LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Shqiperia fiton papritur Boterorin

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

Shqiperia fiton papritur Boterorin Empty
MesazhTitulli: Shqiperia fiton papritur Boterorin   Shqiperia fiton papritur Boterorin Icon_minitimeFri Oct 17, 2008 11:55 am

Shqiperia fiton papritur Boterorin 2vca3v11Dy metra larg publikut, presidenti i FSHF-se Armand Duka, pas
fershellimes se fundit te gjyqtarit per perfundimin e ndeshjes,
Portugali-Shqiperi, therriste me nje ze aq te larte, sa dukej sikur
vendi i tij kishte fituar Kampionatin Boteror te Futbollit. Po, keshtu
ishte. Dhe pas shume kohesh ekipi kombetar i Portugalise nuk eshte pare
me sy kaq te nxire dhe te enjtur. Tani pyetja qe shtrohet ne Portugali
eshte se, kur ekipi kombetar nuk duhet te beje me llogari per te shkuar
ne boteror. Mbremja e se merkures ishte e trishtueshme per trajnerin
Kueiroz dhe lojtaret e Portugalise. Nuk eshte shenje e mire kur luan me
nje lojtar me teper, ndaj ekipi portugez luan pak me shume se 45 minuta
(Beqiri largohet i demtuar ne '24 dhe lojtari qe e zevendeson del me
karton te kuq 18 minuta me vone) me nje lojtar me shume dhe nuk arrin
te shenoje dot nje gol ne fushen e vet. Nuk eshte shenje e mire kur
gjate 45 minuta te pjeses se dyte, Portugalia nuk ndertoi dot nje
aksion mbi parime te qarta dhe nuk ka asnje argument per te sqaruar
lojen e dobet ndaj Shqiperise. Nuk eshte shenje e mire kur sheh
oponentet e FIFA-s, qe ne renditje vendi i 83-te, Shqiperia, ndal
Portugaline, ekip qe mban vendin e 10-te ne bote. Eshte shenje e keqe
kur nje stadium i mbushur me kolore te kombit bie ne qetesi te plote.
Ndeshja i ngjasonte nje filmi, ku historite nuk mund te jene gjithnje
te bukura. Nuk eshte shenje e mire kur dikush pyet dhe thote se cili
ekip e fitoi ndeshjen Portugalia apo Shqiperia dhe pergjigja eshte:
Shqiperia? Po, Shqiperia. Nuk eshte shenje e mire qe nje tifoz shqiptar
ben me shume zhurme se 30 mije te tjere ne stadiumin e Brages. (ky
tifoz mund te jete edhe presidenti i ndonje federate. ...)

Ekipi i Portugalise ka bere gabime te nje ekipi te kategorise se trete.
Nese loja do te perhapet ne bote, nuk duhet te shkojme ne Afrike te
Jugut. Nese ndaj Suedise ishim pothuajse te varfer, me Shqiperine nuk
kishim ide. Mungonte Deko, por mungonin me shume ne Brage. Ne keto
dite, ekipi kombetar i Portugalise i ngjan atij xhaxhait te ftohte qe
nuk mban mend emrat e niperve te tij.

"Helmi" i mediave portugeze

Portugezet historikisht jane pershkruar si nje popull i trishtuar. Zeri
i nje kombi qe kenaqet me pak dhe ndjen vetekenaqesi ngjason me nje
lloj muzike te bezdisshme. Shpirti i nje kombi eshte evident ne sport,
vecanerisht ne futboll. Ja komentet pas ndeshjes me Shqeperine. "Afrika
e Jugut eshte shume larg", "Ndeshja me e deshtuar e 30 vjeteve te
fundit", "Poshterim", "Katastrofe", "Turp" , jane disa nga tituj e
publikuar ne shtypin portugez, gjate dites se djeshme, pas barazimit me
Shqiperine. "A Bola" shkruan se ishte nje "paraqitje e cuditshme".
"Ishte nje 0-0, apo nje super-zero.Per gazeten "Jornal de Noticias",
ishte ndeshje "depresive". Gazeta tjeter "Record", eshte marre me shume
me trajnerin Karlos Kueiroz shkruan: "Tani eshte e pashmangshme kriza,
duhet t'i bejme llogarite mire." Kunder trajnerit Kueiroz kane shkruar
pjesa me e madhe e gazetave, mes te cilave "Correio de Manh" eshte
hapur me titull dhe me nje foto te tij: "Kueiroz poshte zeros."
Presidenti i Federates se Portugalise, Madail braktisi ndeshjen ne 10
minutat e fundit

koha jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
Shqiperia fiton papritur Boterorin
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Interi fiton me Napolin dhe ruan kryesimin
» Nje britanik fiton punen me te mire ne bote
» Sondazhi anglo-amerikan: PD fiton zgjedhjet
» Shqiperia ne BE?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions