LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Bizneset e futbollisteve Shqiptarė nė Shqipėri

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

Bizneset e futbollisteve Shqiptarė nė Shqipėri Empty
MesazhTitulli: Bizneset e futbollisteve Shqiptarė nė Shqipėri   Bizneset e futbollisteve Shqiptarė nė Shqipėri Icon_minitimeTue Dec 09, 2008 3:21 am

Bizneset e futbollisteve Shqiptarė nė Shqipėri 12287310Pėr futbollistėt mendohet gjithmonė se pasi varin “kėpucėt nė gozhdė” do tė bėhen tra jnerė, por ka nga ata qė pėlqejnė tė merren edhe me gjėra tė tjera, kryesisht me biznes apo tė bėhen agjentė lojtarėsh. Tė tillė ka shumė edhe nė Shqipėri, sidomos ata qė e kanė kaluar njė pjesė tė karrierės sė tyre nė Evropė, ku edhe mundėsitė pėr hapjen e njė biznesi janė mė tė mėdha. Shembulli tipik pėr kėtė ėshtė ish-kapiteni Igli Tare, qė ka njė biznes ndėrtimi nė Romė, por edhe Geri Ēipi qė merret me kėtė gjė nė Shqipėri apo Altin Lala, i cili rrjetin e dyqaneve kozmetike ka ndėrmend ta shtrijė fuqishėm edhe nė Shqipėri, bashkė me njė mikun e tij gjerman.

Igli Tare

Igli Tare tashmė e ka lėnė futbollin dhe ėshtė njė nga drejtuesit mė tė lartė tė klubit tė Lacios nė Itali. Por, ish-kapiteni i ekipit kombėtar ka edhe njė biznes ndėrtimi nė Romė, gjė qė e ka pranuar edhe vetė nė intervistat e shumta pėr shtypin shqiptar. Tare ka qenė nga lojtarėt mė tė njohur tė Shqipėrisė, por edhe nga mė tė paguarit, duke luajtur nė klubi si Kaizerslautern, Breshia, Bolonja apo Lacio. Ish-futbollisti i kombėtares ka menduar qė pas futbollit tė ketė edhe njė siguri financiare mė shumė, pavarėsisht se tashmė ka njė detyrė si dirigjent i Lacios.

Geri Ēipi

Geri Ēipi ka qenė njė nga futbollistėt mė tė njohur tė pėrfaqėsueses dhe pėr disa vjet lideri i mbrojtjes kuqezi. Por, ėshtė e ēuditshme qė vlonjati e la futbollin vetėm nė moshėn 28 vjeēare, duke iu pėrkushtuar sidomos biznesit tė ndėrtimit nė Vlorė. Ata qė e njohin thonė se ėshtė mjaft i suksesshėm edhe nė kėtė punė. Geri Ēipi ndėrkohė mbulon edhe rolin e drejtorit nė klubin Flamurtari

Altin Lala

Kapiteni i kombėtares ka hapur disa dyqane prodhimesh tė kozmetikės, fjala e fundit, bashkė me njė mikun e tij nė Gjermani. Janė produkte bio, tė cilat mesfushori i Hanovėrit dhe pėrfaqėsueses i tregton nė mėnyrė tė suksesshme nė disa qytete tė Gjermanisė.

Edvin Murati

Edvin Murati, pasi la futbollin ėshtė bėrė njė zbulues i suksesshėm talentesh pėr Paris Sent Zhermen, por ish-lojtari i kombėtares nuk ka lėnė pas dore edhe biznesin. Bashkėshortja e tij Karolina ėshtė vajza e njė biznesmeni tė madh tė sigurimit tė automjeteve nė Paris, njė detyrė qė pritet ta trashėgojė pikėrisht Edvin Murati. Pavarėsisht kėsaj, ky i fundit dėshiron tė jetė mė shumė pranė futbollit.

Paulin Dhėmbi

Paulin Dhėmbi ėshtė njė tjetėr futbollist shqiptar i prirur pėr biznes. Mesfushori i Vllaznisė ka disa qyqane tė QTU, por kjo nuk e pengon tė vazhdojė tė luajė dhe tė jetė nė krye tė listės sė golshėnuesve nė Superligė.

Eldorado Merkoēi dhe Altin Rrakli

Lokali i Eldorado Merkoēi nė kryeqytet ka qenė pėr shumė kohė qendra e futbollistėve tė Tiranės, nė kohėn qė kjo e fundit kishte mbledhur disa nga yjet e futbollit shqiptar. Ndėrkohė edhe Altin Rrakli ka patur pėrqindje nė njė lokal nė bllok.

Dyqanet, njė biznes i preferuar pėr Futbollistėt

Hapja e dyqaneve duket se ėshtė biznesi mė i preferuar pėr futbollistėt shqiptarė. Njė gjė tė tillė e ka bėrė Lorik Cana me butikun e tij nė Paris, por edhe Altin Lala me rrjetin e dyqaneve tė kozmetikės me produkte bio nė disa qytete gjermane. Madje, kapiteni i kombėtares ka ndėrmend ta pėrhapė rrjetin e tij edhe nė Shqipėri. Njė tjetėr futbollist qė ka disa dyqane nė QTU, ėshtė mesfushori i Vllaznisė Paulin Dhėmbi. Ndėrsa Ēipi dhe Tare kanė preferuar mė shumė biznesin e ndėrtimit.


Bogdani, lojtari mė "Intekejtual" nė Itali

Vetėm pak ditė mė parė, nė Itali ka marrė diplomėn futbollisti i Leēes Guljelmo Stendardo, por kjo ka zbuluar edhe faktin se Erjon Bogdani ėshtė lojtari mė intelektuar nė Serinė A. Nė fakt, sulmuesi i kombėtares shqiptare ėshtė nga tė parėt futbollistė qė kanė marrė njė diplomė nga ata qė luajnė nė Itali. Bogdani ka gradėn “doktor” nė ekonomi, gjė qė nuk e zotėron asnjė futbollist tjetėr nė kėtė vend. Nė Itali, lojtarėt qė kanė mbaruar njė universitet numėrohen me gishtat e njėrės dorė.


Gazeta: Shqiptare
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
Bizneset e futbollisteve Shqiptarė nė Shqipėri
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kthimi ne Shqiperi
» Danimark-Shqiperi
» Gripi i derrave, konfirmohet rasti i pare ne shqiperi.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions