LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 pjesa e peste per Paganizmin nder popujt e Epirit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
aleko prifti
Antar i ri
Antar i ri



Numri i postimeve : 7
Join date : 04/06/2010

pjesa e peste per Paganizmin nder popujt e Epirit Empty
MesazhTitulli: pjesa e peste per Paganizmin nder popujt e Epirit   pjesa e peste per Paganizmin nder popujt e Epirit Icon_minitimeTue Sep 28, 2010 6:32 am

pjesa e peste
Me studjuesin Dhimiter Pilika i cili per nje periudhe kohe kur jetoj ne Divjake dhe punonte si mesues i histories shpesh takoheshim e bisedonim per mjaft enigma te vjetra, kemi trajtuar disa probleme historike, ishte nje apasionant i madh i koheve antike. Kishte njohuri te shumta e korrektesi shkencore dhe shprehte mjaft interes per shume objekte te vjetra te Myzeqese. Ai na perforconte mendimin qe kishim krijuar per sa kishim studjuar e hulumtuar ne Myzeqe se ne kohet antike Myzeqeja ka patur nje zhvillim me te larte nga zonat e tjera se kishte mjaft qytete te medha dhe nje kulture te larte shpirterore qe eshte trasheguar ne banoret e saj por qe eshte lene si me qellim ne harrese. Ai kerkonte gjurmet e Sesaretit, Arnises dhe Daulian ne zonen e Myzeqese se Poshtme. Ne i tregonim per mundesine qe sipas kuptimit etimologjik Sesareti (Shesharet) eshte i njejte me Abran ose Harbon, emer latin qe e gjejme ne shkrimet e vjetra dhe kane kuptimin si vende te hapura, ne shesh dhe pa rrethime. Flisnin per emrin Asparagus qe permend Cezari prane lumit Genius dhe pse besonin se kemi te bejme me Divjaken. Per Arnisen qe mund te kete qene prane Spolates ku ka mjaft rrenoja te vjetra dhe per Daulian ne rrenojat e vjetra prane Daullasit te Vanarit pa harruar rruget e vjetra qe kalonin ketej qe mjaft i marin si hipoteza.
Ai degjonte dhe shikimin e mbante larg neper humnerat e shumta te histories sone dhe nuk shkeputesh nga fragmentet qe vinin nga lashtesia e vendit tone.
Per Tempullin e Dodones ai kishte mendimin se behet fjale per ate te Janines dhe tregonte mjaft aspekte dhe konsiderate te ndryshme nga studjuesve te huaj per kete tempull pagan ilir qe cuditerisht ka kohe qe heshtet per te. Na vinte keq kur shikonim se ne disa raste per trajtimet e Tomorrit ai ishte me i rezervuar ne komentet qe bente dhe pse kishte mjaft dekumenta per te bere lidhjen midis Dodones e Tomorrit. Dhe shume studjues europjane tregonte ai neper vite kane hedhur mendime dhe shprehnin cudine se si shpjegohet qe Dodona (qe njohim deri tani prane Janines) e vetmja qender e plote e kujteses pellasgjike sipas historianit Pier Kabana qe nder te tjera shkruan …ne te vertete mund te duket e cuditshme qe nje Hierore kaq e nderuar ne Lashtesi, te mbetet ende ne pritje te nje germimi te madh sistematik, ndonese mund te sjelle cdo vit, zbulime te reja arkeologut dhe historianit.
Ne i trajtuam shkurt disa mendime per Eorditin, Taulantet, Desaretet, Parthet dhe Albanet, per Dumrene, Darsine dhe Suloven me qytetet e shumta ne kohet antike qe i priti me mjaft interes. Mendimin tone per zonen e Deserateve dhe gjurmet molose ne kete rajon ai e shikonte si nje mundesi te cvendosjeve nga luftrat dhe nje nderthurje legjendash e kushtimesh historike te njohura te Epirit qe ruanin akoma emrat ne disa vende e objekte. Por koha nuk na premtonte se ai ishte i ngarkuar per te ndihmuar ne ndertimin e muzeut te rrethit Lushnje dhe situatat erdhen e rrodhen shpejt pa na dhene mundesine per te vazhduar trajtesat mbi misteret e vjetra te ketyre trojeve.


Ne mesjeten e hershme ne mjaft dekumenta permendet Tomorri per disa ngjarje por emri i Dodones eshte harruar, eshte koha kur sllavet bullgare kane sunduar per disa shekuj ne keto ane dhe kane lene ndikimin e tyre ne keto zona, sidomos ne toponimet e krahines qe dikur e quajten Kumitceva (vende te pushtuara) kurse ne sot i themi Toskeri (to-shqeri, to-shkeri, to sllavi vende te pushtuara nga sllavet). Kemi edhe fshatra sot ne Epir me emrin Toshkezi.
Shume historiane te pas mesjetes jane munduar te zbardhin misterin e Tomorrit kurse per Dodonen ata nuk gjejne gjurme pervec shkrimeve te vjetra dhe ndonje koment rreth tyre. Mjaft prej tyre hedhin mendimin se kemi te bejme me Tomorrin malin e shenjte prane Beratit. Keshtu shkruan Liku por edhe te tjere qe kaluan ne trevat tone si historiane, arkeologe, gjuhtare, dipllomate, ushtarake apo piktore. Dhe Pikewill ambasador i Frances prane Ali pashe Tepelenes, qe njihet si arkeolog, historian dhe studjues serioz dhe i interesuar ne qyteterimin e vjeter ne Epir nuk gjen gjurme te mirefillta ne Janine per Dodonen.

Liku shkruan…Dodona eshte vendosur ne malin Tomorr. Kjo maje e lashte mendoj se ne cdo kend veshtrimi terheq vemendjen e shikuesit, ndaj dhe u pagezua me emrin Tomarus.. Burimet e panumerta te ujit nen kembet e ketij mali flasin per ekzistencen e burimeve kryesore te nje liqeni, provojne saktesisht pohimet lidhur me qindra fontana qe dalin prej Tomorrit, sic eshte e pershkruar nga Theopompus ne vell. IV, faqe 198.
Ne mendojme se nuk duhet te ngaterrojme e te njehsojme Dodonen (kjo fjale eshte e njejte me fjalen e sotme lutje-duam, kerkojme) vetem me rrenojat e Tempullit te Janines.
Shume studjues te huaj e kerkojne Dodonen dhe malin e Tomorrit prane Janines por shenjat nuk afrojne asgje, ata nuk e dine se keto emra dhe vende ndodhen me ne veri nga vendi ku ata kerkojne perqark Janines.
Ne librin Bota e te vdekurve studjuesi Robert Temple shkruan se ..pranohet nga te gjithe se Dodona ndodhet nen kembet e malit Tomorr, se bashku me studjuesin grek Liritzis jemi perpjekur te perdorim edhe fotot nga sateliti, por nuk kemi pasur rezultat..
Por ne qe po trajtojme kete teme themi me bindje se po te kalosh me avion ne keto ane (ne kemi patur rastin dhe kemi kaluar disa here) mund te shikosh me qarte e te dallosh nje pamje teper fantastike gjate fluturimit ne linjen Athine, Mynih ku kemi kaluar mbi Janine dhe mbi Berat dhe mund te themi se zoti nuk e ka zgjedhur kot Dodonen prane Tomorrit, prane burimeve, liqeneve dhe lumenjve te shumte te Mollosise antike, te Deseratit te dikurshem.
Me interes jane per trajtesen tone mjaft shkrime qe tregojne se prifterinjte e Dodones kishin aftesi qe te vendosnin kontakte midis te gjalleve dhe te vdekurve. Ata ishin ne gjendje te shkrinin kufijte midis dy boteve.
Eshte hedhur mendimi se Dodona eshte nje ndertim nen toke qe i sherbente takimit misterioz te te gjalleve dhe te vdekurve dhe qe realizohej me mjaft mjeshteri, nepermjet hipnotizimit dhe ilaceve qe pregatiteshin, me disa barera te shenjta te cilat i njihnin mjaft mire vetem keta prifterinj te Orakullit te Dodones.
A nuk na kujtojne keto labirinthet e shumta prane shpellave te Suloves dhe vet tradita e banorve te zones perreth Tomorrit per pergatitjen e mjaft barnave dhe mjekimin e shume semundjeve.
Emrin qe ka sot mali Tomorr e mban qe nga kohet e vjetra pellazgjike. Ky emer eshte nje prove tjeter bindese per prejardhjen e shqiptarve nga popullsite e vjetra iliri-pellazgjike. Ne kete drejtim nisemi nga studimi qe vjen prej gjuhes se vjeter shqipe dhe vazhdimsise se saj neper shekuj. Gjuha jone shqipe e sotme sic kane konkluduar studjues serioz qe jane mare me te, paraqet interes sepse eshte e vetmja gjuhe qe perfaqson grupin e njohur tashme thrako-ilir, si e folur primitive e banorve te hershem te ketyre trojeve qe ka mundur te mbijetoje ne mjaft vatra te rajonit edhe pse me dekumenta tashme te reduktuara nga koha per arsyet qe njihen. Por ne rrjedhen e ngjarjeve historike neper shekuj gjuha ilire sic eshte provuar ka dhene por edhe ka mare nga gjuhet e tjera te popujve qe kane ardhur dhe jane vendosur per mjaft kohe ne keto ane. Disa gjuhe jane mpleksur dhe asimiluar disa te tjera ruajne akoma edhe sot ngjyrimet e tyre gjuhsore pavarsisht se mjaft fjale sot e kane humbur kuptimin e dikurshem por jane shqiperizuar ne te folmen e banorve te trevave tona.
Sella si qytet i mare deri me sot si Suli i Janines nuk i pergjigjet realisht objektit qe kerkojme se nuk ka gjetje apo gjurme arkeologjike qe ta provojne kete mundesi. Shume studjues serioz shprehen se pari se prej ketej nuk duket deti sic shkruajne autoret e vjeter qe thone se deti dukej nga Dodona.
Ne shkrimin e tij Z. Mollossit vol. I-re faqe 122 shkruan … se qyteti Enissa dhe Ella kane qene qytete te Orestiadhes se Epirit…
Ne tashme e dime shtrirjen e Orestiadhes qe nga Leskoviku, malesia e Korces, Skraparit, Permetit, Beratit dhe qyteti Enissa mbase eshte qyteti qe e gjejme me vone te Ptolemeu me emrin Anissa. Duke njohur historine e Orestit te ardhur ne keto ane mbas vrasjes se nenes se tij kuptohet emrat Ella, Elima dhe Enissa qe gjejme ne kete zone mund te kene edhe etimologji greke Ella (greqisht hajde, te ardhur pra njerez te ardhur)
Rrapi Mertiri mesues i vjeter mbaruar ne Janine ashtu si shoku i tij Perikli Konomi mendonte se emri Sulove eshte deformim i emrit te vjeter Sella ne Sul dhe prapashtesa ova vjen nga turqishtja qe do te thot vend por ne fakt prapashtesa ova eshte sllave dhe ka po ate kuptim qe jep Konomi si vend i selleve. Por une mendoj se ketu ka nje te vertete por i nisur nga ajo se fjala apo emri Sul eshte emer latin dhe ka kuptimin maje, lartesi dhe me prapashtesen ova na del se emri Sulove do te thote vende rreth majes, rreth malit, prane majes, vende te malit. Kurse emrat Sella dhe Ella kane te njejtin kuptim midis tyre dhe do te thote te ardhur, vijne, hajdeni mbase ketu mund te jete me kuptimin njerez qe vijne per ne Orakullin e Dodones.
Ne e dime ku shtrihet zona e Suloves, ajo ndodhet ne veri te Tomorrit ne kembet e tij, ne malin e Suloves qe quhet Gorica dikur ne te ka patur faltore te vjetra si dhe ekzistojne sot rrenojat e keshtjeslles se vjeter te Kamunah, Remoit, na terheqin vemendjen emrat e disa fshatrave te Suloves si Mollas, Dasar, Klos, Qyrkan, Selite, Cartalloz, Rrenas, Vilez, Murat Bejas, Xhavur, Topojan, Lumas, Porrepth, Gurras, Pozhak, Linas, Shkemb, Fag, Qafe e tjera
Jo shume larg ndodhet edhe shkembi i Dragotit me mjaft gojedhena te larmishme nga banoret perreth si vend qe ka ne brendesi mjaft shpella si kur te jete nje pallat i nendheshem dhe me mjaft labirinthe rrugesh qe nuk u dihet dalja. Duke u nisur nga sa thame me lart si dhe mjaft gjurme te vjetra te antikitetit qe i gjejme edhe perreth nje tjetre fortese ne Sulove prane Selishtes (ky emer Selishte ne gjuhen sllave do te thote qytet) mendimi te shkon tek e dhena qe kemi per Shpellen e Sellopise. Qyteti ne shpelle a mos eshte qyteti i Selles se dikurshme prane tempullit te Dodones.
Sa per emrat Sell e Sulove qe trajtuam me siper do te shtojme edhe emrin Sulzotaj (vend i zotit, maje, lartesi e Zotit) dhe prane saj Spilene qe jane jo pa domethenie historike ne derdhjen e poshtme te Shkumbinit.

Burimet e shumta te Tomorrit formojne perrenjte e zones, disa burime ujin e humbasin ne carjet e shumta malore per te shkuar thelle e me thelle e te dalin ne forme burimesh ne kodrat me posht ne Bogove (vend i Zotit) apo edhe ne Sulove dhe me tej prane nivelit te fushes si ne Rroskovec qe jane ujra te fresketa e te mira per sherbime te ndryshme.
Kemi ne Tomorr dhe lumin e Dodones qe e gjejme edhe ne formen perroi i Qelidhonit, Kelidhonit, Helidhonit ne luginen me te njejtin emer (sot njihet lumi i Tomorrit). Autori Stragjiriti shkruan ndermjet te tjerash …se Dodona dimerkeqe ne malin Tomorr, ka pran perroin Dodon dhe nje burim qe ben cudira…. ai kishte cilesine qe te zbrazeshin ujerat e tij deri ne mesdite dhe te mbushej perseri me ujra deri ne mesnate ...kjo fare cudie perseritej gjithnje. Edhe sot ne Tomorr qe ne kohet antike kemi dhe burimin e cuditshem, burimin e Kucedres (sot me emrin Cezme e Thate qe mban fshati) perreth malit te larte qe na del edhe me nje emer tjeter qe vjen nga ato kohra per kete fenomen, lumi i Djallit, lumi i Devollit, lumi i Bargulit dhe ne fushe do ta gjejme me te njejtin kuptim ne gjuhe te tjera si lumi i Barbullit, lumi i Gajdes, lumi i Gogolasit dhe ne Libofshes lumi i Daullasit, prane renojave te qytetit antik Daulia emer qe mbante mbase nga ky fenomen i burimit te tij qe ndikonte ne jeten e qytetit te vjeter.
Duke u nisur nga cfare thame me lart ne mendojme se dhe lumi i Semanit e ka mare kete emer mbase nga emri Satan, Shenjtan, Seman qe do te thote djall ne gjuhen greke. Kete mendim e perforcojne disa ngjarje te ndodhura ne fund te shekullit te XVIII-te kur na del per here te pare emri Seman i lumit. Kemi dy ngjarje qe lidhen me kete lume si vrasja e Shen Kozmait murgut arvanitasit nga Etolia dhe hedhja e tij ne lume si dhe nderrimi i mbiemrit te nje fisi te madh nga Soto ne Sema, sepse disa burra te ketij fisi te shtyre nga Mullai i Beratit kishin mare pjese ne vrasjen e murgut martir dhe si shperblim Kurt Pasha ju dha toka ne cifliget e shtetit ne derdhjen e poshtme te lumit.

Ne lartesine e majes se malit Tomorr, ndodhet Qafa e Dodonit ku eshte burimi me emrin latin Vitalenit qe do te thote Jetedhenes, pak me poshte eshte edhe burimi i Kontit ashtu sic jane me dhjetra te tjere ne kete zone por ai me interesanti eshte burimi i Kucedres apo sic na e sjell Stragjiriti Burimi Cudiberes.
Ketu mund te permendim edhe shkrimin e Gjon Muzakes kur flet per stemen e fisit te tij… dua te dini edhe se ne qemoti kishim nje steme nje burim te gjalle, i cili del nga dheu me dy bishtuke dhe ky eshte burimi i Epirit, per te cilin shume autore shkruajne se shuan kandilat e ndezur edhe te shuarit i ndez. Kuptohet kete tregim Gjon Myzaka e ka mare nga autore antike si Plini dhe Pompon Mela qe flasin per nje qind burimet e malit Tomorr qe gurgullojne ne kembet e tij, mal i lavderuar me pare nga Theopompi. Ata shkruajne se njera prej atyre njeqind gurrave gezonte vetine e mrekullueshme te fikte pishtaret e ndezur dhe te ndizte pishtaret e fikur, ky burim zihej ne goje anekend dhe ja shtonte famen Dodones per dukurite e saj te shenjta.
Ne tashme njohim se kaq shume burime dhe me veti te tilla qe e kane bere te shenjte nje mal gjenden vetem ne zonen prane malit te shenjte Tomorr dhe emertimet per vetite e tyre ekzistojne edhe sot ne disa gjuhe te popujve qe kane jetuar ne kete zone.
Por per stemen simbol qe shkruajne autoret e vjeter dhe me von Gjon Muzaka mendojme se kemi te bejme me fenomenin qe ndodhte me dy burimet qe delnin nga mali Tomorr dhe formojne lumin e sotem te Semanit, dikur ata ishin Devolli (lumi i Djalit, lumi i Cuditshem, lumi i Kucedres, i Gogolasit) dhe lumi i Apsus (Osumi, Chargjenta ne mesjete ose lumi i Beratit). Shuarja dhe ndezja e kandilave nga keta dy pishtare qe dilnin nga dheu kishte te bente me jeten e banorve qe ishin ne zonen ku kalonte lumi qe bente edhe permbytje te medha, por ishte po ai qe ju sillte me pas te mirat dhe begati ne pronat e banorve.
Po te shikosh me vemendje keto emerime te vjetra do ti gjejme perseri por tashme ne trajten sllave ne formen fshati Dobrenj, perroi i Dobrenjt ose shpjegimi i cudis se burimit eshte ne emrat e fshatit Bargull, Bargulum mbase dhe Ljubesha (lubi, djall, barbull por mbase dhe me kuptimin i dashur, i duhur per sherbimet qe kryente lumi)

Ne zonen e Myzeqese e ruajne si vecori dalluse trashegimin e emrit Irakli, Herakli ne format Rako ose Kiu. Ai eshte emri i heroit legjendar te lashtesise Herakliut qe eshte sipas Homerit i biri i Zeusit Dodonas. Ne qytetet e Apollonis dhe Durachiumit ishin ngritur edhe faltore per te. Kjo nuk eshte rastesi por ka nje domethenie trashegimi. Per kete shkruan edhe historiani romak me origjine parthe i njohuri Asin Polioni por edhe me vone edhe historiani Apian qe shkruante nder te tjere ..dyrrahasit, pa e mohuar Dyrrahun, krenoheshin me shume me prejardhjen prej Herakliut, si perendi qe eshte.
Po te lexosh me kujdes ngjarjet e shumta te jetes, trimerise dhe guximit te Herakleut, nje njohes i mire i histories se kohrave te vjetra, simboleve dhe gjurmeve te shumta te asaj kohe do te dalloje se ne zonen e Myzeqese mjaft nga ato aventura duken dhe dalin me se te verteta. Per keto kam shkruar ne shkrimet per Myzeqene ne antikitet.

Fatheniet, profeteshat dikur quheshin Te Mirat, Tomirat, nga ku sot na vjen ne forme Tomorr. Parashtesa to vjen nga helenishtja dhe eshte percaktor i fjales. Por nuk duhet te harrojme se keto profetesha ishin te moshuara dhe me nje stazh te gjate pervoje dhe ne gjuhen greke do te quheshin palje te vjetra, te moshuara, plaka mbase dhe vet fjala greke eshte pellasgjike dhe vjen nga ilirishtja pleq-plaka-Palia. Por keto profetesha quheshin edhe pellumba sic shkruajn autoret e vjeter, te cilat ishin barbare per nga gjuha qe flisnin per te huajt qe vinin dhe s’ja kuptonin gjuhen dhe sic shkruan Meletios ato dukeshin si zogj nder te huajt

Dime dhe thuhet se Dodona dhe Tomorri jane vende te shenjta, si fron i Perendive, si Mal i Zotit. Keto dy emra me etimologjite e tyre zbulojne me se mire edhe fuksionin, veprimin qe kryhet dhe qe ata e mbajne ne vecanti si mali i Tomorrit-mali i te Mirit, kurse te emri Dodona ne kuptojme - do duan, deshirojme, kerkojme. Nuk duhet te harrojme se Dodona permendet nga autoret antike por jo plotesisht per funksionet e saj pra na vjen nje information i mjergullt per atributet e shumta te saj.
Por ne dime qe Dodona eshte me e vjetra nder Orakujt e antikitetit dhe me kryesoret sic jane Delphi, Delos, Cythira, Omphalos, Akrotin, Paphos, Tritoni, El Marj, Bendet (Benda mos ka lidhje me zonen prane malit te Dajtit ku ky emer gjendet qe ne kohet e vjetra). Edhe sot disave prej ketyre Orakujve nuk i dihen atributet por edhe gjurme te vendodhjes.
Nga kodrat e Ardenices por edhe nga bregdeti i Libofshes mund te shikosh dhe te shijosh pamjen me te bukur dhe mahnitese te Malit te Tomorrit, ketu dita kap kohen me te gjate ne gjithe Ballkanin dhe dielli ben mbase harkun me te gjate e te dukshen nisur sa del nga Tomorri dhe rrezohet prapa detit. Eshte kjo zone qe e respekton me teper kultin e Diellit qe ne lashtesi deri ne ditet e sotme nga Eorditi, Phoebati i antikitetit deri tek tempujt pagan shen Diela, shen Barbulla dhe faltoret orthodhokse shen Ilia te sotme qe ndodhen ne Myzeqe.
Mjaft nga konkluzionet e disa studjuesve mbi rrenojat prane fshatit te quajtur kalaja eTomorrit kundershtohen sepse faktet historike dhe rrenojat e shumta te sotme duhen te studjohen me kujdes per te nxjere perfundime perkatse te sakta. Kalaja e Tomorrit qe permendet ne dekumentat mesjetare nga Johan Kantakuzeni apo edhe te tjere me pare si Ana Komnena ne kohen e luftrave me normanet, ne luften qe bene arberit me ushtrine bizantine te parandorit Andronikut te III-te qe kish prure dhe forca skithe, turke per te shtypur kete kryengritje nuk ndodhet ne malin Tomorr por ne perendim te Beratit dhe eshte kalaja e Stan Karbunares qe ne mesjeten e hershme njihet edhe me emrin e Cernikut, ne lashtesi si fortesa e Korragumit dhe ne mesjete bizantine kalaja e Timorit ose Tomorrit. Nje ure prane Stan Karbunares mban akoma dhe sot qe nga ajo kohe emrin Ura e Tomorrit. Tomorr do te quhej ne mesjete edhe krahina e Dumrese qe sllavet bullgar do ta quajne ne gjuhen e tyre Dobre, Dopre, Dumpre, Dumre me te njejtin kuptim me fjalen e vjeter shqipe Ti mor, Tomor, Timorus, Tmar qe do te thote i Mire, te Mirat.
Po keshtu dhe Dodona qe kerkojne historianet, arkeologet dhe studjuesit tane eshte vertet prane Malit te Tomorrit dhe jo ne Tomorr dhe te gjitha pershkrimet antike perputhen plotesisht me rajonin perreth ketij mali legjendar qe nga Sulova (do te thote vend, tok e majes se malit ne kete rast te Tomorrit nga neolatinishtja, por mbase eshte deformim i emrit selle qe mbanin banoret fisit te vjeter sic permend edhe Homeri prane Dodones), dhe te zones Dumrese (qe vjen nga sllavishtja qe do te thote e mira ashtu si Timori apo Tomori qe eshte ilirisht me kuptimin e mira ose te mirat). Por ne shikojme ne mjaft autore te vjeter, mbas pushtimit romak se kjo zone ne lashtesi filloj te quhej dhe shkruhej Deserat nga latinet dhe helenet. Kete emer latin e gjejme edhe sot te shqiperuar ne formen Deshirajt dhe e mban nje liqen dhe fshati prane tij ne zonen e Dumres. Eshte ky vend dhe teritor ku dikur ishte nje tempull, Orakull ku peligrinet vinin nga larg dhe blatonin dhurata te shumta per perendite pagane qe njihnin dhe respektonin ne jeten e perditshme. Por tek emri latin Deserat ne shikojme dhe kuptojme nje etimologji te njejte me emrin ilir Dodone por edhe ne vazhdimsi transformimin ne gjuhen bullgare ne format e peraferta Dumre, Dobre, Dobrunj, Dobrush si dhe Liuba, Liubadishka, Liubofsha dhe i gjejme shpesh ne keto ane. Keto nuk jane rastesi por jane vijimsi te nje tradite tashme te njohur e te formuar ne shekuj.
Emri Dodone eshte emer i botes ilire dhe do te thote Duam, Kerkojme, Deshirojme me kuptimin Lutemi te gjejme pergjigje per fatin apo problemet e jetes ne ato kohra tek priftereshat, profeteshat qe ishin ne Orakujt e shumte perreth Tomorrit. Keto emra Orakujsh mund ti dallosh e ti gjesh me lehtesi edhe sot po te njohim disi gjurmet e gjuhen e popujve qe kaluan dhe qendruan mjaft kohe ne keto ane.
Keshtu kemi Orakull ne Deshiraj prane Liqenit me te njejtin emer ne Dumre dhe ne Liqenin tjeter qe quhet Seferaj ( emer qe vjen nga helenishtja e qe do te thote Se-me dhe feraj - prure, pra me prure dhurata per orakullin) po ne zonen e Dumrese. Po ne kete zone, ne malin e Lushnjes ne nje pozicion dominues ishte dhe Orakulli i Lutjeve, ku sot dallohen rrenojat dhe varrezat e vjetra nga ku zbret perroi i Krakullit emer qe kuptohet se vjen nga emri i vend burimit prane Orakullit. Keshtu shpjegohet edhe emri i Lushnjes i cili vjen nga emri latin Lutje, kuptohet se beheshin lutje pran ketij tempulli dhe ne e gjejme ne dekumentat mesjetare ne formen Lusie ose Lusnie. Prane Fiersheganit kemi nje mehalle te nje fisi qe mban mbiemrin Krakulli, ata jane banore autoktone dhe kuptohet ruajne kujtimin e Orakullit te Diellit (Chrisandrio emer i qytetit te arte, te Diellit, ne Eorditin e lashte qe shpesh e gjejme edhe si zone e Phoebatit) qe ishte ngritur ketu prane.
Po keshtu gjurme Orakulli kemi edhe ne zonen e Beratit jo larg nga Tomorri ne fshatin Mbrakull (kuptohet nga emri Orakull qe bente Mrekullira). Me kete llogjike e argument mund te flasim edhe per orakuj te tjere sic kemi edhe ne zonen e Fierit ne Frakull (nga emri Orakull)
Nuk duhet te harrojme se ne mjaft dekumenta mesjetare si dhe pershkrime vendesh ne harta apo skicash te udhetarve te huaj te teritoreve gjejme shpesh here emrat Tomoriza, Tomonishtja dhe Torromishtja. Keto emra shpesh jane mare per zonen e malit te Tomorr por ne fakt nuk eshte keshtu. Ato kane kuptimin si vende te mira, me emrin Tomoriza ne nje harte te mesjetes shohim rajonin e Myzeqese dhe kodrave perreth qe ishin toka te begata per prodhime, kurse emrin Tomonishte e gjejme vetem per fushen e Myzeqese me kuptimin e mire eshte dhe emri Torromishte ka kuptimin vende ne lartesi, ne kodra, te ngritura.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
pjesa e peste per Paganizmin nder popujt e Epirit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» pjesa e gjashte mbi Paganizmin nder popujt e Epirit
» pjesa e katert mbi Paganizmin ne popujt e vjeter te Epirit
» pjesa e trete Paganizmi nder popujt e vjeter te Epirit
» XHENOZEJA ( pjesa e pare )
» KAJSIJA (pjesa e pare )

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Besimet fetare :: Pyetje mbi fete-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions