LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Karamanlis: Kombėsi greke pėr 'minoritarėt'

Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 46
Location : Athine.

Karamanlis: Kombėsi greke pėr 'minoritarėt' Empty
MesazhTitulli: Karamanlis: Kombėsi greke pėr 'minoritarėt'   Karamanlis: Kombėsi greke pėr 'minoritarėt' Icon_minitimeMon Sep 21, 2009 6:28 pm


Karamanlis: Kombėsi greke pėr 'minoritarėt'
» Dėrguar mė: 21/09/2009 - 12:21

Karamanlis: Kombėsi greke pėr 'minoritarėt' %CE%9A%CE%91%CE%A1%CE%91%CE%9C%CE%91%CE%9D%CE%9B%CE%97%CE%A3+%CE%9A%CE%A9%CE%A3%CE%A4%CE%91%CE%A3

Epiri i Veriut" bėhet pjesė e fushatės elektorale nė Greqi, duke u kthyer sėrish si debat politik mes sė djathtės dhe sė majtės nė shtetin fqinj. Karamanlis, homologu i kryeministrit Berisha dhe aleat i tij, pasi janė qė tė dy pjesė e organizatės sė fuqishme Partitė Popullore Europiane, flet nė takimet e tij elektorale pėr Epirin, ku kuptohet se njė pjesė ėshtė pėr Vorio-Epirin, projektet qė ka ndėrmend Demokracia e Re tė realizojė nė mandatin e ardhshėm. Ai gjatė njė takimi nė sheshin kryesor tė Janinės tė shtunėn nė darkė, premtoi ndėr tė tjera lehtėsimin e procedurave pėr marrjen e shtetėsisė greke nga 1 vit qė ėshtė aktualisht, ta reduktojė nė 3 muaj. "Nė njė pikė tė fjalimit, Karamanlis tha se ND (Neo Demokracia-Demokracia e Re) ka "shfrytėzuar" minoritetin grek tė Shqipėrisė apo Vorio-epirotėt, pėr pėrshpejtimin e procedurave pėr ta pėr tė marrė kombėsinė greke dhe pėr ta reduktuar shėrbimin e detyrueshėm civil nga 12 muaj deri nė 3 muaj", - citohet agjencia e lajmeve ANA. Po nė kėtė takim, duke iu referuar televizionit shtetėror ERT, Karamanlis ka folur dhe pėr disa projekte qė janė pėr t'u realizuar dhe ato qė janė nė ndėrtim nė Epir, "me nė krye rrugėn Egnatia, qė e nxjerr jashtė Epirin nga izolimi i kaluar gjeografik duke e kthyer atė nė njė nyje energjie. Vetėm projektet e Ministrisė sė Punėve Publike kapin shifrat 3 miliardė euro". Duke mbetur te i njėjti burim informacioni, bėhet e ditur se kryeministri Karamanlis, i cili gjatė vizitės sė tij nė Shqipėri nuk e pėrmendi fare termin "Vorio-Epiri", ka folur dhe pėr rreth 1100 projekte qė do tė jenė pjesė e Programit Rajonal tė Epirit, ku pėrveē pjesės sė kėtij rajoni ėshtė edhe Epiri i Veriut, qė gjeografikisht i bie tė jetė nė Shqipėri. ERT-ja njoftoi se Karamanlis ndėr tė tjera ka folur dhe pėr marrėveshjet bilaterale mes Shqipėrisė, "tė cilat konsolidojnė minoritetin grek nė vendin fqinj." Ēėshtja e grekėve tė Shqipėrisė u bė pjesė e debatit mes qeverisė dhe opozitės sė kėtij vendi nė 2006-ėn, ku Karamanlis vendosi qė t'u jepte shtetėsi greke grekėve etnikė qė jetojnė nė Shqipėri. Papandreu i PASOK-ut e akuzoi atėherė kryeministrin Karamanlis, se me kėtė lėvizje ai kėrkonte vetėm tė fitonte disa vota mė shumė nga minoritarėt grekė nė Shqipėri. Madje vendimi parashikonte qė ēdo shtetas shqiptar qė vėrteton vetėm me anė tė njė dokumenti tė thjeshtė se ėshtė i etnisė greke, mund tė marrė menjėherė shtetėsinė greke. Nė Shqipėri kjo gjė solli vetėm reagimin e LSI-sė e Sabri Godos, tė cilėt e quajtėn tė rrezikshme dyshtetėsinė. Por pėr ēudinė e tė gjithėve, kryeministri Berisha e mbėshteti atėherė njė vendim tė tillė. "Shembullin e Greqisė duhet ta ndjekin edhe vende tė tjera tė Bashkimit Europian", - ėshtė shprehur ai kur ėshtė pyetur pėr kėtė ēėshtje. Sa i takon rrugės Egnatia, kryeministri Berisha e ka pėrcaktuar si prioritet tė mandatit tė tij katėrvjeēar pėr pėrfundimin e kėsaj rruge, e cila do tė lidhė edhe mė shumė shqiptarėt me njėri-tjetrin. Por ndėrkohė kjo rrugė do tė lehtėsojė, ashtu siē shprehet Karamanlis, zhvillimin e zonave minoritare, tė izoluara deri mė tani gjeografikisht, sipas tij. Kryeministri grek zbulon edhe se financimi i kėsaj rruge bėhet nga qeveria greke. Gjatė vizitės sė tij nė prill tė 2009-ės Karamanlis dhe Berisha nėnshkruan disa marrėveshje, qė shtypi dhe opinioni shqiptar i konsideroi nė favor tė palės greke. Ndėr to pėrmendet marrėveshja pėr kufijtė detarė, ku specialistėt e kėsaj fushe deklaruan se Shqipėria i ka dhuruar 225 kilometra hapėsirė detare Greqisė; ajo e ngritjes sė dy varrezave tė ushtarėve grekė nė Shqipėri. Nė kėtė vizitė, as Berisha dhe as Karamanlis nuk e kanė prekur ēėshtjen ēame, popullsia e sė cilės ende nuk e ka gjetur tė drejtėn e saj, kur ndėr tė tjera kėrkon dhe shtetėsinė e mohuar.

Burimi informativ: Gazeta Shqiptare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
 
Karamanlis: Kombėsi greke pėr 'minoritarėt'
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kenge greke (video)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions