijat: 56).
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, thotė: "Po qe se tė gjithė banorėt e qiellit dhe tokės marrin pjesė nė derdhjen e gjakut tė njė besimtarit Allahu do t’i hedhė nė zjarr". (Sahih, Tirmidhiu).
Ne te gjitha keto qe shkruani dhe permendni arrije te shohe dy gjera qe jane ne kontradikte me njera tjetren: E para -Allahu i beri njerezit qe ta adhurojne dhe ata qe vrasin krijesat e Tij do te hidhen ne zjarr. dhe e dyta- Derdhja e gjakut te tyre eshte e lejuar.
Ka shume gjera te pakuptueshme ne shkrimin tuaj dhe shume pikepamje te paarsyetueshme dhe te dyshimta :Xhihadi,umeti etjr.
Po vazhdoje me pyetjen: KUSH JE TI?
CILI JE TI ?

Perpara se t’i pergjigjesh kesaj pyetjeje duhet te pyesesh veten : Cilat jane pikat e mija te forta?
A ka pune te caktuara qe ti i bene me lehtesi dhe habitesh se si te tjeret nuk arrijne qe t’i bejne?
Nese eshte keshtu kjo tregon diēka rreth pikave te tua te forta dhe asaj ēfare Zoti te ka caktuar te beshe ne jete.Kur ti ke identifikuar ate qe bene qe syte e tu te shndrisin dhe zemren te rrahe forte,rroke dhe ec.
Qe te percaktosh qarte se ku eshte vendi yt,duhet te njohesh veteveten.Pershembull,ēlloj mjedisi nxjerre ne pahe cilesite me te mira ne ty? A te pelqen rutina? A motivohesh prej nevojave te te tjereve? A te pelqen qe te perballesh me sfida te cilat dekurajojne te tjeret? Po persa i perket maredhenieve te tua? A te pelqen te jesh pjese e nje skuadre apo funksionon me mire vetem?
Njeriu nuk eshte bere per te fluturuar! Duhet te jemi te kenaqur me ate ēka jemi,prandaj mos u sill rrotull duke perplasur flatrat.Nje bretkose mund te jete nje notar i mire ,por nje fluturues i keq.Thjesht ji personi qe Zoti pati ndermend kur te krijoi!
Kur PARAJA eshte fiksimi yt,kurre nuk do te kesh mjaftueshem dhe gjithnje do te jetosh nen friken se mos i humbet.Ki aq sa ke nevoje!
Kur fama behet qellimi yt.Ti kthehesh ne nje tip konkurues dhe manipulues deri sa te arrish ne maje.Kjo te bene te pasigurte.
Ama, kur PUSHTETI dhe NDIKIMI jane forcat qe te shtyjne preokupimi i vetem qe ke eshte interesi yt vetiak dhe behesh kokeforte. Kjo te bene nje njeri arrogant.
Kur pronat behen perendia yt,ti kthehesh ne nje njeri materialist.Kjo te bene ty lakmitar.
Cili eshte thelbi? Thelbi eshte ky: Sekreti i te jetuarit eshte i njejte si sekreti i gezimit,ata sillen rrotull te njejtit bosht.-Mos perpiq qe te rendesh pas lumturise,thjesht kultivo nje jete te paster dhe te ndershme dhe do te kesh aq shume lumturi sa nuk do te dish ē’te beshe me te.
Xh.Uashington,ish presidenti amerikan ka thene: “Te pakte jane ata njerez qe kane aq virtyt sa t’u rezistojne ofertave joshese.”
Ne te gjithe kemi nevoje qe te ndertojme ate lloj karakteri i cili do te na mbaje forte.
Nuk eshte e lehte te besh gjene e duhur kur :
a)Ajo do te kushtoje
b)Gjeja e gabuar eshte me e leverdisshme
c)Askush tjeter nuk do ta marre vesh perveē teje.
Ne ēaste te tilla karakteri i yt forcohet.
Martin Luter King.Jr. ka thene: “Burracakeria pyet- A eshte pa rrezik? Konsensusi pyet-A eshte e pranueshme e me fame? Karakteri pyet – A eshte e drejte?
Ku je ti ? Prandaj beje gjene e duhur dhe vazhdo te kembengulesh ne te,bile edhe nese nuk te ndihmon te perparosh per momentin,do te mbroje dhe do te sherbeje ne aspektin afatgjate.
Zoti Princo radhen tjeter do te shkruaj per karakterin.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Princo
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres
Princo

Numri i postimeve : 82
Join date : 26/09/2010

KUR DO TĖ NDALET GJAKDERDHJA?  Empty
MesazhTitulli: Re: KUR DO TĖ NDALET GJAKDERDHJA?    KUR DO TĖ NDALET GJAKDERDHJA?  Icon_minitimeTue Sep 28, 2010 12:24 am

Agim Shkodra shkruajti:

me vjen shum keq se e paskeni lexuar shenimin tim me paragjikim...
ose nuk e keni kuptuar ose jeni nje Ateist i perbetura qe nuk ju shkojn per shtati fjelet dhe argumentet kuranore apo ato fjal profetike..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Agim Shkodra
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres

Numri i postimeve : 85
Join date : 28/07/2010

KUR DO TĖ NDALET GJAKDERDHJA?  Empty
MesazhTitulli: Re: KUR DO TĖ NDALET GJAKDERDHJA?    KUR DO TĖ NDALET GJAKDERDHJA?  Icon_minitimeTue Sep 28, 2010 12:40 pm

Z.Princo !
Kush jane argumentet e juaja kuranore qe nuk me shkojne per shtat?
-Mos e mbytni veten tuaj!
-Derdhja e gjakut te tyre eshte e lejuar!
- Ēfarė do tė bėsh me “la ilahe il-lallah”-un e tij nė Ditėn e Gjykimit?
Kush jane fjalet e juaja kuranore?
- "Une i krijova njerezit per te me adhuruar" dhe Derdhja e gjakut te tyre eshte e lejuar nese nuk
jane musliman?
Cilat fjalet profetike qe keni permendur ne shkrimin e paraqitur? Per ēfare profetizojne dhe ku eshte miresia,dashuria,zemerbutesia,prosperiteti,e ardhmja ne keto profeci?
Vetem per nje gje na intereson neve shqiptareve historia e turqeve - Kujt besimi i perkisnim ne shqiptaret para se te na pushtonin me dhune dhe te fusnin me force fene e tyre qe e moren nga arabet pasi pushtuan ata.
Besimi vjen nga degjimi dhe degjimi vjen nga fjala e Perendise.Mos nuk degjuan,madje "Zeri i tyre mori mbare dheun dhe fjalet e tyre shkuan deri ne skajet me te largeta te tokes."

Do te doja ta filloja kete pergjigje me dy fjale per : Vetedijen,apo e shprehur me fjale te tjera: "Aftesia qe ka njeriu per te njohur e per te kuptuar boten qe e rrethon dhe vetveten,aftesia per te gjykuar e vepruar ne menyre te vullnetshme,per te kuptuar qarte qenesine e vet,vendin dhe detyren e vet ne jeten shoqerore dhe per te mbajtur nje qendrim te caktuar ne kushte e rrethana te ndryshme" ,kjo vetedije per besimtarin ka nje kuptim te plote.
Ka nje kuptim te plote te botes,te vetes dhe te Krijuesit si dhe te planit te tij kur ai krijoi njeriun.
Sepse Ai pati nje qellim kur e krijoi njeriun.Kjo vetedije e plote i dallon besimtaret nga gjithe njerezit e tjere.
Lexova nje artikull interesant ne faqet e kesaj teme ne lidhje me fene dhe rolin e saj ne sherbim te kombit.Me pelqeu diēka dhe po e perserise:-Per t'u marre serizisht me trajtimin e kesaj teme duhet pasur guxim dhe kurajo.Kjo teme s'duhet te jete tabu.
Nje tjeter antar ,Hasan Bello,shton:Feja si alternativ,si mbeshtetje per te zhvilluar nje komb,sidomos sot kur individi nen instikte te ndryshme dhe me nje egoizem te shfrenuar per kariere,pasurim,nuk njeh kufij moral.
Laert shton : Feja meson se kush eshte njeriu dhe Zoti,sepse ne fene eshte zemra e e ruajtjes se familjes.
Nuk mund te rri pa shtuar ne lidhje me kete ēeshtje nje mendim te nje poeti te famshem amerikan:WALT WITMAN:
"Bindja e verber te ēon ne skllaveri te plote,asnje popull nuk e fiton dot perseri lirine"
Problemi per t'u diskutuar eshte i madh,i gjere dhe nuk mund te sqarohet me pak fjale.
A ka Zot? Kush e krijoi gjene me te bukur te kesaj bote -Njeriun? Te ngjashem me Zotin:krijues,qe mendon,imagjinon,dashuron.
A ka Zot ? Nje pyetje qe s'ka nevoje per pergjigje.Njeriu,ne greqisht :Antrhopos-Ai qe shikon lart;ne latinisht :Suspiens-Ovidio ,poeti latin ,thote "Iddio all'uomo altera la fronte e comando di fissare il cielo"(Zoti njeriut ja ndryshoi ballin dhe e urdheroi te shikoj qiellin) eshte i vetmi qe e mbane shikimin lart dhe kerkon Zotin,sepse Zoti ne te ka vendosur nje koshience,ndergjegje qe te kuptoj ekzistencen e vete dhe po te shkeputet nga Zoti ,nga maredhenia me te ,te mos gjeje paqe edhe kur i ka qe te gjitha ne kete bote me shumice.Shikoni shume te pasur qe s'kane paqe dhe lumturi.Brenda zemres sone,shpirtit tone mund te fusim ēdo gje por ai nuk ngopet kurre,po nuk futem Zotin ne te,sepse Zoti e ka bere shpirtin e njeriut per veten e tije.Kot lodhen njerezit per ta mbushur me gjera te ndryshme, edhe pse te bukura,pa Zotin ai do te jete gjithmon bosh.
Pyetja qe une shtoje eshte kjo: Kush eshte Zoti i vertete?
Mjeshteria qe formon ose e deformon vetedijen quhet propogande.Ne kemi degjuar nga te gjitha llojet.
Ne nje artikull te botuar ne gazeten " SOT" me date 27,28/05/2010 Kastriot Myftaraj shtron nje problem te madh: Nje popull,nje komb,nje fe(besim),nje shtet.
Nuk me interesojne problemet politike ne kete artikull,por fakti:Te kthehemi tek besimi qe kemi pasur para se te pushtoheshim nga Turqia,e cila me dhune dhe me force arriti te myslimanizonte shumicen e popullit shqiptare.
Pra ,mendoj se keto jane disa nga problemet qe duhet te diskutojme dhe te zhvillojme se bashku.
Pershendetje nga Agim Shkodra

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content

KUR DO TĖ NDALET GJAKDERDHJA?  Empty
MesazhTitulli: Re: KUR DO TĖ NDALET GJAKDERDHJA?    KUR DO TĖ NDALET GJAKDERDHJA?  Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
KUR DO TĖ NDALET GJAKDERDHJA?
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Besimet fetare :: Komuniteti musliman-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions