LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Arsimi i lartė, pritet tė hapet Universiteti i Beratit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

Arsimi i lartė, pritet tė hapet Universiteti i Beratit Empty
MesazhTitulli: Arsimi i lartė, pritet tė hapet Universiteti i Beratit   Arsimi i lartė, pritet tė hapet Universiteti i Beratit Icon_minitimeMon May 26, 2008 2:57 am

Autori i Lajmit: Entela Duraj
Pritet tė hapet njė universitet nė qytetin e Beratit. Vetė kryeministri Sali Berisha, dje nė njė takim me nxėnėsit e shkollės sė mesme tė pėrgjithshme “Babė Dudė Karbunara” nė Berat, deklaroi se shumė shpejt qyteti i Beratit do tė ketė njė shkollė tė lartė. I shoqėruar nga ministri i PPTT-sė, Sokol Olldashi, zv/ministri i Brendshėm, Ferdinand Poni, prefekti i qarkut tė Beratit, kryetari i Bashkisė, Fadil Nasufi, Kryeministri u takua nė mesditė me nxėnėsit e njė prej klasave tė kėsaj shkolle me traditė nė vend. “Do tė fillojmė tė pėrcaktojmė menjėherė degėt e shkollės sė lartė dhe brenda pak kohėsh ky qytet do ta ketė atė”, - nėnvizoi kryeministri Berisha. Mė tej ai theksoi se shumica e tė rinjve vijnė pėr tė studiuar nė Tiranė, por ka edhe nga ata qė duan tė studiojnė nė qytetin e Beratit. Gjithashtu Kryeministri deklaroi gjatė vizitės nė shkollėn “Babė Dudė Karbunara” nė Berat se qeveria qė ai kryeson, do tė vazhdojė tė punojė qė shėrbimi i internetit tė shtrihet, brenda vitit, nė tė gjitha shkollat e vendit. “Ne do tė punojmė qė tė zgjerojmė hapėsirat e kėtij universi, sikundėr do tė pėrpiqemi qė tė fusim programet masive tė mėsimit tė internetit nėpėr shkollat e vendit”,- cilėsoi Berisha gjatė pėrurimit tė dy kabineteve informatike nė shkollėn e mesme tė pėrgjithshme “Babė Dudė Karbunara”, nė Berat. Gjatė bisedės me mėsues tė kėsaj shkolle, Kryeministri nėnvizoi se do tė punohet qė pėrveē internetit nxėnėsit tė kenė tė gjitha opsionet e mėsimit elektronik. “Nė ndihmė tė vendosjes sė internetit dhe pėrhapjes sė tij do tė jetė Albtelekom, i cili do tė garantojė shėrbim tė shpejtė dhe tė shumėfishuar tė tij”,- bėri tė ditur Kryeministri. Shkolla e mesme e pėrgjithshme “Babė Dudė Karbunara” ndodhet nė qendėr tė qytetit- muze tė Beratit dhe ėshtė njė nga shkollat mė me traditė nė vend. Nė kėtė shkollė mėsojnė 965 nxėnės, ndėrsa japin mėsim 45 mėsues. Nga ky gjimnaz, ndėr vite kanė dalė kuadro tė njohur. gazeta ballkan
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
Arsimi i lartė, pritet tė hapet Universiteti i Beratit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Disiplina, pritet denimi i fushes se Lushnjes
» te hapet lajmi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions