LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Kreu i PS ne Lushnje: Rama mbaje pergjegjesite, largohu

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 47
Location : Athine.

Kreu i PS ne Lushnje: Rama mbaje pergjegjesite, largohu Empty
MesazhTitulli: Kreu i PS ne Lushnje: Rama mbaje pergjegjesite, largohu   Kreu i PS ne Lushnje: Rama mbaje pergjegjesite, largohu Icon_minitimeWed Jul 22, 2009 8:43 am

Kreu i PS ne Lushnje: Rama mbaje pergjegjesite, largohu


E Marte, 21 Korrik 2009

Shtohen nga dita ne dite zerat, per largimin e Edi Rames nga kreu i Partise Socialiste. Vetem dy dite me pare jemi njohur me deklaraten e kreut te Partise Socialiste per Shkodren, i cili eshte shprehur se Edi Rama, duhet te mbaje pergjegjesi per humbjen e zgjedhjeve dhe percarjen e se majtes. Kryetari i Partise Socialiste per Lushnjen, Leonard Goku, eshte shprehur dje se kryesocialisti shkeli parimet baze te partise, e personalizoi ate dhe duhet te largohet pa te drejte rikandidimi. Por, ai eshte ndalur edhe tek alibite qe ka perdorur Rama se fundmi per zgjedhjet, duke u shprehur se votat jane numeruar, madje fletet jane firmosur nga vete komisionaret e Partise Socialiste. "Fakti qe Edi Rama, nuk arriti te bashkonte te majten dhe nuk arriti ta conte Partine Socialiste ne pushtet, flete shume dhe nuk eshte ndonje veshtiresi dhe cudi e madh, ai duhet te jape doreheqjen. Duhet te jape doreheqjen dhe do te jete ne vlerat e tij morale, qe ai te mos kandidoje me", deklaroi Goku. Sipas tij, kryetari i nje partie do te gjente me cdokusht rrugen dhe mundesite, qe te bashkonte te majten. Kryesocialisti i Lushnjes, qytet ku e majta mori 2 deputete ne zgjedhjet e 28 qershorit, nuk e fsheh zhgenjimin e socialisteve te kesaj dege, per drejtimin e partise nga Rama. "Mendoj qe gabimi me i madh i Edi Rames ketu, ishte se ai gradualisht u sulmua nga vetekenaqesia, menduam se ky do te na sillte me shume nje risi me parimin, nje anetare nje vote, me pas mund te perdoret fjala uzurpim i Partise Socialiste", vleresoi Leonard Goku.

ALIBIA

Goku kritikon edhe lidershipin, per sa i perket procesit zgjedhor, duke sqaruar se votat jane numeruar dhe jane firmosur nga komisionaret tane. "Ai mendon se ka dicka ne keto kuti, por ato jane numeruar dhe jane firmosur nga njerezit tane", tha Goku.

Mare nga gazeta Koha Jone.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
Alipasha
Antar i ri
Antar i ri
Alipasha


Numri i postimeve : 14
Join date : 20/06/2009

Kreu i PS ne Lushnje: Rama mbaje pergjegjesite, largohu Empty
MesazhTitulli: Kreu i PS ne Lushnje: Rama mbaje pergjegjesite, largohu   Kreu i PS ne Lushnje: Rama mbaje pergjegjesite, largohu Icon_minitimeSat Jul 25, 2009 1:39 pm

Leonard Gogu (neqoftese quhet Leonard Goku zere se nuk kam folur sepse nuk e njoh) eshte nje pike uji para oqeanit Edi Rama.
Ēfare bashkimi mund te bente me Ilir Meten, kur Iliri bashkohet me Sali Berishen, me nje parti te djathte? Ilir Meta shkon me mendimin se nuk ka rendesi se eshte mace e bardhe apo e zeze, por ka rendesi te haje miun (dhe keshtu Ilir Meta realizon objektivat e tij, por elektorati mbetet i zhgenjyer).
...Shqiperia nje vend Europian mbetet jashte Europes sepse nuk duan politikanet tane...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Kreu i PS ne Lushnje: Rama mbaje pergjegjesite, largohu
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Tranferohet komisioni i patentes me Lushnje. Kreu i drejtorise se shfrytezimit te automjetit: Abuzimet e shumta ne Fier
» Pse nuk fitoi Edi Rama
» Rama, takime me emigrantet per festat

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shtypi dhe politika :: Tema e shtypit tė ditės-
Kėrce tek:  
Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions