Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar diten e djeshme edhe takime me emigrantet shqiptare ne kryeqytetin grek, Athine. Keto takime jane kryer ne kuader te festave kombetare te muajit Nentor. Keshtu Edi Rama ka zhvilluar edhe nje mbledhje me emigrantet shqiptare qe jetojne dhe punojne ne vendin fqinje ne nje nga pallatet e sportit te kryeqytetit te Greqise. Ne fjalen e tij, kryetari i PS-se, Edi Rama u fokusua ne kontributin e emigranteve ne ekonomine greke dhe ate te Shqiperise, duke qene se te ardhurat e emigranteve jane nje ndihme e madh edhe per ekonomine shqiptare. Nga ana tjeter ne fjalen e tij perpara shqiptareve emigrante, Edi Rama eshte ndalur edhe ne perpjekjet qe duhet te bej ky komunitet i madh per te ruajtur dhe per te zhvilluar me tej edhe vlerat dhe traditat kombetare.
Gazeta Koha jone