LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 KAJSIJA (pjesa e pare )

Shko poshtë 
AutoriMesazh
pocerina
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres



Numri i postimeve : 47
Join date : 29/08/2008

KAJSIJA (pjesa e pare ) Empty
MesazhTitulli: KAJSIJA (pjesa e pare )   KAJSIJA (pjesa e pare ) Icon_minitimeTue Jan 06, 2009 12:40 am

Llazar Mani


K A J S I J A


Shkrujta emrin dhe mu kujtun t’gjitha,t’gjitha ato qe un maj men per
Kajsijen.Le qe ajo lagjia jone mo shume njifte Kajsijen se njifte
kryetarin e komitetit.Po kur them amo qe e njifshin t’gjith megjithmen
qe e njifshin t’gjith . Kalamojt e vegjel kur shifnin Kajsijen
fillojshin e qajshin. Kishte gra qe tuj shku rruges shifnin Kajsijen,
nalojshin per ti thon noj gjo ose edhe per t’ndrru dy llafe, po nuk i
lejshin kalamojt qe kishin n’krah,qajshin kalamojt prej frykes
Kajsijes,ose po ta kishe per dore u mçefte kalamoni mas t’omes .Po
t’mos e kishe menen t’nalonte vet ajo:-Ho mi ti. Qysh tu bo çuni?-Mir
mi Kajsije mir,mo mir osht nime,po mrom ka pas nji çik si zjerm.-Po çe
pret mo ti mi?Coje mi pra ke doktorri. Ce pret ti, qe t’bohet mo keq?
T’merte namuzin Kajsija mun aty n’mes t’rruges per çunin qe e kishe pa
qef.Ene s’pyste se ishte rruge apo dyqon.Ajo thonte ato t’vetat.Apo
s’kishte nji zo t’holl. Brisk e kishte. Kaq e eger u dukte kur t’fliste
kaq e mir ishte.Ishte zoni i saj qe dilte i vrazhde edhe kur
t’kshillonte.-Sa t’marosh pun,mer çunin e shko ke doktorr Caci,
budallaqe.Osht n’shpi nime ai,e pash une qe kaloi me biçiklete dhe
t’kthente shpinen duke ik. Mas nja dy tre hapash u kthente e
t’therriste:Na mi ti. Nuse. Ti u kthejshe ene shifje Kajsijen qe
t’kishte ngul syte per t’thone noj gjo.-Po termometer ke ke shpija ti
mi?-Po mi Kajsije e kom nji.-E mir pra shyqyr dhe ikte.Kurse ti
menojshe me vete: Kajsije,mi Kajsije,sa e keqe je.Kurse Kajsija nuk
ishte e keqe. Kushedi sa gra kan shku ke shpija Kajsise.-Kajsije.A tu
bofsha Kajsije, kam çunin pa qef . Nime sa i mora barnat.-Pse mi çe ka
çuni? -Osht i çik si pa qef mi Kajsije.Ka koll,m’duket se osht ftof.
–Mir,mir.Ik perpara nime se mrrina un.Mirpo perjashta shiu binte me
shtoma.-A t’keqen Kajsije.T?kom pru ene nji çader qe t’mos lagesh.A
t’keqen Kajsije.-Po çadren çe deshe ti mi,sikur s’kom çader un.Oj
kjo.Ik perpare ti nime se erdha un dhe hynte mrena n’shpi. Ti menoje me
vete:Kajsije sa e keqe je.Kurse e gjith vetja jote thonte: Zoti
t’dhonte ymer mi Kajsije.Dhe fillojshe me njallu per t’sos sa mo shpejt
ke shpija.
T’gjith e kishin fryk Kajsijen.Jo fryk me kuptimn e
fjales fryk, por ajo ndjesija qe te vjen kur je perpara nje njeriu te
magjishem , sikur ke perpara nje njeri misterioz.Te dukej sikur Kajsija
e njallte te smumin me vete qenien e vet,me pranine e saj dhe jo me
gjylponen qe bonte.Se ishte tamon gjylpona ajo qe t’bonte me e pas fryk
Kajsijen .Apo nuk ishin te trasha ato, si
gozhda.Trak ja bonte mishi kur hynte gjylpona.Ene t’dhimte masanej. Gjith jeten tu kujtonte kjo dhimje.
Kajsija nuk kishte kriju familje dhe nuk ishte as edhe femi. Jetonte
vetem dhe pikerishte ishte kjo vetmi qe e bente ate qe ne te njejten
kohe ti donte dhe ti urrente njerezit.Ajo i donte njerezit, sepse
shihte qe edhe njerezit e donin ate,ne menyren e tyre,por e donin dhe
nuk e donin per interes.E donin per sakrificen qe ajo bente duke shkuar
shpi me shpi,me koh t’mire e me koh t’keqe, ishte apo nuk ishte vet e
smume,ne oren e caktume ajo do u gjente ke shpia tjetrit per t’i bo
gjylponen.Dhe duhet t’menosh se kjo nuk eshte pak. Qysh do ta çoje
t’smumin n’spital ti,dy kilometra larg,per t’bo nji gjylpon kur ai
kishte temperature,kur ishte koha e mire o ishte koha e keqe,kur makina
e ambulances nuk vinte se ishte maru fondi i benzines.Arsyja tjeter qe
e dojshin njerzit ishte se ajo rrinte vetem, pavaresisht nga motivi qe
kishte.I zoti i shpise e din ku i pikon çatia . Te rrish vetem nuk
eshte gjo e mire. Duhet qe njeriu te kete njerez ne shpi.Te flase,te
qeshe,te ndrroje muhabet , kurse ajo hiç.Dhe pikerisht per kte ajo
dilte e u sherbente njerezve duke u bo nje infermjere qe nuk njifte
orar,duke i thene jetes une te sfidoj per fatin qe me rezervove.Dhe i
donte njerezit sipas menyres se saj.Nuk qeshte ndonjehere.Provonte te
qeshte me femijet,por kur ato qanin sapo e shihnin,atehere ajo mbyllej
ne vetvete dhe nuk e zgjaste shume mhabetin.
Ajo shihte se si
njerezit i gezoheshin jetes,se si njerezit i gezoheshin femijes se
tyre,se si i gezoheshin dites se re. Shihte se si njerezit e prisnin
diten e re me guxim dhe me gezim.Kurse ajo nuk kishte asnje shprese tek
jeta,E çfar do ti jipte jeta asaj.Asgje. Dhe ajo nuk i kerkoi me asgje
asaj.Ate qe donte, ajo jo qe nuk ja dha,por i mori dhe ate qe
kishte,ate qe ishte e vetja.Gezimin qe ka nje vajze kur din qe eshte
nje vajze e bukur.Gezimin qe ndjen kur te gjithe djemte te veshtrojne
dhe te gjitha vajzat ta kane zili bukurine qe ke. Dhe kishte qene
megjithmen vajze e bukurKajsija. E gjate, e holle,vetullat hark,floket
e zinj,ishte infemjerja me e bukur e spitalit , por nuk zgjati
shume.Nje aksident dhe gjitheçka ndryshoi. Trupi i saj i bukur filloi
te tkurrej,te mirte forme tjeter.Ne kurriz i doli nje gunge qe e
detyronte te rrinte pak e perkulur perpara.Dhe keshte ngeli gjithe
jeten.Ju kujtohet kur ecte,gjithmone e krrusur perpara.Mbante hedhur
kraheve nje shall leshi qe e kishte punuar vete e qe ja vente me shume
ne dukje gungen,por qe ajo nuk kishte gajle.Gunga per te ishte nje
plage qe kishte zene kore.Thone qe vetem vdekja ja ploteson deshiren
gungaçit.Shume njerez e percollen diten qe vdiq.Ishin dhe dy niperit qe
ajo i donte shume.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
pocerina
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres



Numri i postimeve : 47
Join date : 29/08/2008

KAJSIJA (pjesa e pare ) Empty
MesazhTitulli: KAJSIJA (pjesa e dyte )   KAJSIJA (pjesa e pare ) Icon_minitimeTue Jan 06, 2009 12:42 am

Llazar Mani
Kajsija 2

Kur
nuk e njef Kajsijen nuk e njef,çë t’them un.Ene kur nuk e man men,nuk e
man men,çë t’them un.Po amo nuk e man men jo se ke qen i vogël,por se
nuk ke qen i vogeël. Se po t’kishe qen i vogël kur ajo ishte gjalle,do
ta majshe men sezbon per gjith jetën.Asiher ene asnjoni nuk ja ktheu
fjalën Kajsijes. As i kalamo nuk e përqeshi noiher Kajsijen nga mrapa.
Kur kishte për t’bo noj pun atje ke shpia thërriste noj usta ajo,ene ai
shkonte me rastin mo t’par.Mirpo ku t’lente rahat Kajsija.-Veni ene i
çik çëmente atij llaçit se t’shkretin e ke bo ron fare.Nuk e shef që
s’njit ai. Zbriste Sota i shkret nga skela,se Sotën kishte thirr kte
her ajo, zbriste ai i shkreti nga skela e i hudhte ene nja dy a tre
mistria tjera me çëmente gavates me llaç e hypte prap n’skel pa fol gjo
fare.U bonte llaçi kajmok.Kur e hudhshe n’mur nuk binte nji thrrime
n’tok.Nuk binte megjithmen po un do ta le t’bjeri megjith mur, se mu
kujtu kajmoku e nuk mund t’rri dot pa fol,se aq i mir,e aq i omël
ishte.Apo se bonte usta Murati ate pik mjolti.Se kon qen dy usta
Muratna.Njoni,ai usta Murati i kongës, ka pas i dyqon aty n’pazar,afër
nji kafeneje.Mo përpara nuk i thojshin kafene,vetem kafe.Or po ishte
njoni,kado që t’shkonte merte emrin e kafes me vete.Hapte lokal n’mes
pazarit ai:Hec shkojm ulmi içik ke kafja Romës.Hapte lokal atje ke
kryqzimi prap kafja Romës.Shkojshe ke mërkata ishte kafja Nexhit,dilshe
knej maton ishin Nelt.Apo sbojshin kafe t’mira.T’pije nji kafe t’atyne
sikur kishe pi nji kuti me hapje për zemrën.Kjo kafja që them un e që
ishte njit me usta Muratin e kishte t’hymën nga pazari.Po t’dojshe e
pijshe kavën mrena n’kafe,ose mrapa dyqonit po t’dojshe,se ishin ca
tavlina aty,n’freskut, ohoho,shkonte kavja hut fare.M’duket se ai
kafexhiu ka qen nga Kaikt,se ene shpin m’duket se e ka pas aty përball
zhamis Kaikut.Kurse nga krahu tjetr i usta Muratit ishte nji tjetër
varg dyqonesh.Fillonte mun aty ke rruga që shkon ke
poliklinika.N’fillim fare me sa maj men un ka qen arka kursimit,
masanej ajo u bo repart çomtesh e sandallesh për nuse.Aty njit me kte
kishte dyqonin ene Loni.Ai qe llustronte kpucët.Po kishte shum dyqona
mo përpara.Kishte ven për t’gjith. Ene shumica ishin dyqona t’vegjël.Ju
kujtohet njit me mapon e modhe,po jo nga krahu i gjimnazit që ishte ajo
barakja ku shiste kalema e fletore ai çomi,po nga krahu tjeter,ku ishte
dyqoni ku u rregullojshin radjet,tamon njit me kte ka qen nji dyqon i
vogël që mushte me boj rezervat e stilokalemit, anej maton ishte Timi
që kur t’humte çelsi,çojshe drynin e t’bonte çels t’ri.Ishte Todi,qe me
i pullom dyqon ai, shiste paqeta ene qiste rrogën.Ishte masanej reparti
radjeve,apo s’ishte ai Meti megjith ate tjetrin tamon si Aleksandër
Tesla. Aty i gjejshe t’gjitha llojet e radjeve, nga gjith dynjoja.Kurse
nji dyqon tjetër qe u mante si mo inteligjent ishte dyqoni ku u bojshin
fotografit.Ne mo përpara i thojshim resme.Dy vet punojshin aty Jani ene
Tasimi,ishin ene nja dy gra tjera që bojshin ato filmat me kalem aty ke
xhomi me drit.Nji dite i vjen Janit n’dyqon nji çom,mësteqët ai deri ke
veshët,me grun,megjith gocën,ene flet me Janin ai me nji t’folme çome,
metamon çome:
- Mirëdita mo usta.
- Mirdita! U përgjigj Jani ene vazhdoi punën.
- Duam të bëjmë ca resme mo.
- Po qysh jo re,-u përgjegj prap Jani.-Hyni aty mrena ene u boni gati.-ene kallxoi me dor derën nga do hyjshin.
- Po gati jemi mo.Jemi bërë gati që nga shtëpia e krushkutë,se prëmë patëmë gostinë e çupësë mo.
- Po mir mër vlla, hyn i çik mrena,rregullo xhaketn, krif i çik kokën.
- Po të krehur e kemi kokën mo.
- Epo mir pra hyni mrena se erdha un.
Mori aparatin Jani ene i pyti.
- Ho nime, qysh do dilni?
E mori fjalën plaku:
- Në fillimë do më qitçë mua e do më bëçë një resme të madhe ja kështu
në këmbë e një tjatrë në bithë,ja,atje mbi atë stol, masandaja edhe
hankos time do ja bëçë ashtunë si mua,një të madhe në këmbë e një
tjatrë resme të madhe në bithë,epo edhe çupës po kshtu do ja bëç,po
asaj do i bëçë di resme të mëdhaja në këmbë e di resme të tjera në
bithë, të mëdhaja edhe keto.Se do ti lëmë edhe krushkut ndonjë resme të
çupësë mo, se ja ka kërkuarë ai mo.E pastaja në fundë fare do na e bëçë
të treve sëbashku…Po çke mo që u alivanise kështu,çtë gjeti more ditëzi?
- Jo,jo,nuk kam gjo.Mir jom mir.Vazhdo ti.
- Po do të ti paguajmë mo të tëra resmet që do të na bëçë mo.
- Jo po e din si ò puna.Un kom ardh çy m’shtat t’mjesit ktu.As drek
skom hongër,ene skom fuqi un me i bo t’gjitha kto qi don ti.Pranej ti
prit içik ktu sa t’ shkoj ti bzoj Tasimit, qi t’vij t’m’japi nji dor
ene ai.
Nime çe t’them un i shkreti.Un me t’ngjume e kom.Ene me i
vu men se çe flet mileti,nuk osht mir,se mileti flet çë t’det. Amo kjo
që do ju kallxoj nime osht e vërtet,ene pa uj fare.Nuk e di se çe muji
ka bo vaki,se vitin nuk e maj men fare,por m’duket se ishte
shtator,tetor,se t’gjitha nërmarrjet n’vjesht i bojshin kto provat e
kategorizimit.Nejse mo do dilshin n’prova kto fotografistët.Ishin tre
për t’dhon prova,dy ishin kto,ishte ene nji tjetër.N’komision ishte
shefja kuadrit,nji llogaritar dhe nji gru nga ato t’dyja grat që
punojshin aty.Ate grun tjetër e ulën ke stoli për ta fotografu,ene
simas fotografis do jipshin kategorit.U nezën dritat,u hapen
prozhektoret,fotografoi Jani,fotografoi Tasimi, fotografoi ene ai
tjetri. Shkun me la fotografit.Ke fotografia e Janit, gjyslyket e asaj
grus shkëlqenin si dy prozhektora maqine , ke fotografija Tasimit
gjyslyket nuk u dukshin fare se e kishte kap çy ka huna e posht, kurse
ke fotografija e atij tjetrit ajo gruja nuk u dukte fare se ishte bo
tym dynjoja,mjegëll gjithanej.U bo çu bo mo, kategorit i morën ato.
E nji kshu historia i ktij dyqonit t’fotografive,po me bo me kallxu
historit e t’gjith dyqonve t’Kavajes e hu ha…se masanej sikur kon qenë
vetëm dyqonet qe shitshin, ka pas me ene tjer qi shitshin rrugve.Ka qen
njoni qi shiste uj.Se qysh kishte saju nji karroc t’vogel me dy rrota
ai,i vuni siper nji fuçi t’modhe birre, gamorin perpara, ene ush er
dreq.Shkonte lagje m’lagje shiste uj. N’mot’shumten e heres dilte knej
ka lagj’ja çaponve. Prit iher se nime mu kujtu ene emri.Dyl e qujshin
ate.Epo nji me at karroc e me at gamor Dyli mante shpin,rriti kalamojt
ene i qiti me shkoll t’modhe.Po nuk ishte vetem Dyli qe shiste neper
lagje , ishte ene nji tjeter e qe asnjoni nuk ja dinte llagapin,ja
kishin harru njerzit, e thrritshin vetem n’emer Usta Murat.Nji her
shkoi n’gjen’je civile ky ene do ndrronte pashaporten.Ajo goca aty ke
sporteli e pa kte ene nuk i vu men atyne tefterve qe kishte perpara po
shkrujti aty ke pashaporta e re:emriUsta ,mbiemri Murati. Kur e pa ajo
se çe kishte bo.Qyqja,qyqja,qyqja.Epo çe ti bosh. Bon vaki ene kjo.Se
ishte megjithmen usta ai.Nime i bini n’hater se per çin po flas un apo
jo?Eee,nji per ate po flas, per t’jatin e Dashit.Çy n’t’pamet u dukte
ai qe ishte usta,usta ene me u t’modhe.Kur dilte n’pun ai, domethon kur
dilte me karroc neper lagje,ajo perparsja ene skufja e tit bor e
bardh,ene çdo gjo e paster,e paster.Ai ishte zanotali per omelsina,por
kishte kuptu ene pergjegjsin qe kishte para njerzve ene para
kalamojve.Se omelsina dijn me bo t’gjith,po halli ò me gjet marifetin
se si me ja dhon njerzve.Po amo ene molli duhet t’jet i mir.Ju kujtohet
juve ajo omeltorja qe ishte afer pastiçeri Peza.Aty blejshim ne kaiher
akullore,po ajo e shkret nuk ishte e bardh,e bojshin boj roz me mçef
copat e akllit qe ishin mrena.Kurse akulloret qe bonte usta Murati,ato
po,ato po qe majshin vlag.Apo s’kishte nji t’bertitme kur kalonte neper
lagje: Aaaaakulloreeeeee. Ai jo se bertiste fort,po marifeti i
t’bertitmes zgjonte deri ne kalamojt qe ishin duke flejt,e qe ato nuk u
zgjojshin ene kur i kalonte treni afer shpis.Apo nuk e bonte ate
recelin e portokallit ai,nuk ke çe emri ti vesh.Vetem sulltonet e
pashallaret hajshin asisoj receli.E mushte qepshen plot ene nuk u
kpuste e reçeli ene se e ngrente gjith krahun nolt.Kaq i mir ishte. Kur
kishte reçel per t’shit ai e nalonte karrocen perball xhomis,aty ke
selvija,se aty ke shkallet , onesh,ishte ene nji çezme,nen nivelin e
tokes, po monebare kishte uje.Ene usta Murati vetem prej ujtit e shiste
ate reçelin aty.
Or po ,m’pat ngel kunj are, kujt do ja them noiher
un kte punen e reçelit se kisha qef me provu me e bo ene vet iher,po i
keni vu men qysh thojn labt:Me te thene e me te bere,qendron ne mes nje
det i tere.Kurse ne:Me t’thonme e me t’bome,ene tunim koken per t’thon
po at gjo qe thot labi me detin.
Nime do ti lej içik kto dyqonet e
kto ustallaret, se kom lon vetem Soten duke suvatu at copen e murit
atje ke shpija Kajsise.
-Nji nime e ke bo t’mir.-i thonte Kajsija
Sotes kur e pa q’i hudhi prap çemente-Shif sa mir njit nime.T’mort
dreqi ustain qi je ti. Donte muhabet Kajsija. Kurse Sota jo se nuk
ishte muhabetçi,po nuk fliste se donte me maru shpejt ene me ik. Amo
ene Kajsja s’pushonte.Ajo kujtonte se bonte mir qe e mante me muhabet
ustain,gja qi t’mos u merziste, mirpo Sota ja ktheu i her
muhabetin,gjithmon kshu me t’qeshme, pa inot.
-Oj Kajsije.Du me shku
ene ke shpia e atij tjetrit sonte un, oj Kajsije.Kom ene i çik per t’bo
atje,pranej s’kom sira me t’dhon xhevap.
-Pse me ku do shkosh ti kshu?
-Ke filoni mi, ene i kallxoi emrin Sota,pa tkeq,pa shejtonllik
-Jo,jo,jo,jo-
hypi përpjet Kajsija.Jo. jo.jo.Ti sonte mos shko ke ai.Pret ai,shko
nesër.U nxente kaiher ene Kajsija,kurse Sota ene punonte ene fliste.
-Po e kom lon me llafe mi pra mo.
-Jo,
jo, jo,-ta priste përiher fjalen Kajsija.Ti sonte maro punën ktu ke
un,kur t’marosh m’thuj marova ene t’jep motra paret aq sa t’boj
haku.Tjetër gjo nuk di motra.
Sota vazhdonte punën dhe nuk po vente
me qe Kajsia po e shikonte nji çik si me t’nxeme.Ajo kishte nalu n’mes
t’shpis ene po shikonte…thjesht po shikonte.Nuk ishte e nxeme.Ene
kaiher kur u nxente nuk mante shum vlag.Se ene me Soten kishte nji çik
t’grricme ajo.E nalon nji dite Sota kte,ka sene kjo, ene i thote:
- Oj Kajsije, mir je mi?
- Mir jom,ja kthen xhevapin Kajsija,po ti qysh je?
- Mir jom mi mir,po ke qen gjo sot nga Biu ti mi?
- Pse me ç’i ka bo vaki atij?
- Jo,po s’ka ardh sot n’pun e m’duket se Lirimi i ka dhon ca gjylpona,ene kujtova se ke shku me i bo.
- Jo,jo,nuk kom shku.Kur t’m’thrrasi do i shkoj
- Mir pra,hajt dit’n e mir Kajsije.
Dit’n
e mir njoni e dit’n e mir tjetri ene iken Kajsija.Mirpo Biu nuk dinte
gjo.Ai ishte i shnosh si kokrra e mollës.Mas nja dy ditësh takohet Sota
me Kajsijen,po shyqyr qi gjate ktune dy ditve Biu nuk ishte taku me
Kajsijen ene mo mir qi qëlloi kshu.I thot Sota:
- Mir je mi Kajsije?
- Mir me,mir.Po ti qysh je?
- Mir mi,mir.Po m’duket se Biu i po bon gjylponat n’pazar.
- Eeeeej.
- Pooo.
- Po mir m’e’bon.Cdo njeri bon çe t’det me b**hën e vet.
Kur
e mer vesh Biu gjith meselen,kap Sotën ene te dy drejt e ke shpija
Kajsis.Bam,bam portes.Mas i cop here zoni i holl i Kajsijes :
- Kush osht?
- Oj Kajsije .Jam un Biu mi, Biu.Kom ardh megjith Sotën.
Nga
maton portës u ngjonte Kajsija që fliste me veten e vet. Zot
shyqyr.Kush na qeka ky Biu kshu me,që na paska ardh me gjith
Sotën.Rrak, tak celsi,hapet porta,përball Kajsija.Kishte hudh n’kok nji
shall t’zi q’i mulonte ene supet,por bonte që gunga tju dukte mo e
modhe.
- Mirmroma Kajsije!- filloi Biu.
- Mirmroma.-ja ktheu ajo,që i njofti kush ishin,po s’po e mirte me men se per çë kishin ardh,ene i pyti:
-Per çë keni ardh ju me?-megjithmen që ajo s’po kuptonte gjo hiç pse kishin ardh ato.
- Oj Kajsije e di si osht puna…-filloi me fol Sota nime,po
kadal,kadal,kshu si fliste gjithmon, biles ene mo kadal,kur,nuk priti
mo Kajsija po ja ktheu periher:
- Jo nuk di gjo qysh ò puna.-ene i nrysi içik vetllat.
-
Po nji mi pra për kte kom ardh ene un ktu.Ate dite kur t’thosh per kte
dreqin ktu,-ene bonte me shenj nga Biu-t’kujtohet apo jo,kur t’thosh qi
ò smun,e nji m’at’dite un bona shaka me ty,se kte dreq nuk e gjen gjo
hiç,po ene ate ditën tjetër me gjylponët…
- Domethon…-ja boni Kajsija,që filloi t’kuptoj ku rrifte muhabeti-domethon që ti qeke tall me mu.
-
Po jo mi Kajsije-u gjet keq Sota-po jo mi Kajsije,po qysh e thu kte
llafe kshu mi Kajsije.Ti n’daç beso,n’dac mos beso,po për kok t’çunit
un e pata me shaka.Nuk e bon Sota ate. Nji per kto dy sy,qe boni shaka
Sota
Duke fol Sota e duke bo me shenj me kom e me dur qe t’besonte Kajsija.
- Po mir po,nime çe doni ju prej meje?
-
Jo mi jo ,nuk dum gjo ne-u hudh e foli Biu-un gjasme erdhe qe t’mos e
moresh per ters ti mi.Nji pranej mora ne kte un, se jemi me i lagje ene
ska lezet.
- U qyqja-Kajsija kshu-po nuk u m’ngel hatri mu me jo. Nuk u bo kushedi çe.
- E rrofsh mi kajsije.Megjithmen qe m’letove.Hajt pra bofsh noten e mir.-ene zgjati doren Biu gja per ta pershnet.Kur Kajsija :
- Qyqja ku po ikni ju kshu me?Nuk do vini içik mrena n’shpi ju?
- Jo,jo,jo Kajsije.-U hudh perpjet Sota-Nuk dum gjo ne. Noiher tjeter.
- Qysh me noiher tjeter? Ju shyqyr qe m’erdhet mu.Kom i cop muri per t’suvatu.Pranej…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KAJSIJA (pjesa e pare )
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» XHENOZEJA ( pjesa e pare )
» pjesa e katert mbi Paganizmin ne popujt e vjeter te Epirit
» pjesa e peste per Paganizmin nder popujt e Epirit
» pjesa e gjashte mbi Paganizmin nder popujt e Epirit
» pjesa e trete Paganizmi nder popujt e vjeter te Epirit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Kultura :: Letersia-
Kërce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions