LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Qeveria miraton masterat nė universitetet e rretheve.Pret studentėt edhe Lushnja

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

Qeveria miraton masterat nė universitetet e rretheve.Pret studentėt edhe Lushnja Empty
MesazhTitulli: Qeveria miraton masterat nė universitetet e rretheve.Pret studentėt edhe Lushnja   Qeveria miraton masterat nė universitetet e rretheve.Pret studentėt edhe Lushnja Icon_minitimeTue Sep 30, 2008 1:59 pm

Pret studentėt edhe Lushnja, me disa filiale tė Universitetit Bujqėsor. Ēelen 15 programe tė ciklit tė parė pranė Universitetit tė Shkodrės, Elbasanit, Gjirokastrės dhe Korēės

TIRANĖ - Nė mbledhjen e djeshme tė Kėshillit tė Ministrave u miratua hapja e njė sėrė programesh studimi tė nivelit tė parė, pėr marrjen e diplomave master. Kėto programe do tė hapen jo vetėm pranė fakulteteve tė Universitetit tė Tiranės, por edhe tė atyre tė rretheve. Universitetet jashtė kryeqytetit, nė tė cilėt do tė hapen kėto programe studimi, janė universiteti i Gjirokastrės “Eqerem Ēabej”, universiteti i Korēės “Fan S. Noli”, universiteti i Elbasanit “Aleksandėr Xhuvani” dhe universiteti i Shkodrės “Luigj Gurakuqi”. Nė pėrfundim tė kėtyre programeve tė studimit, kandidatėve do t’iu jepet

diplomė master e nivelit tė parė, sipas degėve ku ata kanė kryer studimet. Pranė Mėsuesisė nė universitetin “Eqerem Ēabej”, u miratua hapja e programeve master tė nivelit tė parė nė degėt Gjuhė-Letėrsi dhe Histori-Gjeografi. Kėto programe studimi realizohen me 60 kredite dhe zgjatja normale e tyre ėshtė njė vit. Universiteti “Fan S. Noli” ka shpallur hapjen e diplomave master tė nivelit tė parė pranė fakultetit pėrkatės, nė degėt Gjuhė-Letėrsi dhe Gjuhė Angleze. Ndėrsa nė Universitetet e Elbasanit dhe Shkodrės, numri i diplomave master qė u miratuan dje me vendim tė Kėshillit tė Ministrave ėshtė mė i lartė. Sipas VKM-sė, u vendos hapja e 6 programeve master tė nivelit tė parė nė mėsuesi, panė fakultetit tė Shkencave tė Edukimit nė universitetin “Aleksandėr Xhuvani”.

Diplomat master do tė jepen nė lėndėt Gjuhė-Letėrsi, Biologji-Kimi, Gjuhė Italiane, Gjuhė Gjermane, Gjuhė Frėnge dhe Gjuhė Angleze. Po kaq do tė jetė edhe numri i diplomave master tė nivelit tė parė, qė do tė jepen nė fakultetin e Shkencave tė Edukimit, pranė universitetit “Luigj Gurakuqi” nė Shkodėr. Lėndėt nė tė cilat do tė jepen kėto diploma janė Gjuhė-letėrsi, Matematikė-Fizikė, Matematikė-Informatikė, Biologji-Kimi, Gjuhė Angleze dhe Gjuhė Gjermane. Edhe kėto programe realizohen me 60 kredite dhe zgjatja normale e tyre ėshtė njė vit. U miratua gjithashtu edhe hapja e filialeve tė fakultetit tė Ekonomisė dhe tė Agrobiznesit, si dhe tė fakultetit tė Bujqėsisė e tė Mjedisit nė qytetin e Lushnjės, si njėsi pėrbėrėse tė Universitetit Bujqėsor tė Tiranės. Me miratimin e kėtyre filialeve, u vendos edhe hapja pranė tyre e studimeve tė ciklit tė parė nė degėt Drejtimi i Fermave dhe i Agrobiznesit, Financė-Kontabilitet dhe Hortikulturė. Kėto programe studimi realizohen me 180 kredite dhe kohėzgjatja normale e tyre ėshtė tre vite akademike. Pėr sa u pėrket pranimeve, numri i kuotave tė miratuara pėr secilin nga kėto programe studimi, me kohė tė plotė pėr vitin akademik 2008-2009 ėshtė 25 studentė. Tarifa vjetore e shkollimit pėr studentėt qė regjistrohen nė vitin e parė, pėr tė gjithė kėto programe studimi ėshtė 15 mijė lekė tė reja. Deri tani, diploma master e nivelit tė dytė dhe tė parė janė dhėnė nė rreth 50 programe studimi pranė Universitetit tė Tiranės dhe universiteteve tė tjera tė vendit. Fakultetet ku ėshtė miratuar numri mė i madh i diplomave master janė: fakulteti i Shkencave Sociale, i Histori-Filologjisė, Shkencave tė Natyrės dhe disa fakultete nė Universitetin Politeknik tė Tiranės.





Hapin dyert fakultetet e Lushnjės

Nė mbledhjen e djeshme u miratua edhe hapja e programeve tė ciklit tė parė nė qytetin e Lushnjės, si filiale tė disa fakulteteve tė Universitetit Bujqėsor tė Tiranės. Kėshtu, qeveria vendosi pėr hapjen nė qytetin e Lushnjės tė filialeve tė fakultetit tė Ekonomisė e tė Agrobiznesit dhe tė fakultetit tė Bujqėsisė e tė Mjedisit, si njėsi pėrbėrėse tė Universitetit Bujqėsor tė Tiranės. Po kėshtu, u miratua hapja e programeve tė studimit tė ciklit tė parė, “Drejtimi i fermave dhe i agrobiznesit” dhe “Financė-kontabilitet”, nė filialin e fakultetit tė Ekonomisė dhe tė Agrobiznesit tė Universitetit Bujqėsor tė Tiranės. Nė pėrfundim tė kėtyre programeve tė studimit pėrfitohen pėrkatėsisht diplomė e nivelit tė parė, DNP, pėr “Drejtim tė fermave dhe agrobiznesit”, dhe diplomė e nivelit tė parė, DNP, nė “Financė-kontabilitet”. Programi i studimit tė ciklit tė parė u dha edhe pėr degėn Hortikulturė, nė filialin e fakultetit tė Bujqėsisė e tė Mjedisit tė Universitetit Bujqėsor tė Tiranės. Nė pėrfundim tė kėtij programi studimi do tė jepet diplomė e nivelit tė parė, DNP, nė Hortikultur

Marsel Lela

gazeta korrieri
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
Qeveria miraton masterat nė universitetet e rretheve.Pret studentėt edhe Lushnja
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Studentet, nga privati ne shtet

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions