LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 XHENOZEJA ( pjesa e pare )

Shko poshtë 
AutoriMesazh
pocerina
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres



Numri i postimeve : 47
Join date : 29/08/2008

XHENOZEJA  ( pjesa e pare ) Empty
MesazhTitulli: XHENOZEJA ( pjesa e pare )   XHENOZEJA  ( pjesa e pare ) Icon_minitimeTue Jan 06, 2009 12:36 am

Llazar Mani
XHENÒZEJA ( pjesa e pare
)

E çe nuk bon vaki n’kte bote.Po t’menojsh noj
gjo ene t’thush: prat Zot, kjo gjo sbon vaki kurr. Nji ke po t’them un,që mos u
beto kot.Do boj vaki ene do boj vaki se sbon.Po ene belqim ka bo vaki.Ku dim
gjo ne.Belqim ka bo.Nji ksoj pytjesh bojn t’gjith njerzit, n’t’gjith botën,me
t’gjith llojet e gjuhve,çy ke kalamoni e deri ke plaku.Llafosin ar’jahu, nuk
rrijn kot njerzit.Du me thon ene un ca llafe për nji ven,se i jom shum borxhli
ktij veni.Jom dhonërr atje,jam dhonërr Peqini.Se kush i ka ngrejt ene nji kong
ktij Peqinit, ku peshojn kokrrën e ullinit me kanarin e florinit.
Amo ò ven i bukur për t’qen.Kado t’kthesh kokën vetëm ullij shef. Nuk i dihet
fillimi e nuk i shifet funi.Po t’kalosh nga Peqini e t’shkosh n’Lushnje duhet
t’hudhsh nji çik parfum për t’hek erën e vojit.Mu m’duket se ai që ka bo kte
kongën nuk ka qen venali,peqins,se nuk osht e mujtme .Mir se nuk i ka provu,po
nuk i paska pa noiher ai i shkreti ato hurmat pa bërthom,ato hurmat e
vogla,t’rreshkta,gjith damor, damor, që shkrihen n’goj kur i han. Hajde ene kjo
iku.Po gjelat me,po gjelat. Po ato gjelat e detit mër qysh nuk i paska ai? Hajt
mo se nuk i paska pa,po ene për ti nigju se paska ngju noiher ai ate
gur,gur,gurën e tyne që kur e ngjon ta ngren zemrën përpjet.Se megjithmen
asnjoni, asiher e m’asnji ven nuk i ka përmen ato t’bekumën gjela.Asnji poet
mër nuk ka bo nji vjersh per gjelat,asnji këngtar mër nuk ka knu nji kong për
gjelat,asnji kompozitor mër nuk ka bo nji muzik per gjelat, monebare nji kong,
vetëm nji kong mër vetem nji kong.Ene ska gale, jo nji kong për çdo gjel,nji
kong për t’gjith gjelat.Po osht gjynof mër me i ron kshu hasha gjelve. Se per
ato, hakshe hakshe duhet me bo opera. Po ke qef mër kur i shef tufat e gjelve
tuj kullot n’faqe t’kodrës. Nji t’fërshllyme ti bosh njonit,t’përgjigjet gjith
tufa. Kaq t’mençëm jon. Le mo kur ngrefët . Ke qef ta shofsh,ai bishti i
ngrejtëm përpjet, ato dy penat e hapme që fshijn tokën,ajo ecja madhshtore , ai
hapi mretnor, krenaria e furrit, aty afër ke stacioni i trenit ,pa e zon rakin
me goj. Pastaj.qysh mund ta harrojm ne Gallofin.Gjelin e detit 13 kilsh nga
Perparimi qe i dha ner e lavdi Peqinit ne olimpiaden e gjelve te vitit 2007.Or
po lapidar duhet me i ngrejt atij, biles mu n’mes Peqinit me ja ngrejt.
Them që ti lejm i her ato gjelat se kemi kohë deri per vit t’ri e t’kthehmi ke
ato muhabetet që kur i ngjon thu me vete:ore megjithmen po qysh boni vaki kjo
punë, ene nuk t’besohet .Ju bëlqim e dini se çe ka bo vaki i her, amo e keni
mor vesh nga llafet e nga muhabetet e njerzve,po amo sakllom, sakllom nuk e
dini. Vetëm un e di ene un do ju a them qysh osht e verteta.Po ju amo ktu do e
knoni ene ktu do e leni,se me bo vaki me e mor vesh ato që un nuk du që ta
morin vesh,prat Zot un nuk shkel mo n’Peqin.Jo për noj sen,po un du me i thon
gjonat njashtu siç kon bo vaki, se i kom vu men tjerëve që kur kallxojn noj gjo
shtojn llafe nga vetja vet.Po nime llafe do thohen ene do shtohen içik, se qysh
do kallxohet tjetërsoj ajo,apo jo?Po jo kshu amo, si e bojn njerzit. Po nejse
mo.Na u mlodhën i her me nji shpi ca burra,ca pleq,ca t’rinj e nji kshu mo.I
kishte mledh i zoti i shpis.Ai qi kishte vdek. Skishte mujt me e zgjat ene i
çik i shkreti ene vdiq.Vdiq para grus.E hongri gruja,e hongri,deri sa vdiq.Po ene
ai amo ja kalli grus.Naaa.I la shtat goca.Kishte komën e mar ai për kte pun.Po
amo t’gjitha t’bukra.Njona mo e bukur se tjetra.Ishte ajo e vogla mo,yll
fare.Ije n’vent.Sikur e kishte qit Ija prej hunësh. Ai, rafmetaliu donte vet me
vdek,kshu thojn,se ç’osht e verteva un nuk e kom nigju,po,ta themi n’mes nesh,
hajde m’thuj mu qe e ka thon,e masanej,ene belqim e ka thon,po hajde m’thuj mu
qe nuk osht bo pishmon mo mrapa. Nejse mo vdiq rafmetaliu. Or po nuk osht
kollaj me vdek are.Me bo me dijt se çe sekelldie i jep njerzve me vdekjen tate
nuk t’bon zemra me vdek ene per iqin vjet tjera. Nejse mo ai e kishte dhon
llafen si burrat ene e majti.Vdiq aty nga ora dy e notes.E verteva osht se po e
pergjojshin.Po ka t’pergjume e t’pergjume.Ka t’pergjume me dy sy, ka t’pergjume
me i sy,ka ene t’pergjume pa sy,me sy t’myllem. N’mes t’atyne qe po pergjojshin
kishte ene nga ato qe punojshin ke kantjeri ene s’kishin faj t’shkretet ishin
t’lodhem. Po mo e bukra osht se t’nesmen n’pune nuk t’lejshin shoket rehat:
Qeke lodh mrom.Po pse me,hala nuk ka vdek ai.Jo per gjo jo,po, per noj dit
pushimi them un. Or po kto re.Ai smun atje,n’pun t’vet, n’rehat t’vet,n’kervat
t’vet,po,po,tamon,n’kervat t’vet.Po nuk flente mo atje ai.O hu ha.Kishte çihone
qe ishte shperngul i shkreti,kishte bo kervat personal nashti. … Nuk thojn kot
njerzit: U fute n’vorr u harrove.Jo po se kshu megjithmen boni iher vaki.Vdiq
njoni ene gjith ato burra percollen xhenòzen deri ke vorrezet.Mirpo sa tu
mushte gropa me dhè,sa tu bojshin ato gjonat e tjera ktij çunit t’modh nuk po
ju rrinte mo.Mori dy vlleznit e tjer ene u tha:Vreni kò nashti,baba nime
vdiq,per t’varros u varros.Kjo pun nashtina maroi. Dalim aqe perpara i japim
doren njerzve,se dun me hik ato. Ka ardh Elbasoni mar sot,ene ò neshje e
fort.Pranej sa t’marojn njerzit me vrap n’shpi ene aqe mprisni,se,me t’marume
neshja, t’gjith ke shpija jon do turren t’hajn drek.Un nuk jom tuj thon qe kjo
gjo ka bo vaki n’Peqin, nuk di t’them rrena un,njashtu qysh nuk di se per çe
vorri bojshin llafe ato,se ai i shkreti im nuk kishte vdek hala.Po,qe ishte
smun,smun ishte. Rrinte shtri aqe n’kervat, as lunte,as hante ,as pinte,vetem shtri. Nji
her se qysh i erdhi,hapi syt,vrejti iher majtas, vrejti iher djathtas, çe
t’shifte:njoni kishte myll syt ene gerhiste kadal,kadal,tjetri kishte ul
koken,tjetri kishte meshtet koken ke supi tjetrit,tjetri mas tjetrit.Po un çe
boj ktu, menoi me vete i smumi.Ai vetem se menonte ,se nuk kishte zò per
t’fol.Nuk i dilte zoni as sa t’bertiste iher e ti ngrente t’gjith prej gjumi.Po
pse vetem do rri ktu un? Mo mir po shkoj atje ke t’shumtit.Kshu menoi,kshu
boni,po harroi se s’vinte mo.Anoi içik koken,mylli syte ene… Gjet’ rafmet! Po grate amo jon t’mençme,nuk e dhon
kujen sa vdiq. Nji t’vdek ai filloi posta me çu telegromet.Kto knej i dhon nji
t’rregullume shpise, megjithese shpija e rregullume ishte, se vdekja u priste,
bon gati fotografite ene dokumentat per komunale ,caktun njerzit kush do mirte
vertetimet , kush do njiste fotografite ke shtyllat,kush do mirte stolat ke
komunalja,se komunalja vetem nji pale stola kishte .Biles kur shkun me mor
stolat, ato t’komunales u thane qe do ti mirshin ke filon shpi, anej nga
spitali vjeter,maton fabrikes vojit,se ato kishin bo dasem para dy javesh e nuk
i kishin pru hala.Kishin caktu nji njeri me mor tabutin nga komunalja,per t’vu
xhenozen,se qysh do ta lejshin,kshu, perjashta fare,megjithese ftofet nuk
bonte,po s’kishte lezet.I vdekem pa tabut. N’mjes heret dhon kujen grate.E
ngjun fqinjet.Paska vdek i shkreti. Gjet’rafmet! Mirpo ishte ora per t’shku
n’pun.Kujt i binte rruga aty afer kthente i çik,u ulte nja dy minuta,nizte nji
cenarre duhon,nga ato me filter amo, ene ikte.Ene kshu ik e ja njerez,ik e ja
oret deri sa…(vijon kur ta boj Zoti )
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
XHENOZEJA ( pjesa e pare )
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» KAJSIJA (pjesa e pare )
» pjesa e katert mbi Paganizmin ne popujt e vjeter te Epirit
» pjesa e peste per Paganizmin nder popujt e Epirit
» pjesa e gjashte mbi Paganizmin nder popujt e Epirit
» pjesa e trete Paganizmi nder popujt e vjeter te Epirit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Kultura :: Letersia-
Kërce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions