LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Spektakel, Milani largohet me nje trofe nga

Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 46
Location : Athine.

Spektakel, Milani largohet me nje trofe nga Empty
MesazhTitulli: Spektakel, Milani largohet me nje trofe nga   Spektakel, Milani largohet me nje trofe nga Icon_minitimeWed May 13, 2009 10:17 am

Spektakel, Milani largohet me nje trofe nga 20090512193842_artikull
Nje atmosfere e madhe festive dhe nje dekor i mrekullueshem. Ndeshja miqesore mes Milanit dhe Shqiperise perfundoi ne barazim 3-3. Nje ndeshje e pelqyeshme per kuqezinjte, qe dhane spektakel, sidomos ne rastet e golave edhe prani te mijera tifozeve qe kishin mbushur shkallet e stadiumit. Ne pjesen e pare, trajneri i Milanit Karlo Anceloti zbriti ne fushe ekipin me te mire, pa brazilianin Kaka dhe Inzagin. Trajneri i kombetares sone, Artan Bushati nxori ne fushe lojtaret me te mire qe kishte ne dispozicion. Nje ndeshje e barabarte per te dy ekipet. Raste te pakta per shenim ne fillim te lojes. Milani e shtoi presionin me kalimin e minutave dhe 7 minuta para mbylljes se pjeses se pare, nje kombinim i mire mes Shevcenkos dhe brazilianeve, Pato e Ronaldinjo i dhane avantazhin Milanit. Ronaldinjo goditi nga jashte zones, duke shenuar ne porten e Ujkanit. Ne pjesen e dyte Milani aktivizon brazilianin Kaka dhe Zabrtoten. Bushtati kunderpergjigjet me Vilen. Milani dyfishoi shifrat ne fillim te pjeses se dyte, por pavaresisht golit te shenuar, edhe ne kete moment entuziazmi i tifozeve te pranishem ne stadium vijoi ne perkrahje te kuqezinjve, qe shkurtuan diferencen me ane te lojtarit te Teutes, Emiliano Vila. Sulmuesi durrsak shenoi ne porten e Milanit, pas nje zbritjeje te shpejte, 20 minuta pasi kishte startuar pjesa e dyte e ndeshjes. Pas golit, kombetarja shqiptare merr zemer dhe krijon raste te shumta para portes se Milanit. Aktivizimi i Hykes dhe loja e mire e tij ne krah te djathte dhe prania e Agollit, qe depertonte nga krahu tjeter sollen edhe dy golat e tjere. Hamdi Salihi mori nje kros nga Hyka dhe shenoi me koke, nje gol te bukur duke vene ne barazim gjithcka. Pak minuta me vone, Muzaka, lojtari i Tiranes i cili kishte shenuar edhe me pare ne miqesoren e tetorit, ndaj Milanit, nje gol spektakolar, barazoi shifrat me nje tjeter veprim tjeter te admirueshem. Agolli krosoi ne zone dhe Muzaka, edhe pse ne pozicion te veshtire, vuri ne baraspeshe gjithcka. Ne fund te ndeshjes, braziliani Kaka depertoi fuqishem duke kaluar disa lojtare te mbrojtjes sone dhe pasoi ne fund per Inzagin, qe i vetem shenoi ne porten e Mockes, duke barazuar rezultatin ne 3-3. Gjyqtari Jemini perfundon ndeshjen ne barazim dhe pas gjuajtjeve te 11-metershave, Milani fiton trofeun "Taci Oil". Ne nje atmosfere festive mbyllet ndeshja mes Milanit dhe kombetares sone.

Presidenti Topi, i dorezon trofeun Inzagit

Pas ndeshjes Presidenti i Republikes, Z. Bamir Topi, i pranishem ne tribunen "Vip" zbriti pas perfundimit te miqesores, per t'i dorezuar kapitenit te Milanit, Filipo Inzagi, trofeun "Taci Oil". Ne fjalen e tij, Presidenti uroi ekipin fitues Milanin, qe nderonte me pranine e tij ne kete mbremje te madhe festive. Presidenti takoi te gjithe lojtaret e Milanit dhe ato te kombetare sone, nderkohe Inzagi ngriti trofeun ne fund. Galiani, Anceloti dhe lojtaret e Milanit, pas ndeshjes kane thurur elozhe per lojen dhe festen qe kishin pergatitur organizatoret, duke lavderuar madje edhe lojen e mire dhe surprizuese te disa lojtareve te kombetares sone.

Beqiri i jep fitoren Milanit

Mbrojtesi i kombetares sone dhe i Vllaznise, Elvin Beqiri goditi mbi porten e portierit te Milanit, ne fund gjate goditjeve te 11-metershave, duke i hequr mundesine e mire, kombetares per te fituar trofeun "Taci Oil". Ishte goditja e fundit, pasi deri ne ate moment te gjithe lojtaret e Milanit, kishin goditur sakte para portes se kombetares sone. Gjuajtjet e 11-metershave jane pritur me emocione nga ana e tifozeve tane. Per Milanin nuk mund te gabonin lojtaret me te mire, si Kaka, Sedorf, Inzagi. Por edhe per kombetaren tone jane treguar teper te sakte Pisha, Muzaka.

Per te pare nga afer yjet e Milanit, ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa" tifozet e shumte kishin paguar 10 mije leke (te reja) per Tribunen A, 7 mije leke te reja (karshi ) dhe 4 mije leke (te reja) ne tribunat anesore dhe pas portes, ajo shkonte ne 2 mije leke.

Shqiperi-Milan 3-3

(4-5, pas goditjeve te 11-metershave)

Shenues: Ronaldinjo, Inzagi, /Vila, Salihi, Muzaka

Shqiperia: Ujkani, Beqiri, Vangjeli, Lila, Bulku, Memelli, Duro, Bakaj, Bylykbashi, Salili, Vrapi. Trajner: Artan Bushati

Milani: Kalac, Mationi, Tiago Silva, Senderos, Antonini; Gatuzo, Pirlo, Jankulovski; Ronaldinjo, Pato; Shevcenko.

Gjyqtar: Lorenc Jemini
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
 
Spektakel, Milani largohet me nje trofe nga
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions