LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pse nuk fitoi Edi Rama

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

Pse nuk fitoi Edi Rama Empty
MesazhTitulli: Pse nuk fitoi Edi Rama   Pse nuk fitoi Edi Rama Icon_minitimeFri Jul 03, 2009 12:55 pm

Edi Rama gjendet sot ne nje rruge pa krye, ne te cilen, me ndergjegje te plote, vendosi ta fuse Partine Socialiste. Ai sfidoi ligjet e politikes, gjithe logjiken e numrave dhe fakteve, ne emer te nje pushteti absolut. Ne fund te aventures se tij, Edi Rama, deshmoi se eshte shume larg te qenit nje politikan i regjur dhe se vendimet qe ai merr jane shprehje e frikerave te tij te brendshme dhe jo e pjekurise se nje lideri.

Megjithese e dinte rolin vendimtar te Levizjes Socialiste per Integrim, kryetari i ri i Partise Socialiste provoi ta shmangte ate, duke hedhur praktikisht ne kosh votat ne shumice per te majten shqiptare. Sot, ato vota jane te pavlefshme. Partia Socialiste ka deshperimisht nevoje per numrat e LSI, jo me per te qeverisur, por te pakten per te tentuar te pengoje krijimin e nje qeverie te djathte.

Kryetari i PS dhe i Bashkise se Tiranes veshtire te gjeje argumente per te justifikuar marrezine e madheshtise se tij. Ai ka qene deshmitar i 3 korrikut 2005, kur Fatos Nano (njesoj si ai sot) largoi nga partia kundershtaret politike me qellim qe ta gezonte i vetem dhe i qete mandatin e trete qeverises.

Goditja qe mori ishte e rende. LSI e Ilir Metes ishte vendimtare ne largimin e Nanos nga pushteti dhe daljen e se majtes ne opozite. Edi Rama e dinte kete, kur ne zgjedhjet vendore te vitit 2007 i zgjati doren Ilir Metes, u bashkua me te dhe brenda nje kohe te shkurter si kryetar i PS, korri nje fitore te madhe elektorale duke fituar jo vetem Tiranen por edhe shume qytete te tjera te Shqiperise. Kjo ishte nje tjeter prove se e majta e bashkuar funksiononte dhe mund te dilte fitimtare ne betejat elektorale. Kjo ishte nje prove e dyte edhe per Edi Ramen per te punuar fort ne kete drejtim.

Mirepo ai beri pikerisht te kunderten. Me arrogancen qe i dha fitorja e re dhe me friken permanente qe i shkakton ndarja e pushtetit ose ideja se nuk e ka ai gjithcka nen kontroll, Rama e vendosi Meten ne cepin e ringut: ose te pranonte pa kushte bashkepunimin me te ose te largohej. Ai nisi keshtu nje aventure te rrezikshme, vuri nje bast te forte, te llojit ose te gjitha, ose asgje.

Ne emer te eliminimit te cdo tentative qe mund t'ia rrezikonte pushtetin absolut brenda se majtes, Edi Rama i kerkoi votat Berishes per te miratuar nje ligj zgjedhor proporcional rajonal qe synonte te nxirrte nga loja nje konkurrim te mundshem te ndonje grupimi afer Fatos Nanos dhe ta ulte ne minimum peshen specifike elektorale te Ilir Metes. Packa se ky ligj mund t'i vinte per shtat Sali Berishes, packa se keshtu shembej cdo ure bashkepunimi me Ilir Meten, packa se e majta rrezikonte te ndahej. Per Edi Ramen keto nuk kishin rendesi.

Ne emer gjoja te "politikes se re" ai spastroi terrenin per t'i krijuar vetes gjithe hapesiren e duhur qe ne torten e madhe te pushtetit te neserm te ngulej vetem piruni i tij. Te tjeret, nese do te silleshin te bindur dhe kokulur, do te mblidhnin ndonje therrime prej dores se tij te gjate.

Ky ishte plani i Edi Rames: me mire nje pushtet i sigurt e nen kontroll se sa nje pushtet i varur nga aleanca me te tjeret. Kesaj rruge ai vendosi t'i shkoje deri ne fund. Por, oreksi i tij rezultoi me i madh se sa stomaku. I mesuar me intriga te vogla dhe jo me beteja te ketij kalibri, Edi Rama ndodhet sot ne meshiren e votave te LSI per ta quajtur veten, te pakten i barabarte me kundershtarin.

Duke pritur numerimin e votave ai po shijon frytet e hidhura te ambicies se vete politike. Me koken mes duarve ai ndoshta pyet veten se si ka mundesi qe me gjithe ato vota te majta, me gjithe konsumimin nga pushteti dhe skandalet te Sali Berishes, ai nuk arriti te jete fitues. Per kete pyetje ka vetem nje pergjigje: Edi Rama jo vetem ndermori nje sfide jashte natyres se tij te dominuar nga frika dhe ankthi, por provoi te thyeje ligjet e politikes, qe te pakten per te majten shqiptare duhej te ishin bere mesim.

Sa here lideret e Partise Socialiste kane ndare pushtetin, kane respektuar demokracine e brendshme, kane reflektuar te gjitha ndjeshmerite brenda tyre, ata kane qene superiore ne ndeshjet me Sali Berishen. Sa here kane tentuar te kunderten, si Ilir Meta pas vitit 2001 dhe Fatos Nano pas vitit 2002, jane rrezuar nga lidershipi dhe pushteti.

Edi Rama e kishte kete pervoje te vlefshme, por zgjodhi te mbylle syte dhe te beje te njejtin eksperiment. I dehur nga ideja e nje pushteti te gjithin per vete, ai beri hapin fatal: u leshua ne te njejten rruge. Perfundimi ishte ai qe parashikonin pothuajse te gjithe, qe i vetem ai nuk mund te fitonte. Por ne fund humbja nuk eshte vetem personale. Aventura e Edi Rames mund t'i kushtoje Partise Socialiste edhe kater vjet ne opozite, nje gjendje e veshtire, te cilen, kryetari i Bashkise se Tiranes, deri me sot, nuk e ka provuar asnje dite te vetme.

Tani, i mbyllur ne zyren e tij, duke pare shiun qe shpelan bojerat qe ai i ka hedhur siper Tiranes dhe qe po permbyt rruget e saj, Edi Rames nuk i mbetet shume per te bere. Ndoshta mendon nje lutje te deshperuar per Ilir Meten, "mikun" e tij qe dy vjet me pare i dha fitoren e me pas ai e hodhi "ne batakun e politikes se vjeter" ose po kerkon ne hard disk fjalimet qe dikur u shkruante kryeministrave socialiste. Ai vete nuk pati mundesi ta lexoje nje te tille.

Marr nga gazeta koha jone
Armand Shkullaku
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
Alipasha
Antar i ri
Antar i ri
Alipasha


Numri i postimeve : 14
Join date : 20/06/2009

Pse nuk fitoi Edi Rama Empty
MesazhTitulli: Pse nuk fitoi Edi Rama.   Pse nuk fitoi Edi Rama Icon_minitimeMon Jul 06, 2009 6:34 pm

Jam plotesisht dakort.
...megjithate Ilir Meta nuk duhet te fleje me Sali Berishen per inat te Edi Rames...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Pse nuk fitoi Edi Rama
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rama, takime me emigrantet per festat
» Kreu i PS ne Lushnje: Rama mbaje pergjegjesite, largohu

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions