LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Kozmai i Kolkondasit, nje shenjtor shqiptar nga Epiri dhe Tempulli i tij ne Myzeqe

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Avram Mitro Xhumara
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres



Numri i postimeve : 45
Join date : 11/01/2010

Kozmai i Kolkondasit, nje shenjtor shqiptar nga Epiri dhe Tempulli i tij ne Myzeqe Empty
MesazhTitulli: Kozmai i Kolkondasit, nje shenjtor shqiptar nga Epiri dhe Tempulli i tij ne Myzeqe   Kozmai i Kolkondasit, nje shenjtor shqiptar nga Epiri dhe Tempulli i tij ne Myzeqe Icon_minitimeWed Mar 10, 2010 3:49 am

pjese nga shkrimet Myzeqeja dhe mistere Shqiptare te autorve Llaqi dhe Mihal Jano

Shqiptari nga Epiri, Konstandini i njohur si Shen Kozmai i Kolkondasit
Sami Frasheri ideologu i madh i Rilindjes Shqiptare shkruan “…Shume shqiptare jane cquare e kane treguare vetene ne dituri e ne te tjere gjerera, po me keta te tjere mburrene e jo shqiptaret’ e Shqiperia”



Mbi plakun murg Shen Kozmain me origjine nga Epiri ilirik dhe manastiri per nder te tij ne Kolkondas te Myzeqese.

Ne sot me te drejte krenohemi per kontributin e madh qe i kemi dhene krishterizmit por gezohemi edhe me vlersimin qe bota i ka dhene njerzve tane qe ju perkushtuan me aq dashuri e vetmohim realizimit te keshillave te ungjillit sipas porosive te Jezusit duke merituar edhe titullin e larte Nobel te paqes sic eshte rasti i Nene Terezes.
Noli yne i madh thekson se Kisha Orthodhokse ne Shqiperi nuk i perket vetem orthodhokseve por gjithe shqiptareve.
Orthodhokset shqiptare shkruan Ismail Kadare, ashtu si katoliket, ashtu si myslimanet kane qene pjese e pandare e korpusit kombetar ne te gjitha stuhite qe ai ka perballuar ne shekuj, ata kane dhene kontributin kolosal ne Rilindjen Kombetare Shqiptare. Ata diten mjaft mire te vepronin edhe ne momente te veshtira e te nderlikuara kur feja identifikohej ne perandori me kombin dhe kjo me qarte shfaqet ne jeten e viteve te fillimit te shekullit te XIX, pas clirimit te Greqise qe prishi dhe harmonine midis orthodhokseve ku shqiptaret nuk mund te pranonin tezen groteske te dale nga grupet e qarqe panhelene se gjithe orthodhokset jane greke.
Ishin kohra kur ne teritoret tona per shkak te pushtimeve dhe imponimeve qindra vjecare, kur nuk kishte dale nocioni i kombit por banoret, shqiptaret dhe te tjeret ndaheshin dhe njiheshin sipas perkatesise fetare, katoliket ne latine, orthodhoksit ne greke dhe muhamedanet ne turq e mbi kete baze ishin dhe sherbesat fetare dhe sherbimet e administrates. Nuk gjejme dekument te mbreterise se Arberit ne gjuhen shqipe, as ne Despotatet e krijuara ne Iliri, as nga kancelaria e antiturkut Gjergj Kastrijotit, as ne pashalleqet e shumta shqiptare. Mbi keto gjuhe ishin formuar te gjithe personalitet e jetes shoqerore te kohes, latinet veriore si Budi, Bogdani, Bardhi, Mazreku, Gazuli, Gjecovi, Fishta e dhjetra te tjere qe ndiqnin traditen e Engjellit, Buzuku, Barletit, Tivarasit, Bicikemit, Muzakes, Matarenges e tjere
Orthodhokset shqiptare me veprat dhe aktet e tyre, shume here me flijimin e jetes se tyre, deshmuan se ishin orthodhoks te nje kombesie tjeter. Historia e vendit tone sikunder historia e cdo kombi tjeter nuk ka ngjarje per te hedhur poshte, sepse ato perbejne pashaporten e kombit, te rruges mijravjecare qe percakton identitetin tone. Pa ate rruge, pa ato ngjarje madhore dhe personalitetet qe i udhehoqen ato nuk mund te kete shkelqim vet madheshtia e popullit tone gjuha, kultura, e vecanta jone karakteristike ne mozaikun e popujve te tjere te Europes dhe botes por edhe vet kujtesa per brezat e ardhshem.
Por ne historine tone ka patur edhe ka tendenca jo vetem nga kisha greke, sllave apo latine per interesa dhe mohime te caktuara. Por e keqja eshte se gjallojne e veprojne me orjentime mes nesh sipas nje skenari e pervoje te njohur shfaqe te rrymave radikale midis fanatikeve qe vijne nga persona me origjine dhe psikologji orjentale dhe vazhdues te nje politike konstante qe fatmiresisht nuk perkrahen nga shqiptaret e tjere vellezer myslimane, pavarsisht qe paraja derdhet e ndonje shkrim “patriotik” mbane firme te ndonje studjuesi gjoja serioz.
Ka shkrues te hidhur, nuk flas per injorantet adolishente te letrave amorale historike, per fjalet e shkrimet e dilitanteve te kafeneve orjentale por per studjues qe cuditerisht jane mrekulluar nga jeta perendimore dhe i servilosen asaj sipas nje tradite te njohur sllave per te justifikuar dhe perfituar kredo morale per angazhime politike.
Ka ardhur koha qe mjaft ngjarje te trajtohen me interes per kthjellimin e hijeve qe kane renduar e permbysur pjese te rendesishme te historise kombetare. Na duhen te gjitha ngjarjet e datat ti analizojme e te krenohemi me ate pjese te ndergjegjes se larte te manifestuar por edhe te mbajme qendrim ndaj asaj pjese te lenduar te ndergjegjes kombtare qe na akuzon, sepse jemi nje popull krejt i vecante, teper vital qe tanime eshte rrudhur se tepermi krahasuar me hapsirat e dikurshme ilire.
Pushtimi otoman, shuarja e perpjekjeve per liri, nderrimi masiv i fese kristiane eshte nje dukuri katastrofike per ndarjen nga Europa qe do te kishte pasoja qindra vjecare, vite te erta e te ashpra, te ftohta dhe grirese, nje kthim e zhvillim primitiv dhe per pasoje edhe nje afirmim kulturor te ndryshem nga ajo e fqinjeve tane pavarsisht perpjekjeve te mjaft intelektualeve patrijote e klerikeve te krishterizmit katolik e orthodhoks me ndikim e rrenje perendimore qe perpiqeshin me arme dhe me dije per te mbajtur te ndezur vatren e zjarrit arberor.
Kjo mangesi ne ndergjegjen kombetare ndodhte sepse mjaft prej nesh bile edhe shume vite pas krijimit te shtetit tone do te perkrahnin dhe mbeshtesnin turpesisht nje perandori, nje shtet autokratik, nje rregjim qe i kishte sjelle aq shume lengata, aq shume deme ekonomike, politike e kulturore aq shume antentate identitetit kombetar evropjan te shqiptareve.
Historia e Shqiperise fatkeqsisht po shkruhet dhe rishkruhet me permasa tundimi dhe emocionale duke u diskutuar pjeserisht ne rrethe intelektuale, ne rrethe ekstremiste injorante “nacionaliste”, ne rrethe patrijotesh dhe jo te tille qe kane kohe qe po konturojne shtremberimet e para te cilat vazhdojne te percjellin keqkuptime te shumta, qendrime e ndarje te ashpra politike, krahinore, fetare midis njezve tane dhe popujve fqinje shekullore me ne. Duhet ti shtojme kesaj zhurmen e motivuar nga laboratore me te hershem primitiv ne kete drejtim dhe mjegullnajen qe hidhet neper kafenete nga njerez pa dije ne shtypin e dites dhe emisjonet e sajuara e te parapaguara qellimisht e poshtersisht nga te shumdukshem karrema peshkimi dhe misterioz te hamendshem.
Ne akuzojme fqinjet tane per cdo gje dhe harrojme Europen plak qe nxiti dhe krijoi ne ballkan ate pershtjellim aq vrastar te popujve qe banojne ketu. Po pse Europa ishte kunder nesh dhe vazhdon te qendroje ne ato pozita qe po na zhgenjejne ne shpresen e shume enderruar ne shekuj. Kjo ka bere qe edhe sot e kesaj dite te vihet ne pikpyetje mbase e qellimshme sa per fajin tone aq edhe te atyre qe u intereson, qe corodit mendjet e atyre qe duan te dine te verteten per ti vene tradites sone te vjeter dhe nje tipar ndrites se ndergjegjes sone kombetare. Shkakun duhet ta shikojme me mire e duhet ta kerkojme ne radhe te pare nga vetja.
Ne ishim dhe perseri mbetemi mbase jo me ate force rober te nje psikollogjie qe na mbajti skllave per 500 vjet, rober e perkrahes te pushtuesve tane shekullore anadollake, pushtues qe u munduan te na zhduknin si etni, qe te c”rrenjosnin kulturen e trasheguar te kontinentit te vjeter, duke na ndryshuar fene dhe traditen europjane dhe na shtynin neper konflikte e luftrash te pergjakshme me njeri tjetri. Ky mur qe kerkohet te ngrihet nga skeptiket, pervec fshehjes se te vertetes ashtu sic e trajton Kadareja “Ne poshterimin e Ballkanit” komunikon me njerzit e ditur te botes me nje keqkuptim historish dhe urrejtje te mases se madhe ndaj nje populli si yni, i cili nuk e meritonte dhe meriton aspak kete veprim, por le pasoja te pashlyeshme ne kujtesen e historise dhe ne syte e botes se lodhur tashme me ne.
Shume eshte spekulluar edhe me para por keto vite te fundit edhe me shume per arsye politike nga te dy anet per jeten, aktivitetin dhe teresisht vepren e njohur e te pa njohur te nje shqiptari orthodhoks nga Epiri yne, Kostandinit nga fshati Pema e Madhe e Etolise ose sic njihet ne popull, Shen Kozmai i Kolkondasit.
Eshte nje dite e gushtit, data 24 gusht kur te gjithe besmtaret kristiane por edhe te tjere nga besime te ndryshme ndalen e nderojne sipas menyres se tyre jeten e ketij martiri te krishterimit.
Pra ne e njohim sipas tradites te te pareve tane dhe jo se c”mund te shkruhet per qellime te ndryshme politike e ideologjike nga Greqia, apo si kunderpergjigje te mendimeve e qendrimeve te tyre ndaj ketij martiri nga mjaft te tjere shqiptare e te huaj.
Ne e respektojme si nje deshmor, martir te arsimit dhe krishterizmit te rene ne ato kohera teper te veshtira te dhunes se gjithanshme qe ushtronin administratoret e pushtimit turk, myftinjte e taboret e sekteve e terikateve te shumta muhamedane ne ballkan.
E respektojme si coban baban, qe i priu turmave te etura shpirterisht per fjalen e ngrohte e doren e zotit qe kishte kohe qe kete vend sikur e kishte harruar.
Ai ishte teper praktik dhe nje mjeshter i sherimit te shpirtrave te drobitur njerezor nga lodhja e traumave te gjithanshme qe shoqeronin banorin e trevave tona qe vuajtjet i kishte si ato te koheve biblike qe priste shpetimtarin qiellor. Me dijen dhe aftesite qe zoteronte, nepermjet edukates ai bente Moisiun e ata do ta adhuronin si cudiberes dhe si nje profet i se ardhmes. Kete murg te shquar orthodhoks ndergjegja popullore e kishte shenjteruar qe ne gjallje jo si klerik se dhe i tille nuk ishte. Ai nuk ishte dhespot e as prift e nuk punoi per kishen por per shkollat dhe perhapjen e gjuhes dhe arsimimin e popujve te roberuar nga sundimi turke, kryesisht tek banoret shqiptare qe ishin te gjakut te tij e kishin mbetur pa drejtues shpirteror prej mjaft kohesh.
Kisha orthodhokse e nderon per ate cka beri ai ne ate kohe por politika ka kohe qe luan anen tjeter te shfrytezimit te figures se tij duke i veshur mjaft te pa qena qe sot i interesojne politikes sidomos pas viteve te Rilindjes Ballkanike e sidomos pamvarsise se Greqise.
Por ai nuk perfaqeson ate qe ja veshin sot keta politikane te erresuar greke qe besimtare nuk jane e nuk mund te jene. Shohim se ka kohe qe dhe mjaft shqiptare ndihen te paditur e te coroditur per te shpjeguar mjaft thenie apo edhe mjaft te pa qena e te pa njohura me pare per jeten e ketij njeriu te shenjteruar. Keta ketej kane edhe shtyrje nga religjione te tjera qe kane mbajtur te njejtin qendrim ndaj besimit orthodhoks ne shekuj.
Une nuk jam besimtar per vet formimin tim por e ndjej si nje detyrim moral qytetar te kontriboj sadopak per te kthielluar turbelliren dhe qetesuar ulurimat e te semurve revanshor qe jo se jane besimtar por me teper inatcor per gabimin e rende e te qortushem qe bene te paret e tyre dikur ne abandonimin e besimit, por edhe ne saj te shperblimeve qe ju jepen gjoja ne te mire te mbrojtjes se dinjitetit kombetar.
Le te marim e te shikojme dy njerzit me te rendesishen ne ate kohe ne teritorin tone Ali Pashe Tepelenen dhe Martirin Kozma. C”kane ate te perbashket te nisur gjithmone per aq sa na afrojne dekumentat dhe jo deshirat e krijimet politike e sajimet filozofike te kohrave e interesave fluger te sotme. Jane te dy shqiptare epirote, me te njejtin gjak me te njejten gjuhe por me besime te ndryshme ndaj Zotit te vetem. Plakun Kozma duan ta bejne me grek se vet greket po keshtu dhe Ali Pashe Tepelenen me turk se vet turqit. Por vete grekerit edhe sot kerkojne ti pervetsojne padrejtesisht te dy keta shqiptare epirote qe kane bere emer ne histori ne kohen kur nuk kishte as Helladhe dhe as Epir helenik. Ketu eshte dhe pergjegjsia shqiptare qe nuk ka dashur ta njohe dhe trajtoj drejt realitetin historik te atyre kohrave pavarsisht zerave te intelektualeve te ndryshem qe terhiqnin vemendjen per ruajtjen e identitetit te gjithanshem kombetar, te rajoneve, njerzve e besimeve te ndryshme fetare, traditave e zakoneve shqiptare duke ju hequr e larguar edhe myshkun e llyshkun e huaj qe neper kohra si mish i huaj na ishin ngjitur.
Ali pasha Tepelena ishte nje shqiptar epirot, pinjoll i nje familjeje qe per arsye qe kushdo i kupton per kohen qe jetuan kishin perqafuar ideologjine e pushtuesit e me zell kishte bere mjaft sherbime deri teper te dhunshme ndaj shokeve, miqeve, te afermeve per te fituar besimin tek turqit. Ai ishte njeri mjaft i ashper dhe i duzuar, zhduku mjaft intelektuale e qytetare me vlera ne jeten shoqerore te atyre viteve.
Le te shikojme kronikat e dhuneshme e te frikeshme te ketij shqiptari, ato jane teper te pa besueshme por nje realitet i tmerrshem per historine e kombit tone. Si u rrit e si mori pushtetin, ai s”kish shkolle, pervec asaj te kacakut, por ishte i zgjar e dinak nga natyra. Dikush shikon disa grimca anesore dhe i shumfishon deri ne vlera teper te rralla te karakterit te shqiptarit kur kjo nuk eshte e vertete. Jane shkruar nga mjaft bashkohes te tij qe e kane njohur nga afer kete pasha. Nuk kane munguar shpesh here edhe lavdatat dhe nderimet e qellimshme qe ja u donte misioni i tyre ne keto ane per te dhe situaten qe ishte. Ai ishte njeri konjektural, disa here hyri ne kontradikte me Porten e Larte e cila ne mjaft raste nuk ja kishte ngene te merej me njeriun e provinces se larget kur fronti lindor ishte per ta mjaft jetik.
E kurdohere fermanet qe dergoheshin per te pabindurin do te gjenin nje njeri edhe dinak edhe servil per te shpetuar lekuren e tij.
E mbajne e i japin atributet e nje njeriu te madh qe deshi te bashkoj Shqiperine e ta mblidhte ne nje dore, por kur kerkoi ta beje kete kur i erdhi laku ne fyt dhe mosha e pleqerise qe e mundonte dhe djemte e te afermit ju larguan. Edhe ne momentet e fundit dekumentat flasin per nje pendese dhe nje shprese besimi per falje si nga hera nga porta e larte.
Kush eshte shqiptar i madh ne ato kohera Ali Pasha qe detyroi e vrau vajzat e grate shqiptare ne humnerat e maleve dhe preu trimat e flamurit te shqiptarizmes sic qene Suljotet legjendare dhe Himarjotet e maleve te bregdetit, ai qe shgenjeu shpresen e europjaneve ne keto ane. Por perseri ne do ta vlersojme Aline si figure historike e si shqiptar edhe per ndonje hap te zgjuar e te matur qe beri ne interes te situates ne ato vite me njerzit duke organizuar dhe drejtuar e fuqizuar pashallekun e Janines, me fqinjet ne mbeshtetje te revolucionit grek e me administratoret e Portes se larte por edhe si tolerues ndaj besimit te te pareve ku lejoj rindertimin e kishave e te manastireve dhe kujdesin per njerzit me kulture dhe sherbime misjonare apostolike si shen Kozmain nga Epiri.
Tashme le te marim e te trajtojme Shen Kozmain martirin e orthodhoksise per sa njohim e thuhet qe ka bere ne jeten e tij. Dihet se kisha orthodhokse ka mbi 3000 martire qe nderohen dhe kujtohen perhere nga besimtaret e saj. Dikush kerkon nga kisha Autoqefale Shqiptare krijimin e kalendarit te martireve te vet dhe kjo eshte nje kerkese mbase mjaft e drejte. Jane hedhur shume mendime psekulative dhe teper te qellimshme qe kane zene vend edhe ne mendjet dhe shpirtrat e trazuar te mjaft shqiptareve qe kerkojne me ngut nje pergjigje qe nuk ka nevoje per pergjigje. Por do ti bejme te njejten pyetje pse kjo nuk kerkohet edhe nga besimet e tjera qe kryejne aktivitetin shpirteror keto 500 vjetet e fundit ne trojet tona. Ku i kane jezuitet dhe franceskanet martiret e besimit te tyre shqiptar, te me falin tani se fundi kemi nene Terezen qe i takon gjithe botes dhe me kete duhet te krenohemi por besimi nuk njeh komb apo shtet ai eshte nje besim e krijim shpirteror i formuar dhe bere edukate shoqerore ne mbare popujt. Po keshtu mund te themi ku jane martiret nga radhet e myftinjte dhe baballareve te besimit muhamedan me origjine shqiptare qe te nderohen per kontribute materiale e shpirterore te dhena ndaj vendit dhe popullit tone. Une mendoj se nuk ka dhe s”mund te kete se ne kuranin e shenjte gjerat jane shkruar qarte per te gjithe besimtaret qe e respektojne ate.(mos doni te thoni kemi p.sh Ballaban Pashen, Haxhi Qamilin)
Dihet se nga besimtaret e kishes orthodhokse nderohen mjaft martire te saj, njerez qe jane bere theror per te mbrojtur e mbajtur te pastra ideolet e krishterizmit. Besimtaret orthodhokse shqiptare sipas kushteve, rrethanave e pervojes se jetes shoqerore dy mije vjecare te kristianizmit ne Ballkan kane respektuar me devotshmeri kedo qe ka bere akte marterizimi qe nga Shen Pali, Shen Pjetri e te gjithe apostujt, lajmetare te krishtit shpetimtar por kemi respektuar edhe martiret kristian shqiptare qe jane me qindra qe nga Asti i Durresit qe u marterizua me 6 qershor te vitit 68 ne kohen Trajanit, Lefteri peshkopi i Vlores u marterizuan me prerje koke ne qender te Romes bashke me nenen e vet Vanthia kur sundonte Adriani qe perkujtohen ne cdo 15 dhjetor, Danakti klerik i kishes se Vlores perkujtohet me 16 janar te cdo viti, u marterizua ne kohen e Neronit.
Ne krahinen e Thesprotise (Camerise) u marterizua ne shekullin e dyte Shenjtorja Premtja qe respektohet shume nga shqiptaret e Epirit, arvanitesit e Greqise dhe orthodhokset e Shqiperise, shenjtori luftarak Merkuri duke vazhduar me Kostandinin tone nga Nishi si nje mbrojtes i flakte i krishterizmit duke shkuar me tej me mjaft te tjere qe na japin kronikat si Shen Donati jeta dhe cudite e te cilit jane mbeshtjelle me mite te mjergullta te lashtesise se krahinave te Epirit e Shqiperise se Jugut me perjetim te plote e te vertete te figura e ShenGjergjit, Justiniani plak qe ndertoi kishen me te famshme ne bote ate te Shen Sofise, Jeronimi shenjtor ilir pruri kushtimet e shenjta, Nikete Dardani eshte krijuesi i kryekenges se korit kishtar “Te duem”, Xeroni qe perktheu ne latinisht biblen ishte shqiptar, shqiptar ishte edhe Athanagora i cili u takua me papen per te cliruar njeri tjetrin nga anatemat e 1054 qe ndan kishen katolike nga kisha orthodhokse, Jan Kukuzeli muzikologu i famshem neobizantin, Karl Topia dhe nje numer i madh papesh e kardinalesh katolike e deri tek shenjtorja Angjelina e famshme, motra e Donika Kastriotit, tek Nikodomi i sakrifikuar ne Berat nga sundimtaret dhe idhtaret fanatike turq, per Mihal Bubullimasin e shume te tjere qe mjaft mire mund ti gjeni ne librin e studjuesit Foto Ikonomit “Shenjterimi i te gjithe shenjtorve te Epirit” qe eshte me nje interes te vecante per studimet e historianeve tane qe po i nxjerim nga mjergulla e harreses dhe represionit qe ka shoqeruar vendin keto 2000 vjet krishterizem. Mos valle jane pergjegjes per kete harrese te imponuar nga mjaft rrethana vetem shqiptaret orthodhokse, por jo, eshte e lenduar e gjithe dija dhe gjindja kombetare.
Keto veprime te ndodhura neper shekuj jane fryt i keqkuptimit te vete shqiptareve qe te nisur nga interesa sa politike e ekonomike, kane kaluar neper konvertime te ndryshme, jane vrare me njeri tjetrin per vet karakterin e besen per fjalen e dhene, por edhe i kane hapur rruge me zgjuarsi e tolerance te keqes se imponuar si diversitet i te tjereve.
Vertetohet se ekzistojne nje plejade e madhe shenjtoresh e martiresh sic thuhet nga krahina e Epirit dhe te Shqiperise te cilet jane dalluar ne luften per besimin e orthodhoksizmit dhe kunder myslimanizmit gjate kohes se pushtimit osman. Shume prej tyre ishin te krishtere te fshehte qe te premten shkonin ne kishe e te djelen ne xhami, emrin mysliman dhe mbiemrin kristian ose myslimane te brezit te dyte ose te trete sic njohim mjaft raste ne teritore te tjera shqiptare ne krahinat e Malit te zi, ne Kosove dhe ne Shpate te Elbasanit, ne Etoli, Thesali, Thesproti e ne trojet ku banonin arvanitasit, te cilet deshironin te riktheheshin ne fene e te pareve te tyre ose duke shpallur publikisht besimin e tyre si pasoje edhe te pranojne ndeshkimet e rrepta qe parashikonin ligjet dhe ulemat islamike.
Antagonizmi kulturor ndermjet islamit dhe kristianizmit nuk ishin pakesuar. Lufta behej midis rojeve te erresires imponuse dhe bijeve te drites per rrugen e se ardhmes. Per kete shikoni ndryshimet ne nivelet e zhvillimit te gjithanshem shoqeror, politik, ekonomik e kulturor te vendeve midis botes kristiane dhe asaj islame ne ato kohera dhe sot.
Eshte e vertete qe ligji islamik ndalonte nderrimin e besimit me force por ai perdorte forma te tjera edhe me te ashpra qe tashme njihen te dekumentuara nga historia. Kur ndokush nga keto forma e metoda 'vullnetarisht' behej mysliman dhe ne vazhdim do te denonconte dhe ofendonte kuranin, ai pa tjeter do i nenshtrohej ndeshkimit me te rende. Kemi ne vitin 1635 dekretin e Sulltanit qe ata te krishtere qe do te beheshin muhamedane rimernin pasurite e tyre te konfiskuara perndryshe ato do ti humbnin pergjithmone. Keshtu historia na tregon raste te shumta qe shqiptaret dhe arvanitasit duke dashur ne njeren ane te ruanin fene e tyre tradicionale te brez pas brezit dhe nga ana tjeter te mos humbisnin dhe pasurite, ndermoren kete sofizem qe kishin praktikuar edhe me pare mjaft fisnike e princer arberore qe njeri te behej muhamedane e te mbante pasurine e familjes e tjetri kristjane. Keshtu u bene mjaft muhamedane e u ruajt nje lidhje origjinale ndermjet te krishtereve dhe muhamedaneve per shume vite dhe do ti gjente kurdohere shqiptaret e te dy besimeve ne te njejten llogore kunder te njejtit armik si Ali Farmaqi nga Laleria e Morese me Kollokotronin, Bubulina me Qafezezin, Ali Pashe Tepelene me mjaft kapedane te krishtere, Naim Frasherin me Vaso Pashen, Ismail Qemalin me Luigj Gurakuqin, Fan Nolin me Faik Konicen.
Gjithkush dallon ne ato kohra ndermjet atyre shenjtoreve dhe martireve sic jane Shen Gjoni nga Janina, Nikolla nga Mecova, Kristo nga Preveza, Nikodomasi nga Vithkuqi, Anastas Gezofi, Kristo Kopeshtari ose sic njihet Arvanitasi, Anastasi nga Paramithia, Panajoti nga Delvinaqi, Zaharia nga Arta, Dhimitri nga Samarina, Joani nga Konica, Gjergji nga Janina dhe Nikita Arvanitasi qe te gjithe te etnis shqiptare.
Neomartiret e kishes orthodhokse jane kryesisht shqiptare epirote te cilet vendosen ne aksin kohor 1750-1850 dhe jane marterizuar sepse e ndjenin poshterimin se si prinderit e tyre nderruan besimin dhe ata vendosen te riktheheshin ne besimin kristian, kurse mjaft te tjere donin te shlyenin kete mekat qe i ngarkohej si trashegim mallkues.
Shen Nikita Arvanitasi eshte bashkohes dhe vazhdues i denje i Shen Kozma Etolasit. Ai lindi me 1760 eshte nga Shpata, vend i fisit te degjuar Shpatet, banoret e se ciles kishin si besim zyrtar ate myslyman por mbeten te krishtere te fshehte qe njihen si kripto te krishtere dhe vetem me 1904 me nderhyrjen e Rusise ata shpallen besimin e tyre te krishtere dhe sulltani e pranoi ne heshtje. Nikita Arvanitasi kur e ndjeu se duhej te rikthehet ne fene e meparshme te paraardhesve te tij, shkoi ne Malin e shenjte ku turturohej nga ndergjegja sepse prinderit e tij ishin bere muhamedane dhe qendronin kripto te krishtere per arsye te frikes ose dhe interesit, keto e nxiten qe te merte barren e rende te vetndeshkimit dhe spastrimit perfundimtar duke shpallur publikisht kundershtimin e tij ndaj fese myslimane duke gjetur keshtu vdekjen shpetimtare nga vuajtjet e ndergjegjes qe ngarkonte tere familjen. Eshtrat e tij gjenden ne kishen e Shen Anes ne Malin e Shenjte.
Martiri Kozma qe njihet ne popull Shen Kozmai i Etolis vjen nga tradita ashtu i thjeshte por edhe i madh per kohen dhe rrethanat qe veproi dhe kjo e bene me shume legjendare figuren e tij si nje person historik e me gjurme te pa shlyeshme qe ruhet ne breza.
Kane dale mjaft shkrime per Shen Kozmane, libra te ndryshem qe pervec te vertetes sjellin dhe sajimet e tyre per qellime te paramenduara nga nje politike e mbrapshte qe i shoqeron si nga teritoret helene ashtu edhe ato shume me te pergjeruara “nacionaliste” shqiptare.
Greket mburren pa te drejte dhe dinakerine karakteristike helene, me teper e respektojne politikisht kete martir te orthodhoksise.
Shqiptaret kristjane e respektojne me thjeshtesi pa njohur shtesat e nderhyrjet politike e sajesat e tjera qe i veshin figures se martirit. Shqiptaret e tjere qe shkruajne teresisht te besimit muhamedan ne emer te se “drejtes dhe te vertetes” qe i japin vetes dalin si mbrojtes te orthodhoksise e mbrojtes se shqiptarizmit qe dikush ja ka cenuar e shkruajne, bertasin, cirren e shajne por pa nje objektiv te caktuar duke ofenduar ne radhe te pare besimtaret e ndershem shqiptare. I trajtojne gjerat te perziera sic jane thurur e nuk i ndajne ato si te qellimta nga karakteri i parashtrimit politik, fetar, kulturor, kombetar apo nderkombetar.
Ne kohen e shen Kozmait nuk kishte dale akoma procesi i helenizimit apo kushtrimi per Vorio Epirin qe jane terminologji politike te mevonshme greke. Ne ato kohera kishte vetem nje motiv te ruajme besimin kristian prandaj edhe ai u be shenjt i ketij krishterizmi, formulimet e tjera jane te mevonshme e rendojne me kot murgun martir, ato jane sajesa spekulative te politikave qe kane lulezuar e frymezuar te kundertat e realitetit ballkanik qe i fryjne shovinizmat e te gjitha popujve ballkanike.
Martiri Kozma ka lindur me 1714 ne Etoli ne fshatin Pema e Madhe ne nje familje shqiptare epirote. Prinderit e tij kishin zbritur nga krahina ku ai me vone dha mesimet e shenjta. Jeta dhe aktiviteti i Kozmait eshte tashme shume e njohur. Ajo qe duhet te qartesohet eshte se ai nuk u vra nga Ali pashe Tepelena, ashtu si perpiqen ta kalojne ne publikun grek disa biografe, duke i sherbyer nje qellimi pa vlere, demprures dhe te shemtuar qe shume nga ne e njohim, shkruan studjuesi yne i njohur arvanitas Aristidh Kola. Pekundrazi ishte mare ne mbrojtje nga Ali Pasha dhe me nderhyrjet e tija, Patriarku shenjteroi dhe ndertoi kishen qe mban emrin per nder te tij.
Kete e thoshte me krenari shpesh here avokati, studjuesi dhe publicisti i njohur Aristir Kola qe ne e kemi njohur ne disa aktivitete te emigranteve shqiptare ne Athine. Kete te vertete e ka thene dhe Patriarku i madh Bartoleme kur vizitoi qytetin e Beratit. Nga kush tjeter me shume presim sot deklerata dhe konsiderata per njohje dhe vlersim per nje martir Shqiptar ?
Shkrimet e mevonshme greke japin edhe komente te ndryshme nga jeta e ketij martiri, kuptohet i veshin edhe mjaft veti e veprime qe atij nuk i perkasin. Kjo behet per mjaf arsye por ne radhe te pare per ti sherbyer politikes se helenizmit te krishtereve te tjere te ballkanit si shqiptareve, vlleheve, sllaveve qe ka filluar pas krijimit te shtetit grek.
Thone ne disa shkrime se martiri Kozma predikonte kudo ku shkonte neper turmat qe e shoqeronin ne sheshe e kisha por edhe ne qytete qe te perkrahnin helenizmin dhe te mesojme gjuhen e shenjte greke, ta largojme gjuhen e djallit te mallkuar, shqipen dhe vllahishten. Por kjo nuk eshte e vertete te jete thene nga goja e martirit. Qellimisht nuk shkruhet per krishterizmin qe predikonte ai por i shtojne helenizimin qe nuk mund te imagjinohej si propagande ne ato vite te dhunes e autoritet te rrepte turk. Kjo vertetohet ne fjalimet e tij ne Voskopoje e ne Berat ku ai mori ne duar librat e shenjte te shkruar ne gjuhen latine e sllave te shtypura ne Venedik e ne tipografine e Voskopojes dhe i bekoi ato ne emer te perendise.
Arsimi qe kerkonte shen Kozmai ishte kerkese e kohes dhe kryesisht vinte si ndikim i Rilindjes Europjane dhe iluminizmit Frances keshtu qe ky veprim eshte nje akt tjeter progresiv per ato kohera se shkrimi i gjuhes eshte mjeti perhapes i arsimit me te tera rrjedhimet pozitive per nje popull e nje vend per te shkuar perpara.
Profecia apo porosia ”t’u mesoni gjuhen e zotit tone Jezu Krisht edhe atyre qe nuk e flasin, qe ta flasin dhe ta shkruajne ate” disa qe nuk e kane kuptuar drejt porosine i ka revoltur ne kohet tona. Mendoj se kjo porosi eshte kerkese e qarte e nje njeriu te mencur, e te urte dhe nuk ka nevoje per aludime te tjera. Ne tashme e dime se Jezusi nuk ishte helen e aq me teper gjuha qe fliste ai, tjeter gje eshte se librat e shenjte ishin te njohur ne ballkan ne gjuhen greke dhe latine e me vone edhe ne gjuhen sllave. Disa shkrues sot nga dyer te njohura sherbyesish te zellshem anadollak cirren me te madhe se ju dhimbka fort kombi qe ja rrembyen fqinjet e djallezuar por le te na nxjerin te pakten letrat turke te gjysheve me vendimet antikombtare apo ato me dhimbje per kerkesen qe librat e shenjte i kane kerkuar ne pa mundesi te gjuhes shqipe te beheshin ne gjuhen e baba sulltanit babagjyshit te tyre.
Dikush nga ne shkruan se jeta e martirit Kozma ka mare nga populli formen e tregimeve biblike si ajo e Jezusit, por vertet ashtu eshte jeta e shenjtoreve per te mire te jetes kristiane, do te ndjeke ate linje ne traditen popullore e ate fetare qe jane te saksionuara ne sinodet e kishes orthodhokse.
Por shkruesit edhe vet e pranojne se ne fakt kane edhe nje njohje historike te pa mjaftueshme per interprentime relegjioze e deklarojne te nxituar se keto tregime e rrefime popullore jane ndodhira e sajesa te lindura ne mjedise klerikale e fshatare analfabete e gjysme analfabete e gjenin perhapje te gjere (konkluzion i dal me llogjike?) ne ato momente krize te pergjithshme shoqerore, politike e shpirterore sic ishte fundi i shekullit te XVIII. Dakort sipas jush me kete llogjike por ku jane shkrimet e qendrimet e drejta te mbajtura nga paria dhe ajka e shoqerise se asaj kohe per kete problem, ju nuk i sillni por me mire ti referohemi atij qe kishte fuqine me te madhe te asaj kohe, vet Ali Pashe Tepelenesh qe e njihte dhe nderonte murgun Kozma.
Si mjaft besimtare te tjere te devotshem te kohes se shkuar, shqiptare, greke, sllave, vllehe qe per tu paisur me nje formim me te gjere teorik e praktik kristjan edhe Kozma Etolosi shkoi ne manastiret e Malit te Shenjte qe ishin edhe shkolla te larta te formimin shpirteror, hyri ne seksionin e klerikeve qe vinin dhe punonin per shqiptaret. Ai sic flasin dekumentat shkoi edhe prane Patriarkanes ku u njoh me shume shkrime te shenjta dhe interpretues te tyre. Ky formim i murgut Kozma ishte dinjitoz per kohen dhe jane te teperta shkarravinat e sotme me sajesa si te punonjesve e militanteve te dikurshem te G.B.V qe shohim ne shtyp e internet.
Sipas dekumentave dhe thenieve te besueshme Murgu Kozma kreu mjaft sherbime ne udhetimet misionare qe atij ju ngarkuan ne Greqi, Epir dhe Shqiperi. Dhe vrasja apo vdekja martire i erdhi ne keto levizje misionare ne krahinen e Myzeqese prane lumit Seman ne fshatin Mujalli me 24 gusht 1779.
Disa te dhena per jeten dhe vrasjen e tij.
Misioni i pare apostolik i tij lidhet edhe me kryengritjet antiturke te shqiptareve orthodhokse te trevave te jugore Himare, Laberi, Delvine, Sule, Janine, Voskopoje, Permet edhe me poshte Epirit e ne ishujt prane. Keto kryengritje kishin edhe nje mbeshtetje nga te fuqishmit e kohes si Rusia, Venediku, Austrohungaria, Franca pa harruar Papatin. Ne Konstandinopoje ne keto kohera ishte Patriark Serafimi i II nje shqiptar i deklaruar nga Epiri (Delvina) i cili e nxiste dhe mbeshteste kete kryengritje antiturke. Eshte ky jerark i larte si dhe vellai i Kozmait qe kishte vite qe vepronte si prift ne Patriarkane qe i dhane mjaft porosi murgut Kozma per misionin e tij apostolik. Per aktivitetin e tij antiturk Serafimi i II ishte hequr nga detyra e Patriarkut prej Portes se Larte.
Patriarku i ri i quajtur Sofron njihet si nje vegel servile e Sulltanit si dhe mjaft te tjere qe na afrojne dekumentat e atyre kohrave. Detyren per kete mision patjeter sipas rregullave e praktikave kishtare e qeveritare do ta ushtronte me leje te dhene nga Patriarkana dhe nje ferman qe do te leshonte Sulltani qe ishte i gjithpushtetshem ne perandori, bile Sinodi i shenjte i kishes orthodhokse e kishte zgjedhur Sulltanin si kujdestar i pergjithshem dhe i nderuar i shkollave greke. Ne letrat dhe shkrimet e tij ne nuk gjejme ndonje shprehje per te kritikuar qendrimin e tij, ai shkruan qarte se si i krishtere dhe sherbetor i sovranit tim, Sulltan Hamitit, po bredh fshat me fshat per tu mbushur mendjen te krishterve te ruajne besen e Zotit dhe tu binden urdherave te Sulltanit, sic kam porosi edhe nga Patriku e nga te paret e kishes. Mendoj se ketu jane te teperta hamendjet qe kemi qejf te nxjerim kurdohere pa u menduar kur duam te justifikojme nje veprim te paramenduar.
Eshte e vertete qe murgu Kozma nuk shan sundimin turk dhe kjo eshte e kuptueshme per nje klerik qe nuk ben politike por ai mban qendrim dhe vlereson pushtetin turk mbase si me te mire ne krahasim nga tmerret qe kane shkaktuar perendimoret latine ne emer te Krishtit ne trojet tona ballkanike me kryqezatat e tyre te herpashershme rrenuese.
Koncidon qe te dy misionet te jene kryer ne kohen e levizjeve e trazirave ne Ballkan kur turqit ishin te zene me luftrat ne lindje me ushtrit e careve te Rusise. Dhe kjo mund te jete e vertete qe politika e sulltanit te ishte e njejte me ate te Patriarkanes qe ishte skllave e vegel ne duart e tij qe te ruante qetesine ne prapavijat e tij por te mos harrojme se mjaft pashallare, bejlere e formacione te tjera nga teritoret tona per qellimet dhe taktiken e tyre te njohur nuk muaren pjese ne luftrat me ushtrine ruse si pjese e forcave perandorake, por si bashipozuke duke perfituar nga rasti i angazhimeve te sulltanit ne luftrat lindore, keto forca u bene tmerri i popullsise kristiane duke vrare, djegur, grabitur e shkaterruar rende jeten ekonomike ne vend. Jane dekumenta te shumta per keto kohera, le te lexojme sadopak Ekrem bej Vloren ne memorjet e tij te mrekullueshme e do te bindemi plotesisht apo te lexojme shkrimet e ambasadorit frances Pikewill prane Ali pash Tepelenes do te na vij rende per ato veprime te kryera nga bejleret e eger dhe bandat e tyre hajdute kundrejt banoreve orthodhokse.
Misjionet e tij ishin shpirterore dhe kuptohet ato do te ishin me teper dhe kulturore. Disa e akuzojne se murgu Kozma nuk ishte njeri i kultures se dhe nuk kishte bere ndonje shkolle te madhe. Ky eshte arsyetim i tyre por ata e dine mire se murgu martir dinte disa gjuhe te popujve te perandorise si dhe gjuhen shqipe te prinderve te vet dhe me kete gjuhe predikoi ne kisha e sheshe ku shqiptaret e ndiqnin nga pas. Ai kishte formim te larte per kohen, kishte patur mesues njerez te njohur si Panajot Pallamon e Nikolla Xerxuli te dy me origjine nga Mecova e Janines qe njiheshin ne boten e kulturuar te asaj kohe. Kishte studjuar ne manastiret e Malit te Shenjte qe ishin shkolla te verteta te jetes kristiane, kish hyre ne radhet e klerikeve duke nderruar edhe emrin sipas praktikave orthodhokse per misione nga Kostandin u quajt Kozma, kishte bredhur e njohur mjaft vende e njerez deri ne funksionare te larte te provincave dhe te Konstandinopolit, klerike te te gjitha besimeve te perandorise. Per te plotesuar kete mendim do te shtoja se gjithe theniet e tij profetike kane edhe nje baze filozofike dhe ne to manifeston njohje, kulture dhe shpirt te madh. Eshte koha kur Voskopoja me zhvillimin e saj te larte e te ndritur ekonomik e kulturor, me Akademine e Plutonit dhe Tipografine e Re kishte terhequr vemendjen e Ballkanit dhe respektin e Europes, po lindnin nje mori shkrimesh te fshehta dhe alfabetesh qe tregonin per nje ndjenje kombetare te hershme tek shqiptaret orthodhokse.
Dhimiter Shyteriqi shkruan se gjuha e kultures bizantine, greqishtja u be qe heret gjuha e madhe e kultures per gjithe ballkanasit. Nje numer i madh mendimtaresh te mbledhur ne Voskopoje dhe te tjere te shumte qe u formuan ne shkollen greke e ne mjedisin e saj do te ishin iluministet te shquar dhe pararendes te Rilindjes sone kombetare.
Shohim Nikodimin e Ri qe u vra ne Berat me 1809 ne kohen qe jetonte atje edhe Grigori Jeromanaku, klerik me ndjenja te zhvilluara kombetare si vazhdim i tradites se Anonimit te Elbasanit qe mund te jete dhe Theodhor Bogomili nga Shpati i Elbasanit, Dhaskal Todrin, Vangjel Meksi i oborrit te Ali pashe Tepelenes duke vazhduar traditen me vithkuqareve Evstrat ne Janine, Koste Cepi e Koste Ikonomi ne Berat e me tej ne trojet tona, kavajasin Teodor Kavaljotin e vithkuqarin Veqilharxhi me Kristoforidhin elbasanas e mjaft te tjere qe e cuan perpara traditen e rilindjes sone kombetare nen influencen e ideve iluministe. Kemi me 1827 peshkopin orthodhoks te Korfuzit me origjine nga Gjirokastra Grigor Gjirokastritin qe botoi nje perkthim te bibles, Marku Bocari botoi nje gramatike e nje fjalor te vogel.
Shen Kozmai u vra ne nje kohe kur Voskopoja u shkaterrua nga fiset shqiptare perreth qe e quanin ate nje qender te orthodhoksise filoruse. Ekrem bej Vlora ne kujtimet e tij shkruan ...fillimisht te coroditur nga humbjet ne frontin me ruset edhe nga pritja miqesore qe i bene popujt e ballkanit ruseve, por edhe per mungese largpamsie, autoritetet e atehershme turke kujtonin se duhej te ndermerej nje aksion hakmarrjeje kunder orthodhokseve ne pergjithesi dhe kunder vlleheve ne vecanti u lane dore te lire shqiptareve qe te shuajne etjen e tyre hakmarrese ndaj tyre.
E akuzojne se ai ne misjonin e ti kulturor synonte ne mesimin e gjuhes dhe shkrimit nepermjet hapjes se shkollave greke ne trevat ku kalonte, shqiptare apo vllahe. Gjithkush qe njeh sadopak historine e atyre kohrave do ta kuptoje se vec gjuhes turke dhe asaj greke administrata turke nuk lejonte tjeter me ligj. Te gjitha te tjerat ndeshkoheshin rende dhe per kete rastet jane te shumta si midis shqiptareve, armenasve, arumuneve, maqedonasve e te tjereve. Keshtu misioni i tij nuk mund te dilte jashte permasave te lejueshme e me keto cilesi murgu Kozma do te udhetonte dhe propagandonte hapjen e shkollave te lejueshme dhe jo sic shkruajne dashakeqesit ketej e andej se ai mallkonte e denonte gjuhet e tjera te popujve te ballkanit. Dhe eshte e kuptueshme veprimi kur ai predikonte se duhet ti mesoni femijve tuaj gjuhen greke, pasi dhe kisha jone dhe kombi jone jane grek. Po a nuk i kishte ndare vet pushteti anadollak popujt ne te krishtere e ne myslimane dhe keto i kishte te barazvlefshem me dy kombe, kombi grek e kombi turk. Dekumenta te sajuara mund te gjenden por ato jane krijime per qellime politike te grupeve apo tendencave shoviniste.

Sami bej Frasheri shkruan Shqiptaret gjithenje per boten e kurre per vetehe.

Shqiptaret gjithmone jane vrar’e perpjekure e kane c’perkature tere faqen’ e dheut me gjakt te tyre, po nga gjaku i Shqiptarve te tjere kane fituare, Shqiperia s’ka pare nonje te mire e koherat e pastajme shqipetaret myslimane kane punuar e jane vrare per turqine e shqiptaret e krishtere per greket, per keta dy kombe te cilete as njeri as tjatri s’ua dine te mirene e ja u cperblejne me te keqe duke perpjekure per humbjen e kombit’e kombit shqiptar.
Ne syte e botese leftonine Greqte e Tyrqite, po ne te vertete luftonin shqiptaret’e krishtere me shqiptarete myslimane. Shqiptaret vritene vella me vella, te tjere fitojne. Jo vetem me kordhe e me gjak, o edhe me pende e me ment shqiptarete kane sherbyere gjithenje te huajte.
Misjoni i tij per ne veri te Shqiperise u nderpre me vdekjen martire te murgut Kozma nga dora e fanatikeve islamike dhe e intrigave te ndryshme qe impononte koha. Njihen letrat kercenuese te myftiut te Vlores ndaj murgut Kozma drejtur Kurt Pashait te Beratit. Njihet dhe emri i qehajait Mulla e njerzit e tij qe e vrane murgun prane fshatit Petove. Thuhet se viziten e pare ne mitropoline e Beratit Shen Kozmai e ka bere me 22 gusht 1777 qe ishte dite e marte dhe ka predikuar per tre dite rresht.
Sipas shenimeve kronikale te priftit te njohur Kostandin Beratit thuhet se Shen Kozmai erdhi per here te dyte ne Berat ne vitin 1779. Ne fjalimet e tij te shumta qe zhvillonte me besimtaret por edhe ne popull ai predikonte me mjaft dashuri kristjane e embelsi duke ju dhene te gjitheve zemer dhe kurajo qe te ruanin traditat fetare te te pareve po keshtu ai jepte dhe keshilla te ndryshme shoqerore qe pelqeheshin edhe nga besimtaret e besimeve te tjera. Vet Ahmet Kurt Pasha ishte ne fillim nje perkrahes i predikimeve te tij dhe e ndihmonte ne veprimtarine e tij. Por me vone me nxitjen e besimtareve fanatike islamike dhe ebrej te qytetit te Beratit si dhe nga informacionet qe dergoheshin per ne Stamboll ai u detyrua te veproi ndryshe duke vene edhe njerez per ta vrare me 24 gusht 1779 prane lumit ne afersi te fshatit Kolkondas.
Kozmai kudo qe shkoi neper vende te Shqiperise se jugut punoi per ngritjen morale, shpirterore te besimtareve te tronditur e drobitur orthodhokse qe nuk po gjenin rruge shpetimi nga ai persekutim i gjithanshem i masave te vena nga turqit dhe anarkia e feudaleve intrigues vendas.
Prishja e ndonje kishe dhe berje e saj shkolle nuk eshte aspak veprim antikombetare apo program i nje Greqie me te ardhme te madhe ne Ballkan sic shkruajne disa. Po ku kishte shkrim dhe shkolla shqipe ne ato kohra ? Po keshtu rilindasit tane qe nga Buzuku, Budi, Bogdani, Matrenga, Varibobi, Dhaskal Todri, Koste Berati ne c’gjuhe synuan te gjallnin levrimin e fese kristiane midis shqiptareve.
Eshte e vertete qe ne ato vite erresire e injorance murgu Kozma hapi mbi 210 shkolla greke, bile ai shkoi edhe neper shkolla turke dhe i bekoi ato. Dikush sot trumbeton me te madhe se ai eshte padyshim nje pararendes i helenizimit, por aspak promotor i arsimit tone kombetar, kurse une do te thoshja se nga keto shkolla greke e turke qe bekoi ai do te delnin me vone gjitha ata njerez te ditur shqiptare e arumune qe do te jene nga shtyllat e fuqishme te Rilindjes kombetare si Kristoforidhe, Naimi, Samiu, Avdyl Frasheri, Dhaskal Todri, Thimi Mitko, Ismail Qemali, Koto Hoxhi, Gjergj Cako, Abedin pashe Dino, Petro Nini, Papa Kristo Negovani, At Melan Stathi, Jani Vreto, Cajupi, Turhan pashe, Bab Dud Karbunara, Jani Minga, Jani Vruho, Jovan Ndreko, Faik Konica, Fan Noli, Xhuvani e qindra te tjere qe krahas kultures se pergjithshme qe mernin ne shkollat greke por edhe do te formoheshin me ndergjegje te larte kombetare dhe do te beheshin personalite te ceshtjes kombetare. Keshtu duhet ta shikojme ate propagande e progres qe beri shkolla per kulturimin e bijve te popujve te ballkanit te cilet ne rrugen e dijes, diten te mbajne drejtimet dhe pozicionet e tyre atdhetare kaq te domosdoshme per ringjalljen e kultures dhe kombit shqiptar. Gjerat duhen pare ne kohe e ne hapsire e duke i analizuar ne menyre objektive e dialektike per te nxjer mendime me vlere per te mirat dhe mangesite qe na kane shoqeruar ne shekuj.
Shen Kozmai ky martir i kishes orthodhokse respektohet nga besimtaret orthodhoks shqiptare e te tjere, por ne menyre te vecante ai respektohet nga banoret e Myzeqese, vend qe ai shetiti e predikoj dhe u sakrifikua per besimin kristian orthodhoks. Por te mos harrojme se krahina e Myzeqese Martire eshte nje enori, bashkesi teper unikale e kristianizmit ballkanik, aty historia eshte e nderuar me banoret e saj se eshte e pa tradhtuar ne rrugen e gjate e te veshtire ne te gjitha ceshtjet kombetare.
Predikimi i kishes sone per murgun Kozma eshte i thjeshte dhe shume simbolik dhe varri i tij, manastiri i shenjte ku ruhen eshtrat e martirit Kozma ka vlera shpirterore por ne radhe te pare mbart vlera historike. Ai u ndertua me porosi te pashait te madh te Janines qe ishte dhe nje mik i hershem e murgut, me propozimin e tij Sulltani dhe Patriarkana dhane lejen per shenjterim dhe ngritjen e ketij tempulli te shenjte.
Shenim: Nje material me te gjere per kete figure dhe manastirin e tij kemi gatitur per paraqitje publike duke e shoqeruar me dekumenta origjinale, vlersime te ndryshme personalitetesh shkencore dhe publiciste te njohur pa harruar edhe kundershtite djallezore te njerzve dhe grupeve te njohura per nga tendencat dhe misionet e tyre aspak shqiptare. Vlersojme studimet e Ilo Mitke Qafezezit i cili eshte i pari shqiptar i penes dekumentare qe ngriti vlerat e figures se Kozmait te Kolkondasit.


Foto: Portet i Shen Kozmait te Kolkondasit,
Foto: Kisha dhe manastiri i Shenkozmait
Foto: Besimtare shqiptare ne diten e shenjtit ne manastirin e Shenkozmait,
Foto: Nene Tereza shentorja e madhe shqiptare.
Foto Mihal Jano, Hasan Hoxha, Haki Ternova dhe Marci Jano me kryetarin e Lidhjes arvanitese studjuesin e njohur Aristidh Kola ne Athine viti 2004.




Kozmai i Kolkondasit, nje shenjtor shqiptar nga Epiri dhe Tempulli i tij ne Myzeqe Reklama_tikuNEW_616898808
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Kozmai i Kolkondasit, nje shenjtor shqiptar nga Epiri dhe Tempulli i tij ne Myzeqe
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Karatopraku - Myzeqe e Poshtme
» Fortesa e Musionit ne Myzeqe
» Kulla dhe skela e Pirgut ne Myzeqe
» Identiteti shqiptar...!?
» Disa mendime per cfare kam shkruar me lart mbi antikitetin ne Myzeqe

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Ēėshtja kombėtare-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions