LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Karatopraku - Myzeqe e Poshtme

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Avram Mitro Xhumara
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres



Numri i postimeve : 45
Join date : 11/01/2010

Karatopraku - Myzeqe e Poshtme Empty
MesazhTitulli: Karatopraku - Myzeqe e Poshtme   Karatopraku - Myzeqe e Poshtme Icon_minitimeFri Jun 04, 2010 5:53 am

Pjese nga shkrimet Myzeqeja dhe mistere Shqiptare

Karatopraku - Myzeqeja e Poshtme neper shekuj

Libofsha si qendėr e krahines se Karatoprakut

Emri Karatoprak vjen nga turqishtja dhe do te thote ne shqip Dheu i zi, Toka te zeza. Eshte i njejte ne etimologji edhe me emrat e tjere si Myzeqe ( nga neolatinishtja), Sarave, Savre (nga italishtja), Cerme, Qerret (nga sllavishtja) dhe Musion, Misie (nga latinishtja), Skurie (nga helenishtja) e tjere emra ne gjuhe te ndryshme
Dikur Libofsha shtrihej nė faqen perendimore te malit te Gurzes (keshtu quhej ne kohrat e vjetra mali i Ardenices), prej Rreth Libofsh deri tek kisha e Shen Gjergjit. Prane kėtyre kodrave ka kaluar lumi i Osumit (Apsusi antik) qe vinte nga drejtimi Mbrostar, Petove, Cipllake, perballe kishes se Shen Gjergjit ne Libofshe dhe merte kthesen afer Daullasit ne drejtim te perėndimit pėr tė dale ne Remas, Karavasta ku bashkohej me lumin Devoll. Ky drejtim kalimi vazhdoi deri ne fund te shekullit te XIX-te sic shkruan ne shenimet e tij edhe mitropoliti i Beratit Aleksudhi ne vitin 1865. Me vone kur Devolli ndroj shtrat nga gryka e Gradishta ne Mbrostar ai se bashku me Osumin dhe Gjanicen muaren emrin Seman kaluan ne shtratin para Shengjergjit, ktheheshin ne Daullas ne fushen e Milos e prej andej mernin drejtimin jug perendim per ne Ciflik-Havaleas e dilnin ne detin Adriatik.
Nga kodrat e Libofshės duken pėrballė njėra tjetrės dy qendrat e vjetra antike Apollonia dhe Babunja e sotme (ne antikitet quhej Daulia, ne para mesjete Musioni, ne mesjete Myli. Qeramika e tė dy kėtyre vėndbanimeve ėshtė e njėjtė me atė tė Pungės e tė Lunas (Lonės) dy qendra antike prane kodrave te Libofshes.
Ne kohet e vjetra fusha perballe qe shkon deri ne det quhej fusha e Gylakut, princit taulant qe hodhi themelet e Gylakies (Apollonise). Ne kohen e luftrave te para me romaket jo larg saj ishte qyteti i Daulias prane Vanarit ku bashkohej Apsusi me Devollin. Po keshtu te kesaj periudhe jane edhet emrat ruhen edhe sot Bedat dhe Remas ku ishin vendosur fushimet e romakeve. Me vone e gjejme me emrin Fusha Plake si pjese e fushes Ilirike. Ne mesjeten e hershme na del shpesh si Fusha e Musionit (qyteti me keshtjelle i Musionit ne Babunjen e vjeter) dhe ne mesjete si fusha e Milores (Milos nga emri i keshtjelles se Babunjes ne kohen e luftes me anzhuinet). Ne kohen e turqise do te mare emrin Karatoprak me te njejtin kuptin si Musion qe ne gjuhen turke do te thote dheu i zi, toka te zeza.
Rreze kodrave kalonte rruga Mbreterore sic quhej rruga e drejtperdrejte Apolloni-Durrachium. Guret milore te gjendur ne Sulzotaj ne vitin 1932 dhe ne Petove ne vitin 1962 si dhe guri i rruges ne Babunje te vjeter me 1973 e tregojne me mire kete arter rrugor te rendesishem antik.
Guri qe ėshtė gjetur nė teritorin e Babunjės eshte njė gurė kilometrik rrugor i shkruar greqisht dhe i skalitur me njė kokė luani qe mendojmė ta vendosim nė muzeun e Libofshės, ėshtė i njėjtė me atė tė gjetur nė Sulzotaj mė 1932 dhe tė Mbrostar Urės mė 1962 dhe qė ndodhen nė muzetė tona tė Tiranės e tė Fierit.
Ne afėrsi tė Petovės mė 1968, lart nė kurrizin e kodrave ėshtė lokalizuar njė vėnd banim i lashtė dhe janė gjetur pėrveē qeramikės sė shumtė edhe dy sopata tė kohės tė neolitit. Ne Mbrostar (sllavish kuptohet ura) jane gjetur mjaft rrenoja objektesh te vjetra dhe themelet e nje fortifikate te hershme, po keshtu ne zonen ku banojne ciganet e Mbrostarit gjate detriment te hekurudhes ne vitin 1967 jane gjetur mjaft material arkeologjik ashtu sic jane gjetur edhe pak me lart gjate punimeve fortifikuese te artileris bregdetare.
Pranė kishės sė Shėn Gjergjit nė Libofshė janė gjetur themele objektesh tė aristokracise, mozaikė tė shumtė qe mjerisht janė dėmtuar nga pakujdesia, tubacione qeramike te hershme njė vėnd pushimi pėr udhėtarė e karvanxhinjte si dhe tė njė lugu prej mermeri pėr tė pirė ujė kuajt e udhėtarve.
Gazeta Shqiptare qe delte ne Bari te Italise ne numrin e katert te 4 janarit 1930 ndermjet te tjerave shkruan...ne vendin ku gjendet Manastiri ka qene ngritur qyteti i mocem i Epidhavrit (Epidhomnit mbase ) qyteti qe gjendej ne krahinen e Taulanteve i rrenuar nga sulmet e barbareve qe na del ne mjaft dekumenta te antikitetit dhe se per te mos humbur shenjterimin e vendit, ne kohen e krishterimit u ngrit kisha e Shen Triadhes dhe Manastiri i shen Marise mbi germadhat e faltores se perendeshes Ardheas (Artemis-Ardenic).
Kjo zone vetem ne kurriz te vargut kodrinor te Ardenices ka edhe sot mbi 20 kisha e manastire, si dhe shume te tjera te renuara nga barbaret ne kohra te daytime. Po keshtu dhjetra qendra te vjetra te rrenuara sa nga termetet e fuqishme te viteve 506 apo te 1270 qe shkaterruan plotesisht Durresin si dhe mjaft qytete bregdetare, ēka tregon nje banim me nje nivel te larte ekonomik e kulturore si dhe pre e vershimeve te shumta barbare prane Rruges Mbret (Rruga Perandorake) siē i thone vendasit arterit jugor te Via Egnaties qe kalonte rreze ketyre kodrave.

Pėr herė tė parė emrin Libofshe nė trajte shkrimi Liboē e gjejme te dekumentuar ne regjistrimin turk te vitit 1432 me 14 hane. Vendi prane kodres ku shtrihej Libofsha e vjeter quhet edhe sot Pungė. Ekziston e dėmtuar nga ato kohera nje ēezme e vjeter publike nė formė nimfeu ndertuar me gure tė skalitur.
Gojedhenat per emrin Libofshe jane te ndryshme njera thot se emrin e ka marė nga bima e lirit qe kultivohej shumė nė kėto anė dhe fshati zbriti prane tokave prodhuese ku ėshtė dhe sot.
Por duke krahasuar dy emertimet Punge e Liboc qe kane njera kuptimin Punge (ne gjuhen latine ka kuptimin Kulete, mbajtese te pasurise) dhe tjetra Liboce (ne gjuhen sllave bullgare ka kuptimin e Fshehte) duket se kane etimologji te perafert si vende ku ruhen, grumbullohen te ardhura, prodhimet, mendojme se ka nje te vertete qe edhe mund te pranohet.
Njė gojdhene e zonės tregon pėr njė grua nė kohėt e vjetra me emrin Lina qė kish marė furkėn e tirte sė bashkė me femijėn nė krah dhe ruante bagėtinė si dhe teritorin se burrat mereshin me punrat e tjera tė stinės. Njė ditė i vijnė njė grup ushtaresh armiq nė befasi por ajo dha sinjalin e kushtrimit dhe pėrdor furkėn ndaj tyre deri sa ju thye pastaj pėrdori fėmin dhe sakrifikoj atė si kopan, topoz ndaj tyre pra dha dhe fėmijėn pėr tė mbrojtur vendin dhe nderin e vatanit.
Nje tjeter legjende ben fjale per nje vajze te bukur qe kish shkuar tek burimi te mbushte uje dhe i dualen perpara per ta rrembyer disa ushtare me oficerin e tyre. Ajo mbrojti veten duke goditur me shtema rrembyesit dhe shpetoj. Por oficeri u dashurua fort pas saj dhe vinte shpesh prane burimit per ta gjetur vajzen qe donte. Ajo nuk shkoj kurre kurse oficeri thone se priti shume kohe dhe nuk mundi ta gjente. Qe nga ajo kohe vendi u quajte burimi i dashurise dhe ne gjuhen e ushtarve sllave bullgare ky vend u quajt Ljubosh, Libofsh.
Ka te tjere qe e lidhin kete me emrin e qytetit te Daulias (Dialit ne shqip) qe ishte aty prane dhe ne kuptimin popullor quhet edhe Lubi (qenie e frikshme), ashtu sic quhet sllavish Barbull ose Babun.
Nė kodra ne vėndbanimin e vjetėr ndodhen germadhat e disa objekteve te vjetra ilire, ku dallohen mjaft qeramikė, tuba prej balte pėr ujėsjellsin, cezma nė Pungė tė ShėnMėhillit e ndėrtuar me gurė tė gdhėndur. Shpati i kėsaj kodre sot puhet Shkoza e Pungės, njė kilometėr nė veri lindje qė kėtej gjendet vėndbanimi tjetėr i quajtur Palengė (qe do te thote e vjeter ne gjuhen greke) dhe midis kėtyre dy qendrave ėshtė gjendur njė punishte qeramikash. Nė jug lindje tė Pungės gjendet njė vėndbanim tjetėr i puajtur Luna qė sot e quajnė Lona dhe ėshtė nė jug tė manastirit tė Ardenicės dhe njihet me emrin Metoq. Nė kėtė vėnd janė gjetur, qeramikė tė hershme, gurė tė skalitur dhe varre tė vjetra si dhe materiale bronci. Po kėtu janė gjetur dy gurė tė mėdhenj pėrball njėri tjetrit qė duhet tė kenė qenė tė ndonjė porte tė madhe, ata janė tė mėdhenj qė as katėr burra nuk i lėvizin nga vėndi, janė gjetur dhe dy koka njeriu prej mermeri te bardhė tė punuara bukur artistikisht, njėra paraqet njė portret njeriu te habitur kurse tjetra njė njeri serioz. Keto portrete mė vonė nė rindertimin e kishės sė Shėn Gjergjit janė vendosur nė murin nga ana e lindjes, mendohet se janė punime tė ndonjė shkollė antike vendase dhe mund tė kene qene ne ndonjė teatėr antik apo tempull qe ekzistonte aty ne kohėt e vjetra. Studjues te huaj e vėndas i kanė pare, vizatuar e fotografuar pėr qellime studimi. Te moshuarit thoshin se keto portrete jane dy demoneve qe kalonin ketej te Devollit dhe Osumit sic i perfytyronin njerzit e vjeter dhe kane qene vendosur prane Nimfeut te Metoqit. Te tjere mendojne se kemi te bejme me portrete te mbreterve taulante si Bardhyl dhe Glauk. Por studim shkencor per to nuk eshte bere prandaj mbetemi vetem ne hipoteza mendimesh.

Nė Pungė, Babunjė ashtu si nė Apolloni ne kemi gjetur mjaft monedha antike te Monumit, Filipit te Maqedonisė, monedha greke, romake e tjera qė tregojnė zhvillimin dhe tregtinė e atyre kohėrave nė teritorin tonė.
Janė gjetur nė themelet e vjetra e ne varreza armė luftarake si shigjeta, thika hekuri dhe relika bronci po kėshtu tė tilla gjejmė edhe nė Metoq, Babunjė, Gradishte, Gėrmenjēokė, Bishtēukas, Shėne Premte, Sulzotaj, Kamenicė, Petov e Mbrostar tė kėsaj zone.

Autorėt antikė flasin me konsideratė pėr banoret e hershėm tė teritorit tonė pėr fisin e taulantėve si njėrez puntorė, tė ndershėm, trima e luftarakė me emėr, mikpritės e familjarė qė nuk e linin tė plagosurit nė duart e armikut, gratė ishin bashkėshorte tė pandara edhe nė luftra.

Emertimi Luna (sot quhet Lona) qė eshte nė kodren e lartė tė Ardenicės shėrbente dhe si vėnd vrojtimi nė raste ardhje armiku dhe kishte nje vėnd ku ndizej zjarr nė rastė rreziku. Prej ketej sinjali pėrhapej nė gjithė Myzeqene e malesitė rreth fushės se kjo ishte pikė sunduese ku mund tė dallosh ne kohe te mire Durresin, kalanė e Turrės, Sazanin, Kaninėn, Apolloninė, Margllicin, Dimalin, Shpiragun, Tomorrin, Cfirin, Gradishtėn e Belshit, Karbunarėn dhe malsinė e Kėrrabės por edhe malėsinė e metejshme.
Emri Lunė mendohet se vjen nga ndriēimi i zjarrit ne rastė kushtrimi qė kur ndizet ndriēon si hėnė dhe luna latinisht quhet hėna. Mbeti zakon qė nga ato kohėra qė mė 15 korrik tė ēdo viti tė ndizen tre zjarre dhe ne e quajmė akoma edhe sot Trika shėnj Gjini dhe vjen nga bashkimi i fjaleve trika-tri dhe shenjgjini, shenj e mirė, pra Treshenja te mira. Sipas tradites tre grumbujt e druve, mullarėt e sinjalit kur nuk kishte kushtrim do tė digjeshin dhe do tė zėvėndėsoheshin cdo vit me drurė tė tjerė. Djemtė e vajzat nė orėt e vona kur ndizen kėto zjarre nė ēdo mėhallė apo fshat edhe sot sipas traditės hidhen dhe i kapercejnė, luajnė e vallėzojnė duke e shoqeruar me kėngė luftarake festive.
Lona ishte nje vend i pyllezuar diku ne te majte te hyrjes se Manastirit te Ardenices ku mbarojne ullinjte e manastirit ne nje siperfaqe mbi 300 dynym. Sot pylli eshte rralluar e demtuar dhe jane hapur toka te reja per bimet bujqesore, diku prane duken rrenoja te objekteve te gurta e midis tyre themelet e shtepise te Dervish Lones si dhe gjurmet e vijave te ujit te nje burimi te shteruar dhe nje tjetri qe vazhdon te nxjere uje ende edhe sot. Ne kete teritor 1984-86 u shpua pusi i kerkimeve te naftes deri ne thellesine 5000 m por pa sukses.
Me ne jugperendim shtrihet teritori i Metoqit, dikur qender dimrore thone te Muzakajve ne mesjete, me vone prone e Voskopojareve ne sherbim te vobekteve qe administrohej prej Manastirit te Ardenices. Per kete Metoq do te trajtoj me poshte me gjere sipas disa te dhenave dhe dekumentave qe kam mbledhur.

Krahina e Myzeqese se Poshtme (Karatopraku) ka kėto tė dhėna sipas regjistrimit tė bėrė nga administrata osmane ne vitet 1431-1432. Ne kete dekument ashtu sic i gjejme ne radhen e te shenuarit te fshatrave te ndryshem kuptohet nuk jane te gjitha fshatrat e zones, jo se nuk ka patur por me sa kuptohet nga regjistrimi ketu mungojne disa flete te regjistrit.

fshati Vanari gjendet i shkruar ne formen Vuneri, me 22 hane nga keto 21 shtepi me kryefamiljar dhe nje shtepi me vejushe
fshati Ajos Jorgji (Shėn Gjergji ne Libofshe, por mund te jete dhe Shen Gjergji perballe Gungasit) me 10 hane dhe njė trap lundėr, siē duket lumi kalonte nė shtratin e vjetėr tė tijė nė dellin qė duket akoma poshtė).
fshati Libofsh gjendet i shkruar ne formen Liboē me 13 hane, shtepi me kryefamiljar.
fshati Petovė gjendet i shkruar ne formen Betove me 16 hane, nga keto 14 shtepi me kryefamiljar dhe dy shtepi me vejushe
fshati Ardenic me 8 hane, shtepi me kryefamiljare
fshati Babunj gjendet i shkruar ne formen Babun me 25 hane, nga keto 23 shtepi me kryefamiljar dhe 2 shtepi me vejusha.
Fshati Kemishtaj gjendet i shkruar ne formen Gemishtaj me 8 hane, nga keto 7 shtepi me kryefamiljar dhe nje shtepi me vejushe.
fshati Vajkan gjendet i shkruar ne formen Rejkan me 6 hane, shtepi me kryefamiljar.
fshati Hirvat i Poshtėm (mund te jete Cifliku dhe fshatrat perrrethne zonen e Libofshes) me 27 hane, shtepi me kryefamiljar.
fshati Hirospolata (Spolata e sotme), Myzeqe e poshtme me 9 hane, shtepi me kryefamiljar
fshati Kryekuqė me 5 hane, shtepi me kryefamiljar.
fshati Nova (Sulzotaj) gjendet i shkuar ne formen Irmanove me 10 hane, shtepi me kryefamiljare
fshati Karavastaz eshte skele qe jep 220 florinj me 22 hane nga keto 21 jane shtepi me kryefamiljar dhe nje shtepi me vejushe.
Fshati Kamacishte gjendet brenda ne liqenin e (Karavastas) ka dhe mukatane e Daljanit me 23 hane, nga keto 22 shtepi me kryefamiljar dhe nje shtepi me vejushe.
Fshati Bitaj gjendet i shkruar ne formen Barbate te dy keto emra kane kuptimin (Kalim rruge) si greqisht ashtu dhe sllavish me 14 hane, shtepi me kryefamiljar.



Zona e Karatoprakut gjate pushtimit osman ishte teritor nen kujdestarine e Sulltanit, tokat ishin te shtetit dhe sherbenin per te mbuluar shpenzimet e gruas se Sulltanit. Keto prona jepeshin ne sipermarje ashtu sic jepeshin Daljani i Peshkimit, Pylli i Divjakes dhe Kriporet prane Karavastase.
Procesi i islamizimit edhe pse i dhunshem ndaj banorve shqiptare kristiane ketej nuk e arriti qellimin sepse banoret ishin mjaft te lidhur me kishen dhe prodhimet ishin te mira per te lare detyrimet e ndryshme. Ndikimi i bejlerve filloj te ndihej pas vrasjes se Ali pashe Tepelenes kur keto toka Stambolli filloj tua jape si shperblim per kontributin e dhene per vrasjen e Aliut mjaft bejlerve qe vinin kryesisht nga jugu i Shqiperise.
Ardhja e banorve Voskopojare e Grabovare ne keto kohra sic tregojne kronikat dhe dukumenta te tjera te rendesishme i dha nje shtytje e zhvillim me te madh jetes ekonomike dhe shpirterore te banorve te fushes. Filluan te ngrihen mjaft qendra te reja dhe te rindertohen mjaft kisha e manastire te njohur qe edhe sot jane monumente kulture.
Nė krahinėn e Libofshes pervec fshatrave qe gjejme ne regjistrimin turk te viteve 1431-32 kemi dhe kėto qe mund te mos i gjejme te regjistruar se mungojne fletet e regjistrit sic thame me lart por edhe fshatra tė reja te krijuar me vone per arsye te stabilizimit te situates politike.
Keshtu kemi fshatrat Rreth Libofsha, Stan Manastiri, Ēipllaka, Kurjakas, Mbrostar Ura, Gozhdaras, Metaj, Grėm Koēi, Rosamėni, Havaleasi, Rustamas, Iriqas, Ndėrnėnas, Hadaj, Alibejas, Rrungaj, Bitaj, Kolonjė, Hasturkas, Divjakė, Kulari, Miza, Xėngu, Gėrmenj Pasha, Gėrmaēok, Bishtēukas, Grabian, Hallvaxhias, Shėnkollas, Shėnepremte, Sulzotaj, Kamenicė, Plemėr, Guri, Ēakajas, Muēias, Remas, Babunjė e Re, Gungas, Gungasi i Ri, Fier Seman, Spolata, Kryekuqi, Gogolasi.
Banoret kristiane ishin te organizuar si fshatra apo mehalla dhe pavarsisht pronesise apo detyrimit ekonomik ata kishin bashkesi fetare qe quheshin Enori dhe ndiqnin ritet e besimit sipas tradites se te pareve.

Keshtu kemi ne Karatoprak duke filluar nga Libofsha keto enori kristiane.

Enorite e Libofshes, Metanit dhe Cifligu i Madh permbledhnin fshatrat Libofshe, Rreth Libofshe, Cipllake, Kurjakasi, Metani, Rosomani, Ciflig i Madh, Gozhdaras dhe Gremi ku banonin 159 familje dhe ritet e tyre i realizonin ne kishat e bashkesise, ne Shen Gjergjin dhe Shen Arkangjel Mihalit prane kodrave te Libofshes dhe vizitoheshin nga kater prifterinj.
Ne vitin 1927 Libofsha kishte 227 muh dhe 574 orth, Rreth Libofsha 58 orth, Cipllaka 66 muh, Metani 229 orth, Kurjakasi 50 orth, Gozhdaras 94 orth, Ciflik i Madh 8 muh dhe 273 orth, Gremkuci 59 muh, Rosomani 112 orth, Thana e Libofshes ku u vendosen kosovaret 98 muh dhe 22 orth dhe Shengjergji i Libofshes me 54 orth.

Enorite e Vanarit dhe Daullasit perbeheshin nga fshatrat Vanari, Gogolani, Rungaje, Bitaj dhe Daullas perfshinin 54 familje te krishtera, ritet fetare i kryenin ne kishen enorike dedikuar Shen Nikolles ne Vanar dhe Shen Janit ne Bitaj e vizitoheshin nga dy prifterinj.
Ne vitin 1927 Vanari kishte 89 orth, Gogolani 50 orth, Daullas Minos 12 muh dhe 142 orth, Rungaj e re 36 orth, Rrungaj e vjeter 47 orth, Bitaj 79 muh dhe 26 orth, Shenkolli me 26 muh,

Enoria e Ardenices perbehej nga Stanet e Kolonjes dhe Cipllakes si dhe te fshatrave Ardenice duke permbledhur 51 familje, ritet e tyre fetare i kryenin ne Manastirin e Ardenices, dedikuar Shen Merise dhe vizitoheshin nga prifterinjte e Manastirit. Ne afersi te fshatit Cipllake gjendej edhe kisheza dedikuar Shen Thanasit.
Ne vitin 1927 Ardenica kishte 162 muh dhe 9 orth, Cipllaka 66 muh, Stan Kolonja 4 muh dhe 221 orth dhe Stan Manastir 119 orth.

Enoria e Petoves perbehej nga 29 familje kristjane te fshatrave Petove dhe Stan Petove, vizitohej nga nje prift dhe ritet i kryenin ne kishat e fshatit dedikuar njera Shen Parashqevise dhe e dyta Shen Nikolles. Ne vitin 1927 Petova kishte 154 muh dhe 39 orth, Cakajas Petove 29 muh.

Enoria e Mbrostar Muhamet perfshinte fshatin e bashkuar Omonim (Bashkim) me 14 familje kristjane, ritet fetare i realizonin ne kishen e fshatit dedikuar Evangjelizmoit te Shen Merise dhe vizitoheshin nga nje prift.


Enorite e Ndernenasit, Hadanit, Hasturkasit dhe Havaleasit perbeheshin prej fshatrave Ndernenas, Hasturkas, Iriqas, Hadani, Rustamani dhe Rusamani dhe permbledhin 101 familje kristiane te cilat ritet e tyre fetare i realizojne ne kishat enorike te Evangjelizmoit te Shen Merise ne Ndernenas dhe ne kishezen e Shen Marines e vizitoheshin nga dy prifterinj.
Ne vitin 1927 Vanari kishte 89 orth, Gogolani 50 orth, Daullas Minos 12 muh dhe 142 orth, Rungaj e re 36 orth, Rrungaj e vjeter 47 orth, Bitaj 79 muh dhe 26 orth, Shenkolli me 26 muh,
Enorite e Ndernenasit, Hadanit, Hasturkasit dhe Havaleasit perbeheshin prej fshatrave Ndernenas, Hasturkas, Iriqas, Hadani, Rustamani dhe Rusamani dhe permbledhin 101 familje kristiane te cilat ritet e tyre fetare i realizojne ne kishat enorike te Evangjelizmoit te Shen Merise ne Ndernenas dhe ne kishezen e Shen Marines e vizitoheshin nga dy prifterinj.
Ne vitin 1927 kishin keta banore Ndernenasi 149 orth, Hadani 66 orth, Hasturkasi 138 muh, Havaleasi Tuzlla 84 orth, Iriqas 55 orth, Resomani 75 orth.

Enorite e Grabianit ku benin pjese fshatrat Grabian, Stan Grabian, Stan Germenj, Stan Gjeneruh, Stan Bishtcukas me shtatedhjet e nje familje ku ritet fetare i kryenin ne kishat e bashkesise se zones ne ate te Shen Nikolles e te Shen Dhimitrit dhe sherbehej nga nje prift. Grabian vjen nga fjala sllave grope. (vend i vendosur ne grope)
Ne keto enori numri i banoreve me 1927 eshte Grabiani 12 muh dhe 164 orth.

Enoria e Gradishtes permblidhte fshatrat Stan Gradishte, Fier Rista Seman, Gungasi, Shengjergji dhe Makallaza. Ku benin pjese shtatedhjet e gjashte familje dhe ritet fetare i realizonin ne kishat e komunitetit kristian te zones si ne ate te Shenjtoreve Minait, Viktorit dhe Vikingit dhe sherbeheshin nga nje prift.
Gradishta 58 muh dhe 168 orth, Fier Seman 11 muh dhe 204 orth, Gungasi 80 orth, Shen Gjergji me 54 orth, Makallaza ?.Ne vitin 1985 Fier Semani ishte qendėr fshati i bashkuar qė pėrfshin edhe fshatrat Babunjė, Gradishtė, Gungas, Spolatė me rreth 3.800 banorė.

Enorite e Semanit perbeheshin prej fshatrave Seman, Stan Seman, Alibejani, Romani, Sheqmarinasi, Remani, ku perfshiheshin 114 familje, ritet fetare i realizonin ne kishat e bashkesise kristiane te Shen Triadhes ne Seman dhe vizitoheshin nga tre prifterinj.Ne vitin 1927 kishin Semani me 267 orth, Alibejani 19 muh dhe 112 orth, Sheqremani 133 orth, Sheqmarinas 145 muh dhe 497 orth, Remani ?, Romani?

Enorite e Karavastase perbeheshin nga fshatrat Karavasta, Driza, Cakajasi, Pervazi, Remasi, Muciasi, Guri dhe Babunja, ne to banonin 61 familje
Enorite e Karavastase perbeheshin nga fshatrat Karavasta, Driza, Cakajasi, Pervazi, Remasi, Muciasi, Guri dhe Babunja, ne to banonin 61 familje kristiane, vizitoheshin nga dy prifterinj dhe ritet fetare i realizonin ne kishat enorike te Shen Thanasit ne Karavasta dhe ne kishezat e Shen Nikolles ne Mucias, te Shen Dhimitrit ne Drize dhe te Shen Premtes ne Karavasta.
Ne vitin 1927 Karavastaja ishte me 84 muh dhe 188 orth, Driza ?, Cakajasi 19 muh dhe 24 orth, Pervazi ?, Guri 93 muh, Muciasi 70 muh dhe 30 orth, Babunja 184 muh dhe 23 orth.
Godulla e Karavastasė ėshtė lugin nė formim me siperfaqe 8,5ha

Enorite e Divjakes dhe te Kularit perbeheshin nga fshatrat Divjake, Xenge, Nove, Stan Divjake, Kulari, Sulzotaj, Xengu, Coku, Miza, Zharneci, Kryekuqi dhe Shenepremtja ne te cilat banonin 147 familje ritet fetare i realizonin ne kishen e bashkesise kristiane te Evangjelizmoit te Shen Merise ne Divjake dhe ne kishen e Shen Nikolles ne Xenge.Ne vitin 1927 sipas regjistrimit kemi keta banore sipas fshatrave Divjaka me 9 muh dhe 812 orth, Germenj Coku 172 muh dhe 105 orth, Xengu 111 orth, Nova me 13 orth, Zharneci 114 muh, Kulari 174 orth, Miza 65 muh dhe 75 orth, Kryekuqi 159 muh dhe 97 orth, Sulzotaj 161 muh dhe 20 orth, Shenepremtja Imlaqi 56 muh.
Gėrmėnji ne vitin 1985 ishte qendėr fshati i bashkuar qė pėrfshinnte edhe fshatrat Bishēukas, Gėrmenj i vogėl, Bregas me 2.000 banorė

Ne mesjete e vone filluan te rindertohen mbi germadhat e vjetra te faltoreve mjaft kisha, manastire, xhamira si dhe tyrbe.
Keshtu vetem ne periferine e kodrave Ardenice-Germaēok shohim qe te jene ngritur mbi 37 kisha, 3 xhami dhe 3 tyrbe gjithsejt 43 faltore. Keto edhe sot e kesaj dite njihen nga banoret ku dhe une vet i kam pare nga afer gjate jetes.
Frekuentoheshin keto faltore:

Shen Meria e Manastirit te Ardenices cdo te diele dhe cdo dite te kremte.
Shen Gjergji i Libofshes cdo te diele dhe cdo dite feste fetare
Shen Kolli i Vanarit cdo te diele e cdo dite feste fetare.
Shen Meria dhe Shen Kozmai ne manastirin e Kolkondasit. Cdo dite te diele dhe cdo dite te festive fetare
Shen Minaj i Gradishtes cdo dite te diele dhe cdo dite te festive fetare
Shen Thanasi i Karavastase cdo te diele dhe cdo dite te festive fetare.
Shen Merija e Ndernenasit cdo te diele dhe cdo dite te festive fetare.
Shen Merija e Divjakes cdo te diele dhe cdo dite te festeve fetare.
Xhamija e Libofshes nje here ne jave cdo te premte.
Xhamija e Kryekuqit nje here ne jave cdo te premte.
Shen Marina ne Ndernenas bregdet festohesh nje here ne vite me 17 korrik
Shene Premtja e Gogolasit nje here ne vite.
Shen Kolli i Xengut nje here ne vite dhe pothuaj cdo dite nga njerez te krishter e muhamedan. Cdo nate atje do te gjeje njerez qe faleshin dhe flinin ne kishe, sic duket kjo faltore ishte qe ne kohet pagane dhe me vone e frekuentonin si orthodhoksit, katoliket dhe muhamedanet.
Te trija teqet ishin njera ne fshatin Cakajas, nje ne Mucias dhe tjetra ne fshatin Kryekuq, ato hapeshin nje here ne vite.
Te tre xhamit sherbenin tre hoxhallare nga nje ne cdo objekt.
Ne te tete kishat qe frekuentoheshin cdo jave sherbenin 11 prifterinj, nder keto dy ishin manastire i Ardenices dhe Shen Kozmait qe kishin prane shkolla dhe konvikte ku mesonin nga 35 nxenes ne sejcilen shkolle. Ndersa ne shkollen e Libofshes nuk kishte konvikte por mesonin mbi 100 nxenes qe mbaronin shkollen fillore, ndersa manastiret kishin nga 8 klase ku nxenesit qe mbaronin keto shkolla beheshin prifterinj ose psalte kishe. Shkolla e Libofshes ishte me pese klase. Ne te trija keto shkolla mesimet beheshin ne gjuhen greke.
Prifterinjte e hoxhallaret me punen e tyre i sherbenin rendit feudo borgjeze te turqis dhe e kishin lene popullin pa dije e ne mjerim deri sa shteti yne popullor i ndaloi me kerkese te rinis institucionet fetare. Influenca e fese ka qene e hidhur, njerzit me besim muhamedan mbanin ramazan, hanin naten dhe agjeronin diten, turturonin shpirtin per te falur mekatet.
Ndersa besimtaret kristian mbanin kreshem (lidhja e mishit, nuk lejohej ngrenia e mishit) dy dite ne jave te merkuren dhe te premten qe bejne 106 dite ne vite.
Kreshmet e Pashkes se madhe qe mbaheshin per 49 dite.
Kreshmet per Krishtlindje mbaheshin 42 dite
Kreshmet e Shen Merise se Gushtit 15 dite
Kreshmet e Shen Pjetres 8 dite
Shuma vjetore e diteve qe mbanin kreshme ishte 220 dite.

Kuptohet se sa e veshtire ishte jeta te mbaje shpirtin vetem me buke, grosh, bathe, lakra, ullinj, turshi, qep, presh e hudhra nė me teper se gjysmen e vitit qe do te thote dhe shkaterrim fizik dhe turturim shpirteror, kurse muhamedanet mbanin ramazan per gjate 30 diteve pa ngrene buke e pa pire uje gjate 12 oreve te dites duke e kompesuar me ngrenien naten iftar e syfyr, kishte raste qe hanin kaq shume sa qe dhe semureshin.

Llaqi Jano Lushnje tetor 1979

Vashon me shkrimin Divjaka dhe historia e saj neper shekuj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Karatopraku - Myzeqe e Poshtme
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fortesa e Musionit ne Myzeqe
» Kulla dhe skela e Pirgut ne Myzeqe
» Pranvera, Vera dhe Malarja ne Myzeqe
» Disa mendime per cfare kam shkruar me lart mbi antikitetin ne Myzeqe
» Kozmai i Kolkondasit, nje shenjtor shqiptar nga Epiri dhe Tempulli i tij ne Myzeqe

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Viset shqipetare-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions