LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Partnerėt idealė?

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

Partnerėt idealė? Empty
MesazhTitulli: Partnerėt idealė?   Partnerėt idealė? Icon_minitimeFri Dec 18, 2009 8:01 pm

Partnerėt idealė? 12555510Nėse do tė merrej nė konsideratė statusi ekonomik i grave, ndryshimi nuk ėshtė rritur, por ėshtė zvogėluar.Numri i martesave mes personave tė shtresave tė ndryshme sociale po bie vazhdimisht, ndėrsa nga ana tjetėr studimet e sociologėve tregojnė se si numri i martesave mes partnerėve me tė njėjtin nivel edukimi ėshtė rritur nė mėnyrė tė vazhdueshme kėto vitet e fundit. Kėto dy aspekte (tė pasurit qė martohen me tė pasurat dhe tė diplomuarit qė martohen me persona me tė njėjtin nivel edukimi), priren ta forcojnė ēėshtjen akoma edhe mė shumė.

"Nė shoqėrinė tonė shkalla e edukimit ėshtė bėrė njė tregues gjithmonė e mė i rėndėsishėm i potencialit ekonomik tė njė individi. Rezultati? Ka shumė ndryshore nė lojė, por nuk ka asnjė dyshim se sot burrat luftojnė nė mėnyrė mė "agresive" pėr t‘u lidhur me gra tė arsimuara", shpjegon njė profesor psikologjie. Kėshtu, pėr shembull, nė faqen e internetit Match.com, njė nga mė tė mėdhatė nė Amerikė pėr "zemrat e vetmuara", numri i burrave qė kėrkojnė tė takojnė gra qė kanė pagesa tė mira ėshtė dyfishuar nė katėr vjet, duke thėnė se njė nė ēdo dy veta mendojnė kėshtu (mes grave nė fakt ka ndodhur e kundėrta: rėndėsia e lekėve tė partnerit "tė ardhshėm" qė nė tė kaluarėn ka qenė njė faktor dominant, duket nė rėnie).

Studimet kanė evidentuar se nė Amerikė fėmija i dy prindėrve tė diplomuar ka njė probabilitet rreth 81 pėr qind pėr tė pėrfunduar universitetin, kundrejt 63 pėr qind tė njė fėmije tė njė ēifti "tė pėrzier" (njė prind i diplomuar, ndėrsa tjetri jo) dhe 30 pėr qind tė njė fėmije nga prindėr tė padiplomuar. Duke u nisur nga kėto tė dhėna, studiuesit kanė ndėrtuar njė simulim matematik, duke treguar se reduktimi i numrit tė ēifteve "tė pėrziera" me kalimin e kohės do tė provokojė njė rritje domethėnėse tė pabarazisė ekonomike mes familjeve. "Kur fusim nė modelin tonė faktorė si mesatarja e ndryshme e lindjeve nga klasat e ndryshme sociale - prindėrit mė pak tė shkolluar kanė nė pėrgjithėsi mė shumė fėmijė - efekti i rritjes sė martesave mes personave me tė njėjtin nivel edukimi ėshtė rėnia e numrit tė pėrgjithshėm tė studentėve dhe kjo dinamikė nė tregun e punės tenton tė ulė mė vonė fitimet e punėtorėve jo tė kualifikuar nė krahasim me tė diplomuarit", shpjegojnė ekspertėt. Ata kanė konfirmuar gjithashtu se sa mė i lartė tė jetė niveli i pabarazisė nė shoqėri, aq mė tė rralla janė martesat mes qytetarėve tė klasave tė ndryshme sociale.

Faktikisht, kėrkime tė shumta sociologjike tregojnė se qeniet njerėzore janė tė prirura nga natyra pėr t‘u lidhur me partnerė qė janė tė ngjashėm me to. Proverba e vjetėr se "gruan e mirė mund ta gjesh nė vendin tėnd", nuk ka tė bėjė vetėm me kombėsinė e ēiftit qė vendos tė lidhet, por edhe me besimin, kulturėn, moralin, politikėn dhe statusin social. Atėherė, ku qėndron problemi dhe cili ėshtė efekti i tij? Ėshtė rritja e martesave mes personave nga e njėjta klasė shoqėrore, apo edukimi i njėjtė qė rrit pabarazinė sociale? Apo ėshtė e vėrtetė e kundėrta, se njė hendek ekonomik shumė i madh bėn qė tė zhduken rastet pėr kontakte mes anėtarėve tė klasave tė ndryshme? Disa ekonomistė nė "Brookings Institution", dyshojnė se dinamikat e lidhjeve kanė ndryshuar shumė: "Janė gratė ato qė kanė ndryshuar", duke parė se nė botė vajzat e familjeve tė mira kanė pasur gjithmonė njė nivel tė mirė edukimi.

"Nė tė kaluarėn ishte rregull qė gruaja e njė burri me pagė tė mirė tė bėhej shtėpiake, ndėrsa gratė nga shtresat e varfra e kishin tė nevojshme tė punonin. Sot, jo vetėm qė ėshtė shumė e mundur qė njė grua e pasur tė punojė, duke i shtuar fitimet e saj atyre tė bashkėshortit, por gjithashtu ėshtė e mundur qė njė vajzė e varfėr tė mos jetė e martuar, kėshtu qė nuk mund t‘i varė shpresat te paga e dikujt tjetėr". Pėr ta, shuma e kėtyre dy faktorėve ėshtė pėrgjegjėse pėr rritjen e ndryshimit mes tė ardhurave familjare tė regjistruara nga viti 1979 e deri nė vitin 1996 nė Amerikė.

"Ka mė shumė gra qė punojnė, qė vazhdojnė tė punojnė edhe pas martesės dhe qė kanė mundėsi tė mira pėr tė bėrė karrierė", thonė sociologėt, duke nėnvizuar se kjo ėshtė njė e mirė, duke parė se jo tė gjitha gratė qė janė tė martuara - ose duke llogaritur edhe mesataren e divorceve nė Amerikė - do tė jenė patjetėr nė tė ardhmen.

Njė psikolog i evolucionit nė universitetin "New Mexico", hedh njė tjetėr mendim. Ai mbėshtetet nė rolin e shkollave private nė sistemin edukativ amerikan, ku studiojnė fėmijėt e elitės dhe nė veēanti nė pyetjet standarde qė pothuajse prej 50 vjetėsh pėrdoren pėr pėrzgjedhjen e kandidatėve. "Nė Amerikė inteligjentėt priren tė frekuentojnė tė njėjtat shkolla ku pėrreth kanė persona tė njėjtė me veten. Atėherė pėrse duhet tė ēuditemi nėse zgjedhin tė lidhen mes tyre", thotė ai. Gjithashtu, ai tregon se prirja e amerikanėve pėr t‘u martuar me persona tė barabartė me ta lind nga dėshira pėr tė jetuar mes tė njėjtėve.

"Njė person konservator dhe besimtar ėshtė mė e mundur qė tė zgjedhė tė transferohet nė njė shtet qė i pėrshtatet atij, ndėrsa njė gay do tė ndihej mė mirė nė kulturėn e qyteteve tė tilla si Nju Jork apo San Francisko". Mė tej shton se kjo mund tė ketė efekte shumė pozitive: "Mendoj se komunitetet e formuara nga njerėz me vlera morale, fetare dhe politike tė ndryshme, mund t‘u ofrojnė individėve mė shumė liri zgjedhjeje dhe lumturi".


Gazeta Shqip
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
Partnerėt idealė?
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shkencetari 33 vjecar krijon gruan ideale robot-femer

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions