LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Sondazhi anglo-amerikan: PD fiton zgjedhjet

Shko poshtė 

Mė 28 qershor zhvillohen zgjedhjet, pėr kė do tė votoni?
PD
Sondazhi anglo-amerikan: PD fiton zgjedhjet Vote_lcap75%Sondazhi anglo-amerikan: PD fiton zgjedhjet Vote_rcap
 75% [ 6 ]
PS
Sondazhi anglo-amerikan: PD fiton zgjedhjet Vote_lcap25%Sondazhi anglo-amerikan: PD fiton zgjedhjet Vote_rcap
 25% [ 2 ]
LSI
Sondazhi anglo-amerikan: PD fiton zgjedhjet Vote_lcap0%Sondazhi anglo-amerikan: PD fiton zgjedhjet Vote_rcap
 0% [ 0 ]
PBDNJ
Sondazhi anglo-amerikan: PD fiton zgjedhjet Vote_lcap0%Sondazhi anglo-amerikan: PD fiton zgjedhjet Vote_rcap
 0% [ 0 ]
PR
Sondazhi anglo-amerikan: PD fiton zgjedhjet Vote_lcap0%Sondazhi anglo-amerikan: PD fiton zgjedhjet Vote_rcap
 0% [ 0 ]
PSD
Sondazhi anglo-amerikan: PD fiton zgjedhjet Vote_lcap0%Sondazhi anglo-amerikan: PD fiton zgjedhjet Vote_rcap
 0% [ 0 ]
PBK
Sondazhi anglo-amerikan: PD fiton zgjedhjet Vote_lcap0%Sondazhi anglo-amerikan: PD fiton zgjedhjet Vote_rcap
 0% [ 0 ]
PLL
Sondazhi anglo-amerikan: PD fiton zgjedhjet Vote_lcap0%Sondazhi anglo-amerikan: PD fiton zgjedhjet Vote_rcap
 0% [ 0 ]
Tjeter parti
Sondazhi anglo-amerikan: PD fiton zgjedhjet Vote_lcap0%Sondazhi anglo-amerikan: PD fiton zgjedhjet Vote_rcap
 0% [ 0 ]
Nuk votoj
Sondazhi anglo-amerikan: PD fiton zgjedhjet Vote_lcap0%Sondazhi anglo-amerikan: PD fiton zgjedhjet Vote_rcap
 0% [ 0 ]
Totali i votave : 8
 

AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

Sondazhi anglo-amerikan: PD fiton zgjedhjet Empty
MesazhTitulli: Sondazhi anglo-amerikan: PD fiton zgjedhjet   Sondazhi anglo-amerikan: PD fiton zgjedhjet Icon_minitimeMon Jun 08, 2009 5:01 pm

Sondazhi anglo-amerikan: PD fiton zgjedhjet Body_h10Kur na ndajne vetem 20 dite nga zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare, nje sondazh i financuar nga qeveria britanike dhe ajo amerikane, realizuar nga organizata "Puls", nxjerr Partine Demokratike fituese me nje rezultat te thelle ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Nga sondazhi i kryer, rezulton se PD fiton zgjedhjet me 43% te votave, ndersa Partia Socialiste del e dyta me 34% te votave. Eshte hera e pare, qe mes dy forcave te medha politike ne nje sondazh parazgjedhor diferenca ne perqindje e votave eshte kaq e madhe, 9%.

I financuar nga Qendra per Kerkim dhe Zhvillim, (USAID) dhe Ambasada Britanike ne Tirane, sondazhi i publikuar dje eshte kryer me 20 maj ne vendin tone dhe organizata pohon se marzhi i gabimit eshte +/- 3%. Pervec partive te medha politike, 6% e te anketuarve te tjere jane shprehur se do te votojne per forca te tjera politike, te majta apo te djathta. Shifra e nxjerre, 6 per qind e zgjedhesve qe do te japin votat e tyre per partite e vogla politike, u pergjithesua, per shkak se asnje force e vogel politike, qofte kjo e majte apo e djathte, nuk siguroi nje numer te mjaftueshem votuesish potenciale qe do te mund te matej nga anketimi.

Nderkohe qe 12 per qind e te pyeturve, do te votojne, por nuk jane te sigurt se per cilen force politike do te hedhin voten. Kurse 8% jane ne dyshim per te votuar apo bojkotuar kete proces dhe vetem 2% jane shprehur se nuk e dine ende nese do te votojne apo jo. Zgjedhesit qe jane te lekundur per te mos shkuar fare ne kutite e votimit ne 28 qershor, jane shprehur se nuk kane besim te partite politike, ndaj dhe mund te mos votojne.

Anketa PULS u be e mundur me mbeshtetjen e Agjencise se Shteteve te Bashkuara per Zhvillim Nderkombetar (USAID) dhe Ambasades Britanike ne Tirane. Permbajtja e anketes eshte pergjegjesi e vetme e QKZH-se dhe ISPL-se, te mbeshtetura teknikisht nga D3Systems, dhe nuk pasqyrojne domosdoshmerisht pikepamjet e USAID-it, Qeverise se Shteteve te Bashkuara, Ambasades Britanike apo Qeverise Britanike.



Sondazhi

Anketa u realizua nga Qendra per Kerkim dhe Zhvillim (QKZH) dhe Instituti per Studime Publike e Ligjore (ISPL), te mbeshtetur teknikisht nga D3 Sistem me seli ne Virginia, SHBA. Intervistat u kryen ne pranine fizike te intervistuesit mbi nje kampion kombetar perfaqesues prej 997 shqiptareve te moshes mbi 18 vjec, te perzgjedhur ne menyre rastesore, midis datave 7 dhe 20 maj 2009.



Sondazhi

Si votojne shqiptaret ne 28 qershor

43% Votojne per Partine Demokratike

34% Votojne per Partine Socialiste

8% Jane te lekundur, nese do te votojne apo jo

2% Nuk e dine ende nese do te votojne

12% Te zgjedhesve qe do te votojne, nuk jane te sigurt se per cilen force politike do te hedhin voten ne 28 qershor

6% E zgjedhesve qe do te votojne, do te japin voten e tyre per forcat e tjera politike

12% E shqiptareve te cilet duan te votojne, tregojne se do te votojne per nje parti te ndryshme nga ajo, per te cilen kane votuar ne vitin 2005.



Detaje

28 qershor

Zhvillohen zgjedhjet parlamentare nga ku do te dale perberja e Kuvendit te ri. Aktualisht te gjitha partite politike, kane nisur fushaten elektorale, e cila do te zgjase deri me 26 qershor.



Rezultati

Sondazhi i "PULS" i zhvilluar ne 20 maj, nxjerr fituese Partine Demokratike ne zgjedhjet e 28 qershorit, me 43%, ndersa Partia Socialiste e dyta ne radhe me 34% te votave.



Reagimi

Partia Socialiste e cilesoi menjehere te njeanshem sondazhin e kryer nga "PULS" per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Elisa Spiropali tha dje se ky sondazh qe PD e nxjerr me 43% te votave fituese dhe PS-ne vetem me 34%, eshte realizuar nga dy OJQ shqiptare, drejtperdrejte te lidhura me pushtetin e Sali Berishes. "Njera OJQ prone e gruas se zevendes ministrit te Integrimit te Sali Berishes dhe tjetra qe ka kryetar bordi Arben Imamin, Drejtorin e Kabinetit te Sali Berishes", akuzoi Spiropali. Ne emer te selise roze, ajo u shpreh se sondazhi eshte qesharak i kryer nga nje farse amatoresh e ushtaresh te politikes qeveritare, qe nuk duhet ne asnje menyre t'u shitet njerezve si nje produkt amerikan. "Ne jemi ne avantazh dhe pas 21 ditesh kete do ta shohe me syte e tij, edhe vete Sali Berisha", u shpreh ajo, duke shtuar se "cdo tentative banale e manipulimit te opinionit publik, eshte e kote".

Gazeta koha jone!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
Sondazhi anglo-amerikan: PD fiton zgjedhjet
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shqiperia fiton papritur Boterorin
» Nje britanik fiton punen me te mire ne bote

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions